Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dekada e parė e mėvetėsisė po na gjen pa ushtri!
Publikuar më 05 janar, 2018 nė orėn 06:03 ( Para 11 ditė e 6 orėve ) Ilir Sefaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kanė mbetur edhe pak javė qė kur qytetarėt e vendit do ta festojnė 10-vjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės. Por, fatkeqėsisht dekada e parė e mėvetėsisė sė saj, Kosovėn po e gjen pa ushtri. Pėrderisa po i ofrohemi dekadės sė parė tė pavarėsisė sė vendit, pak ka shpresė qė njėkohėsisht po i ofrohemi edhe krijimit tė Forcave tė Armatosura tė Kosovės. Si pasardhėse e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, Forca e Sigurisė sė Kosovės, tashmė i ka plotėsuar tė gjitha kriteret pėr tė marr pėrgjegjėsi tė reja. Disa pėrpjekje pėr shndėrrimin e FSK-sė nė FAK, tė cilat i kishte ndėrmarrė presidenti i vendit qė njėkohėsisht ėshtė edhe komandant Suprem i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, e qė atėbotė ishte kryeministėr sikur kishin hasur nė ‘vesh tė shurdhėr’. Dashtė e pa tė qė nė krye tė herės duhet ta themi se presidenti i vendit ka qenė mė i zėshmi rreth mundėsisė sė krijimit tė Forcave tė Armatosura.

Nėse kthehemi nė retrospektivė, kujtojmė se angazhimi i tė pari tė vendit pėr krijimin e ushtrisė sė Kosovės, nuk kishte munguar as mė 2014. Mirėpo, siē dihet LDK sikur hezitoi ta mbėshteste atė pėr mundėsinė e bėrjes sė Kosovės me ushtri. Egoja pėr t’i atribuuar vetės merita, jo rrallė edhe tė paqena dhe jo njė tjetri, si nė rastin konkret kryeministrit qė atėbotė ishte Hashim Thaēi, e stopoi pėrpjekjen e kėtij tė fundit qė odisejada e krijimit tė Forcave tė Armatosura tė merrte fund. Sidoqoftė ngjarjet pas dėshtimit tė transformimit tė FSK-sė nė FAK patėn rrjedhėn e saj tė mbrapshtė dhe tashmė po bėhen katėr vite qė Kosovės i ‘iku’ mundėsia qė t’i ketė Forcat e saja tė Armatosura. Edhe pse sė paku nė opinionin publik ishte krijuar pėrshtypja se LDK e la vendin pa ushtri mė 2014, fajit nė njė situatė tė brishtė politike me tė cilėn vazhdon tė karakterizohet Kosova edhe sot, vėshtirė t’i jepet emėr e mbiemėr.
Nė mars tė vitit qė e lamė pas presidenti i vendit mobilizohet edhe njėherė rreth krijimit tė ushtrisė. “Ndėrkombėtarėt nuk janė kundėr transformimit tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės nė Ushtrinė e Kosovės, ka dallim vetėm rreth asaj nėse kjo duhet tė bėhet pėrmes ndryshimeve kushtetuese apo me ligj. Me ndėrkombėtarėt jemi dakord qė kjo tė bėhet nėpėrmjet amendamenteve nė Kushtetutė. Duhet punuar mė shumė me serbėt qė tė kthehen nė Kuvendin e Kosovės qė edhe ata tė votojnė. Por, nėse ata nuk kthehen, natyrisht, do tė shkojmė pėrmes ligjit. E theksoj edhe njė herė, do tė kemi ushtri dhe partneritet me bashkėsinė ndėrkombėtare”, kishte deklaruar Thaēi muaj mė parė.
Kjo deklaratė e Presidentit tė vendit e kishte aktualizuar mė shumė se kurrė mundėsinė qė Forca e Sigurisė sė Kosovės tė shndėrrohej nė Forcė tė Armatosur. Pėr iniciativėn e presidentit dhe tė drejtėn qė Kosova ta ketė ushtrinė e saj ishte folur edhe nė Kongresin Amerikan. Njė mik i madh i shqiptarėve, kongresmeni Eliot Engėl nė kongresin amerikan kishte deklaruar se; Kosova, si vend i ri, duhet ta ketė ushtrinė, duke shtuar se nė anėn tjetėr Rusia po e armatosė Serbinė.
“Kosova ende nuk ka ushtri. Kjo ėshtė njė e drejtė sovrane, mirėpo ky komb-shtet ėshtė pa ushtri. Kosova ka njė Forcė tė Sigurisė tė armatosur lehtė, derisa ushtria ruse po e pajisė vendin e saj fqinj” kishte deklaruar kogresmeni amerikan Eliot Engel.
Sidoqoftė, as kjo mbėshtetje nga Amerika nuk i kishte bindur aketėrt relevantė qė Kosova tė bėhej me ushtri pėrmes ligjit, nė pamundėsi tė ndėrrimit tė amendamenteve kushtetuese. Sė kėndejmi, gjetja moduleve pėr krijimin e ushtrisė sė Kosovės u takon tė zgjedhurve tė popullit. Tashmė tė gjithė jemi tė vetėdijshėm se frazat; kėtė vit, kėtė javė, apo kėtė muaj do ta kemi ushtrinė sikur ka nisur tė banalizohen. Nga akterėt e ndryshėm politik, faji pėr stagnimin e krijimit tė Ushtrisė sė Kosovės, vazhdon t’i hedhet bashkėsisė ndėrkombėtare, mosgatishmėrisė sė saj pėr ta pranuar atė! Nė fakt, rrallė pėr tė mos thėnė asnjėherė, pėrfaqėsuesit diplomatik tė vendeve mike tė Kosovės kanė thėnė se Kosova nuk duhet ta ketė ushtrinė e saj, apo Kosova ende nuk ėshtė e gatshme ta marr njė hap tė tillė. Pėrkundrazi, bashkėsia ndėrkombėtare dhe pėrfaqėsuesit diplomatik tė saj, nga klasa politike e vendit ka kėrkuar tė gjejė rrugė, alternativė, pėr krijimin e ushtrisė dhe jo ta stopojė atė. Duhet evidentuar edhe njėherė se, kjo rrugė nuk ėshtė nė Bruksel, e as nė Uashington, e aq mė pak nė Beograd, kjo rrugė ėshtė nė Prishtinė. Klasa politike e vendit, akterėt e pėrfshirė nė kėtė proces duhet tė gjejnė modalitete qė krijimi i Forcave tė Armatosura tė Kosovės tė jetė i akceptueshėm edhe pėr serbėt. Kur merr pėrgjegjėsi duhet t’u dalėsh nė krye. Nė tė kundėrtėn ėshtė e pakuptimtė tė kėrkohet votėbesimi i qytetarėve.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ilir Sefaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 106 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Substanca e antidiplomacisė sė ditmirėve
E dielė, 14 janar 2018 - 16:19
Barometri diplomatik *** Ditėmirėt e Shqipėrisė nė OKB, sė bashku me Serbinė, me Rusinė, me Kinėn dhe me Korenė Veriore dy herė, mė 2015 dhe mė 2017 vo...
Pėshtjellimi i diellit, lotėt e qiellit dhe k...
E dielė, 14 janar 2018 - 16:17
Rrezatimin e diellit gjithmonė tokat shqiptare e kanė priturė pėr faktin se na ka sjellė ngrohtėsinė fizike dhe atė shpirtėrore. Ky rrezatim na ka mbajturė...
Si t’a lexojmė heshtjen eTiranės kur kleri d...
E shtunė, 13 janar 2018 - 02:03
Kam shkruar dy shkrime kohė mė parė me titull: Tiranė mjaft mė me politikė antiKosovė. Mirėpo deklarimi i priftit malazez nė Kishėn ortodokse tė Vrrakės ...
Leter ALBINIT
E premtė, 12 janar 2018 - 04:21
i nderuar, zoti Albin Kurti! Doemos do habiteni qė po merrni kėtė letėr nga njė i panjohur. Unė, quhem Pandeli Liko Zaka. Jam nga fshati Metaj, njė fs...
FASHIZĖM KULMOR ANTISHQIPTAR I BE!
E enjtė, 11 janar 2018 - 05:59
Vėzhgues tė paanshėm dhe tė vėmendshėm tė sjelljeve e vetėsjelljeve kryeneēe antishqiptare tė BE-sė dhe aleatėve tė Serbisė, po e shohin, tashmė, lakuriq, ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi