Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Urime dhe porosi për Kosovën
Publikuar më 05 janar, 2018 në orën 06:01 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kosovë, Gëzuar Vitin e Ri 2018!
Urime dhe suksese në Rrugën e shtetndërtimit demokratik, ligjor dhe modern; urime në Rrugën e konsolidimit të Pavarësisë, të prosperitetit dhe të integrimit për në BE, të Antarësimit në NATO dhe në OKB.

Kosovë nëse dëshiron të bëhesh ,të zhvillohesh dhe të prosperosh shpejt në rrugën e demokracisë, të qytetërimit dhe integrimit, nuk mund të bëhesh duke marrë modelin e Shqipërisë e cila ka mbi 100 vite që ka mbetur e fundit në Europë në rrugën e prosperitetit, të qytetërimit, të ndërtimit dhe të konsolidimit të demokracisë dhe të integrimit të saj, pasi problemin më të madh Shqipëria e ka pasur gjithnjë me politikën e keqe të politikanëve e të pushtetarëve të vet, me politikën grindavece, egoiste dhe të korruptuar, me tradhëtinë dhe sidomos me padrejtësinë, të cilat i ka ende edhe sot politika e Tiranës.

Mos merrni tabiate e“leksione”politike, juridike,ekonomike, diplomatike e demokracie nga politika eTiranës se vetëm sherre, ngatërresa, moszhvillim, mosintegrim,pabesi e pengesa prej tyre do keni, ashtu siç edhe vetë Shqipëria dhe shteti shqiptar që gjithnjë e kanë pësuar prej saj deri edhe më sot akoma, dhe arriti deri atje sa në Vitin 2017 prej krimit, papergjegjshmerisë, korrupsionit dhe te trafikimt te droges shume medie dhe politikane nderkombetar ta quanin Shqipërinë si Kanabistan, ambasadorja e BE-së nëTiranë i akuzoi politikanët e Tiranës se e shesin atdheun per interes personal dhe ai amerikan i akuzoi po politikanet e Tiranes per krime të tmerrshme.

Kosovë, vështro dhe orientohu nga Washington-i :
se po mbajte shumë shpresa për lobim, ndihmë e këshilla nga Tirana për të ndërtuar shtet ligjor e me standarte moderne, për zhvillim e integrim në BE, nuk ke me pas ndonji hajër e prokopi prej saj,pasi gjithmonë Shqipëria ka qenë dhe është akoma problem për veten e saj, e jo vetëm të saj, por ajo u ka shkaktuar telashe e kokëçarje edhe SHBA –ve edhe BE-së po me problemet që politika e pushteti në Tiranë i ka shkaktuar Shqipërisë akoma deri më sot. Urojmë që politika në Tiranë të pastrohet, të dekriminalizohet dhe t’i përkushtohet më shumë demokracisë, ligjit dhe ndërtimit të shtetit ligjor dhe sidomos interesit kombëtar dhe jo atij personal, familiar, klanor e partizan.

Kosovë, qëndroi besnike dhe mirënjohesë gjithmonë SHBA-ve prej të cilave erdhi liria dhe pavarësia, pasi pa SHBA nuk do të kishim sot Shtetin e Pavarur të Kosovës.
Historia dëshmon se gjithmonë kur Kosova në momentet më kritike të saj, kur ajo ka pasur nevojë për Shqipërinë, pikërisht në ato raste Shqipëria tronditej nga destabiliteti e rrëmuja. Ndërsa janë po SHBA-të, ato të cilat prej 100 vitesh u janë gjetur pranë kudo shqiptarëve dhe Shqipërisë në momentet më kritike kur rrezikohej e kërcënohej ekzistenca edhe e vetë shtetit të Shqipërisë.

Vetëm shikoni rastin e fundit se si politika dhe drejtësia në Shqipëri iu kundërvu ashpër përpjekjeve dhe vullnetit të SHBA dhe të BE -së për miratimin dhe për zbatimin e VETTING-ut, për këtë Reformë e cila është jetike për shqiptarët dhe është çelësi i cili i hap dyert e integrimit të Shqipërisë për në BE. Pra sa e habitshme dhe interesante për politikën e Tiranës, që sillet si antiamerikane edhe kur SHBA ndihmon dhe e ka prioritet ndërtimin e shtetit ligjor shqiptar dhe interesat e integrimin e Shqipërisë në BE!? Një politikë e cila dëmton interesat e vetë Shqipërisë së pari, është njëkohësisht edhe një politikë antiKosovë, madje shumë më tepër si e tillë, pasi shëmbullon si e tillë edhe për politikanët e Kosovës.

E keqja më e madhe kombit shqiptar i ka ardhur nga padrejtësia

Kosova e ka pësuar shumë herë më rëndë se Shqipëria prej padrejtësisë e cila i erdhi nga kolonizatori dhe pushtuesi barbar serb, nga krimi dhe genocidi i tij mbi 100 vjeçar, nga padrejtësia e Europës e cila e la Kosovën jashtë Shqipërisë.
Por mjerisht e fatkeqësisht edhe shqiptarët në Shqipëri kanë pësuar pabesi, tradhëti dhe padrejtësi nga politika dhe nga politikanët e vet injorantë, të pashpirt, të papërgjegjshëm e të korruptuar të cilët gjithmonë kanë pasur synim dhe objektiv pushtetin dhe hajninë, politikë dhe pushtet si i tillë kulmoi sidomos në këto 25 vite të tranzicionit.

Le të jetë Viti 2018 për Shqipërinë viti i kthimit të shpresës dhe besimit të qytetarëve shqiptar te Drejtësia, Viti i triumfit të Shtetit ligjor dhe VETTING-ut, Viti i integrimit të mëtutjeshm të saj në BE, pasi një Shqipëri e fortë politikisht, demokratikisht dhe e prosperuar ekonomikisht do të ishte një ndihmë e madhe dhe si më kryesore edhe për forcimin, konsolidimin e shtetit, të pavarsisë e të integrimit të Kosovës.

Fatkeqësisht dhe mjerisht edhe politika në Kosovë ka marrë shumë nga përvoja e politikës së tillë të derimësotme nga Tirana dhe e ka instaluar atë edhe në Kosovë, përderisa edhe Kosova dhe shoqëria kosovare atje po vuajnë po të njëjtat pasoja si në Shqipëri, ku kryeproblemi edhe në Kosovë sot është drejtësia, pra më sakt sundimi i padrejtësisë prej së cilës vijnë pastaj edhe varfëria, papunësia, korrupsioni, eksodi dhe moskonsolidimi i shtetit dhe moszhvillimi i tij demokratiko-ligjor, mosliberalizimi i vizave dhe mosintegrimi.

Ju politikanë, pushtetarë dhe shtetarë të Kosovës mos e harroni të shkuarën jo të largët, atë të para Çlirimit të vitit 1999, mos e harroni amanetin e dëshmorëve dhe të herojve! Mos i harroni vuajtjet, sakrificat dhe stërmundimet e jashtëzakonshme që bënë brezat për Liri dhe Pavarësi. Ju që drejtoni tani dhe ata që do ta drejtojnë pas jush Kosovën e lirë dhe të pavarur, politikën, pushtetin, shtetin dhe shoqërinë të parin dhe mbi gjithçka duhet ta keni popullin dhe Kosovën, duhet të keni si prioritetin e prioriteve interesin kombëtar dhe nevojat jetike të njerëzve, mirëqënien dhe prosperitetin, punësimin, arsimimin, shëndetin dhe forcimin e kombit e të pavarësisë. Mos i harroni Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin dhe objektivin e qëllimin final, Bashkimin Kombëtar.

Urime dhe të jetë Viti 2018 viti i Drejtësisë, i prosperitetit, i integrimit dhe i ndryshimeve të mëdha për në favor të interesit të pëgjithshëm kombëtar si në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe i shpresës e lumturisë për të gjithë shqiptarët kudo ata ndodhen.

Skënder S. KAPITI

Durrës 01. 01. 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 280 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi