Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqipëria haptazi kundër Amerikës?!
Publikuar më 25 dhjetor, 2017 në orën 01:15 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Të votosh kundër Amerikës, do të thotë ke bërë vetëvrasje politike, diplomatike, kombëtare dhe shtetërore të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan. Lexo më gjerësisht në: http://kosova-sot.info/opinione/39649/diplomaci-e-brishte-properendimore-me-nota-te-vjetra-prolindore/).
*** Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli urgjentisht, duhet të distancohen nga vota e Shqipërisë kundër Amerikës.

Këtë sugjerim e përligj edhe ky vlerësim i peshuar i Arbana Xharrës (këshillëtare e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës : “Vota e Shqipërisë kundër Amerikës, është kundër shqiptarëve. “Hebrenjtë historikisht kanë qenë aleatë të shqiptarëve. Shumica e zyrtarëve të lartë amerikan kur moren vendimin për bombardimin e forcave serbe në 1999ten ishin hebre. Shqipëria me votën e saj kundër Rezolutës së OKB-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, doli kundër aleatit kryesor të shqiptarëve. Historikisht kemi bërë gabime, kemi humbur aleanca me ata që na kanë dalë krah. Kjo votë është kundër gjithë neve shqiptarëve”. (http://lajmi.net/xharra-vota-e-shqiperise-kunder-amerikes-eshte-kunder-shqiptareve/0).

Kundërshtimi i Amerikës nuk është “parim”, as vizion e as diplomaci, por fatkeqësi jo vetëm për Kosovën, por për “ të gjithë shqiptarët", ashtu siç është shprehur z.Arbana Xharra.
Çfarë “diplomacie elastike” kjo, do thoshte Avni Rrustemi, që edhe diplomacisë sllave ia tejkalon për perfiditet, në njërën kinse qeveria e Edi Ramës mban takime të përbashkëta me qeverinë e Kosovës (gjoja se “u krye Bac”, tanimë u “bashkuam”), kurse në anën tjetër, për inati të Kosovës dhe të Amerikës qe dy herë rresht voton për Palestinën në AP të Kombeve të Bashkuara. Si duket një politikë dhe diplomaci e këtillë pro et contra interesit të përgjithshëm nacional të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, është përsëritje e syndrimit 100-vjeçar versus pavarësimit të Kosovës, përkatësisht të gjysmë Shqipërisë Etnike të robëruar dhe të kolonizuar (1912-2017).

Palestina kundër pavarësisë së Kosovës, kurse Shqipëria “parimore” 2 herë e shpërblen me votë në AP të Kombeve të Bashkuara, duke dalë haptazi kundër Amerikës (!) –Kësaj i thonë diplomaci “sill e biri veti”, totalisht antikombëtare dhe antiamerikane!

-Ja, këtë konstatim tonin e mbështet, edhe kjo deklaratë proserbe e abasadorit Mohamed Nabhan \, cili, më 2011 ka deklaruar në Beograd se: “Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izraelit. Këto janë territore të okupuara ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën.”(www.zeriinfo/09/06/2011).

-Ai që nuk e kupton drejt këtë deklaratë antishqiptare të ambasadorit palestinez në Beograd, duhet të ketë qenë “gjaja e shtazës”, prorus dhe proserb, që të votonte për Palestinën në OKB. Në politikë ka reciprocitet. Më njeh, të njoh. Më jep, të jap. Ndryshe, shko në dreq të mallkuar. Nuk të njoh, nuk të votoj kurrë, as nuk të pranoj kurrë për mik, as për aleat e as për kurrfarë partneri.
Sa herë duhet të përsëritet fakti se, vetëm ai që të shpëton jetën, është yt vëlla. Askush tjetër, pavarësisht nga spekulimet politike, idelologjike, religjioze dhe partiake.

-Kush e shpëtoi Kosovën dhe mbi 2 milionë shqiptarë nga terrori dhe nga gjenocidi i Serbisë së kryekriminelit Slobodan Milosheviq, Palestina, Turqia, Rusia, Irani, Jemeni, Arabia Saudite, Korea Veriore, Kina…etj.? – JO, asnjëra prej këtyre shteteve, por VETËM AMERIKA, AMERIKA me NATO-n. Askush tjetër!
Prandaj, votimi kundër Amerikës, Shqipërisë dhe shqiptarëve u imponon dhe sugjeron përqafimin e Rusisë, të Kinës, të Koresë Veriore, të Vietnamit, të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë, të Maqedonisë dhe të aleatëve të tyre antiamerikanë dhe antishqiptarë.

Duke qenë se gjysmë Shqipëria londineze(1913) qe 100 vjet ka të pazgjidhur problemin kolonial dhe territorial të “ katër palestinave” të saj shqiptare nën Mal të Zi, nën Greqi, nën Serbi dhe në Maqedoni, atëherë, është gabim i pakorrigjueshëm, absurd dhe turp, të "kalërohet" në Lindjen e Afërt, të votojë për Palestinën kundër interesave të Amerikës dhe të shqiptarëve në Ballkan.

-Po, meqë shtetarët dhe diplomatët e “formatit” të diplomacisë evropiane të Shqipërisë, Edia Rama dhe Ditmir Bushati qenkanë aq vizionarë dhe “shpëtimtarë” të Palestinës dhe të bashkësisë ndërkombëtare, duke votuar qe dy herë në favorin e saj, me qëllim të kundërshtimit të Amerikës, atëherë, pse këta “shpëtimtarë” të Palestinës së bashku me “villain” e tyre presidentin Rexhep Taip Erdogan, me Rusinë e Vladimir Putinit, me Iranin dhe me Kinën, nuk iu kujatua të thirrnin një Sesion të Jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për votimin e një Rezolute të re për njohjen e pavarësisë së Kosovës?!

Hipokrizia dhe demagogjia diplomatike

Për habi të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike, diplomacia e kryeministrit të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati në Sesionin e jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, bërë më 21 dhjetor 2017, votoi Rezolutën pro Palestinës, kundër vendimit të presidentit të Amerikës, Donald Trump, që Jerusalemi të jetë kryeqytet i ri i Izraelit. Ky është gabimi i dytë, që brenda katër vitesh (2015-2017) Shqipëria e Edi Ramës dhe e Ditmir Buashatit, botërisht dhe me vetëdije të plotë e bëri kundër Amerikës.

Kështu ndodhi më 10 shtator 2015 në Sesionin e 69-të të Asmablesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kur Shqipëria votoi Rezolutën, që flamuri i shtetit të Palestinës të ngrihej në selinë e Kombeve të Bashkuara. Ndërkaq, Amerika me votën e saj ishte kundër, por jo edhe Shqipëria, Rusia, Kina, Serbia, Mali i Zi, Korea Veriore etj.

Në politikë dhe në diploamci nuk ka kërkimfalje, por vetëm sanksionim ligjor

Prandaj, postfestum “nuk pinë ujë” letrat dhe deklaratat mëshiruese të kërkimfaljes së Ilir Metes dhe të Ditmir Bushatit për t’u “jusitifikuar” përpara presidentit amerikan Donald Trump, pasiqë e kanë hedhur poshtë vendimin e tij të njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

-Votimin e tillë të gabuar të diplomacisë qorre të Shqipërisë kundër Amerikës, nuk mund ta justifikojë as presidenti Ilir Meta me letrën e tij kërkimfalëse “excuse us” drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, as deklaratat boshe të keqinterpretuara të qeverisë së Edi Ramës e as ato të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, sepse dihet se në AP të OKB-së nuk votohet në bazë të kurrfarë marrëveshjeje paraprake të anëtarëve të saj, ose me konsensus të Shqipërisë dhe aleatëve të saj (Rusia, Serbia, Mali i Zi, Korea Veriore, Vietnami, Kina, Turqia, Jemeni etj.), por “me shumicën e dy të tretave të anëtarëve të pranishëm dhe votues.( Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Statuti i Gjyaktës Ndërkombëtare, Neni 18, f.230.). Në këtë kontekst, nuk ka kurrfarë “parimi” as procedure tjetër, që i jap të drejtën ekskluzive Shqipërisë, të votojë ndryshe në AP të Kombeve të Bashkuara sipas ndonjë marrëveshjeje paraprake, të arritur me shtetet e BE-së ose me ato të bashkësisë ndërkombëtare, siç ka deklaruar ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili për ta justifikuar antidiplomacinë e tij të verbër, joprofesionale, absurde antishqiptare dhe antiamerikane ka ofenduar të të gjithë ata, të cilët me plot të drejtë e kanë kritikuar ashpër dhe në mënyrë objektive votimin e Shqipërisë kundër Amerikës.

–Ja, pikërisht kjo është gënjeshtra, injornaca dhe infantiliteti diplomatik i Ditmir Bushatit ( i cili duke gënjyer Amerikën mundohet ta mashtrojë opinionin publik vendor dhe atë ndërkombëtar, se vota e shtetit të tij dhënë Palestinës “nuk ishte kundër Amerikës”), kur pohon se “ Critics against this decision are lies that attempt to undermine the partnership with the USA.” (http://top-channel.tv/english/bushati-albanias-vote-in-favor-of-un-resolution-not-against-the-usa/.

Edhe në këtë rast konkret, kryediplomati Ditmir Bushati bën gabimin e dyfishtë, sepse pa të drejtë ka gënjyer dhe ofenduar kritikët, që me arsye dhe me argumente të qëndrueshme ia kanë kritikuar votën për Palestinën. Mirëpo, për këtë gabim antidiplomatik kundër Amerikës, ministri Bushati, do të duhej ta kritikonte “gazdën” e tij, i cili, qe dy herë radhazi (2015-2017) e ka këshilluar krejt gabimisht kinse në emër të ndonjë “parimi diplomatik” të strategjisë prioritare të politikës së jashtme të qeverisë së Shqipërisë. Mirëpo, kryeministri Rama dhe kryediplomati i tij Ditmir Bushati kanë arritur krejtësisht efektin e kundërt duke dëmtuar interesin strategjik të SHBA-së dhe të Kosovës.

Ky është fakt i kryer, që tani varet direkt nga presidenti Donald Trump, se a do ta amnistojë Shqipërinë për kundërshtimin e vendimit të tij për njohjen e Jerusalimit kryeqytet të Izraelit. Kjo varet vetëm nga Donald Trump. Mirëpo, sipas të gjitha gjasëve nuk do të vijë në shprehe kurrfarë “amnistie” nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, sepse kjo është hera e dytë që Shqipëria po voton kundër Amerikës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së (2015-2017).

Kjo është hera e dytë që Shqipëria socialiste e Edi Ramës dhe e Ditmir Bushatit votoi kundër Amerikës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke u rreshtuar në anën e Palestinës, të Rusisë, të Serbisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë, të Kinës, të Koresë Veriore, të Vietnamit etj.

Kështu ndodhi më 10 shtator 2015 në Sesionin e 69-të të Asmablesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kur Shqipëria votoi Rezolutën që flamuri i shtetit të Palestinës të ngrihej në selinë e Kombeve të Bashkuara. Amerika me votën e saj ishte kundër, por jo edhe Shqipëria, Rusia, Kina, Serbia, Mali i Zi, Korea Veriore etj.

Pavarësisht se çfarë deklarojnë dhe shkruajnë postfestum Ilir Meta (president), Ditmir Bushati (kryediplomat) dhe Edi Rama(kryeministër) të Republikës së Shqipërisë për të justifikuar votën e tyre kundër Amerikës në Sesionin e jashtëzakonshëm të Asamablesë së Përgjithsme të OKB-së, bërë më 21 dhjetor 2017, me ç’rast hodhën poshtë vendimin e Amerikës për njohjen e Jursalemit kryeqytet të Izraelit, ai veprim ishte antidiplomatik në dëm të interesave të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe të Amerikës.

Pra, votimi kundër Amerikës nuk është as parim e as prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë, por naivitet, mosdije, miopi dhe fatalizëm për interesin e përgjithshëm nacional shqiptar në Ballkan. Ndryshe, ajo nuk do të kishte pasur nevojë, që të hidhej në mbrojtjen e interesave të Palestinës në Lindjen e Afërt, por, do të duhej të përqëndrohej në zgjidhjen e problemit kolonial të shqiptarëve të copëtuar të saj nën Mal të Zi, nën Greqi, nën Serbi dhe nën Maqedoni, të cilët që nga copëtimi dhe pushtimi i Shqipërisë Etnike (1913) jetojnë nën thembrën e hekurt të sundimit kolonial të shteteve sllave të Ballkanit.-Vetëm në këtë rast, Shqipëria do të kishte pasur të drejtë të ngrinte zërin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për çlirimin antikolonial të shqiptarëve autoktonë në trojet e veta nën Greqi, nën Serbi, nën Maqedoni dhe nën Mal të Zi.

Pra, zgjidhja e problemit kolonial shekullor e më se gjysmës së shqiptarëve dhe e gjysmë Shqipërisë Etnike, do të duhej të ishte interesi jetik dhe prioritar i politikës dhe i diplomacisë së Shqipërisë, jo Palestina…, Lindja e Afërt, e Mesme dhe e Largët etj.

Shqipëria e as shqiptarët për asnjë interes politik të vetin nuk duhet të votojnë kundër interesave strategjike nacionale dhe shtetërore të Amerikës qoftë në planin e brendshën a ndërkombëtar të saj, sepse jo vetëm gjysmë Shqipëria e cunguar (1913), por edhe e gjithë Shqipëria Etnike dhe i gjithë kombi shqiptar në Ballkan janë të varur nga Amerika si politikisht, ushtarakisht, ekonomikisht, ashtu edhe në aspektin e zhvillimit dhe të përparimit të përgjithshëm të tyre. Këtë, duhet ta dinë të të gjithë shqiptarët. Ndryshe nuk kanë shpëtim nga Rusia dhe nga elementi sllav në Ballkan.

Ata “timonierë” socialistë-komunistë të rexhimit Rama-Bushati, që me politikën e tyre antiamerikane po na rikthejnë në moçalet e “Gullagut” të Stalinit, në “Goli otokun” e Titos dhe në “Idrizovën” e Cërvenkovskëve, të Gruevskëve dhe të Zaevëve, harrojnë se janë borxhlinj të mëdhenj të Amerikës dhe të NATO-s (1990-22017).

Shumë thjesht, sepse Amerika është ajo që e çliroi dhe e pavarësoi Kosovën nga Serbia gjenocidale më 1999, jo Shqipëria e vogël dhe e cunguar londineze e Edi Ramës dhe e Ditmir Bushatit, e cila me votimet e saj kundër Amerikës në OKB, njëherazi konteston edhe interesat e Kosovës së pavarur, kur dihet se kjo është krijesë e drejtpërdrejtë e politikës, e diplomacisë dhe e faktorit ushtarako-strategjik, ekonomik, demokratik dhe paqësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo e Edi Ramës e as Ditmir Bushatit, të cilët, duke mbështetur Palestinën po tentojnë që të prishin ekuilibrin e marrënieve mes Amerikës dhe Kosovës.

Mirëpo, këtë “patate të ngrohtë” prosovjetike dhe proserbe të diplomacisë perfide të Edi Ramës dhe të Ditmir Bushatit, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli zyrtarisht përmes institucioneve të tyre (presidencë, qeveri dhe parlament”, duhet të distancohen publikisht nga vota e gabuar antishqiptare dhe antiamerikane e diplomacisë dhe e politikës së jashtme të Shqipërisë, bërë në favorin e Palestinës në Sesionin e Jashtëzakonshëm të AP-së së OKB-së, më 21 dhjetor 2017 në Nju-Jork. Ndryshe, heshtja e lidershipit të Kosovës, do të thotë pajtim dhe solidarizim me votën e Shqipërisë kundër Amerikës.

Këtë rrezik për interesat vitale të shtetit të pavarur Kosovës, le ta marrë përspër vetëm diplomacia e tandemit Rama-Bushati, por jo kurrsesi qeveria dhe kuvendi i Kosovës mbase do të kishte pasoja të paparshikuara në marrëdhëniet e partneritetit dhe të aleancës Kosovë-Amerikë dhe më gjerë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 1,506 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi