Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojë Serbinë, që ta njohë Kosovën!
Publikuar më 06 dhjetor, 2017 në orën 15:28 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Jo, Serbia me liderët, me akademikët, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej në krye, të kërkojnë rikthimin e Kosovës nën “ombrellën” e saj kolonialiste. -Kjo është “vija e kuqe” e Platformës serbe në “Dialogun e Brukselit” (2011-2017)?- Jo, ky, do të ishte fataliteti dhe fundi i Serbisë së Madhe në Ballkan.

Me gjithë aspirtat dhe me pretendimet territoriale kolonialiste, neokolonialiste dhe militariste të Serbisë, si dhe të shpresave të saj në bazat ushtarake të Rusisë brenda territorit të Serbisë, Kosova kurrë më nuk do bëhet Serbi. Vetëm ky opsion raconal mund t’ia përshpejtojë “trenin” Serbisë për t’u integruar në BE. Përkundrazi, ashtu siç ka deklaruar edhe kryeministri i qeverisë shqiptare Edi Rama, viti i ardhshëm 2018, do të jetë vit i ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë.


*** Aakdemiku beogradas Vasilije Krestiq apelon Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe, Kishën Ortodokse (politike) Serbe dhe shtetin e Serbisë, që “me asnjë çmim, të mos heqet dorë nga Kosova”. (http://www.blic.rs/vesti/politika/krestic-ni-po-koju-cenu-ne-smemo-dici-ruke-od-kosova/nhhymcs).

-Serbisht, kësaj “shkence akademike” falsifikatore dhe vampirizuese i thonë “daj bozhe shta budalla misli” mbase Kosova kurrë nuk ka qenë territor legal I Serbisë, as i serbëve, vetëm plaçkë koloniale shekullore (1912-1999). Këtë, tanimë e di Evropa, Amerika dhe e tërë bota. Kjo e vërtetë nuk është më kurrfarë “sekreti” i historiografisë dhe i politikës falsifikatore të shtetit, të kishës dhe të shkencës serbomadhe (1912-1999), të cilën e kanë shkruar vetë dhe e kanë mbajtur nën “embargo” jo më pak se 100 vjet.

Mirëpo, këtë histori të falsifikuar antishqiptare, shtetit, kishës dhe akademisë serbe ua prishi shkenca e digjitalizuar si rezultat dhe meritë kryesore e formimit të Rendit të Ri Botëror (1989) me Shtetet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye (si superfuqi siprane botërore), me ç’rast shkallmoi perandorinë e kuqe ruso-sovjetike. Si rrjedhim, u krijuan kushtet dhe rrethanat politike, që Amerika dhe Evropa Perëndimore, t’i hapin dhe t’i rishikojnë arkivat e pluhërosura të politikës dhe të shkencës perverse dhe falsifikatore të sllavëve të Evropës Lindore dhe Juglindore (duke përfshirë edhe Ballkanin), duke i bërë publike dhe të arritshme në dimensione botërore si për shtetet e ndryshme, ashtu, edhe për lexuesit dhe për studiuesit e interesuar.

Apeli absurd i akademikut Vasilije Krestiq, edhe një argument më shumë i përzierjes së Serbisë në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës

Të jemi realist (të mos ushqejmë iluzione të kota, duke gënjer vetëveten, popullin, Evropën dhe Amerikën, se gjoja “Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën”, ashtu siç kanë deklaruar disa herë Enver Hoxhaj, Hashim Thaçi, Edita Tahiri dhe ish-0presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga) se Beogradi zyrtar, jo vetëm që nuk e njeh Kosovën, por, përmes eksponentëve çetnikë të “Srpska lista” të saj, të instaluar në Qeverinë dhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës ( duke u bazuar në “lidhjet speciale” me minoritetin serb sipas Planit të Marti Ahtisarit), po bën zhasntazhe dhe trysni te faktorët ndërkombëtarë në Kosovë, që të mos lejojnë legalizimin e Ushtrisë së Kosovës.Gjithashtu, diplomacia dhe politika e Serbisë me “pesë shpejtësi” ka intensifikuar në shkallën edhe më të lartë lobimin e tyre te shumë shtete të bashkësisë ndërkombëtare, që të mos e njohin Kosovën e pavarur dhe sovrane, të cilën deri tani e kanë njohur 113 shtete anëtare të OKB-së.

Sesa Serbia dhe çetnikët fashistë serbomëdhenj janë “penduar” për kryerjen e tri gjenocideve kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës sipas “Bukvicës”-Memorandumit 1986 të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe të Beogradit, të iniciuar dhe të mbështetur nga Kisha (politike) Ortodokse Serbe dhe nga qeveria e Serbisë me kryekriminelin e saj Slobodan Milosheviq, këtë e provon, edhe kjo deklaratë skandaloze me përmbajtje Memorandumiane të akademikut serb Vasilije Krestiq (njëri nga autorët e Memorandumit famëkeq serb të vitit 1986, që parashikon shfarosjen e shqiptarëve, të kroatëve dhe të myslimanëve të Bosnjës, me qëllim të grabitjes dhe kolonizimit të territoreve të tyre indigjene): “Ni po koju cenu ne smemo dići ruke od Kosova, jer su Kosovo i Metohija integralni deo naše države i da je to "crvena linija" preko koje ne sme da se pređe.”( http://www.blic.rs/vesti/politika/krestic-ni-po-koju-cenu-ne-smemo-dici-ruke-od-kosova/nhhymcs).

Kjo deklaratë e memorandumashit racist serbomadh, Vasilije Krestiq, “student” i teorisë gjeopolitike “Lebensraum” të Fridrich Ratzelit dhe të Hitlerit, kur të përkthehet në gjuhën shqipe, do të thotë : “ Ne, me asnjë çmim nuk guxojmë të heqim dorë nga Kosova, sepse kjo është pjesë integrale e shtetit tonë, dhe se kjo është ‘vija e kuqe’, e cila nuk mund të shkelet.”!?

-Sa i verbër ky akademik serb Krestiq, po, ku ka “Kosovë serbe”, kur kjo qe nëntë (9) vjet (2008-2017), është çliruar dhe pavarësuar nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, duke falënderuar Amerikës dhe aleatëve të saj evropiano-perëndimorë. Kjo çështje është mbyllur njëherë e përgjithmonë. Prandaj, serbomëdhenjtë qofshin, edhe akademikë si Vasilije Krestiq, duhe të mos shohin ëndrra të shkreta dhe “vija të kuqe”, sepse vija të këtilla të kuqe, tanimë nuk mund të gjenden as në Rusi, lere më në Ballkan, të cilat qëmoti janë davaritur së bashku me shpifisin e tyre, kryeriminelin Slobodan Milosheviq (1989-1999). Këtë e dëshmon edhe, pavarësimi i Sllovenisë, i Kroacisë, i Malit të Zi, i Maqedonisë dhe i Kosovës. Kështu që, “vija të kuqe” kanë ngelur vetëm brenda Serbisë (Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari, Vojvodina kroate dhe ajo hungareze), të cilat, brenda një kohe shumë të shkurtër, do të shndërrohen në “vija të kaltra” dhe në yje të verdha të Flamurit Demokratik të Bashkimit Evropian (BE).

Kosova po ribashkohet me Shqipërinë (2018), kurse akademiku i katandisur serb Krestiq po kërkon ripushtimin kolonial të saj!?

Këtë e provon edhe kjo deklaratë e memorandumashit famëkeq serbomadh-akademikut Vasilije Krestiq, i cili, (në bazë të Memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe të vitit 1986 ishte arma kryesore për shkatërrimin e ish-RSFJ-së (1945-1990), që synim përfundimtar kishte RIZGJERIMIN e kufijve të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844), me qëllim që Beogradi t’i kryente tri gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Mirëpo, kjo dëshirë absurde hitleriane e serbomëdhenjve me akademikun Vasilije Krestiq në krye, kurrë nuk do bëhet realitet, sepse Kosova nuk do të pranojë kurrë, që të përfundojë nën kthetrat e përgjakshme të sundimit të egër kolonial dhe neocolonial të Serbisë së Madhe, e cila pas përfundimit të dy luftërave ballkanike (1912/1913) zmadhoi territorin e saj për “81%”, duke pushtuar territoret dhe shqiptarët e Shqipërisë Etnike me agresion dhe me gjenocid.

Për popujt kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë, që kanë përjetuar tri(3) gjenocide, shkatërrime dhe me qindra e mijëra viktima në njerëz (1989-1999), kjo deklaratë apeluese e racistit çetnik nuk habit fare, sepse Serbia në historinë e saj të derisotme kurrënjëherë nuk ka qenë demokratike dhe humane, por hegjemoniste, kolonialiste dhe gjenocidale ndaj kroatëve, myslimanëve dhe në veçanti ndaj shqiptarëve. Kjo ishte edhe strategjia e platforms politike e Memorandumit të ASHAS-së (1986), të sajuar nga akademikët shovinistë seerbomëdhenj: “Vasilije, Krestiq, Milorad Ekmeçiq, Dobrina Qosiq, Mihajlo Markoviq, Matija Beçkoviq, Lubomir Tadiq, Dejan Medakoviq, Pavle Iviq, Dushan kanazir, Kosta Mihajloviq…etj.” nga Beogradi, Knini, Sarajeva etj., të cilët nuk e kanë shkruar kot vetëm për ta “arkivuar”, por për ta zbatuar, ashtu sikurse elaboratet e tjera të mëparshme famëkeqe të Ilija Garashaninit, të Vaso Qubrilloviqit, të Gjorgje Kërstiqit, të Ivo Andriqit, të Dobrica Qosiqit… etj. për shfarosjen e shqiptarëve, të myslimanëve boshnjakë dhe të kroatëve.

Duhetpranuar faktin se, as shqiptarët, as kroatët e as myslimanët boshnjakë, edhe sot, pas tri gjenocideve të fundit të Serbisë (1989-1999), shumë mirë e dinë se serbomëdhenjtë kurrënjëherë dhe, për asnjë çmim nuk do të heqin dorë nga strategjia shtetërore dhe kishtare e Serbisë së Madhe, pavarësisht nga rrenat, manipulimet, shantazhi, provokimet që serbomëdhenjtë me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe me zëvendëskryeministrin-ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq po ia bëjnë BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe përmes “Dialogut të Brukselit” (2011-2017), sepse qëllimi i tyre i vetëm dhe përfundimtar është rinegocimi i statusit të pavarësisë së Kosovës. Këtë po e kërkon diplomacia serbo-ruse e Beogradit dhe e Moskës, që në Dialogun e Brukselit, të marrë pjesë edhe Rusia së bashku me Amerikën, ashtu si ka kërkur pala negociuese shqiptare e Prishtinës.

As sheti, as akademia, as kisha serbe nuk heqin dorë nga politika kolonialiste dhe hegjemoniste

Këtë, duhet ta kenë parasysh, edhe BE-ja, edhe Amerika, edhe Kosova, edhe Shqipëria, sepse derisa Kisha Ortodokse Serbe me ekstremistët dhe me fashistët e saj, ta ketë thënë fjalën e parë dhe të fundit në formimin e objektivave parësore politike, duke manipuluar dhe drejtuar shtetin e Serbisë, kjo, sikurse shekuj më parë në historinë e saj, kurrë nuk do të jetë shtet paqësor, demokratik dhe i civiliauar evropian, por tragjedia dhe e keqja më e madhe e Ballkanit dhe e Evropës Perëndimore të qytetëruar.

Këtë progonozë të zezë e vërteton edhe kjo deklaratë më e re kryediplomatit dhe e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, cili, si para tri dekadash, në stilin kërcënues të Vojislav Sheshelit, i apelon shqiptarët e Kosovës, që të “ikin në Shqipëri, sepse Kosova ka qenë, është dhe do të jetë serbe” .

Edhe kjo deklaratë me përmbajtje të strategjisë frikësuese dhe kërcënuese e Ivica Daçiqit përputhet jo vetëm me deklaratën e akademikut shovinist dhe racist Vasilije Krestiq, por edhe e justifikon këtë strategji shekullore antishqiptare të Kishës Ortodokse Serbe dhe të shetit hegjemonist dhe gjencidal serb, që “ në kohë paqeje, të kthehet ajo që është humbur në kohë lufte.”

-Ja, pra, pse Bogradi, në kohë paqeje po zhvillon dialog me Prishtinën shqiptare në Bruksel(2011-2017), që Kosovën e humbur në kohë lufte (1989-1999), ta rikthejë nën Serbi përmes negociatave paqësore të Brukselit, kinse në emër të “normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën”. Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe në interesin hegjemonist dhe kolonialist të Serbisë. Këtë e jusitifikon edhe ky konstatim i ish-kryediploamtit të Serbisë, Vuk Jeremiq, kur thotë se “ Mbrojtja e interesit të popullit serb në rajon ka karakter imperativ politik, historik dhe moral”.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 462 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi