Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ZGEDHJET E JASHTËZAKONSHME KOMUNALE NË PRESHEVË DUHET T’I TEJKALOJNË TENSIONIMET E PANEVOJSHME NDËSHQIPTARE
Publikuar më 06 dhjetor, 2017 në orën 15:25 ( ) Fehmi Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme Komunale në Preshevë. Deri te ky proces ka ardhur për shkak të dështimit të Koalicionit të fundit ndërmjet të APN-së dhe PVD-së dy subjekteve politike, si përgjegjësit kryesorë të kësaj krize të shkaktuar.

Presheva, si një vend i vogël, por me halle dhe probleme të mëdha nuk e kishte luksin politik të krijojë kriza të këtilla të panevojshme. Por, nejse, qe si qe, u bë si u bë, tanimë kemi një situate të re, nga e cila duhet dal ky spekter politik, edhe pse nuk mund të amnistohen nga përgjegjësitë e tyre mbi dëmin e shkaktuar në këtë Komunë. Tani, të njëjtat subjekte që krijuan krizën e jashtëzakonshme politike, sërish dëshirojnë ta zgjedhin këtë situatë me fushata të “nxehta” dhe “emocionale”, me plotë premtime, plotë kthim të shpresës se do të punojnë në interesin e qytetarëve dhe kjo po shkon duke marrë hov gjithnjë e më shumë. E mira e këtyre subjekteve politike është që po shfaqin programe dhe po garojnë sa do pak në një ambient “jo demokratik” nën Serbi, kurse e keqja e tyre e madhe që e kanë ngritur tensionin ndërqytetarë e kanë tensionuar elektoratin e tyre skajshmërisht dhe në formë të panevojshme me ndonjë rrezik të paparashikuar, në krijim të ndonjë incidenti të panevojshëm të marredhënieve ndërshqiptare.
Kjo skena e “tensionimit” politik të këtyre subjekteve politike është e njohur në Preshevë që moti, sidomos ndërmjet PVD-së dhe PDSH-së, ndërsa tani ka marrë hov edhe ndërmjet APN-së dhe të tjerëve. Kjo klimë kaq e nxehtë politike është kontribut i liderëve të tyre që lejojnë këtë mënyrë të shfaqjes publike, poashtu kur kësaj i shtohen edhe “ndikimet” e “brendshme” dhe të “jashtme”, atëherë skena padyshim se bëhet edhe më e rënduar dhe me mundësi të eskalimit të saj.
Do të ishte mirë që krerët e këtyre subjekteve të ulin gjakrat, tensionin, tonin, kritikat, shantazhet, ndërskomcat, prapaskenat, por më shumë të fokusohen në programet e tyre politike, në shpalosjen e pikave programore, se sa në kualifikime të ndryshme individuale, apo edhe grupore, që nuk i duhet aspak kësaj fushate politike. Kualifikimi se ky lider është me Serbi, kurse të tjerët janë më të mirë nuk çojnë askund, por krijojnë dhe ngarkojnë edhe më shumë situatën edhe ashtu të elektrizuar dhe mjaftë të tensionuar ndërshqiptare. Kjo mënyrë e shfaqjes së tyre në këtë fushatë, padyshim se është në dëm të shqiptarëve dhe raporteve të tyre vëllazërore. Liderët e Preshevës duhet të jenë shumë të vetëdijshëm, shumë koshientë se nga ta nuk varen punët e mëdha të kombit, ata mund të jenë vetëm përgjegjës për realizimin, apo mosrealizimin e ndonjë projekti projketi Komunal në mandatin e tyre, por të varet ndonjë proces krucial kombëtar asesi.
Prandaj, ata nëse vërtet i dojnë qytetarët e kësaj Komune dhe vërtet mendojnë të punojnë për të mirën e tyre dhe zgjidhjen e problemeve të tyre duhet të dalin nga kjo situate faqebardhë sa më parë, pa ndonjë incident, pa ndonjë tronditje në marredëniet e tyre shoqërore, pa ndonjë imazh të keq ndaj kombit, por edhe ndaj faktorit të huaj. Politika e Beogradit karshi këtij rajoni tashmë është e njohur jo vetëm nga shqiptarët, por nga të gjithë, andaj nuk duhet rënë në grackën e saj turbulluese. Vetëm Beogradit i konvenon një tensionim, por edhe incidente në Preshevë e Luginë dhe askujt tjetër.
Në fund të fundit pasojat e ndonjë çrregullimi më shumë se gjithë i paguajnë vetë qytetarët e Preshevës, të cilët edhe ashtu disa nga faturat janë duke i paguar. Nuk ka lidhje se cili subjekt politik shqiptarë fiton atje, të gjitha partite shqiptare janë të njëjta, lidhje të madhe ka puna me qytetarët e Preshevës, zgjidhja e sa më shumë problemve ndaj tyre. Ajo parti që vërtet e ka fokusin më shumë në problemet dhe hallet e qytetarëve të Preshevës, pa dallim etnie, sepse në Preshevë edhe pse jetojnë shumica shqiptare, aty pushteti lokal duhet të interesohet njëjtë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, serbë, goran, romë, etj. Pra, një politikë, apo një pushtet që kujdeset për të gjithë qytetarët e saj pa dallim feje, race e kombi ka perspective dhe vërtet është me standarde të zhvilluara demokratike. Presheva, edhe pse e diskriminuar nga pushteti i Beogradit, ajo duhet dalluar pushtetin e saj në vlera dhe cilësi. Po ditën liderët e Preshevës, që kësaj here të tejkalojnë këtë krizë me pak tensione dhe pa incidente, atëherë padyshim që do të vlerësohen edhe nga qytetarët, por edhe nga opinioni i gjerë. Mbajtja e këtyre zgjedhjeve pa probleme dhe formimi i qeverisë lokale do të ishte rruga më e mirë të cilën duhen ndjekur në të ardhmen liderët e Preshevës. Zgjidhje tjetër nuk duhet menduar, çdo zgjidhje tjetër i bënë edhe më shumë përgjegjës, prandaj kujdes ju liderët e Preshevës, duhet të jetë maksimal të vëmendshëm që kjo situatë të mos iu dal jashtë kotrollit, por të zhvillohen zgjedhje të ndershme, sa më me pak eufori dhe fërkime ndërmjet veti, si dhe të pranohen rezultatet dhe të formohet qeveria e re lokale. Ky do të ishte provimi më i mirë demokratik që mund ta kishin dhënë liderët e Preshevës në këtë situatë, dhe kjo kërkohet nga ta, nëse vërtet dëshirojnë të mos ngelin në këtë gjendje krize.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fehmi Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 403 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi