Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
REAGIM: i Fakultetit Filozofik lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë për pronën e Universitetit të Prishtinës
Publikuar më 14 nntor, 2017 në orën 19:22 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dje, më 13.11.2017, përmes mjeteve të informimit publik, u informuam se Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta konsideruar të tërhequr padinë e UP-së për pronësinë e tokës, ku gjendet e ashtuquajtura kishë e pafunksionalizuar. Në informacion thuhet, se si pasojë e mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në seancat gjyqësore, gjykata ka konstatuar, se kjo tokë i mbetet në pronësi kishës ortodokse.

Në emër të Fakultetit Filozofik, kundërshtojmë këtë vendim dhe konsiderojmë si papërgjegjësi të institucioneve të gjyqësorit dhe të udhëheqjes – rektoratit dhe Këshillit Drejtues – të Universitetit të Prishtinës lidhur me këtë vendim. Kundërshtimi ynë nuk është një tentativë për ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe as në cenimin e të drejtës së besimit dhe religjionit të asnjë komuniteti në Republikën e Kosovës dhe nuk duhet të kuptohet si i tillë. Ky kundërshtim ka të bëjë me faktin, se pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, pushteti i dhunshëm serb i Millosheviqit aplikoi ligje diskriminuese në raport me shqiptarët e Kosovës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe ato pronësore. Për kujtesë organeve të gjyqësorit në Kosovë, këto ligje diskriminuese, të cilat e transformuan pronën shoqërore pa i pyetur pronarët e vërtetë, nuk u zbatuan as nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Legjitimimi i këtyre veprimeve të paligjshme të periudhës së Millosheviqit në rastin e pronës së Universitetit të Prishtinës, por edhe në raste të tjera të ngjashme, është turp për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Për dijeninë e të gjithëve, veprimi i Millosheviqit dhe Arkanit për t’i marrë tokën universitetit për të ndërtuar paligjshëm një objekt surrogat religjioz, i cili ndan dhe nuk bashkon komunitetet dhe nuk është në shërbim as të vetë komunitetit ortodoks në Republikën e Kosovës, është kundërshtuar edhe përmes padive nga Universiteti i Prishtinës në kohën këtë institucion e drejtonte Prof. Dr. Ejup Statovci gjatë viteve të 90-ta, por edhe pas çlirimit kur rektor i UP ishte Prof. Dr. Mujë Rugova. Papërgjegjësia e menaxhmenteve të Universitetit të Prishtinës në periudhën 2015 – 17 është e patolerueshme dhe jo vetëm që nuk i bën nder UP, por dëmton pronën dhe kredibilitetin e këtij institucioni karshi të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së gjeneratave të tëra në Kosovë. Universiteti i Prishtinës ka qenë vatër e ideve dhe veprimit të rezistencës ndaj pushtuesve dhe regjimeve totalitare. Sot duhet të jetë kundërshtues i veprimeve të padrejta, që cënojnë të ardhmen e rinisë studentore.

Fakulteti Filozofik nuk do të heqë dorë nga përpjekjet, që Universiteti i Prishtinës të menaxhojë me pronën e vet. Ftojmë studentët, profesoratin dhe stafin administrativ jo vetëm të Fakultetit Filozofik, por edhe të njësive të tjera akademike, si dhe të gjithë akterët e tjerë në shoqëri, të japin kontributin e tyre, që të mos lejohet grabitja e pronës ngulfatja e hapësirës së universitetit nga veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht kërkojmë nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës të ndërmarrin veprime të përbashkëta dhe koordinuara juridike për ta shpëtuar pronën e Universitetit të Prishtinës dhe lejimin e tij për ndërtimin e objekteve të tjera akademike në shërbim të studentëve dhe të së ardhmes.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 863 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi