Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËR ÇFARË FALENDERIMESH...DHE PËR ÇFARË PËRULJESH BËHET FJALË...?!?
Publikuar më 28 dhjetor, 2017 në orën 00:48 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
....KOHËVE TË FUNDIT PO DALIN E DËGJOHEN DISA ZËRA , DIKU DIKU SE, NE I PËRULEMI SHBA-VE!? PËR ATË, QË NA NDIHMUAN, PO SHUMË E DREJTË, I RESPEKTOJMË PA ASNJË DISKUTIM DHE MJAFTON T’I FALENDEROHEMI!...POR AMA, JO KURRË T’I PËRULEMI... DHE PËR ÇFARË?!
NE JEMI NË TOKËN TONË DHE ASKUJT NUK I KEMI HYRË NË MEXHË, ASKUJT. NE DERDHËM GJAK ME SHEKUJ E DEKADA DHE AS KUSH NUK NA E DHUROJË LIRINË...ASKUSH!!! ISHIN BIJTË E BIJAT E SHQIPTARISË, QË I PRUNË LIRINË KËSAJ TOKE TË LARË ME GJAK... DHE NE VETË KEMI QENË NË BALLË!
PO, I FALENDEROJMË PËR TË MIRAT, QË NA I BËNË MIQTË TANË. POPULLI JU ËSHTË SHUMË MIRËNJOHËS. DHE JO ASHTU SI PO LEHIN DISA QEN TË PABESË (BILE LE TË LEHIN SA TË DUAN) SE, GJOJA DISA NUK PO I DUAN MIQTË TANË!? JO, KJO NUK ËSHTË E VËRTETË! PËR SHQIPTARIN KJO NUK ËSHTË KËSHTU! POR ZËRA TË TILLË JANË TË ATYRE “ATDHETARËVE”, QË DHE DJE ISHIN NË KRAHUN E ARMIKUT! SHQIPTARI I VËRTETË E NJEH TË MIRËN, E DIN DHE E VLERËSON ATË, POR AMA DI TA NDAJ EDHE TË KEQEN NGA E MIRA!

Shqiptarët janë një nga popujt më fisnikë në botë dhe janë dalluar për njohjen e të mirave, që ju janë bërë si popull, qoftë edhe për një individ, që ka treguar realitetin dhe të vërtetën e coptimit të tokave shqiptare. Populli shqiptar është falenderues dhe kurrë nuk i harron të mirat, që na i afruan miqtë tanë. Por mjerisht ata, të cilët nuk e dinë të mirën dhe nuk janë mirënjohës janë pak! Por as të këqijat nuk i harron shqiptari,ato të këqija, që i pësoi mbi kurrizin e tij. Shqiptarët u lanë si të pazot vetëm e vetëm, se nuk ishim sllavë dhe nuk ju përkulëm kurrë serbo-sllavëve! E po nuk e kanë thënë kot të parët tanë “...më mirë qiriu i fikur, se i koritur!”
Por, e keqja jonë më e madhe është se, ka pasur dhe ka akoma nga ata shqiptarë, që i kanë shërbyer serbo-sllavëve!?...Dhe për fatin e keq ka akoma mjaft prej tyre, që i shërbejnë edhe sot armikut gjakatar, që kurrë nuk u ngop me gjakun e shqiptarit...

Dhe një tjetër e keqe, që po na kushton shtrenjtë, jemi çdo ditë e më tepër shumë të përçarë në mes veti...nëpër shumë parti dhe grupime, që më shumë veprojnë për partitë e ndara se sa për bashkimin e trojeve!?...Eeee po ç’bashkim kombëtar mund të pritet nga këta tanët, që i kemi sot në krye?! JO ore JO!!! Ja shëmbulli më i keq dhe nuk e di, a ka më keq, burgosjet e antarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes që, nuk po ka të ndalur!?...Dhe kjo, për ta mbytur e për ta shuar zërin e atdhedashësve...më keq se në kohën e okupimit nga ish-Jugosllavia titiste!? Po garojnë se, cila po hyp më lartë që ta rrëmbejë tjetrën sa më keq e më pa mëshirshëm...dhe kështu po i kënaq armiqtë tanë!? E gjithë puna po shkon në interesin e armiqve, që po ua e bëjnë me apo pa vetëdije....
Me dekada me radhë kurrë ne nuk u nënshtruam nga gjitha ato stuhi shtazarake, që kaluam qoftë nga sllavët apo nga grekët, kurrë nuk u gjunjëzuam... ju bëmë ballë dhe i tejkaluam me qëndresën tonë stoike! Kështu shqiptari di të qëndrojë, por kurrë nuk dorëzohet! JO kurrë!!!
Cili do shtet mik, që na ka ndihmuar populli im ja di dhe i falenderon, por nuk mund t’i dorëzohet asesi, asaj, të padrejtës, siç po e lypin disa nga ambasadorët e shteteve mike...se ne, tash, duhet të ndalemi në gjysëm të rrugës, apo t’i nënshtrohemi dëshirave të armiqëve tanë, nëpërmes ambasadorëve se, edhe kjo na qenka për ta toleruar!? Jo i nderuar, zotëri ambasador, nuk mundet me qenë ashtu! Populli nuk i nënshtrohet... Pra s’ke si t’i thuash nënshtrimit, pos një turpi të pa shembullt...!

Sa dobësi, por dhe sa e vështirë është, kur edhe kur i kërkon të drejtat e tua të plota, dalin disa zëra të çjerrur me një fjalor gojëpistash, duke akuzuar se, ky apo ai, na qenkan antiamerikan,na qenkan kundër Amerikës, kundër SHBA-ve!?... JO, askush nuk është kundër Amerikës!!! Dhe pikërisht ata, që i kundëvihen padrejtësisë, si për shembull kjo, që është më aktualja, gjykata speciale, e cila po kërkon t’i dënojë vetëm ata të UÇK-së!? Po themelimi i gjykatës speciale u kërkua nga disa që, as atëhere e as sot nuk e kanë dashtë çlirimin e Kosovës!? Ato, që nuk i ke apo t’i mohojnë përse mos me i kërkuar...! Ata na lanë në gjysmën e rrugës dhe, si të duash thuaj, por kjo u bë me plane të mirëplanifikuara dhe të mirëorganizuara.!? Ndaj ato, që të takojnë duhet t’i kërkosh me këmbëngulje, sepse ato të takojnë dhe duhet t’i fitosh, o me hatër o me luftë...dhe neve na ka ra në hise kjo e dyta më shumë!? Nuk u bë nami pse parlamenti mblodhi 43 vota për anulimin e gjykatës speciale se, gjykata po të gjykon padrejtësisht dhe përse ajo gjykata nuk është një lloj për të gjithë ata, që kanë bërë krime si në Kosovë, Bosnje, Kroaci e kudo?!

...Krerët tanë me siguri se, bash për qejfi dhe për dëshirën e tyre, nuk e besojë t’i kenë nënshkruar të gjitha ato, që iu afruan nga të huajt, në ato kancelari me përjashtim të ndonjë të shituri jashtë vendit, por i kanë bërë nën presionin e pjesmarrësve nga ata të huajt me qëllime të caktuara. Por megjithate të tanët duhej të ishin shumë këmbëngulës dhe të qëndronin besnik në të drejtën e popullit që e përfaqësonin. Prandaj të tanët gabuan dhe u frikësuan, u treguan tutza... Të huajve nuk iu dhimbsej gjaku i shqiptarëve ndaj i bënë të gjitha këto tolerime, ku edhe sot po bëjnë gabime trashanike dhe të pafalshme!? Kuvendi i Kosovës i ndarë e i përçarë, sa që popullin e kanë bezdis me ato sjellje tepër arrogante...Të huajt, miq apo ndihmës, edhe ata e luajtën lojën e tyre boll keq, sipas planeve serboçetnike, duke i shkel shqiptarët për të disatën herë, me plane shumë mirë të studjuara, sepse ikja e shiptarëve jashtë vendit, edhe zbrazja e Kosovës nga të rinjtë, është në favorin e serbosllavëve!?
Po edhe sot po ka nga ata, që po bërtasin si tellall se, ne do ta kthejmë Kosovën e para 28 viteve, kur në Kosovë sundonte frika, ankthi e mjerimi... edhe më e keqja, po duan të kthehemi mbrapa...dhe me u bë bashkë me vëllezërit serbosllave!?! Is Mutafi, po pëllet sa herë po del para mikrofonit se ne të LDK-kaks, do ta fitojmë dhe do ta kthejmë njëzetetetvjetorin mbrapa!?! Euu unë po them se, kurrë më 28 vjetori mos ardhtë!? Por nuk ke faj o Is qeni...se, kur bëhej luftë nga UÇK-ja ti mblidhje marka e valuta të tjera në Bon të Gjermanisë, që t’i sillnin si “hutit në zgavër”, dhe i fusje nëpër podrume...e Rugovës tënd nuk i jepje për udhëtime nga ai që udhëtonte gjithandej botës boshe...dhe sot po falesh e po përkulesh mbi varrin e tij!? Këto nuk i dinë shumë të tjerë se, ti dhe Bukoshi yt deri vonë vonë nuk keni menduar se ldk-ja do të hynte në luftë, se deklaronit që ne e kemi në mënyrën demokratike, nuk duam luftë!? Por koha e tregojë se, pa luftë nuk u bë asgjë, pos sa u pasuruat ju, disa të LDK-kakës!?
Prandaj ti edhe sot, nëpër deklarata, bashkë me spiuntë e tu, po kërkon bashkimin me majka Serbinë!?... Mos harro kurrë as ti o Is e as ata bashkëpuntorët e tu të një mendimi e të një veprimi se, populli nuk ta harron...dhe nuk të falë!!! E Zoti jua theftë Qafën!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 759 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi