Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TĖ FLASIM ME NJĖ ZĖ, TĖ KEMI VETĖM NJĖ ZĖ, ATĖ TĖ BASHKIMIT
Publikuar më 06 janar, 2018 nė orėn 03:51 ( Para 10 ditė e 8 orėve ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Edhe dega, kur shkėputet nga trungu qan,
bėrtet, bėn “ krrau” ...
Po kėrcet edhe trungu, bir, qan bėrtet...”
Drama: “ Gjaku i arbrit ” Fadil Kraja

Shkruan:Isuf Ismaili -Tė flasim pėr arbėreshėt a tė shkruajmė pėr ta, tė vėmė nė pah atė shpirt dhe atė krenari arbėrore, atė dashuri qė ata kanė pėr rrėnjėt e tyre, pėr Shqipėrinė, Arbėrinė e dikurshme, tė theksojmė, se kultura e folklori e traditat arbėreshe janė tė mrekullueshme, ėshtė jo vetėm dėshirė, atdhedashuri, nderim, por edhe kėnaqėsi e njėkohėsisht edhe detyrė fisnike e natyrshėm edhe gėzim, qė vėshtirė se mund tė pėrshkruhet nė tėrėsi.

Mendoj, se ne shqiptarėt e viseve tė ndryshme tė Shqipėrisė sė pėrbashkėt e etnike duhet tė bėjmė shumė mė shumė pėr vėllezėrit tanė arbėreshė nė Kalabri e Sicili, por edhe pėr tė tjerėt nė Greqi e Zarė tė Kroacisė, nė Argjentinė e Ukrainė, nė Bullgari, nė Turqi, pėr mėrgatėn tonė nė Amerikė e vendet perėndimore tė Evropės e kudo botė.
Kanė kaluar 550 vjet qė kur njė pjesė arbėreshėsh janė vendosur nė Itali dhe ėshtė mrekullia e mrekullive, ėshtė shumė madhėshtore, qė njė pjesė e madhe arbėreshėve edhe sot e kėsaj dite e flasin arbėrishten qartė e bukur, edhe pse italishtja ose lėtishtja, siē shprehen ata, ka lėnė gjurmė tė ndjeshme nė tė folmet e ngulimeve arbėreshe, sidoqoftė njė pjesė prej vėllezėrve arbėreshė e kanė mbajtur me zjarrin zemrave tė tyre jo vetėm gjuhėn, por edhe kulturėn edhe folklorin edhe kostumet edhe shpirtin edhe dashurinė pėr rrėnjėt e tyre, pėr Arbėrinė e lashtė, me njė ndėrgjegje tė pastėr, me njė kėmbėngulje tė madhe, ata i kanė mbajtur emrat arbėresh, Arbėri, kanė kujtuar gjithmonė Motin e Madh dhe Heroin tonė Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, sepse zemrat e tyre kanė rrahur bashkėrisht me fuqinė e karakterit e tė dinjitetit tė pastėr arbėror, sepse gjaku i tyre i ka mbajtur tė gjalla kėto kujtime, tė shoqėruara me veprimtari konkrete, duke vėnė nė pah, se janė e do tė jenė arbėreshė tė lidhur pazgjidhshmėrisht me Arbėrinė e lashtė, me Shqipėrinė etnike, me shqiptarėt, pikėrisht, ashtu siē edhe jemi, natyrshėm vėllezėrit e motrat e tyre tė pėrjetshme.
Ata duke e folur arbėrishten, si gjuhėn e zemrės, duke u paraqitur me kostume tė bukura arbėreshe - shqiptare, duke kėnduar kėngė arbėreshe me njė dashuri tė madhe e me emocione tė fuqishme, duke e pėrcjellė brez pas brezi folklorin dhe madhėshtinė e qenėsisė sė pastėr arbėreshe, duke ju rrahur zemra fuqishėm e me dashuri pėr atdheun, botės i kanė treguar se nuk shuhen e nuk treten kurrė, por do tė jenė pėrkrah vėllezėrve tė tyre shqiptarė, se ashtu i udhėheq zemra e gjaku i damarėve tė pėrbashkėt, se ashtu duan tė shkėlqejnė si vetė rrezet diellore nė dheun e Arbėrisė sonė tė pėrbashkėt.
Heroi ynė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu ėshtė shkėlqimi mė i fortė nė shpirtin e arbėreshit, nė jetėn e veprėn e tyre. Lidhjet e fuqishme emocionale me Arbėrinė, me shqiptarėt me lavdinė e heroizmin e epokės sė Skėnderbeut, ata i shfaqin kudo dhe kjo jua bėn zemrėn flakė tė dashurisė atdhetare. Kėto lidhje i shfaqin nė sytė, nė mimikėn e tyre, me flamurin tonė tė shenjtė kuq e zi, nė kostumet kombėtare, nė punėt e veprimet si dhe pėrkushtimin e tyre pėr tė mbijetuar me nder e faqebardhės, krenarė e tė pamposhtur nė shekuj, siē ishin tė parėt tanė arbėrorėt heroikė. Ata duan jo vetėm tė mbijetojnė, por edhe tė trashėgojnė kėto veti tė shenjta tek brezat e ardhshėm. Ata duan tė lidhen me ne sa mė shumė. Njė arbėresh nė Lezhė, me rastin e manifestimeve pėr nder tė fitores sė Skėnderbeut mbi ushtrinė otomane nė Krujė, na tha:

“Na jemi njė grup folklorikė ka Ungra, e kemi hare qė jemi kėtu me ju, e do tė kemi hare edhe pėr ju, nėse vini e na gjeni atje.”

Janė shumė emocionale dhe shumė shprehėse dėshirat e tyre, tė mallėngjejnė e tė krijojnė njėkohėsisht njė gjendje shumė tė mirė veprimi, pėr t`u pėrkushtuar, pa u ndalur nė lidhshmėrinė e trashėgiminė arbėreshe e shqiptare, duke mos harruar aspak se lidhjet tona duhet tė barten patjetėr edhe tek gjeneratat e reja, qė tė mos shuhemi e tretemi, po tė jemi tė lidhur vėllazėrisht, siē edhe jemi. Veprimet e tyre, fjalėt e tyre atdhetare kanė e do tė kenė fuqinė e admirimit e dashurisė vėllazėrore. Ja si shprehen disa:

“- A do tė vijė dita tė mblidhemi tė gjithė sė bashku nė Arbėrinė tonė, a do tė vijė dita tė bashkohemi?”

E kush nuk emocionohet nga kėto, e kush nuk i admiron kėta vėllezėr, pa mėdyshje nuk ka asgjė nė shpirt.
Arbėreshėt janė aq shumė tė lidhur me Heroin tonė Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, sa nuk mund tė ketė asnjė manifestim e tė mos kujtohet ai. Skėnderbeu jeton e nuk vdes kurrė nė zemrat arbėreshe.
Tė shprehurit e tyre, thirrjet e tyre nė festa e nė grumbullime e ndeja : “ Rroftė Skėnderbeu” dhe brohoritjet e tė gjithėve njėzėshėm : “Rroftė,rroftė, rroftė”, pėrbėjnė kulmin e krenarisė, tė kujtimit tė atij Moti Heroik tė Skėnderbeut, pėrbėjnė identifikimin mė tė pastėr e mė tė qartė me rrėnjėt e tyre, me neve, me tokat tona, me Arbėrinė e lashtė. Ata me kėtė tregojnė se janė gjallė, tė fortė, tregojnė se kanė jehonėn e asaj kohe, se kanė vullnetin e pėrkushtimin e bashkimit vėllazėror arbėresh-shqiptar.
Ata, kujtimin pėr Skėnderbeun e ēmojnė mė shumė se ēdo gjė, ai ėshtė edhe kryetrimi edhe heroi kombėtar edhe i shenjti edhe udhėrrėfyesi edhe mbrojtėsi ose prindi ynė, prindi i Arbėrisė, siē thonė arbėreshėt. Njė lidhje kaq e fuqishme emocionale, s`ka si tė mos i bėjė ata krenarė e natyrshėm edhe ēdo atdhedashės shqiptarė.
Ata tek figura e Skėnderbeut shohin fuqinė shpirtėrore, pėrkushtimin prindėror, ngazėllimin e dėshirave pėr tė jetėsuar ditėt e lavdisė arbėrore.
Ata shprehen e veprojnė duke ju pėrkushtuar qėllimeve tė bashkimit tė tėrėsishėm arbėror, ata sikur i thėrrasin nė ndihmė shpirtrat e etėrve gjatė shekujve pėr tė ringjallur Arbėrinė e lashtė, Arbėrinė e Skėnderbeut.
Tė pėrkujtojmė se ngulimet arbėreshe nė Itali, sipas tė dhėnave qė i publikon profesori i dialektologjisė nė Tiranė Gjovalin Shkurtaj, janė rreth dyqind mijė arbėresh, qė deklarohen si arbėreshė, njėqind mijė prej tyre akoma edhe sot e flasin arbėrishten, ndėrsa rreth njėqind mijė tė tjerė nuk e flasin arbėrishten, por janė tė vetėdijshėm se janė gjak arbėreshėsh.
Tė gjithė sė toku kėta dyqind mijė arbėreshė bėjnė pėrpjekje dhe veprojnė pa u ndalur pėr tė mbijetuar dallgėt e trysnisė globale, tė cilat, sidomos, mėrgatėn e kėrcėnojnė pėr ta shuar.
Ėshtė mbase interesat tė sjellim si shembull ndjenjėn e fuqishme pėr ruajtjen e gjakut arbėrorė kur arbėreshi thotė:
“Vashėn e dua arbėreshe, tė arbėresh gluhe e tė zakonshi ”

Arbėreshėt nė Itali vajtėn edhe nga veriu, por mė tė shumtit janė nga jugu, ashtu siē pati edhe nga Morea e vende tė tjera. Mbase ėshtė mirė tė sjellim disa tė dhėna nga gjuhėtari ynė mė i njohur, Eqrem Ēabej, nga ky shkencėtar i shquar e atdhedashės i madh: “ Si pėrfundim, prej nga janė dyndur arbėreshėt, pa hyrė nė hollėsira tė mėtejme, mund tė pranohet si gurrė kryesore Shqipėria e Jugore, kryesisht pjesa e bregdetit qė nga anėt e Vlorės e deri te anėt e Prevezės nė Ēamėri” (Histori gjuhėsore dhe strukturė dialektore e arbėrishtes sė Italisė. Botuar mė,1975)
Sipas tė dhėnave qė na i jep profesoreshė Linda Mėniku, arbėreshėt vajtėn nė Itali si refugjatė qė nga shek. 15 e deri nė shek. 18. Sė pari ata pėrmenden nė vitin 1437 nė zonėn e Marikės nė Ankona dhe Rekanati. Mė pas 1448 pėrmenden njė grup arbėreshėsh me nė krye Dhimitėr Verėn. Mbasi vdes mė 1458 Alfonsi i Aragonės, mbreti i Napolit, djali i tij Ferdinandi i kėrkon ndihmė ushtarake Skėnderbeut. Arbėrorėt duke qenė luftėtarė tė shkathėt dhe trima e tė suksesshėm dhanė njė ndihmesėn vendimtare dhe fitorja pashmangshėm ngadhėnjeu . Pas fitores nė ato luftime Skėnderbeun e falėnderojnė dhe i japin toka nė zonėn e Pulies, ku mė vonė njė pjesė madhe e Kastriotėve vendosen atje, sė bashku me shumė familje tė tjera arbėreshe. Por valėt e mėrgimit tė arbėreshėve drejt Kalabrisė dhe Sicilisė do tė shtoheshin pas vdekjes sė Skėnderbeut mė 1468.
Mė 1534 pas rėnies sė tokave tė fundit tė Venedikut nė More nė Peloponezin e sotėm tė Greqisė, gjeneral Andrea Doriaj e zhvendos njė pjesė tė mirė tė popullsisė arbėrore nga Morea drejt Italisė. Edhe nė vitin 1647 kemi zhvendosje tė popullsisė arbėreshe drejt Italisė. Po ashtu mė 1744 njė pjesė e popullatės arbėrore , njė numėr i madh prej tyre nga Piqerasi, rrethi i Sarandės, shkojnė nė drejtim tė Italisė, nė Brindisi de Montagna (Montanja)
Sa pėr sqarim mund tė themi se profesor Gjovalini shkruan te libri “Dialektet e shqipes” ribotim mė 2016 nė Tiranė, se arbėreshėt nė Greqi “ pjesa mė e madhe e tyre duhet tė jenė vendosur nga shekulli XI deri nė shekullin XV.”
Njė pjesė prej kėtyre arbėreshėve nga Morea mė vonė janė vendosur nė Itali. Prandaj kėnga “ Moj e bukura More “ ėshtė njė kėngė malli dhe dhembje shpirtėrore qė nėnkupton mėmėdheun - Arbėrinė.

Takime me vėllezėrit arbėresh, biseda dhe manifestime atdhetare nė Krujė, Lezhė e Shkodėr

“O zė i ngrohtė i vendit tim, o dritė e syve tė mi”
Drama ”Gjaku i arbėrit”

Nė Krujėn heroike, atė ditė tė 22 prillit, tė organizuar kishin dalė krutanėt, grupet folklorike, nxėnėsit e shkollave dhe qytetarėt e moshave tė ndryshme me tė cilėt u bashkuam natyrshėm. Aty kishte grupe folklorike nga jugu e veriu, nga treva tė ndryshme tė atdheut, si nga Kosova e nga viset shqiptare nėn Maqedoninė e Malin e Zi, por ajo qė qe mė e veēanta dhe mė gėzuara, qė pėrmblidhte kuptimin e manifestimit, kuptimin e njė hareje tė madhe, qe ardhja e stėrnipėrve dhe stėrmbesave e Heroit Tonė Kombėtarė Gjergj Kastrioti- Skėnderbeu, arbėreshėt tanė, vėllezėrit dhe motrat tona tė njė gjaku, tė njė gjuhe, ata qė nuk thyen, nuk u tretėn, por qėndruan ballėlartė, duke pasur tė shenjtė krenarinė e pėrbashkėsisė sonė arbėrore, tė cilėn e ruajnė tė ngrohtė nė shpirtin e zemrat e tyre. Pjesa mė madhe e tyre vinin pėr herė tė parė. Nė sytė, nė fytyrat e tyre tė ēelura, nė shkėlqimin e vėshtrimeve tė tyre, nė fjalėt dhe nė tėrėsinė e qenieve tė tyre lexohej qartė dashuria vėllazėrore, dashuria pėr tokėn e tė parėve. Nuk ishte vėshtirė pėr tė kuptuar vullkanin e emocioneve tė fuqishme, tė tė gjithėve, qė nė minutat e para kur po i shtrėngonim duart. Vetė veshjet kombėtare, vetė ēiltėrsia nė fytyra fliste shumė. Ka raste kur fjala nuk e ka forcėn shprehėse, kur ndjeshmėria njerėzore ėshtė e njė shkalle tė lartė, kur njeriu lidhet pazgjidhshmėrisht me damarėt e atdheut, me tokėn stėrgjyshore (tė tatė-mėdhenjve pjeq), siē janė tė lidhur tė gjithė atdhedashėsit, tė gjithė liridashėsit, tė gjithė ata qė kanė dhembje pėr ēdo gurė, pėr ēdo mal a fushė, pėr ēdo pėllėmbė tė atdheut, siē patėn dhembje arbėreshėt nė kohėn e Skėnderbeut dhe brezat e mė pasmė, deri tek arbėreshėt e tanishėm, tė cilėt e pohonin se kanė ardhur nė tokėn e tė parėve, qė duan me zjarrin e zemrave tė tyre, e qė po e prekin pėr herė. Por, shumė prej tyre nuk kishin folur nė publik, megjithėkėtė vetė qenia e tyre fliste, meqė njeriu edhe pa folur shfaq aq shumė dashuri njerėzore e atdhetare sa mund tė lexohet qartė kjo ndjeshmėri, kjo dashuri. Njerėzit me dinjitet kanė pėrkushtim dhe prirje tė natyrshme tė mbijetojnė nė shekuj. E arbėreshėt e kanė kėtė dinjitet e kanė kėtė forcė shpirtėrore, qė shfaqet nė organizimet e tyre, nė veprimet e tyre, duke ruajtur tė shenjtė gjakun e kulluar e traditat e etėrve arbėreshė.
Atė ditė tė bukur me diell qė prej Prishtinės, nė orėt e hershme tė mėngjesit tė 22 prillit po e pėrjetoja njė gėzim tė madh shpirtėror. Me aktorin e mirėnjohur, e atdhedashėsin e devotshėm Xhevat Limani njė natė mė parė u takuam te teatri: “Dodona”. Pas njė bisede tė kėndshme me tė, meqė gjithnjė ėshtė kėnaqėsi e veēantė takimi me tė, e lamė tė takoheshim herėt pėr t`u nisur pastaj sė bashku pėr nė Krujė. Kishte ardhur nga Amerika pėr tė shkuar nė Krujė, nė Lezhė, nė Shkodėr, pėr tė interpretuar pėr Skėnderbeun, pėr t`u takuar me motrat e vėllezėrit arbėreshė, krutanė, lezhjanė, shkodranė, prishtinas, gjirokastritė, vlonjatė, preshevarė jugorė e veriorė.
Xhevati mė kishte thėnė para njė muaji, se nga Kalabria do tė vinin vėllezėrit arbėreshė nė Krujė, prandaj isha shumė i gėzuar, qė do t`i takoja.
Xhevati pėrveē zėrit tė fuqishėm burrėror e harmonisė gjuhėsore e artistike, shqiptimit tė drejtė fjalėve nė gjuhėn letrare, aftėsisė tė pėrkryer tė interpretimit teatror, artistik, ka edhe njė pasuri tė madhe diturore, ka njė rrjedhshmėri logjike tė tė folurit nė ēdo rast dhe ka njė pėrkushtim atdhetar nė punėn, fjalėn e veprėn tij artistike e shoqėrore. Ai nuk tė lė tė mėrzitesh, sepse ėshtė i gatshėm kurdoherė pėr ta thėnė fjalėn e pasur e me vlera shumanshme.
Frėngova e Strugės e kėtij qyteti shqiptar dhe familja e tij e dashur e kishin ushqyer shpirtėrisht me dashurinė pėr atdheun e pėrbashkėt: Shqipėrinė e dashur, Arbėrinė e lashtė. Ai ėshtė veē tė tjerave ėshtė edhe themelues i teatrit shqiptar nė Amerikė.


Pranė pėrmendores sė Skėnderbeut ishin rreshtuar nxėnėsit e shkollave krutane, grupet folklorike dhe pjesėtarė tė shumtė tė trevave shqiptare dhe nė ballė tė tyre ishte aktori i madh Xhevat Limani, aty pranė ishte edhe aktori Pajazit Murtishi edhe ai kishte ardhur nga Amerika. Pajaziti e ka interpretuar nė mėnyrė tė shkėlqyer monodramėn: “Unė jam Adem Jashari” tė shkruar me njė pėrkushtim e dashuri tė madhe atdhetare nga shkrimtari Lebit Murtishi.
Xhevat Limani ishte veshur me rroba tė imituara porsi tė Skėnderbeut, nė kokė e kishte vėnė pėrkrenaren e nė brez e mbante shpatėn. Ai duke qenė njė aktor i pėrkushtuar e profesionist i shkėlqyer, kishte ditur tė pėrzgjidhte veshjen, por edhe tė merrte pozicione tė interpretimit artistik. Prandaj tė gjithėve ju bėnte pėrshtypje dhe pothuajse tė gjithė donin tė bėnin fotografi me tė. Papritmas afėr nesh erdhi njė gjirokastrit dhe filloi tė thėrriste: “Rroftė Arbėria”, “Rroftė Skėnderbeu”, Ai filloi tė kėndonte njė kėngė tė gjatė pėr Skėnderbeun, njė kėngė labe.
Duke dėgjuar kėngėn pėr Skėnderbeun qė po e kėndonte gjirokastriti Filp Bogaj , siē e ceka mė sipėr u dėgjua njė zė.
- Po vijnė arbėreshėt.
U radhitėn pritėsit, ata qė do tė uronin mirė se ardhjen arbėreshėve, nė krye, nė fillim Xhevat Limani, mė pas ne tė tjerėt. U bė njė rend i gjatė.
Ishte njė gėzim i madh edhe dita me diell e rreze tė shkėlqyera ia shtonte bukurinė asaj dite.
Po vinin arbėreshėt njė nga njė, nė krye tė tyre printe njė arbėresh me njė shtat tė gjatė e me njė vėshtrim shqiponje, krenar e me njė shkėlqim mallėngjimi nė fytyrė, me njė dashuri tė madhe pėr rrėnjėt e tij, pėr zanafillėn e tij, si shqiponja kur kthehet nė ēerdhen e saj, ishte njė stėrnip nga dera e Kastriotėve nga Heroi Ynė Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, dhe ai quhet Loris Kastrioti (Loris Castriota Skanderbegh), pranė tij vinte Fancesko Romeo, arbėresh nga katundi Ungra (Lungro) me njė pėrkrenare nė kokė, imitim i pėrkrenares sė Skėnderbeut, i veshur si njė princ Kastriot, mė pas motra e vėllezėr tė tjerė arbėreshė, nė mesin e tyre Anna Statigo, kėngėtare e mirėnjohur, pasardhėse e poetit tė shquar arbėresh Vinēenc Stratigo nga (ose ka) Ungra, siē thonė arbėreshėt, e po ashtu edhe Roza Karabone (Roza Carabone) si kryetare a udhėheqėse e shoqatės “Arbėria” ( Pro Loco Arbėria) sė bashku me sekretaren e kėsaj shoqate Saverina Bavasso, e cila edhe zotėron pėr bukuri tė shprehurit nė gjuhėn letrare a standarde shqipe. Gati tė tėrė i shin veshur me kostume kombėtare dhe disa me kostume artistike, disa tė tjerė me kostume otomane, si veshje, kuptohet, dramatike, sepse siē do tė shohim mė pas do tė kemi pjesė artistike, se si u mundėn ushtarėt otomanė. Djem e vajza tė reja arbėreshe si zogj shqiponjash, krahėlehtė, tė shkathėt, valltarė e kėngėtar tė shkėlqyer, qė pėrhapnin me tė tėrė arbėreshėt tė tjerė rrezatim, krenari, dashuri, hare tė madhe.
Takimet me ta ishin njėkohėsisht gėzim i pa-pėrshkruar, por herė - herė sikur vinin edhe dallgė gjėmimesh shekullore, dallgė dhimbjesh, sepse ata ishin shkėputur nga dheu i etėrve tė lashtė, megjithėkėtė, forca e gjallėrisė kishte ngadhėnjyer dhe ja aty u bėnė takime tė pėrmallshme dhe njė shfaqje shpirtėrore e vazhdimėsisė e trashėgimisė sė pėrbashkėt vėllazėrore arbėreshe e shqiptare.
Nė njė moment Xhevat Limani e hoqi nga koka e tij pėrkrenaren dhe ia vuri nė kokė Loris Kastriotit. Ai nė njė intervistė tha kėshtu:
- Kėto manifestime janė shumė tė bukura, sepse bashkohen dy grupe tė largėta, por qė lidhen nga gjaku. Nevojitet ta forcojmė kėtė vėllazėri qė e gjejmė mes nesh. Ka pasur nisma edhe mė parė pėr t`u takuar nga komunat tona atje me kėto kėtej, por tani duhet tė jenė lidhjet tona mė tė fuqishme, manifestimet duhet tė jenė tė pėrbashkėta qė tė pėrfshijnė mė shumė qytete e vende dhe tė bėhen kėto festime tė pėrvitshme. Shpresojmė tė na bashkėngjitet edhe qeveria shqiptare. Ne duam tė themi, se janė tė rėndėsishme festat si kjo e valleve, sepse kujton fitoren e fundit tė Skėnderbeut. Skėnderbeu ėshtė i rėndėsishėm jo vetėm pėr ne por edhe pėr tėrė Evropėn, meqė e mbrojti edhe atė.
Shkrepnin aparatet e bėheshin fotografi tė shumta e tė ndryshme, mė vonė Xhevati dhe Franēesko me pėrkrenare nė kokė, ishin nė ballė, kur edhe filloi kėnga e burrave krutanė, tė cilėt kėndonin jo vetėm me zė, por edhe me zemėr pėr Kryetrimin e Heroin Skėnderbe, mė vonė me ta u bashkuan kėngėtarė nga Ulqini e Struga, kėndoi edhe Pajazit Murtishi. Kėshtu jua uruam mirėseardhjen vėllezėrve arbėreshė. Pasi u brohorit disa herė: “Rroftė Skėnderbeu” u nisėm ngadalė e ngadalė nė drejtim tė tregut karakteristik e tradicional tė Krujės, pėr tė shkuar nė kėshtjellėn e Krujės, nė kėshtjellėn e Skėnderbeut.
Tė pėrkujtojmė, se nė prill tė vitit 1467 Skėnderbeu filloi luftėn kundėr Ballaban Pashės, nė tė cilėn u shqua heroizmi madhėshtor e shpirti ēlirimtar i ushtrisė arbėrore, kundėr ushtrisė osmane (turke) qė e mbante tė rrethuar Krujėn. Ushtria otomane u shpartallua dhe komandanti Ballaban Pasha u vra nė kėtė luftė. Lufta arbėrore me Skėnderbeun nė krye u kurorėzua me fitore tė madhe. Kruja tanimė ishte e lirė. Pėr nder tė kėsaj fitoreje arbėrore dhe pėr nder tė luftėtarėve trima e ēlirimtarė, gratė e vajzat arbėrore bėnė manifestime. Emblemat e kėtyre manifestimeve janė vallet. Kėto organizime dhe pėrkujtime bėhen pas festės sė pashkėve, tri ditė radhazi dhe bėhen rregullisht e pėr ēdo vit nė ngulimet arbėreshe nė Itali. Sivjet ato u bėnė nė Krujė, nė Lezhė, nė Shkodėr, nė Shėngjin dhe Durrės. Arbėreshėt nė ngulimet e tyre, ose siē thoshin ata, nė Arbėri, atje ku jetojnė nė Kalabri e Sicili, shpreheshin me emocione tė shumta, duke thėnė se kanė gėzim tė madh, kanė hare tė madhe, qė erdhėn nė tokėn e tė parėve, nė vendin e zanafillės sė tyre, e takohen me vėllezėrit e motrat e njė gjaku e njė gjuhe e tė zemrės sė pėrbashkėt arbėrore me dėshirėn e bashkimit dhe tė tė shprehurit me njė zė.
Duke ecur drejtim tė kėshtjellės sė Krujės takova kėngėtaren e mirėnjohur e me njė pėrvojė tė gjatė Anna Stratigo, sė bashku me dy arbėreshė tė rinj. Ajo mė thotė se kishte qenė nė Prishtinė dhe se kishte kėnduar kur ishte Seminari pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, mė pas mė thotė se nė Shqipėri kishin ardhur tė organizuar edhe nga shoqata: “ Arbėria”. Meqė unė isha i interesuar tė intervistoja arbėreshėt, Ana mė thotė se aty ishte edhe presidentja apo drejtuesja e shoqatės:
“Arbėria” dhe ajo quhet Rosa Carabone (Roza Karabone). Krutanėt po i shikonin me njė kureshtje e me dashuri, veshjet e bukura kombėtare tė arbėreshėve, natyrisht ju linin pėrshtypje tė mėdha, kishte nga ata qė edhe ju flisnin. Arbėreshėt dukeshin tė emocionuar. Nė njė kalė kishte hipur Xhevat Limani, ai po shfaqte pjesė artistike, njė arbėresh i veshur si ushtar turk iu afrua dhe Skėnderbeu(kuptohet aktori) e goditi me shpatė nė kokė dhe ushtari turk u shtri nė shesh. Kėshtu vazhdoi udha pėr nė kėshtjellė. Nė njė atmosferė tė gėzuar vazhdoi programi artistik me muzikė dhe pjesė artistike tė veēanta dhe tė bukura. Krutanėt e kishin ndezur atmosferėn me kėngė tė bukura tė pėrsosura artistikisht. Aty filluan tė hidheshin valle, u krijua njė atmosferė e hareshme, dorė mė dorė tė lidhur bashkė arbėreshėt dhe vėllezėrit e tyre nga treva tė ndryshme shqiptare hidhnin valle. Nė ndėrkohė derisa disa hidhnin valle, disa tė tjerė filluan tė bėnin disa skeēe dramatike, njė pjesė qenė tė veshur si ushtarė turq e pjesa tjetėr si ushtarė tė Skėnderbeut. Filloi njė dy lutim, qė simbolizonte fitoren e arbėrorėve mbi ushtarėt otomanė. Ishte shumė bukur, manifestime tė gjalla me plot shije artistike e me njė pėrmbajtje atdhetare qė simbolizonte fitore e bashkim.
Kjo natyrisht na la njė pėrshtypje tė paharruar dhe shumė vėshtirė ta paraqesim tėrėsinė e dhe ndėrthurjen e veprimtarive dhe emocioneve. Pėr njė pjesė tė shqiptarėve ishte hera parė qė i shikonin arbėreshėt, ashtu rrugėve, shesheve e vendeve historike duke festuar. Ndėrsa arbėreshėt festojnė rregullisht dhe gjithnjė me njė pėrkushtim e dashuri tė veēantė, duke pasur njė ēiltėrsi dhe njė harmoni veprimesh e ndjenjash atdhetare, njė mallėngjim qė jua ka mbajtur tė pashuar zjarrin e pėrkushtimit arbėror dhe identifikimit me Shqipėrinė me Arbėrinė e tė parėve tanė tė pėrbashkėt. Manifestime tė tilla flasin qartė, se kur njeriu do tė jetėsojė pasurinė shpirtėrore dhe qėndrueshmėrinė e admirueshme ia arrin qėllimit. Mė pas u kėnduan kėngė nga arbėreshėt dhe tė tjerėt , pastaj fjalėn e mori Xhevat Limani dhe tė gjithėve na ftoi tė futeshim nė muze pėr ta parė edhe muzeun, por edhe pėr ta vazhduar mė tej programin artistik.
Po ngjiteshim shkallėve pėr nė muze, u bė njė polifoni zėrash e njė pamje e bukur e grupeve tė ndryshme me veshje kombėtare e ngjyra tė bukura. Nė hyrje shkrepeshin aparatet, bėheshin filmime, fotografi. Nė ballė sfondi i Skėnderbeut, njė pikturė e madhe qė shfaqej, e cila simbolizon madhėshtinė e Motit tė Madh tė Heroit Kombėtar me trimat e tij. Njė grup polifonik po kėndonin kėngė atdhedashurie, mė pas kėnduan arbėreshėt, gra, burra, vajza e djem sy shqiponjash, qė kėndonin edhe kėngė tė vjetra, por edhe kėngė mė tė reja,disa tė krijuara nė Shqipėri, tė gjitha tė kėnduara e me ndjenja tė theksuara dashurie e malli pėr tokėn e tė parėve. Kėngė e brohoritje tė fuqishme:”Rroftė Skėnderbeu!”
Muzeu nė Krujė ka njė pamje madhėshtore qė ka vlera tė shumta arkitektonike, historike, artistike, shkencore, shoqėrore e ajo qė i pėrmbledh tė gjitha ėshtė vlera atdhetare me njė shkėlqim bukurie tė gjithanshme.
Pikturat e betejave dhe luftimeve janė madhėshtore, qė kanė vlera tė mėdha artistike e me larmi ngjyrash,tė kundruara me realizmin e motit historik tė Skėnderbeut, qė shfaqin shumė ndjenjė, shumė krenari, shumė heroizėm, tė punuara me njė mjeshtėri tė rrallė, me pėrkushtim e qė i flasin mirėfilli ēdo kohe. Hartat janė po ashtu madhėshtore qė shfaqin Arbėrinė e lashtė, tokėn pėr tė cilėn u bėnė luftime tė pėrgjakshme pėr t`u mbrojtur jo vetėm atėherė, por edhe mė vonė e deri nė ditėt tona.
Mė pas skulpturat e Skėnderbeut e trimave dhe bashkėluftėtarėve arbėreshė
realizuara prej skulptorėve tė nderuar shqiptarė.
Kudo shkreptinin aparatet, bėheshin fotografi, njė pamje qė mrekullonte, njė festė qė lė mbresa tė pashlyera nė memorie. Arbėreshėt shinin me interesim tė madh, tė emocionuar shumė, bėnin foto pranė pikturave e skulpturave tė Skėnderbeut, shpreheshin, kėndonin e ngazėlleheshin, dukej sikur pėrmallimin qė i kishte sfilitur e gėrryer me shekuj etėrit e tyre, donin ta shuanin stėrnipėrit dhe stėrmbesat e tyre.
Ata thoshin se ishin shumė tė emocionuar, por kjo edhe dukej qartė nė tė gjithė pamjen e tyre, nė sytė, nė tė folur, nė vėshtrimet e pėrmallshme, nė kėngėt e tyre, nė sjelljet e tyre pėrgjithshme.
Aktori Xhevat Limani interpretoi njė pjesė tė poemės “Skėnderbeu”, njė realizim i shkėlqyer artistik, njė interpretim shpirtėror, atij i fliste zemra, ndėrgjegjja atdhetare pėr bashkim, i mėshonte zėrit tė bashkimit shqiptar e arbėresh me fuqinė e shpirtit.
Mė pas recitoi edhe Pajazit Murtishi, pjesė tė poemės “Bagėti e bujqėsia” tė Naimit tonė tė madh, i cili sė bashku me vėllain e tij Sami Frashėrin i thoshin Jeronim de Radės, vėlla, ashtu siē ua kthente edhe ai nė komunikimet qė kishin me njėri – tjetrin.

Po zbrisnim ngadalė drejt tregut, shquheshin grupe njerėzish qė ndalonin tek shitėsit qė kishin gjėra tė ndryshme tradicionale, flamuj, orendi, skulptura tė bukura, qeleshe, plisa e veshje kombėtare, punime nga druri e guri e tė tjera. Nė njė lokal tė madh afėr tregut jepej njė darkė, aty filloi njė pjesė tjetėr e shfaqjeve artistike, kėndonin arbėreshėt, kėndonin edhe vėllezėrit e motrat e tyre shqiptare. U krijua njė atmosferė e kėndshme dhe gėzimi.
Tė nesėrmen pra vajtėm nė Lezhė dhe aty do tė shikonim, se sa madhėshtore e se sa e rėndėsishme ishte vizita qė i bėmė qytetit tė Lezhės e nė veēanti varrit tė Skėnderbeut. Aty flitej me njė ēiltėrsi tė madhe pėr takimin dhe pėrkujtimet e festimet pėr fitoren e madhe tė kohės sė Skėnderbeut.
Arbėreshėt erdhėn nė Lezhė, po zbrisnin nga autobusi, i pritėm nė hyrje, te sfondi i muzeut, aty ku paraqitet simboli i bashkimit tė princave arbėror. Bėmė edhe disa fotografi dhe vazhduam nė drejtim muzeut, aty filloi kėnga dhe manifestimet tė tjera. Ndėr tė tjera foli kryetari Noe Andreano tė Kazalveqit (Casallvechio) krahina e Foxhia, i cili ndėr tė tjera tha, po citoj siē ai tha arbėrisht:
- U jam kryetari i Kazalveqit. Ne jemi shumė tė ndendur ( d.m. th. tė kėnaqur, qė na u plotėsua dėshira), se sot dallandishat (dallėndyshet), qė shkovėn matanė detit erdhen te atdheu jonė, janė dallandishat qė vjen tė gjejnė vllezrat e jonė. Kur tė tjerėt bėjnė mur ne duam tė bėjmė urė.
Ndėrsa Saverina Bavasso e cila siē theksuam mė parė e zotėron pėr mrekulli gjuhėn letrare shqipe tha:
- Mirė se ju gjetėm tė gjithėve. Ne jemi nga Ungra ose Lungro nė Kalbri. Jemi kėtu me delegacion, qė edhe ne tė sjellim emrin e Skėnderbeut midis juve, sepse edhe ne nė Ungėr festojmė, pėr nder tė Skėnderbeut. Nuk e di nėse e keni parė, se edhe nė Ungėr ne bėjmė njė festė pėr nder tė Skėnderbeut. Ne kėshtu, kėtu u kėnaqėm, qė erdhėm tė festojmė sė bashku me juve, sepse mendojmė se shqiptarėt nė Shqipėri e kudo, por edhe jashtė atdheut gjithmonė janė njė, njė gjuhė, njė kulturė dhe njė zemėr. (Ajo natyrshėm edhe arbėreshėt i quajti shqiptarė.)
Xhevat Limani ndėr tė tjera tha:
- Nėse mė lejoni do t`ju them dy-tre fjalė, nė emėr tė qytetit tim Strugės, atje ku dymijė e tre a katėrqind vjet mė parė, lindi Iliri dhe Harmonia, dhe fluturuan bijtė e lirė tė shqiponjės qė Shqipėria tė jetė kryezonjė... I kam vėnė vetės njė detyrė shenjtė, qė tė pėrhap ngado qė do tė shkoj, idenė e madhe tė Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut, pėr njė gjuhė, njė flamur e njė komb, porosi kjo qė duhet ta ēojmė nė vend, qė Shqipėria tė mos shembet kurrė. Kjo natyrisht ėshtė edhe porosi gjyshėrve dhe etėrve tanė.
Ndėrsa njė arbėresh tjetėr u shpreh:
- Ne erdhėm kėtu nė mesin tuaj, nė mes tė vėllezėrve tanė, si nė shtėpinė tonė, se edhe ne e duam kėtė vend, meqė e ndjejmė se ėshtė edhe vendi ynė.
Mė pas e vizituam varrin e Skėnderbeut. Edhe aty u mbajtėn fjalime, bėheshin fotografi dhe kėndohej.
Kryetari Noe Andreano foli pėrsėri:
- Shumė i madh ėshtė flamuri ynė, shumė madhe ėshtė zemra jonė. Sot qė jemi me ju, ne duam tė bėjmė njė urė tė madhe, qė ne tė vijmė tek ju e ju tė vini tek ne. Ne kemi njė gjuhė njė gjak e njė zemėr.
Nė tė vėrtetė shumė shqiptarė e dinė italishten, por ėshtė shumė mirė ta ruajmė gjuhen shqipe. Pėr kėtė duhet tė punojnė institucionet, qeveria shqiptare.
Ne e shohim historinė kėtu tek ju. Duhet tė mėsojmė nga njėri- tjetri.
Ėshtė e rėndėsishme tė jemi tė bashkuar. Si ka thėnė Skėnderbeu: “Bashkimi bėn fuqinė” Kėshtu duhet tė jemi bashkė qė tė na njoh Evropa. Arbėreshėt duhet tė njihen nga UNESKO.
Ndėrsa njė arbėresh tjetėr tha:
- Unė jam arbėresh nga Pulia, vij pėr herė tė parė nė Shqipėri, jam shumė i emocionuar. Kam emocione tė mėdha, sepse pėr herė tė parė kam prekur tokėn e zanafillės sonė, jam njėkohėsisht shumė i gėzuar qė jemi bashkė kėtu me vėllezėrit shqiptarė.
Saverina Bavaso tha:
- Unė do tė flas si pėrfaqėsuese e Ungrės nė Kalabri. E vetmja gjė, mė e mira, qė mund tė bėjmė nė Shqipėrie, nė Arbėri ėshtė tė lidhemi bashkė shqiptarė e arbėreshė, tė kemi njė zė dhe kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr t`u mbrojtur, pėr tė mbrojtur kombin e vendin, se ne jemi tė njėjtė e duhet tė bashkohemi.
Faleminderit qė na keni pritur dhe shpresojmė tė vijmė prapė, se kėto janė tė paharruara.
Njė arbėresh tjetėr u shpreh:
- Na jemi njė grup muzikant ka Italia. Jemi arbėresh, shqiptari i shprishtė ka Italia. E kemi shumė hare se erdhėm kėtu e ju gjetėm ke shpija e juaj dhe kemi hare nėse vini edhe ju tė na gjeni neve. Rrini mirė tė gjithė! (qė do tė thotė mbetshi mirė, mirė-mbetshi)

Tek i dėgjoja arbėreshėt duke folur, isha futur nė botėn e emocioneve dhe tė njė krenarie, qė tė lidhė tė gjithė qenien me fijet e pashkėputura tė dėshirave tė mėdha pėr Shqipėrinė a Arbėrinė, siē thonė arbėreshėt, pėr ribashkimin e atdheut dhe tė gjithė shqiptarėve e arbėreshėve.
Pas pėrkujtimeve dhe nderimeve te varri i Skėnderbeut Ana Stratigo mė tha, se do tė mė njihte me presidenten e shoqatės “Arbėria” tė Lungros. Nga grupi i vajzave dhe grave qė shkėlqenin me rrobat e bukura popullore arbėreshe u shkėputėn dy veta, qė rrezatonin krenarisht pėrkatėsinė arbėreshe , ballėlarta e tė hareshme edhe pėr arsyen qė kishin ardhur nė tokėn e tė parėve, nė mes tė vėllezėrve e motrave shqiptare, pėr tė shfaqur bashkėrisht me tė tjerėt atė shpirtin e qėndresės heroike tė arbėreshėve, tė cilėt edhe pse tė shkėputur nga trungu i Arbėrisė sė lashtė e kishin krijuar njė Arbėri shpirtėrore nė ngulimet e tyre nė Itali, nė Kalabri e Sicili. Dhe aq shumė ishin tė kėndshme shprehjet e tyre: “Na jemi nga Arbėria” dhe “Punojmė pėr Arbėrinė” sa qė preknin ēdo fije tė shpirtit atdhedashės dhe njėkohėsisht tė ngjallnin emocione tė fuqishme e po aq natyrshėm shfaqej edhe njė respekt e dashuri vėllazėrore.
“Gjaku ngė bunet ujė”, - thotė njė shprehje arbėreshe, qė do tė thotė: “Gjaku nuk bėhet ujė”, shprehje edhe tek shqiptarėt, gjaku nuk humbet, gjaku arbėror na jep shpirt e dritė, na ndriēon mendjen e na forcon afėrsinė. Kėshtu natyrshėm filluan edhe intervistat, filluan pyetjet e mia qė ua bėra arbėreshėve

Bashkėbisedime

Pranė meje qenė Roza Karabone (italisht Roza Carabone) dhe Saverina Bavaso (italisht Saverina Bavasso) sė bashku me njė vėlla tjetėr arbėresh Franēesko Romeo. Pranė meje rrinte edhe nipi im Erblini.

Roza e flet arbėrishten rrjedhshėm e bukur, por Saveriana e flet edhe shqipen e sotme standarde shumė bukur, meqė edhe e ka studiuar gjuhėn shqipe nė Kozencė, te profesori arbėresh Franēesko Altimari. Ajo na u gjet e gatshme pėr tė na lehtėsuar bashkėbisedimin. Ne natyrshėm e kuptonim edhe tė shprehurit nė arbėrisht edhe pse ndonjė fjalė nuk e kuptonim, prandaj Saverina na lehtėsoi edhe komunikimin me arbėreshėt tė tjerė, por edhe vetė ajo u pėrgjigj nė disa pyetje.
- Ėshtė nder dhe gėzim i madh tė flasim sė bashku, - i thashė Rozės, - me vėllezėrit e motrat tona arbėreshe, sepse ju keni ruajtur me njė dashuri e pėrkushtim tė madh atė gjakun e pastėr arbėresh, ē`mund tė na thoni diēka mė shumė?
- Po ėshtė e vėrtetė, se ne atje nė katundet arbėreshe kemi bėrė pėrpjekje tė mėdha me tė gjitha mundėsitė tona shpirtėrore, materiale e shoqėrore tė ruajmė gjuhėn tonė arbėreshe, kulturėn, vallet, kėngėt, veshjet e traditat e mrekullueshme tė tė parėve tanė dhe ia kemi arritur tė jemi kėshtu origjinal e tė vijmė edhe kėtu nė mesin tuaj nė vendin e etėrve tanė tė dikurshėm dhe kemi shumė gėzim, sepse kjo na ka munguar shumė.
- Ju nga cili katund vini?
- Ne jemi nga Ungra (Lungro it.) nė Kalbri.
- Ju a jeni tė organizuar nė ndonjė shoqatė, nė ndonjė organizatė?
- Ne jemi tė organizuar, dhe kėtu kemi ardhur pasi kemi bėrė njė veprimtari organizative pėr tė festuar e pėr t`u gjendur nė mesin tuaj, nė mesin e vėllezėrve dhe motrave shqiptare.
- Shoqata e juaj si quhet?
- Shoqata jonė quhet: Pro Loco “Arbėria”. Ajo ėshtė themeluar nė vitin 1995 dhe ėshtė rinovuar nė vitin 2015. Pjesėtarėt e shoqatės mua mė kanė zgjedhur drejtuese a presidente tė kėsaj shoqate.
- Sa anėtarė ka shoqata “Arbėria” nė Ungra ?
- Ne bėhemi rreth 100 pjesėtarė tė kėsaj shoqate.
Pėr arsye tė manifestimeve, por edhe sepse Roza dhe Saverina do tė kėndonin, bashkėbisedimin e vazhduam nė Shkodėr.
Qyteti i i Shkodrės tė lė mbresa tė mėdha, janė bėrė ndryshime tė mėdha, qendra dhe pamja e qytetit, gjelbėrimi dhe bukuria e kėshtjellės e maleve e lumenjve e liqenit tė rrėmbejnė me bukuritė e pashoqe. Nė qendėr tė qytetit kishin dalė shkodranėt dhe shqiptarė tė tjerė nga trevat shqiptare nėn Malin e Zi, shqiptarė nga Presheva, Bujanoci nga Metvegja, nga Kosova e trevat tė tjera shqiptare.
Kėndonin e vallėzonin tė gjithė sė bashku. Dėgjoheshin brohoritje: “Rroftė Skėnderbeu”, “Rroftė Arbėria”, “Rroftė Shqipėria”, “Shqipėri e bashkuar” dhe pa humbur kohė brohorisnim “Roftė, rroftė, rroftė”. Ashtu nėpėrmes qytetit marshuam deri te kėshtjella: “Rozafa” Kėshtjella ėshtė madhėshtore nė njė gjendje tė mirė dhe atje u bė ndezja e zjarreve. Mė pas nė kėmbė arritėm deri te restoranti “Tradita gegė dhe toskė” Rr.”Edit Durham” nr. 4 Shkodėr, aty ku ishte edhe shtėpia e poetit atdhetar Filip Shiroka. Aty u dha njė darkė pėr nder tė vėllezėrve arbėreshė dhe natyrisht u dhanė edhe pjesė artistike muzikore dhe recitale. Natyrisht u bėnė biseda dhe intervista tė shumta, tė cilat fatkeqėsitė tė tėra nuk arrita t`i regjistroja.
Pas darkės i shoqėruar nga nipi im Erblini, i pamė Rozėn dhe Saverinėn, me tė cilat i vazhduam bashkėbisedimet tė cilat tė plota po jua sjell tani.
- Tė vazhdojmė bashkėbisedimin? - ju thashė dhe ato u treguan tė gatshme tė na pėrgjigjeshin.
- Shoqata e juaj organizon festime dhe pėrkujtime me karakter atdhetar e shoqėror, ē`mund tė na flisni mė shumė?
- Ne natyrisht jemi shumė tė lidhur shpirtėrisht me kulturėn arbėrore, prandaj bėjmė edhe manifestime tė shumta. Bėjmė pėrpjekje tė mėdha tė jemi vetvetja, prandaj ne duam tė jemi vetėm pamja jonė, tė ruajmė dhe tė vazhdojmė ashtu si brezat kaluar arbėreshė kulturėn tonė tė pastėr. Damarėt e gjakut tonė janė tė lidhur pazgjidhshmėrisht me gjuhėn arbėreshe, me datat historike arbėreshe me pėrkujtime dhe ne tė gjitha kėto i bėjmė me njė dashuri tė madhe edhe pėr Arbėrinė edhe pėr Heroin Tonė Kombėtar Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu, por edhe me ju kėtej, sepse edhe ju jeni gjaku ynė. Prandaj festat e pėrkujtimet tona lidhen me shpirtin e arbrit, qė rron e nuk shuhet. Ne mblidhemi disa herė gjatė vitit pėr tė festuar. Manifestime bėhen nė shkurt e nė gusht. Protogonistesti i kėtyre manifestimeve ėshtė Skėnderbeu. Kėngėt arbėreshe janė tė vjetra, por tė ruajtura me pastėrtinė e shpirtrave tanė, prandaj edhe i kėndojmė me pasion e dashuri tė madhe. Ne krahas kėngėve arbėreshe i kėndojmė edhe disa kėngė shqiptare, po me aq pasion dhe natyrisht me kėtė duam tė dėshmojmė lidhjet e fuqishme vėllazėrore me ju shqiptarėt.
- Ju a keni shkolla ku fėmijėt arbėreshė mund tė mėsojnė nė arbėrisht?
- Fatkeqėsisht ne nuk kemi shkolla, ku mund tė mėsohet nė arbėrishten tonė.
Nė pyetjen qė ia bėra Rozės, se si ėshtė organizuar shoqata e tyre, unė do tė bėj pėrpjekje sa mė me vėrtetėsi tė shkruaj fjalėt e saj nė arbėrisht.
- Prolocu inė ka di vjet. Jemi njėqind vetė qė shurbemi te katundi. Na jemi drejtues shtatė vetė. U jam presidentja, Saverina sekretarja. Anembanė vitit bėmi manifestime, kemi prezantime historike pėr Skėnderbeun, bėmi tė ngrėnit arbėresh nė gusht. Kėndojmė kalimeret pėr pashkė, bėjmi edhe kreshmit (Krishtlindjet) dhe merret njė pemė e digjet nė zjarr. Bėjmi javėn e madhe tė shenjtė, mblidhemi gjithė katundi.

Meqė Saverina e zotėron gjuhėn standarde shqipe pėr mrekulli, nuk patėm vėshtirėsi fare tė komunikonim me arbėreshėt edhe pse siē shihet edhe mė sipėr ne kuptohemi, por Saverina natyrisht na ndihmoi shumė, prandaj duke qenė, se shprehet natyrshėm dhe ėshtė e pajisur me njohuri tė shumta ia drejtova disa pyetje

- Ju jeni stėrnipėrit dhe stėrmbesat e arbėreshėve tė vjetėr ashtu si edhe ne kėtu dhe ne jemi shumė tė gėzuar, qė ju kemi nė mesin tonė, njėkohėsisht neve na lini pėrshtypje tė jashtėzakonshme, duke ju parė me kėto veshje kombėtare tė mrekullueshme, duke ju dėgjuar tek e flisni gjuhėn vjetėr arbėrore, ju lutem si keni arritur tė keni njė vazhdimėsi arbėreshe deri nė ditėt e kohės sonė?

- Edhe ne kemi njė gėzim tė madh qė erdhėm nė Shqipėri. Unė besoj se kemi pasur dy a tre veēori, tė cilat na dhanė mundėsi tė vazhdojmė tė flasim arbėrisht dhe tė kemi traditat tona. Njėra veēanti ėshtė pozicioni ku jemi vendosur, territori qė ėshtė nėpėr male. Njė veēanti tjetėr ėshtė se katundet arbėreshe janė afėr njėri me tjetrin dhe gjithashtu larg katundeve italiane. Kjo na ndihmoi t`i ruajmė traditat tona , tė flasim gjuhėn tonė dhe tė ruajmė kulturėn tonė. Pastaj priftėrinjtė edhe sot e kėsaj dite flasin arbėrisht dhe mbajnė meshėn nė gjuhėn tonė, sipas riteve ortodokse.
- Ju keni ardhur pėr herė tė parė nė Shqipėri, si ndjeheni nė mes vėllezėrve e motrave tuaja kėtu nė Shqipėri?
Domosdo, patjetėr ne ngjajmė edhe mėnyra e tė priturit edhe tė folurit me pėrzemėrsi edhe kuptimi gjuhėsor edhe respekti edhe mėnyra si ēelemi, themi ne andej, tregojnė pėr identitetin tonė tė pėrbashkėt dhe patjetėr jemi vėllezėr e motra me shqiptarėt.
- Gjergj Kastrioti- Skėnderbeu si pėr juve edhe pėr neve ėshtė Krye-heroi ynė kombėtar dhe kėshtjella e tij nė Krujė ka qenė madhėshtore, si u ndjetė kur e vizituat muzeun , kėshtjellėn e tij nė Krujė dhe varrin e tij nė Lezhė?
- Po janė emocione tė forta dhe kemi shumė gėzim, qė na u dha rasti pėr t`i parė kėto vende historike, tė shenjta, janė vende qė na mungojnė, janė histori qė i kemi ruajtur, por qė kėtu tani nė vendin e tė parėve, u takuam dhe po sjellim nė vėmendje e po festojmė sė bashku, sigurisht kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, shumė e madhe. Kėto janė shenja shumė tė mira, janė shenja historike, janė gjurmėt e porositė e Skėnderbeut.
- Roza mė tha pak mė pėrpara, se ju nuk keni shkolla, ku mund tė mėsohet nė arbėrisht, nė mungesė tė kėtyre shkollave ju sigurisht gjuhėn e mėmės- arbėrishten e flisni nė shtėpi e nė vende tė tjera.
- Po sigurisht po, ne arbėrisht flasim brez pas brezi, flasim pra edhe sot nė familjet tona, nė shtėpitė tona, kėshtu nga etėrit tanė e deri te fėmijėt kemi njė vazhdimėsi tė pasur gjuhėsore e kulturore arbėreshe.
- A keni organizata apo institucione pėr kulturėn dhe gjuhen arbėreshe?
- Po, po kemi. Shoqatat dhe organizatat tona janė aktive pėr t’i ruajtur vlerat tona arbėreshe. Shoqata jonė “Pro loko “Rroftė Arbėria” do tė dijė t`i ruajė vlerat tona, do t`i mbajė vlerat kulturore dhe historike tona. Edhe nė katunde tjera ka shoqata tė tilla. Shoqatat natyrisht kanė rol te rėndėsishėm nė jetėn tonė, sepse pėrmes tyre nxitet, qė tė ruhet edhe mė tej kultura dhe gjuha jonė.
- Si jeni tė organizuar dhe a organizoheni bashkė nė katunde tė tjera?
- Atė qė ne e bėjmė nga ana administruese, bashkitė ose komunat bashkohen me projekte nė festa dhe vetvetiu bashkohen arbėreshėt pėr tė kėnduar, vallėzuar dhe festuar. Kėshtu ne kemi njė pasuri tė madhe folklorike dhe ne mblidhemi pėr tė ruajtur kulturėn dhe gjuhėn dhe kėshtu veprojmė pėr Arbėrinė.
- Kur ju i bėni festat nė ēfarė kohe?
- Varet nga katundi nė katund. Pėr shembull ne nė Ungėr i bėjmė festat nė shkurt dhe nė verė, nė fshatrat tjera pėr njė maj, nė disa tė tjera pėr pashkėt etj. Festat lidhen me rėndėsinė qė kanė datat nė katund. Pėr gėzimin dhe pėr rėndėsinė e festės vijnė edhe arbėreshė nga katunde tė tjera, por edhe ne shkojmė kur ata kanė festa.
- Nė Ungėr fjala vjen a keni ju institute, siē ka pėr shembull nė Frasnita muze etnografik?
- Jo, jo, por ne kemi institute pėr historinė tonė.
- A mund tė keni edhe mė tej vazhdimėsi tė sigurt arbėrore?
- Po kjo varet edhe nga katundet, sa shumė janė tė lidhura me kulturėn, gjuhėn dhe festat arbėreshe. Pėr derisa ne flasim nė familje dhe jashtė saj gjuhėn arbėreshe, nuk ka asnjė rrezik, se do tė shuhemi, por nė ato katunde ku zbehet pėr ēdo ditė gjuha dhe kultura arbėrore patjetėr qė ka rrezik.
- Ku janė tė shtrira fshatrat arbėreshe?
- Janė pesėdhjetė katunde tė shtrira mė sė shumti rreth Kozencės, po ka edhe nė Sicili,nė Molizė dhe nė Pulia.
- Arbėreshėt janė katolikė apo ortodoksė?
- S’jemi ortodoksė, jemi katolikė, por me ritin ortodoks.
- Priftėrinjtė janė arbėreshė apo tė huaj?
- Mė tė shumtit janė arbėreshė.
- Nė mungesė tė shkollave ka mundėsi qė fėmijėt arbėreshė tė mėsojnė arbėrishten nė kishė?
- Po ka mundėsi tė mėsohet arbėrishtja, kur ka ndonjė projekt, por jo gjuha standarde shqipe, ajo mund tė mėsohet nė universitet.
- Po ju a keni pasur vėshtirėsi pėr tė mėsuar gjuhėn standarde shqipe?
- Jo jo absolutisht jo.
-
Dikush mė tha se kishte arbėreshė qė kishin ardhur nga Brazili. Po e kėrkoja ndonjė prej tyre. Se kush qe ai qė mė njohu me njė arbėresh qė quhet Augusto Vicchio, nuk e di, por atij ju afrova e pėrshėndeta dhe i thashė se kisha dėshirė tė bashkėbisedonim, ai pranoi me kėnaqėsi, prandaj ia bėra disa pyetje.
- Ju jeni arbėresh qė keni ardhur nga Brazili?
Saverina u gjend pranė nesh me njė arbėresh mė tė moshuar qė njihnin arbėrishten dhe shqipen standarde nė njė nivel mė tė lartė, ndaj na ndihmuan pėr tė pasur mė tė lehtė bashkėbisedimin me Auguston.
- Unė kam qenė nė Brazil, sė bashku me prindėrit e mi, por nė moshėn tre vjeēare mė kanė prurė ca arbėreshė tė tjerė nė Kalabri, meqė prindėrit atė kohė m`i vranė ca banditė tė atjeshėm. Po unė e di se nė Brazil janė rreth njėzet katunde, tė cilat janė tė populluara me puro arbėreshė. Ata kanė vetėm njė fjalė dhe thonė: “Na jemi gjaku shprishtė, gjaku arbėresh.”
- Po ti di gjė, se a janė tė organizuar arbėreshėt, a kanė shoqata?
- Unė nuk e di, por unė kam tridhjetė vjet qė jetoj nė Kalabri. Unė kam gėzim tė madh qė kam ardhur kėtu dhe them se kur jemi unik me ju tė tėrė bashkėrisht, jemi shumė tė fortė.
Natyrshėm mė vijnė nė mendje disa fjali tė shkėlqyera tė profesorit dialektolog Gjovalin Shkurtaj tek libri i tij: “Shpirti i arbrit rron” tė botuar nė Tiranė, nė vitin 1984. Ai ndėr tė tjera shkruan: “ ... njohja dhe studimi i kėtyre ngulimeve ka rėndėsi jo vetėm sepse ata kanė zanafillėn nga Shqipėria, por edhe pėr arsyen se arbėreshėt, nė disa epoka historike, ashtu si edhe sot qėndruan me mendje e me zemėr pranė nesh”
Ata gėzojnė kurdoherė kur gjenden pranė nesh, ashtu siē gėzojmė edhe ne dhe janė krenarė e jemi krenarė, se nė damarėt tanė qarkullon gjaku i pėrbashkėt arbėror dhe dashuria vėllazėrore.
Ata na thonė: “- Tė flasim me njė zė, tė kemi vetėm njė zė, atė tė bashkimit”,
“- Kur tė tjerėt na bėjnė mure, ne tė bėjmė, patjetėr, ura tė bashkimit vėllazėror.”
Arbėreshėt ndodhen nė njė gjendje tė vėshtirė qoftė ekonomikisht, qoftė edhe nė pikėpamje administrative, kur ėshtė fjala e shkollimit nė gjuhėn arbėrore, ndonėse italianėt nuk kanė shfaqur brutalitet dhe shtypje tė vrazhdėt, nuk jua kanė mohuar traditat, kulturėn dhe gjuhėn, por nuk i kanė pėrkrahur e nuk i kanė plotėsuar tė drejtat e arbėreshėve, siē i kanė tė plotėsuara fjala vjen grekėt apo rumunėt.

Ligji 482 i vitit 1999 pėrcakton qartė mbrojtjen e pakicave kombėtare dhe kulturave tė tyre.
Sipas kėtij ligji shteti italian ėshtė i obliguar qė t`i paguajė edhe mėsuesit shqiptarė arbėreshė qė tua mėsojnė fėmijėve arbėreshė gjuhėn arbėreshe pra shqipe. Por shteti italian nuk i paguan.
Ndėrsa studiuesi i njohur arbėresh Franēesko Solana thekson: “ ... i vetmi mjet pozitiv kundėr asimilimit dhe zhdukjes sonė nė detin e eliminimit italian qė na rrethon, ėshtė mėsimi i gjuhės shqipe: qė ēdo arbėresh tė bėhet njė dygjuhės i pėrsosur. Krahas gjuhės dhe kulturės italiane ai duhet tė zotėrojė nė masė e nivel tė barabartė edhe gjuhėn e kulturėn shqiptare. Marrė nga libri universitar “Dialektologjia” Tiranė 2000. Kjo porosi ėshtė mirė tė dėgjohet mirėfilli nga institucionet e dy shteteve tona shqiptare pėr t`i pėrkrahur vėllezėrit arbėreshė, sepse ata duan tė jenė tė lidhur pazgjidhshmėrisht me ne shqiptarėt me Shqipėrinė, ndaj pėrkrahja jonė atyre kurrė nuk duhet t`ju mungojė. Institucionet shqiptare ėshtė e udhės tė nxisin institucionet italiane pėr t`i plotėsuar tė drejtat e arbėreshėve atje edhe pėr shkollimin nė gjuhėn shqipe. Institucionet tona nuk e kanė problem qė tė marrin ēdo vit njė numėr tė caktuar arbėreshėsh t`i pėrgatisin si mėsues tė shqipes, tė kontribuojnė nė lidhjet e natyrshme kulturore kombėtare arbėreshe e shqiptare.

Isuf Ismaili
Prishtinė, 08.12.2017

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 89 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Xhevahiret e njė shpirti tė trazuar
E shtunė, 13 janar 2018 - 21:39
Pėrkitazi me librin poetik tė Kujtim Matelit, „Qetėsojmė shpirtin e trazuar“, EMAL, Tiranė 2017. Kujtim Matelin e kujtojmė qė moti, qoftė nga librat e ...
Dy poezi nga Xhevahir Cirongu
E merkurė, 10 janar 2018 - 00:25
.
Rrustem Geci - ANKTH PĖR ĒAMĖRINĖ
E hėnė, 08 janar 2018 - 22:17
.
TĖ FLASIM ME NJĖ ZĖ, TĖ KEMI VETĖM NJĖ ZĖ, AT...
E shtunė, 06 janar 2018 - 03:51
“Edhe dega, kur shkėputet nga trungu qan, bėrtet, bėn “ krrau” ... Po kėrcet edhe trungu, bir, qan bėrtet...” Drama: “ Gjaku i arbrit ” Fadil Kraja...
Magjia e vargjeve tė njė poeteshe “tė panjoh...
E premtė, 05 janar 2018 - 06:06
Para do kohėsh dhe pikėrisht mė 08 dhjetor 2017, poetesha e talentuar Armela Hysi, nė Portalin “Fjala e lirė”, kishte botuar njė artikull, me titull “Njė u...
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi