Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ē’ėshtė kjo Gjykatė Speciale pėr luftėtarėt e UĒK-sė ?!
Publikuar më 03 dhjetor, 2017 nė orėn 23:10 ( Para 7 ditė e 13 orėve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ēfarė ėshtė ky institucion hetimor europian antishqiptar, kundėr vlerave tė rezistencės kombėtare shqiptare ndaj genocidit terrorist ushtarako-policor serb?

Nuk ka bėrė vaki ndonjėherė qė tė gjykohet viktima pėr krimet qė ka kryer krimineli dhe pushtuesi e makineria kriminale e terroriste e tij.

E di qė pas Luftės sė Dytė Botėrore janė gjykuar dhe dėnuar kriminelėt nazistė dhe jo rusėt, britanikėt, francezėt dhe amerikanėt dhe as ushtritė dhe ushtarėt dhe as gjeneralėt e tyre, tė cilėt edhe ata pavarėsisht se ishin ēlirimtarė dhe lufta e tyre ishte ēlirimtare dhe e drejtė, edhe ata nė kushtet e situatave tė jashtėzakonshme tė cilat i imponon lufta edhe ata kanė vrarė gjermanė, italianė dhe japonezė tė pafajshėm gra, fėmijė ,pleq dhe kanė rrėnuar e shkatėrruar duke bombarduar qytete, por qė atyre nuk iu bė ndonjė gjyq, sepse lufta ėshtė njė gjėndje e jashtėzakonshme dhe jo normale ku bien shtete dhe kombe tė pėrfshra nė tė dhe dėnimi e ndėshkimi, pra gjyqi, u duhet bėrė shkaktarėve prej tė cilėve edhe vjen lufta.

Nuk e di se ku qėndron ndryshimi midis pushtesve nazi-fashistė tė Luftės sė Dytė Botėrore prej fashisto-komunistėve serbė, apo vetėm nė atė se prej nazifashizmit e pėsoi edhe Europa dhe perendimi dhe prej komunisto-fashistėve serbė e pėsuan vetėm shqiptarėt?

Lufta nė Kosovė ishte luftė e drejtė kundėr njė barbarie genocidiste tė tmerrshėm tė paparė nė Europė qė pas Luftės sė Dytė Botėrore qė vrau , masakroi, gjymtoi dhe dhunoi me mijra e mijra shqiptarė tė pafajshėm apo vetėm pėr fajin se ata ishin shqiptarė; luftė e cila rrėnoi dhe shkatėrroi qindra fshatra dhe qytete, qė shkaktoi dhunė dhe tmerre njerėzore tė pallogaritshme e tė paimagjinueshme, genocid qė pėrzuri dhe dėboi nga trojet dhe shtėpitė e tyre 1 milion shqiptarė.

Dhe kjo ishte edhe arsyeja qė SHBA dhe NATO ndėrmorėn ndėrhyrjen vendimtare ushtarake nė mbrojtje tė lirive dhe tė tė drejtave njerėzore , nė mbrojtje tė njė kombi tė cilit i kėrcėnohej dhe i rrezikohej egzistenca dhe jeta.

Dhe tė ngrihet njė Gjykatė Speciale pėr tė gjykuar Luftėn Ēlirimtare dhe UĒK-nė ėshtė absurditet i madh dhe i pakuptimtė qė e kompromenton rėndė kėtė ndėrmarrje europiane, pasi ėshtė njėsoj skur tė gjykohet edhe vetė NATO-ja e cila ishte ēlirimtarja e Kosovės dhe e popullit tė saj.

Ky ėshtė realisht njė manipulim dhe intrigė e politikės sė sponsorizuar dhe tė ngritur nga Serbia e cila kėrkon qė tė shfajėsohet ndėrkombėtarisht pėr genocidin e saj kundėr shqiptarėve duke e barazuar autorėsinė e krimit dhe tė genocidit tė saj me viktimėn, me qėllim pėr tė sabotuar dhe penguar njohjet e Shtetit tė Kosovės dhe integrimin ndėrkombėtar tė saj nė OKB dhe nė BE.

Ata shqipfolės tė cilėt janė edhe formulues tė dosjeve me “fakte” thashethemnajash, shpifjesh, intrigash dhe tradhėtish, ata vetem ata janė edhe entuziastė dhe e mirėpresin kėtė Gjykatė.
Dhe kėta shqipfolės janė nė njė hap dhe nė sinkron me genocidin dhe shovinizmin serb.
Ata janė nostalgjikėt , serboservilėt e serbofilėt tė cilėt kanė nostalgji pėr kumbarinė dhe pobratimin e bashkim-vėllazrimit titist tė tyre me ta, janė shėrbėtorėt dhe pasardhėsit e atyre tė cilėt janė ndjerė mirė nė regjimin sllavo-serb.

Si ka mundėsi qė tė ngrihet njė Gjykatė speciale “mono-etnike”, gjykim vetėm kundėr krimeve tė supozuara te pjestarėve tė UĒK-sė, tė ngritura nga njė mercenar i Beogradit si Dick Marty bazuar nė gėnjeshtra dhe shpifje kundėr atyre tė cilėt krimi dhe genocidi i tmerrshėm serb i detyroi qė ata tė marrin armėt pėr t’u mbrojtur dhe pėr ta ēliruar atdheun nga ky genocid mbi 100 vjeēar.

Mos vallė Europa e bėri kėtė edhe pėr tė kėnaqur Beogradin dhe Moskėn?

Pra , pėrsėri Europa vazhdon t’i kėnaqė ata dhe nuk i mjafton Europės fakti se ajo i kėnaqi fqinjėt sllavė duke u dhuruar e falur atyre trojet shqiptare. Akoma Europa kėrkon tė kėnaqė pasi nuk u ngop ajo me atė se po Europa ishte ajo e cila e miratoi dhe e pranoi kolonizimin 100 vjeēar serb tė Kosovės nė vitin 1913, dhe pėr pasojė tė gjitha tragjeditė shqiptarėve u erdhi nga kjo prapaskenė e vendimarrjes kriminale europiane.

Pavarėssht presionit ndėrkombėtar, Parlamenti i Kosovės nuk duhej ta kishte miratuar ngritjen e kėsaj gjykate, sepse njė veprim i tillė pėrbėn njė vendim kundėr vlerave kombėtare, kundėr luftės sė lavdishme ēlirimtare tė UĒK-sė; njė vendim i cili bėn tė mundur transferimin e drejtėsisė vendore tė Shtetit tė Kosovės nė duart e ndėrkombėtarėve i cili pėrbėn njė cėnim tė sovranitetin tė Republikės sė Kosovės, pasi i besohet drejtėsia njė strukture ndėrkombėtare.

Ky ėshtė njė dėshtim tjetėr i madh i politikės kosovare, pėrveē asaj tė krijimit tė Bashkėsisė sė Komunave Serbe dhe tė marrėveshjes sė kufirit me Malin e Zi, marrėveshje kėto me pasoja tė rėnda dhe me dėm tė madh kombėtar. Kjo verteton ate te cilen e ka shprehur edhe ambasadorja e BE-sė nė Tiranė se politikanėt shqiptarė pėr shtėpinė e shesin atdheun. Kjo do tė thotė pra se politikanėt tanė mbi gjithēka kanė interesin personal dhe pėr tė janė gati qė tė tolerojnė dhe tė kontrabandojnė si me interesat ashtu edhe me imazhin kombėtar.

Kėtė gjė e bėn vetėm njė politikė e interesave tė ngushta personale dhe pa vision, e bėn njė politikė e paaftė, e korruptuar , e papėrgjegjshme dhe e kriminalizuar, frikacake dhe servile, pasi e paska pasur mė tė lehtė politika nė Kosovė qė tė votojė pėr njė gjykatė speciale ndėrkombėtare se sa njė Ligj Lustracioni pėr politikėn , se sa njė Reformė nė Drejtėsi dhe pėr njė Ligj VETTING-, pėr miratimin e tė cilit politika aktuale nė Kosovė as qė e ka ndėrmėnd qė ta ndėrmarrė njė nismė tė tillė.

Kosova realisht ka nevojė pra, pėr tjetėr gjė, ka nevojė pėr njė demokraci dhe patriotizėm real, ka nevojė pėr njė Reformė rrėnjėsore nė Drejtėsi, pėr njė Ligj VETTING-u ku tė pastrohet politika, drejtėsia, administrata, policia dhe sistemi, ka nevojė pėr njė shtet ligjor ,ka nevojė pėr ndihmė logjistike, juridike dhe infrastrukturore dhe pėr njė mbikqyrje dhe monitorim tė rreptė nga SHBA pėr VETTING-un dhe pėr ligjzbatueshmėrinė ashtu si Shqipėria, pasi, edhe pėr Kosovėn problem mė i mprehtė dhe akut janė sot korrupsioni i tejskajshėm dhe krimi i politikės dhe i drejtėsisė. Kosova ka nevojė pėr njė politikė tė re dhe ndryshe nga kjo elitė dhe establishment politik.

Pra pėr Kosovėn nuk duhet njė Gjykatė speciale pėr njė aspekt tė veēantė tė trilluar dhe tė sponsorizuar nga ishkolonizatori serb por duhet njė reformė gjithpėrfshirėse VETTING-u politik, juridik dhe gjithpėrmasor institucional ku pastaj edhe tė gjykohen drejt dhe nė mėnyrė tė paanshme krimet e ēdo kohe dhe tė ēdo lloji: si ai politik, demokratik, ekonomik, korrupsioni, vjedhja dhe abuzimi me pronat, me paranė dhe me detyrėn e postin publik.

Skėnder S.KAPITI

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 117 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi