Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Top sekreti i Ramush Haradinajt me pazarin e UDB-së së Istogut – Ja edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Publikuar më 06 janar, 2018 në orën 19:26 ( ) Isa Mulaj | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ky shkrim u dedikohet të gjithë atyre qytetarëve të Istogut të cilëve u është dhunuar e drejta e votës, përballen me çnjerëzimin e dinjitetit të tyre, dhe shtypjen sistematike nga regjimi i UDB-së i cili udhëheq nga nëntoka përmes shqipfolësve në pushtetin qendror dhe lokal.

Armiku numër 1 në botë i Ramush Haradinajt për momentin është Gani Dreshaj ose kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti të cilën e udhëheq kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ramushi duket se është marrë vesh me LDK-në tërë kohën për t’ia futur ndërskamzën Ganiut dhe të mos e lejojë të bëhet kryetar i Istogut. Ju do të mendoni se është e pamundur Ramushi t’ia bëjë këtë njeriut të tij i cili i pagoi 70 000 euro për ta nxjerrë Ramushin nga kthetrat e Serbisë në Francë, por le të shikojmë se çka thonë ngjarjet nga realiteti.

Fillimisht, ju do të mendoni se Ramushi po e sakrifikon Ganiun për ta shpëtuar veten atje në Prishtinë përmes LDK-së, prandaj edhe ka bërë pazar me udbashët në Istog që vendi i kryetarit të Istogut në çfarëdo rrethane duhet t’i takoj Haki Rugovës, pavarësisht se a i fiton votat apo jo. Kjo tradhti e Ramushit kundër Gani Dreshajt është intensifikuar dukshëm sidomos kohëve të fundit kur Ramushi po mundohet të mbledhë mbështetje nga LDK për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale. Mirëpo, Isa Mustafa e ka bërë të qartë se pas Istogut tash shkojmë në Prishtinë për ta rrëzuar Ramushin, dhe ka gjasa që ashtu edhe do t’i del.
Gani Dreshaj i ka fituar dy herë zgjedhjet në Istog, por në të dyja rastet kanë qenë pazaret e Ramushit me kreun e UDB-së në LDK që të kontestohet fitorja. Herën e dytë ose më 19 nëntor 2017, Gani Dreshaj fitoj bindshëm me votat e diasporës, edhe pse disa vota dolën nga personat që ishin të vdekur. Këto vota ishin ilegale dhe këtë shumë shpejt ose automatikisht e kuptoj Haki Rugova sepse edhe vetë kishte porositur nga Serbia hiq më pak se 795 vota në raundin e parë. Edhe po të eliminoheshin diku 50 vota që u vërtetuan se janë ilegale në raundin e dytë, Ganiu përsëri do të fitonte bindshëm. Gjykata Supreme e kontrolluar nga LDK-ja ka mundur të dalë me vendimin për heqjen e sëcilës votë që nuk mund të vërtetohet, me çka Ganiu përsëri do të fitonte, por në vend të kësaj vendosi të përsëriten zgjedhjet më 17 dhjetor. Dhe çka ndodhi në mbrëmjen e 17 dhjetorit 2017?
Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ, Gani Dreshaj doli fitues dhe printe me 52 vota. Menjëherë filloj festa e simpatizantëve të tij në Istog. Mediat u interesuan të marrin një deklaratë nga Ganiu, dhe ky së pari tha: “Nuk do të lejoj që fitorja të më merret në tavolinë.” Se çka tha në atë moment nuk i bëri përshtypje asnjë simpatizanti të tij që po festonin, por ajo ishte fjalë kuptimin e së cilës votuesit e tij do ta kuptojnë më vonë. Ganiu nuk mbajti fjalim përballë simpatizantëve të tij që po festonin. Të gjithë thonin se është duke e pritur Ramushin. Prej momentit në moment pritej ardhja e Ramushit, sepse ky kishte qenë aktiv në thuajse secilën fushatë të Ganiut, deri edhe nëpër fshatrat e thella të Istogut me baltë. Ardhjen e Ramushit atë natë festive në Istog e besonin të gjithë. Ndërkohë, në zyrën e degës së LDK-së në Istog, ku ishin mbledhur kokat kryesore të LDK-së, mbretëroj një dëshpërim pas shpalljes së rezultateve të KQZ-së. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nxori telefonin dhe fliste me dikë. Gjersa me dorën e majtë e mbante telefonin në vesh, dorën e djathtë e kishte vënë në kokë, i mrrolur dhe me fytyrën pleh nga shqetësimi. Me kë ka biseduar nuk e dijmë. Mandej shpërthej ai skandali dhe kërcënimi i Afrim Alidemaj për 50 000 franga zvicerane, por nuk kishte rëndësi. Pas telefonatës së Isa Mustafës që shihet edhe në fotografi dhe video-xhirim, doli Armend Zemaj me njoftimin se “është bërë një gabim në KQZ gjatë numërimit dhe sigurisht se Haki Rugova është përpara.” Bravooo, brohoritën disa të pranishëm aty në zyrën e LDK-së, por pak kujt i bëri përshtypje sepse atë natë, udhëheqësia e LDK-së iku kokëulur nga Istogu. Simpatizantët e Ganiut vazhduan ta prisnin Ramushin në Istog deri në mesnatë, por kot. Ramushi nuk erdhi. A thua pse? Sepse ishte marrë vesh me LDK-në që Ganiut gjithsesi t’ia marrim fitoren në tavolinë, apo çka ishte në pyetje? Realisht, Ramushi duhej të ishte në gjendje të hyjë në zjarr për Ganiun ose njeriun që e nxori nga kthetrat serbe në Francë. Gjersa e tërë udhëheqësia e LDK-së e kishte rrethuar Haki Rugovën në Istog dhe shumica prej tyre ende janë të mendimit se edhe një dreq do të ishte më i mirë se Hakiu por u duhej vetëm fitorja e LDK-së e jo si Haki, Ramushi vendosi ta bojkotoj qëllimshëm Ganiun, që do të thotë se ishte kundër fitores së tij. Po që se ekziston ndonjë përgjim i telefonit të Ramushit me datën 17 dhjetor 2017 vetëm prej orës 20 – 22, do të dilte në shesh diçka shumë interesante. Më kë bisedoj ai në atë kohë, dhe me kë Isa Mustafa?
Të nësermën ose më 18 dhjetor, ndryshoj rezultati i zgjedhjeve dhe këtë e kumtoj Isa Mustafa nga Prishtina. Po të njëjtën ditë, nga gëzimi, tre fanatikë të LDK-së nga qendra e numrimit të votave postuan një fotografi me parullën “Gardianët e votave”, ku tregonin se si i kanë “ruajtur” votat gjatë tërë natës ndërmjet 17 dhe 18 dhjetorit, ose derisa të nesërmen doli rezultati në favor të Haki Rugovës. Kush janë ata tre gardianët e famshëm? Haki Zeqirja, vëllai i udbashit të vrarë Kosovë Zeqiraj i cili ishte shofer dhe truproje e Fadil Feratit (ish-kryetarit të K.K. të Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së). Kosova ishte vrasës i ushtarit më të mirë të UÇK-së, Mahir Lajçi në janar të vitit 2001 në Gjakovë. I dyti ose në mes ishte djali i Fadil Feratit, Ilir Ferati. I treti ishte Genc Ademaj, kushëri i ish-nënkryrtarit të K. K. të Istogut, Agim Ademaj. Vëllai i Agimit, Bashkimi, është kryetar i KKZ-së (Komisioni Komunal i Zgjedhjeve) në Istog. Përndryshe, Agimi dhe Bashkimi janë djemt e Ramë Tullës, udbashit më famëkeq që ka njohur ndonjëherë Kosova. Fotografinë e tre gardianëve e ka bërë njëri nga ta, respektivisht Genc Ademaj, kushëriri i Ramë Tullës. Iliri ose djali i Fadil Feratit shihet në fotografi duke biseduar në telefon. Me kë mendoni se ka qenë duke biseduar atë natë ose në të njëjtën kohë kur edhe Isa Mustafa bisedonte në telefon? Pse e bënë atë fotografi ashtu “gardianët e votave?” që në të ardhmen ajo të bëhet fotografi historike, dhe dëshmi se si ia siguruan Haki Rugovës fitoren duke e futur në përdorim “trenin bullgar.” E bënë sepse kanë merita të mëdha dhe u takon shpërblimi nga LDK. Ata nuk kanë dashur t’ia lejojnë këtë meritë tjetërkujt, dhe shumë lehtë ua mbyllin gojën: “Qe fakti, e ju thuani çka të doni.” Kjo mbase është vepër penale shumë e rëndë, por LDK jep garancion se nuk guxon të preket kush nga ata “gardianë të votave.” Këtë garancion e jep edhe Ramushi për llogaritë e tij të marra që nuk do t’i dalin ashtu siç po mendon ai, përkundër manipulimit të gjykatave dhe drejtësisë, dhe bindjen se është shkelur gjithçka me pazare ndërmjet tij dhe LDK-së. Si ndodhi ky manipulim dhe deri ku ka arritur?

Treshja e ajkës së UDB-së e cila me krenari vetë identifikohet si “gardianë të votave” në qendrën e ruajtjes së votave. Nga e majta në të djathtë: Genc Ademaj (kushëriri i Ramë Tullës), Ilir Ferati (i biri i Fadil Feratit), dhe Haki Zeqiraj (vëllai i udbashit vrasës Kosovë Zeqiraj).























AAK dorëzoj hiç më pak se 14 ankesa në PZAP për parregullsi dhe keqpërdorime në procesin zgjedhor të 17 dhjetorit. PZAP-i i hudhi poshtë 100%. Pastaj, të njëjtat ankesa u dorëzuan në Gjykatën Supreme të kontrolluar nga LDK-ja, çka dihejt se edhe këtu do të hidhen poshtë 100%. Gjatë tërë kësaj beteje për drejtësi Ramushi ka qenë i heshtur, e me gjasë më i lumturi pse po hedhen poshtë ankesat e bazuara edhe në fakte të parregullsisë në vota. Votuesit e Gani Dreshajt filluan të shprehin habi për anashkalimin e qëllimshëm nga Ramushi të kandidatit të tij për Istogun. Megjithatë, gjatë asaj kohe Ramushi ishte i zënë tjetërkah, duke i shkaktuar diskreditim të madh Gani Dreshajt, aq sa mundte dhe ku i jepej rasti. Fillimisht, vazhdoj ta rrisë numrin e zëvendës ministrave, e pas kësaj t’ua rrisë rrogat, por së pari e dyfishoj rrogën për veti. Gjatë kohës kur beteja e Gani Dreshajt për Istogun vazhdonte, Ramushi vendosë të ikë për pushime diku jashtë, dhe jo çdo kund jashtë, por në një hotel super të shtrenjtë në Zvicër të cilin e kishte refuzuar kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel me arsyetimin se është i shtrenjtë. Por Ramushi ka pare boll, e kancelarja e shkretë gjermane jo. Ajo duhet të mbroj interesat e shtetit më të populluar dhe ekonominë më të madhe të Evropës, e Ramushi duhet ta rrjepë vendin dhe popullin e tij më të varfër në Evropë për taraqillakun e tij në hotelet luksoze të Zvicrës. Në të njëjtën kohë, Ramushi zvogëlon shumën e bursave për studentë nga 900 në 500 euro. Dhe nuk ndalet vetëm me kaq. Mos i shkoftë mendja se edhe pensionet e pleqërisë nga 75 euro sa janë pa u rritur thuajse kurrë prej se shpërndahen, do t’i zbres në 40 euro. E pastaj do t’i hapet rruga për dyfishimin e numrit aktual tepër të lartë të zëvendës ministrave dhe e rritjen pagës së tij edhe për 100% në 100 ditët e ardhshme. Në anën tjetër, Gani Dreshaj jep nga kapitali tij për të varfërit dhe investon në infrastrukturën publike. Parimisht, askush nuk mund ta besoj se këto dy kontraste janë në një parti politike, madje është vështirë të besohet se mund të ndodhin brenda një vendi. Gjersa në Istog është vështirë të numërohen krimet dhe skandalet në sektorin e arsimit, Ramushi e ka problem ta dijë se sa zëvendës ministra të arsimit i ka. Ministri i tij i arsimit, Shyqyri Bytyqi, i thotë se janë katër zëvendësa të tij. Ramushit i duken ende pak.
Pykën në KQZ dhe PZAP duket se e ka futur Ramushi kundër Gani Dreshaj, ose së paku është pajtuar që LDK-ja që ta bëjë një gjë të tillë. Prandaj edhe kishte refuzime arbitrare dhe të qind për qindta të ankesave të AAK-së nga Istogu për kandidatin e saj. Pas refuzimit nga Gjykata Supreme, Gani Dreshaj e dërgon lëndën në Gjykatën Kushtetuese, me një ankesë që paraqet shkelje të rëndë të Kushtetutës – mohimin e votave të qytetarëve që i kishin 18 vjet, kanë votuar, por KQZ nuk i ka përfshirë në listat e votuesve. A ka “pyka” edhe në Gjykatën Kushtetuese nga politika? Mund të ketë. Dolën në skenë thashethemet se Ramushi dhe Ganiu nuk kanë bërë zë për refuzimet e ankesave nga PZAP dhe Gjykata Supreme, sepse kanë vendosur t’ia lëjnë Gjykatës Kushtetuese, e kur të vendosë kjo, atëherë s’ka të drejtë ankese LDK-ja, pra është përfundimtare. Kjo duket një teori e mirë konspiracioni, deri-diku e besueshme nga shumica dërrmuese e popullsisë që janë të bindur (me arsye të forta) se çështja e drejtësisë është pazar politik, e kurrsesi drejtësi. Pavarësisht këtyre bindjeve të forta sepse edhe përvoja nga KQZ, PZAP dhe Gjykata Supreme deri më tani e ka vërtetuar këtë, të shohim se cilat janë gjasat për pazare apo drejtësi nga Gjykata Kushtetuese.
Gani Dreshaj e ka dorëzuar lëndën në Gjykatën Kushtetuese pas festës së vitit të ri, më 3 janar 2018, përmes avokatit Arianit Koci. Kush është ky? Është njëri prej avokatëve më të fortë që ka Kosova. Ky ishte avokati që e mbronte Ramushin në Francë. Tani, varet nëse në Gjykatën Kushtetuese Arianiti do ta mbroj përsëri Ramushin, që do të thotë konfirmin i pazarit me LDK-në se Haki Rugova duhet të jetë kryetar i Istogut, apo drejtësisë që mund ta rrëzoj Hakiun dhe në vend të tij ta sjellë Ganiun. Gjykata Kushtetuese si institucioni më i lartë ka fuqi ta rrëzoj edhe kryetarin e shtetit. U kujtohet se si Behgjet Pacolli ishte zgjedhur kryetar i Republikës së Kosovës më 22 shkurt 2011, por Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar më 4 prill? Kur e rrëzon edhe kryetarin e shtetit, pse nuk mundet, me dëshmi, edhe kryetarin e një komune të vogël nëse ka shkelje të Kushtetutës? Me këtë pajtoheni edhe ju, por dyshoni te këto “pykat” që po i fusin të mëdhenjtë në gjykata. Le të shohim vendimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese.
I pari mund të jetë i ngjashëm me atë të PZAP-it dhe të Gjykatës Supreme, pra refuzimi, çka do të shkaktoj pakënaqësi të skajshme jo vetëm tek votuesit e Gani Dreshajt, por edhe nëpër Kosovë, sepse krijohet bindja se qytetarin nuk e mbron as institucioni dhe akti me i lartë juridik i shtetit. Për pasojë, pjesëmarrja në votimet e ardhshme do të jetë tepër e ultë, dhe shumicës së qytetarëve u mbetet vetëm të ikin nga Kosova dhe nga vetë emri i saj. Vendimi i dytë, që ka më shumë gjasa të sillet, është që t’i kërkohet KQZ-së numërimi i votave të mbetura dhe përfshierja e tyre në rezultatin përfundimtar. Mund të sillet edhe vendim tjetër ose të tjera, por po ndalemi tek ky vendimi i dytë dhe të paramendojmë se çka mund të ndodhë. Sipas avokatit Arianit Koci, ekzistojnë së paku 52 vota të panumëruara. AAK deri në atë kohë pretendonte se ishin 56 gjithsej, prej të cilave jepte dy versione se kuj i takojnë: i pari, 45 vota ishin për Ganiun, ndërsa në versionin e dytë të mëvonshëm ishin 37. Në të dy versionet, fitues del Gani Dreshaj pasi Haki Rugova ka një epërsi prej 14 votave. Në të parin ose me 56 vota: Hakiu 19+11=30 vota, ose 15 më pak se 45 të Ganiut. Në të dytin ose me 52 vota: Hakiu 19+15=33 ose 4 vota më pak se 37 të Gani Dreshaj. Kontrolli i këtyre votave është bërë në bazë të listës së votuesve dhe ka qenë e ditur se shumica e tyre kanë votuar për Ganiun. Ata ishin kryesisht studentë, sportistë ose kategori që më së shumti identifikohej me programin e premtimit të Ganiut për ta (kthimi i Istogut në superligën e futbollit të Kosovës, ndërtimi i konviktit të studentëve në Prishtinë, etj.). Vetëm fëmijët e udbashëve kanë votuar për Haki Rugovën.
Edhe pse nuk dihet ende se a do të jenë 52 apo më shumë numri i votave, me datën 5 janar 2018, Haki Rugova e bënë betimin si kryetar i Istogut, të cilin e kishte bojkotuar opozita ose partitë në koalicion me Gani Dreshajn. Hakiu e dinte mirë se ende nuk ka përfunduar kontesti derisa të sjellë vendim Gjykata Kushtetuese, por para se ta bëjë betimin, ndodhën disa lëvizje të dyshimta. Me t’u kthyer nga Zvicra, Ramushi i ofrohet LDK-së për ndihmë në shfuqizimin e Gjykatës Speciale. LDK natyrisht se i kërkon koncesione Ramushit, e kërkesa e parë e saj është pazari me Istogun nga i cili Gani Dreshaj duhet të heqë dorë për t’ia lënë Haki Rugovës. Ramushi pajtohet ta shesë jo vetëm Istogun por tërë Kosovën për lëkurën e tij, pavarësisht se menjëherë pas manipulimit të rezultatit zgjedhor në Istog, Isa Mustafa ishte shprehur se pas Istogut tash po shkojmë ta largojmë Ramushin nga Qeveria. Ramushi në qeveri edhe ashtu po sillet sikur të ketë një marrëveshje me ta për plaçkitjen e shpejtë dhe sistematike të shtetit. Nëse Ramushi dhe LDK nuk mund të ndikojnë drejtpërdrejtë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, atëherë ka gjasa që ata të fusin pykën (nëse nuk e kanë futur deri më tani dhe është bërë punë e kryer) për t’ia vjedhur fitoren Gani Dreshajt edhe me këto votat e panumëruara dhe të papërfshira në rezultat. Në skenarin e vendimit që është më i mundur nga Gjykata, i cili do ta detyronte KQZ-në t’i numëroj votat e mbetura dhe t’i përfshijë ato në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, “gardianët në qendrën e ruajtjes së votave” e fusin edhe një “tren bullgar”, ashtu siç e futën ndërmjet natës së 17 dhe 18 dhjetorit. Kësaj radhe e kanë edhe bekimin e Ramushit. Me këtë synohet t’i hidhet pluhur syve publikut se edhe Gjykata Kushtetuese e konfirmon fitoren e Haki Rugovës. Armend Zemaj nuk do ta akuzoj më kurrë Ramushin ose grupin e tij për vrasjen e Tahir Zemajt. Në anën tjetër, pedofilët dhe kriminelët e UDB-së do të vazhdojnë t’ua thithin gjakun me pambuk shumicës së qytetarëve të Istogut, sepse me këtë është pajtuar edhe Ramushi si kryeministër dhe ushtria e tij prej zëvendës ministrave. Në rastin e mrekullisë, do të fitonte Gani Dreshaj, dhe për këtë fitore më i dëshpëruari do të jetë Ramushi, e jo Haki Rugova. A e dini pse? Sepse LDK-ja do t’i orientojë tërë kapacitetet në Prishtinë, për rrëzimin e Qeverisë.
Të presim se çfarë do të sjellë Gjykata Kushtetuese dhe si do të ndikoj në rezultatin përfundimtar. Haki Rugova duket se nuk e ka bërë betimin pa izën e dikujt, edhe pse e ka ditur se më mirë do të ishte që këtë ta bënte vetëm pas disa ditësh ose pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese. Se a ka marrë konfirmim për shkeljen edhe të variantin të vetëm i cili ia rrezikonte drejtpërdrejtë pozitën (futjen e “trenit bullgar” në votat e injoruara nga KQZ-ja), kjo do të del në shesh menjëherë brenda ditëve pas betimit të tij ose vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe situatës së krijuar në KQZ nga “gardianët e votave.”

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 5,545 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi