Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUR FEJA BËHET POLITIKË, KOMBIT DHE SHTETIT I DEL FLAKA
Publikuar më 02 janar, 2018 në orën 23:10 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
BAROMETRI KOMBËTAR

*** As Kurani e as Bibla nuk e ndalojnë festimin e pavarësisë së Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, por vetëm politikat kolonizuese, imperialiste dhe gjenocidale të armiqve shekullorë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

*** Esenca e përmbajtjes së këtij shkrimi ka të bëjë me kritikën denoncuese të propagandës së zezë të rrencave, të shpifësve, të keqinterpretuesve dhe të bastarduesve të rregullave të mirëfillta të fesë islame, të fryteve dhe të vlerave kombëtare dhe atdhetare shqiptare, siç është Armad Ali, cili, në emër të rremë të rregullave të fesë islame sipas “shkollës” antishqiptare sllave ballkanike po përhap propagandë dezinformuese dhe subversive kundër pavarësisë kombëtare dhe shtetërore të SHQIPËRISË ETNIKE. Këtë e bëri në prag të kremtimit të 105-vjetorit të saj (28 Nëntor 2017), duke apeluar se “ sipas fesë islame, është haram festimi” i kësaj dite më të ndritshme dhe më të rëndësishme të gjithë KOMBIT SHQIPTAR.

Kjo është një gënjeshtër sui generis e "imamit" Aramad Ali, sepse as Kurani e as Bibla nuk e ndalojnë kremtimin e pavarësisë së Shqipërisë e as të datave historike të heronjve kombëtarë të saj.

Komprometohet dhe falsifikohet feja islame; fyhet Kombi, Shteti dhe vlerat e tij, askush nuk reagon!?

Turp, pse nuk reaguan sipas detyrës, ata që paguhen shtrenjtë dhe e kanë për detyrë të reagojnë kundër këtij fenomeni negativ poshtërues antishqiptar-Armad Ali?

1) Pse nuk reagoi Bashkësia Islame e Kosovës (BIK)?
2) Pse nuk reagoi Komuniteti Mysliman i Shqipërisë?
3) Pse nuk reagoi Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë?
4) Pse nuk reagoi qeveria e Shqipërisë së Edi Ramës?
5) Pse nuk reagoi qeveria e Kosovës së Ramush Haradinajt?
6) Pse nuk reagoi Presidenca e Shqipërisë së Ilir Metës?
7) Pse nuk reagoi Presidenca e Kosovës së Hashim Thaçit?
8) Pse nuk reaguan asnjë nga subjektet politike të Shqipërisë dhe të Kosovës?
9) Pse nuk reaguan asnjë nga shoqëritë civile për mbrojtjen dhe liritë e të drejtave të njeriut në Shipëri dhe në Kosovë?
10) Pse askush nuk reagoi nga elita e akademikëve zulmëmëdhenj të Akademisë së Shqipërisë, të Akademisë së Kosovës dhe të Akademisë Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork?

-Deri kur, do të heshtim para dukurive të tilla negative antishqiptare dhe anticivilizuese , të cilat, pothuajse qe tri dekada kanë mbërthyer shoqërinë shqiptare me indoktrinimin, me përçarjen, me diferencimin, me mercenarizmin dhe me terrorizmin, të gjitha këto, armë të rrezikshme për bastardimin dhe degjenerimin e fesë së mirfilltë islame, të kulturës, të qytetërimit, të vlerave kombëtare, atdhetare dhe shtetërore të KOMBIT SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE?

Po qe se shqiptarëve u mohohen të drejtat dhe liritë kombëtare, që të jenë të bashkuar, të lirë, sovranë dhe të pavarur nën çatinë e Shqipërisë Etnike, atëherë, si skllavë, të shfrytëzuar, si lypësarë, të varur, të shtypur, të përbuzur dhe të copëtuar në disa shtete të huaja kolonialiste sllave ballkanike, nuk do t’i shpëtojë kurrfarë feje, as kurrfarë “tallavaje” qoftë orientale a perëndimore.

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe objektivë se me urata, me lutje, me mashtrime, me premtime të kota, dhe me mulla të importuar të kallëpit Armad Ali, nuk fitohet liria dhe pavarësia. Fundja, këtë e kanë dëshmuar edhe qindra kryengritje dhe luftëra të kombit shqiptar për liri dhe për pavarësi, që nga epoka e lavdishme e heroit tonë kombëtar Skënderbeu e deri te heroi Adem Jashari (1998) për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës (17 shkurt 2008), të cilën, të gjithë shqiptarët në mbarë botën, vit për vit e kremtojnë bashkërisht, ashtu sikurse përvejtorët legjendarë kombëtarë të Skënderbeut, si dhe pavarësinë gjithëkombëtare të SHQIPËRISË ETNIKE të Ismail Qemalit (28 Nëntor 1912).

Sikur të kishin qenë gjallë Skënderbeu, Ismail Qemali, Avni Rrustemi dhe Adem Jashari, “imami” i çoroditur Aramad Ali, dhe të gjithë të tjerët si ky armik, për sjelljet dhe për veprat e tyre të ndyra shpifëse, tradhtare dhe agjenturore antishqiptare, do ta kishin paguar shtrenjtë “faturën” e tyre, ashtu sikurse tradhtarët: Hamzai, Esat Pashë Toptani, Hasho Tuxhari e shumë renegatë të tjerë, tanimë të ngordhur, që i ka dëmkosur edhe historia, edhe kombi shqiptar.

Po kush është ai “imam” Armad Ali, që ka guxim ta baltojë gjithë kombin shqiptar dhe pavarësinë e tij?!

Derisa eruditët e Rilidnjes Kombëtare Shqiptare: Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, Hoxhë Tahsini, si dhe peronalitetet e shquara kombëtare, fetare dhe atdhetare: “Mulla Isuf Kraja (1899-1912), Hafiz Ali Korça(1873-1956), Hoxhë Kadri Prishtina (1878-1925), Haxhi Vehbi Dibra (1867-1937), njëri ndër interpretuesit dhe komentuesit më të mirë të Kuranit, Hafiz Ymer Shemsiu (1895-1945), Mulla Idriz Gjilani (1901-1949), Ymer Prizreni, Haxhi Zeka…etj.”(Shih në: http://besimtari.com/hoxhallaret-figura-te-shquara-te-kombit/) me sjelljen, me dijen dhe me veprën e tyre patriotike kanë kontribuar për afirmimin, për vlerat, për njohjen, për lirinë, për bashkimin dhe për pavarësinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, atëherë, kush është ai horr dhe analfabet Armad Ali, që me paçavuren e pistë të tij proserbe (kinse në emër të fesë islame), i kundërvihet pavarësisë së Shqipërisë Etnike, duke e quajtur atë "haram"?!

Kur feja bëhet politikë, djajtë e kanë fjalën kryesore, edhe në xhami, edhe në kishë, edhe në pushtet, jo hoxha, as prifti e as kryetari i shtetit

Këtë e dëshmoi, edhe dreqi Armad Ali me shpifjen dhe me gënjeshtrën politiko-propagandistike kundër pavarësisë së Shqipërisë (1912), se gjoja “ është haram” kremtimi i saj, si dhe i datave të tjera të rëndësishme të historisë kombëtare dhe shtetërore.

Ky qenka faqja e mugët dhe më e zezë e fesë islame dhe e kombit shqiptar, Armad Ali (imam shqipfolës): “Mos e festoni Ditën e Pavarësisë, është haram”! (http://www.kosova-sot.info/lajme/230023/befason-imami-shqiptar-mos-festoni-diten-e-pavaresise-eshte-haram//29/11/2017).

Nuk ka asnjë dyshim se ky mesazh denoncues dhe mohues i kremtimit të Ditës më të bardhë të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, është simetrik me gjuhën e keqe politike dhe propagandistike kolonizuese (antiliri dhe antipavarësi shqiptarëve) të popave të Patrikanës së Pejës, të Manastriti të Deçanit, të Manastirit Graçanica, të Hilendarit, që me shekuj kanë luftuar jo vetëm kundër pavarësisë së SHQIPËRISË ETNIKE, por, edhe për zhdukjen e farës shqiptare (iliro-pellazge) në Ballkan.

Ata hoxhollarë dhe imamë fallso, që mohojnë flamurin dhe festën e pavarësië si Armad Ali, ata nuk janë shqiptarë, por, filosllavë rrenca dhe shpërfytyrues të fesë islame, të Zotit, të kombit dhe të atdheut shqiptar

Ky farë soji i ri “imamësh”, duhet të paditet, edhe nga i gjithë popullit, edhe nga të gjitha strukturat qeveritare dhe joqeveritare në institucionet dhe në organet përkatëse të drejtësisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, që të merren masa rigorize kundër tyre për shkak të helmimit dhe të infektimit të popullit me ideologji ekstreme fundamentaliste të vahabizmit dhe të salafizmit , që kanë për qëllim futjen e zjarrit përbashkësisë dhe harmonisë shekullore fetare (islame, katolike dhe ortodokse) të shqiptarëve deri në vëllavrasje , ashtu sikurse në Liban, në Libi, në Irak, në Afganistan…,etj. për të degjeneruar dhe për të shkatërruar në themel substancën e identitetit kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan.

Zotit i besojmë të gjithë, por, mos ma prekni Kombin dhe Shqipërinë Etnike, se me injorantë të shtirur si “engjuj” dhe “tebdilë si barinj”, nuk nderohet as Zoti, as feja, as Kombi e as Atdheu!

Çfarë “kënaqësie” ishte feja, kur populli shqiptar në Ballkan mbi 2 mijë vjet ka jetuar si “gjarpëri nën gurë” nga sundime të huaja barbarike dhe gjenocidale?!

Kush është ai farë “hamam" Armad Ali, pa gjak shqiptari, pa ndjenja, pa zemër, pa sy dhe pa mendje shqiptari, që festën e shenjtë dhe të shtrenjtë gjithëkombëtare shqiptare-28 Nëntorin 1912, e ka quajtur “haram”, ashtu sikurse popat rusë, serbë, grekë, bullgarë dhe malazezë, të cilët, që nga shekulli XVIII, e, edhe sot në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, së bashku me politikën, me shkencën dhe me propagandën e kishës dhe të shteteve të tyre SLLAVO-BIZANTINE e mohojnë gjenealogjinë e identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe të territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Kjo është përmbajtja e mesazhit antishqiptar të “imamit” Aramad Ali, se gjoja kremtimi i festës së pavarësisë, “është haram”. Kjo është tezë dhe akuzë e ditur shumëshekullore e sllavëve të Ballkanit në adresën e mohimit dhe të keqinterpretimit (për interesa dhe qëllime hegjemoniste, kolonialiste dhe imperialiste) të PAVARËSISË SË SHQIPËRISË ETNIKE TË ISMAIL QEMALIT (28 NËNTOR 1912).

Prandaj, kjo propagandë dezinformuese, agjenturore (në emër të rremë fesë islame), provokuese dhe ofenduese, e shpërpallur nga imami renegat Armad Ali, urgjentisht, duhet të bëhet objekt shqyrtimi i institucioneve dhe i organeve kompetente të drejtësisë, të gjyqësisë, të sigurisë dhe të policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, në mënyrë që të merren masa preventive ligjore kundër rrencave dhe agjentëve të këtillë ekstremistë rus-sllavë-bizantinë, të cilët me veprimet e tilla mashtruese propagandistike drejtpërdrejt dhe tërthorazi po e rrezikojnë harmoninë e koekzistencës së tri religjioneve të shqiptarëve(islamik, katolik dhe ortodoks), si dhe rendin dhe sigurinë e dy shteteve shqiptare në Ballkan (Shqipëria dhe Kosova).

Sa më sipër, prapavija politike dhe propagandistike e deklaratës së shëmtuar të Armad Ali, ka për qëllim , t’ia fus flakën dhe zjarrin e terrorizmit popullit shqiptar dhe t’i destabilizojë Shqipërinë dhe Kosovën (edhe si komb, edhe si shtet) për t’i futur shqiptarët në “qorrsokak”, përkatësisht në një thes të përbashkët me myslimanët boshnjakë të Bosnjës, të cilëve kisha, shteti dhe shkenca falsifikatore serbomadhe ende nuk po ua njeh idenitetin kombëtar e as të drejtën e formimit të shtetit të tyre, sepse sipas tyre “nuk janë komb”, por, vetëm etni sllave me përkatësi të fesë islame.

Këtë e kërkon edhe mesazhi i deklaratës së dreqit Armad Ali, se “është haram festimi i pavarësisë dhe i festive të tjera kombëtare shqiptare”, në mënyrë që shqiptarët t’i zhveshë nga identiti kombëtar dhe shtetëror, se “mjafton t’i bijnë kavallit” vetëm si myslimanët boshnjakë të Bosnjës. -Të jenë pa liri, pa komb, pa pavarësi dhe pa atdhe të vetin, sepse u “mjafton”, që të jenë vetëm mysliman!?

Kështu, diç thuhet edhe në tezat eklektike dhe të pajusitifikueshme të Dr.Jusuf Kardavit, se gjoja “Islami nuk njeh kombin, nacionalizmin, atdheun, patriotizmin. Liberalizmin,…etj.” mbase këto janë ideologji dhe vlera të Evropës Perëndimore, me qëllim të përçarjes dhe të kolonizimit të vendeve islamike në përmasa globale etj!?

Mirëpo, shqiptarëve nuk u intereson fare se çfarë ka pohuar dhe shkruar J.Kardavi për Islamin, sepse siç ka thënë me të drejtë patrioti ynë i shquar Vaso Pashë Shkodrani: “Mos shikoni kisha dhe xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria”. Këtë mesazh racional për bashkimin e kombit shqiptar, nuk e kupton as J. Kardavi e as imam dreq Armad Ali, ndryshe nuk do t’i ofendonte mbi 15 milionë shqiptarë, se kinse, duhet t’i braktisin festat e tyre kombëtare dhe të pavarësisë së Shqipërisë, sepse sipas logjikës së tij të sëmurë fundamentaliste indoktrinuese të bythëpraptë-antitezë e islamit të mirëfillitë, “qenksha haram” kremtimi dhe përkujtimi i tyre.

Pa komb, pa atdhe, pa liri, feja si një gjeth i harlisur

Pa kujtesën historike kombëtare, pa gjuhën shqipe, pa traditë, pa kulturë, pa identitet kombëtar shqiptar, pa flamur kombëtar shqiptar, pa pavarësi kombëtare e shtetërore shqiptare, dhe pa ribashkim kombëtar shqiptar, feja është si dita pa diell, i beson Zotit, krejt në rregull, por jeton si skllav dhe kafshë, i shtypur, i varur dhe i përbuzur, pa liri, pa komb dhe pa atdhe, duke dëgjuar përralla mashtruese dhe rrena të pafundme të hoxhollarëve debilë dhe të imamëve perversë dhe agjentë si Aramad Ali, të cilët në çdo regjim tiranik dhe jotiranik, jetojnë mirë dhe janë të favorizuar me privilegje të ndryshme për shërbimet pushtetit, që ia bëjnë vetëm për t’i mbajtur të disiplinuar nën sundimet e tyre robëruese, popujt që kërkojnë pavarësinë e tyre, lirinë dhe jetësimin e të drejtave politike, kombëtare, ekonomike dhe të mirëqenies së tyre ekzistenciale.

Mirëpo një status vasal, robërues dhe shpërfytyrues të qenieve njerëzore, nuk e pranon as Kurani e as Bibla, pavarësisht se çfarë gënjejnë, mashtrojnë dhe spekulojnë për interesa të veta, hoxhollarët-kallauzë dhe imamët ekrstremistë si Aramad Ali dhe disa të tjerë, që tanimë i njeh mbarë populli shqiptar, xhamia, teqja, kisha dhe dy shtetet shqiptare (Kosova dhe Shqipëria).

Mirëpo, fatkeqësia dhe tragjedia qëndron në faktin se bashkëstë fetare islame, as qeveritë e këtyre dy shteteve shqiptare, praktikisht nuk kanë ndërmarrë masa konkrete ligjore për denoncimin e eksponentëve të tillë fundamentalistë dhe ekstremistë, edhe pse ekzistojnë me dhjetra dhe me qindra argumente për izolimin e tyre nga skena politike dhe nga predikimi fetar nëpër shkollat dhe xhamitë e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kjo propagandë e ndyrë antishqiptare me milimeter përputhet me propagandën serbomadhe të shtetit dhe të kishës serbe, se “shqiptarët nuk janë komb dhe, nuk duhet të kenë shtetin e tyre kombëtar”!

Këtë falsitet historik të shtetit dhe të kishës serbe të mohimit të së drejtës së pavarësisë dhe të vetëvendosjes, katërcipërisht e thotë mesazhi propagandistik filoserb i dreqit Armad Ali, se “është haram kremtimi i pavarësisë së Shqipërisë”. Kjo është esenca e deklaratës denoncuese proserbe e Armad Ali, e gatuar dhe e finalizuar në “kuzhinat” politike të Kishës Ortdokse Serbe në Beograd, që shqiptarët vullnetarisht, verbërisht dhe shpirtërisht, të heqin dorë nga pavarësia kombëtare dhe shtetërore e tyre.

Kjo deklaratë skandaloze proserbe nuk ka lidhje me fenë islame, as me Kuranin e as me Zotin, por vetëm me dreqin Armad Ali “tebdil si bari”, si do ta fishkullonte Fan S. Noli.

Në historinë e derisotme të komunitetit mysliman shqiptar, nuk është shfaqur asnjë ekstrem i tillë ugurzië nga hoxhollarët, nga imamët dhe nga pedagogët patriotë siç ishin “Mulla Isuf Kraja (1899-1912), Hafiz Ali Korça(1873-1956), Hoxhë Kadri Prishtina (1878-1925), Haxhi Vehbi Dibra (1867-1937), njëri ndër interpretuesit dhe komentuesit më të mirë të Kuranit, Hafiz Ymer Shemsiu (1895-1945), Mulla Idriz Gjilani (1901-1949), i cilili ka lënë amanetin e pavdekshëm, se “Liria e vatanit nuk fitohet me shpifje, me gënjeshtra, me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shiptarqe”, si dhe Ymer Lutfi Prizreni, Haxhi Zeka…etj.”(Shih në: http://besimtari.com/hoxhallaret-figura-te-shquara-te-kombit/).

Datat kombëtare dhe shtetërore të pavarësisë festohen edhe në vendet islamike

Duke mos u hedhur më herët në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, por, duke u kufizuar vetëm në kohën më të re të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945-2017), 193 shtete-anëtare të Kombeve të Bashkuara festojnë datat e rëndësishme historiko-politike të tyre, pavarësisht nga përkatësia e tyre religjioze (islame, budiste, krishtere dhe jahudiste etj.).

Pra, gjatë periudhës kohore 72-vjeçare (1945-2017) të veprimtarisë së OKB-së, e cila në gjirin e saj numëron 193 shtete, prej tyre 22 shtete me përkatësi të religjionit islam, në vendet e tyre nuk e kanë të ndaluar kremtimin e pavarësisë së tyre. Si rrjedhim, deri më sot, asnjë përfaqësues i tyre zyrtar, qoftë kryetar, imam, hoxhë etj., nuk ka deklaruar se festimi i pavarësisë së shteteve të tyre, duhet ndaluar, për shkak se “qenka haram” sipas “fesë” së dreqit Armad Ali, cili, sot, pas 105 vitesh (28 Nëntor 2017) me rastin e kremtimit të Pavarësisë së Shqipërisë (1912), i apeloi myslimanët shqiptarë, që ta braktisin festën e flamurit, të cilin kombi shqiptar e ka fituar me gjak ndër luftëra dhe beteja shekullore kundër armiqve të tij të egër siç ishin Roma, Bizanti, Perandoria Osmane dhe mbretëritë ruso-sllave në Ballkan.

Këtë të drejtë nuk e ka as hoxh, as sheikU, as popI, as imami, as dreqi Armad Ali, as sulltani e as perandori i huaj a i brendshëm, që mund t’ua mohojë shqiptarëve pellazgo-ilirë kremtimin e festave kombëtare dhe shtetërore, pavarësisht sesa është përqindja e imamëve injorantë Armad Ali, që u pengojnë datat e shenjta historike të historisë kombëtare të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

Në historinë e komunietit mysliman shqiptar, deri më sot, asnjë hoxhë, asnjë imam dhe asnjë myfti si shejtani Armad Ali!

Deri me rastin e shfaqjes së surratit Armad Ali (Nëntor 2017) (thënçin njëfarë imami me busullë fallso të ndryshkur fetare) armik i Flamurit dhe i festave të tij, që përkujtojnë dhe simbolizojnë zgjimin, emancipimin dhe afirmimin e identitit kombëtar dhe të pavarësisë së SHQIPËRISË ETNIKE, nuk ka pasur ndonjë imam, hoxhë, myfti mysliman shqiptar, që të ketë dalë botërisht kundër përgëzimit të Flamurit kombëtar shqiptar dhe kundër pavarësisë së SHQIPËRISË ETNIKE.

Mirëpo, ja sot, pas 105 vitesh të arritjes dhe të festimit të pavarësisë (1912-2017), doli një mbeturinë fetare dhe kombëtare, që me debilitetin e tij edukativ dhe profesional, deshi të tregohet më besimtar dhe më i ditur sesa besimtarët dhe patriotët e atdhetarët e devotshëm si “ Mulla Idriz Gjilani, Hoxhë Tahsini, Hafiz Ali Korça, Haxhi Vehbi Dibra, Hoxhë Kadri Prishtina”…, e shumë të tjerë, të cilët asgjë nuk kursyen për Gjuhën Shqipe, për traditën, për zakonet, për kulturën, për Flamurin, për lirinë dhe për pavarësinë e Kombit dhe të Atdheut-SHQIPËRINË ETNIKE.

Kur feja bëhet politikë, ky është një rrezik i madh për vlerat universale të botës së qytetëruar

Së këndejmi, kjo vlen, edhe për popullin shqiptar, i cili në tri dekadat e fundme (1990-2017) po ballafaqohet me elementet e terrorizmit dhe të ekstremizmit islamik për qëllime dhe për interesa politike, ekonomike, tregtare dhe mafioze për shtrirjen e latifundive të pakufijshme dhe të shteteve absolute perandorake.

*** Armad Ali (imam shqipfolës): “Mos e festoni Ditën e Pavarësisë, është haram”! (http://www.kosova-sot.info/lajme/230023/befason-imami-shqiptar-mos-festoni-diten-e-pavaresise-eshte-haram//29/11/2017).

-Ismail Qemali, këtij farë hoxhë injornati, Armad Ali, do t’i thoshte me zemrim: -Ti hoxhë manjak dhe derëbeder, “-Ik, shiko punërat e xhamisë, se ATDHEUT KA KUSH TI DALË ZOT” !

-Këtë rekomandim, duhet ta mbajnë mend të të gjithë klerikët shqiptarë qofshin myslimanë (myderizë apo gjysmakë, psikopat si imami Armad Ali) a të krishterë, madje, qofshin edhe atesitë e beduinë apatridë, sepse FEJA JONË KA QENË, ËSHTË, EDHE DO TË JETË VETËM SHQIPTARIA, ashtu, si thotë, edhe amaneti i pavdekshëm i patritoitit shqiptar Vaso Pashë Shkodrani.

“Haram” dhe mëkat, është ta gënjesh Zotin, ta tradhtosh Kombin dhe Atdheun-SHQIPËRINË ETNIKE!

Shqiptarët nuk kanë komb tjetër veç kombit shqiptar. Shqiptarët nuk kanë atdhe tjetër veç SHQIPËRISË ETNIKE, pavarësisht nga të tri fetë e tyre, që shtrihen edhe jashtë Ballkanit.

Prandaj, nuk është “haram”, gjakprishur imam Armad Ali, që shqiptarët të kenë kombin dhe atdheun e tyre të pavarur si kombet e tjera në mbarë botën; që shqiptarët të kenë historinë e tyre kombëtare; që shqiptarët të festojnë dhe të krenohen me fitoret e tyre, me luftërat dhe me kryengritjet e tyre me HEROIN KOMBËTAR SKENDERBEUN NË KRYE dhe me ISMAIL QEMALIN, babain e shpalljes së pavarësisë, përkatësoisht themelimit të qeverisë së SHQIPËRISË ETNIKE, më 28 Nëntor 1912 në qytetin heroik të VLORËS.

--“Harami” ta zëntë frymën”, Armad Ali, se një provokator i vogël, një maskara, një hiq, një analfabet je ti, ta ofendosh, ta provokosh, ta frikësosh dhe ta shpifësh një popull prej 15 milionë shqiptarësh, që të heqë dorë nga historia kombëtare, nga festat, nga gëzimet dhe nga vlerat e tij të shenjta dhe të shtrenjta kombëtare, atdhetare dhe civilizuese, të cilat i ka kurorëzor me gjakun e derdhur shumëshekullor kundër shtypjes, terrorit dhe gjenocidit të hordhive të huaja barbare siç ishin, gjatë historisë: Roma, Bizanti, Perandoria Osmane, si dhe më pas mbretëritë kolonialiste dhe imperialiste sllavo-bizantine të Ballkanit (Serbia, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria).

Populli shqiptar, pa identitet kombëtar dhe pa atdhe, është si dita pa diell, pavarësisht nga religjionet e tij, të cilat kurrënjëherë në historinë e tyre nuk e kanë mohuar identitetin as vlerat e datave të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

-Ata imamë myslimanë, priftërinj katolikë a ortodoksë shqiptarë, që janë sikurse ky farë filosllavi, Armad Ali, që përzihen në politikë, me qëllim të politizimit të religjionit, ata janë rrencat dhe dëmtuesit më të mëdhenj të Zotit dhe të njerëzimit.

Pra, ata tipa, si Armad Ali, që ka apeluar të mos kremtohet Dita e Pavarësisë së 28 Nëntorit të Shqipërisë, si dhe festat e tjera kombëtare dhe shtetërore, duhet të përjashtohen nga xhamia, nga teqja dhe nga kisha, se mohojnë historinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve.


Nuk ka faj shejtani Armad Ali, por, ata që i besojnë, e lejojnë dhe e paguajnë shtrenjtë për ta dezinformuar dhe ofenduar një komb prej 15 milionë shqiptarësh, me qëllim që t’i indoktrinojë, t’i bastardojë, t’i degjenerojë dhe t’i shpërfytyrojë vlerat dhe festat e shtrenjta kombëtare, të fituara me gjakun shumëshekullor të breza e beza të shqiptarëve në kryengritjet dhe në luftërat e tyre për çlirimin, për lirinë, për pavarësinë dhe për bashkimin kombëtar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

Nëse ekstremistët dhe rrencat e këtillë të Zotit, të Kombit dhe të Atdheut tolerohen edhe më tej, sikurse elementet terroriste dhe mercenare, që kanë arritur deri në Irak, në Siri e gjetkë, atëherë, nuk është çudi e as befasi se këta piromanë të Kombit dhe të Shqipërisë Etnike sikurse shejtani Armad Ali, nesër, do të kërkojnë nga shqiptarët, që të braktisin edhe gjuhën e tyre shqipe, duke e zëvendësuar atë me arabishten, duke e konsideruar si “gjuhë të vetme të fesë islame”.

Pra, kujdes shqiptarë, se si duket shtëpisë sonë të përbashkët ka filluar t’i dalë tymi: -Dikush mohon heroin kombëtar Skënderbeun; dikush mohon gjuhën letrare standarde shqipe; dikush mohon ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE; dikush mohon vlerat sublime akademike kombëtare shqiptare; dikush mohon Flamurin dhe festat kombëtare shqiptare!?

– E ne, qe 30 vjet, të “përgjumur”, mendjelehtë dhe të çmendur pas parasë, pas pasurisë dhe të luftës së egër për pushtet, jemi verbuar me sy në ballë, duke mos parë asgjë të keqe dhe të rrezikshme rreth nesh dhe, ç’po ngjet në shtëpinë tonë të përbashkët-SHQIPËRINË ETNIKE!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 840 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi