Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gjykata speciale dhe lufta speciale e sërbisë ndaj shqiptarëve
Publikuar më 07 janar, 2018 në orën 20:06 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjykata speciale dhe lufta speciale e sërbisë ndaj shqiptarëve, sipas parimit :
"Hyp se të vrava zhdryp se të mbyta ".

Të gjitha zhvillimet e pasluftës në Kosovë, përfshirë edhe zhvillimet aktuale për shfuçizimin e "gjykatës speciale", janë EKSPERIMENT ndërkombëtar në përkrahje të luftës speciale serbe për zhbërjen e qenjës shqiptare!

Qëllimet kryesore strategjike serbe janë arritur, shumë të tjera kan hyrë në rrugë njëkahëshe arritjesh qysh me themelimin e " gjykatës speciale" dhe më parë, andaj me sa shihet edhe " zhbërja" e saj, është po në funksion të kësaj lufte speciale serbe dhe përmbyllje e suksesshme e eksperimentimit ndërkombëtar në Kosovë dhe më gjerë ndër shqiptarët.

Duhet të kuptohet se qëllimi kryesor i " gjykatës speciale" nuk është denimi i disa personave ( kushdo qofshin), të cilët kan luftuar për ta mbrojtur popullin dhe vendin e vet nga okupatori serb, që ashtu si është formuar kjo " gjykatë", me gjithçka të fshehtë, mundet ta dënoj kënd të dojë.
Qëllimi kryesor, ka qenë dhe mbetet presioni mbi ata që mbajnë pozita politike (me kërcënimin e dënimit nga kjo gjykatë), që mes tyre, serbia të realizoj qëllime të mëdha strategjike dhe afatgjata ndaj shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti.
Me një fjalë, " gjykata speciale", është një komponent shumë i fuqishëm i luftës speciale serbe ndaj shqiptarëve, andaj vetë " baza" mbi të cilën ajo u themelua, i arrijti këto synime të mëdha serbe:

• U nisë nga" shtëpia e verdhë " në Shqipëri, me Lulzim Bashën udhërrëfyes, që shqiptarët të njollosën si komb.
• U zgjodh një diplomat i huaj (Dick -Marti), që nisma të jetë jo serbe dhe si e tillë e besueshme.
• U themelua si gjykatë ndërkombëtare me insistim dhe për interesa të sërbisë, në një vend anonim, me trup gjykues, prokuror, avokat, gjykatës, dëshmitar,..., dhe gjithçka anonime, që të mos thuhet se është serbe.
• U kërkua me çdo kusht që gjykata të themelohet nga vetë shqiptarët, që don të thotë se vetë shqiptarët po e pranojnë se UÇK ka bërë krime monstruoze, dhe po themelojnë gjykatë speciale me karakter ndërkombëtar, që ti zbardh dhe ti gjykojë ato !
• Gjykata të ketë afat të pakufizuar kohorë, që efektet e luftës speciale të jenë afatgjata.

Lajmi mori dhenë, u përhap me të madhe nga serbia dhe miqtë e saj, duke bërë që serbia përfitimet kryesore ti arrijë qysh ditën e themelimit të sajë, dhe rruga e suksesit të kësaj gjykate për serbinë, të jetë e gjatë,..., aq sa i nevojitet asaj, pa pasur mundësi themeluesi i saj( shqiptarët), që ti zhbëjnë vendimet e saj.

Sukseset e pasthemelimit;
1. Politika shqiptare në tërësi, të zënë peng nga paaftësia për tu përballuar me luftën speciale serbe, të zënë peng nga bëmat e tyre kundërkombëtare, afera të ndryshme etj, të cilat serbia ua njeh mirë (sepse jo pak " politikaj" shqiptar në këtë politikë, ishin dhe janë zgjedhje serbe), u shantazhuan dhe u servilizuan edhe më tepër, duke mos patur guximin që të kundërshtojnë gjë që është interes serbian, por të punojnë haptas për interesa serbe.

2. Plani i kahmotshëm strategjik sërb për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët, dhe jo vetëm të saj por të mbarë hapsirës gjeografike shqiptare, po vazhdon si kurrë më parë, kjo me shtysë të politikës shqiptare në tërësi, e cila nuk ka guxim që ta përmend e mos të flasim ta ndaloj boshatisjen e atëdheut.

Ka parë, apo ka dëgjuar ndokush ndonjë politikan shqiptarë, të flas, shkruaj për këtë dukuri shfarosëse kombëtare, apo parlamentet kukulla shqiptare të debatojnë për këtë.

3. Shitja dhe tjetërsimi i pasurive kombëtare mu nga këto politika e ka arrijtur pothuajse fundin.

4. Mbi bazën e kësaj " gjykate speciale", shqiptarët me dorë të vetë, ja morën të drejtën vetit që të formojnë USHTRI të Kosovës, pa lejen e serbisë !

Si munden të formojnë ushtri të re shqiptarët, kur për ushtrinë që kishim, serbisë ja dhamë të drejtën e gjykimit dhe vlerësimit dhe tani duhet ta presim "MËSHIRËN" e saj, që ajo të na thotë: formojeni ushtrinë !!!

5. Pa ushtri nuk ka shtet, pa shtet nuk ka ushtri

Kush nuk kupton, se vetëm këta element të përmendur në këto 5 pika, pa i llogaritur shumë të tjerë ( enklavizimi, asociacioni, demarkacioni etj, punë të kryera tashmë pavarsishtë zhurmës që bëhet gjoja për shpëtim ), janë tepër të mjaftueshëm për interesa strategjike të serbise ndaj nesh, po aq sa janë të mjaftueshëm për shpërbërjren dhe zhdukjen tonë që ska të ndalur, nuk ka kuptuar gjë lidhur me këto zhvillime.

Përball këtyre arritjeve strategjike serbe, denimet personale që mund të bëjë kjo apo secila gjykatë tjetër serbe, pak rëndësi kan për serbinë.
Pas këtyre arritjeve vendimtare serbe, pason hapi tjetër po aq strategjikë " shfuqizimi i gjykatës speciale"
Eshte " interesant" se mu ata që e kan përkrahur dhe votuar gjykatën speciale, kerkojne tani heqjen e saj !
Të njejtit dhe serbia dalin të fituar në te dy rastet, po aq sa del i humbur populli shqiptar.
Me rastin e aprovimit të " gjykatës speciale" këta të njëjtit, ishin të urdhëruar nga serbia & Co, dhe morën poena (+) për angazhimin.

Tani ku kërkojnë sa për sy e faqe ta shfuçizojnë " gjykatën speciale", logjika thotë se këtë e bëjnë me sygjerim ( dritë jeshile) të dikujtë, tani marin poena (+) msheftas nga punëdhënësi nga i cili njëkohësishtë marin çortim të fortë publikë me rrezikim për sanksione ( hapa prapakthyes), dhe gjithashtur marin poena (+) nga populli për patriotizëm !

Si ka mundësi, nga pozita tradhëtie për të njëjtën gjë dje, të dilet në pozita heroizmi sot, pa pasuar kurfar vetëpërgjegjësie, që të paktën pasohet me dorëheqje?
Kjo vetëm te ne shitet!
Jo se aprovimi për" gjykatën speciale" nuk duhet të hiqet,
Ajo nuk është dashur kurrsesi të aprovohet nga shqiptarët, por edhe tani duhet të hedhet në BËRLLOG si aprovim nga shqiptarët (të tjerët le ta bëjnë), shqiptarët janë përgjegjës për bëmat e veta e jo të të tjerëve.

Po ku keni parë dhe dëgjuar ju o shqiptar, se një POPULL ja lejon pushtuesit me vendim parlamenti gjykimin e ushtrisë së vetë çlirimtare ? !

A e din dikush vetëm një rast, që një serb u dënua nga ndonjë gjykatë shqiptare dje dhe sot, mbi nje shekull robëri, për gjenocidin e pandërprerë serb mbi shqiptarët, e mos të flasim për lejimin nga serbia të themelimit të një gjykate speciale të inicuar nga shqiptarët për hulumtimin e krimeve të sajë të njohura botërishtë!

Por pyetja është:
Pse tani nisma nga të njëjtit për shfuçizimin e " gjykatës speciale"?
Logjika është nëna e gjykimit,
Andaj, nuk mundet të thotë njeri se ata që vazhdimisht i shërbyen serbisë, e kurr popullit dhe vendit të vetë, të kenë ndryshuar për 180 ° qëndrim në dëm të serbisë dhe në interes të popullit, pa i'u munguar as një gram pushteti që ua garanton serbia, të paktën mes listës serbe!

Nuk është e rëndësishme vetëm të kryhet një punë sa është e rëndësishme se nga kush kryhet ajo, andaj me mjeshtri speciale, dalngadalë, u zgjodhën ta përfundojnë eksperimentin mu ata të krahut të luftës kundër të cilëve edhe u fillua eksperimentimi, por dhe disa të emërtuar si të krahut të luftës, me qëllim që i gjithë MALLKIMI i POPULLIT që se kupton " LOJËN ", të bjerë mbi UÇK!.

Të tjerët, të përkdhelurit e serbisë dhe të ndërkombëtarëve, të cilët pas përfundimit të lojës i pret vazhdimi haptasi i miqësisë së vjetër me serbinë ( pacifistë), që e luftuan UÇK aq sa serbia, tani rrinë paksa anash dhe janë kundë heqjes së gjykatës speciale se " nuk prishemi me miqtë ndërkombëtar" thonë., por në fakt të dy palët janë pjesmarrës loje ( xhokera), me role të kundërta, por të dy palët në dëm të popullit.
Dihet që Kosova (me 17 shkurt po bëhen 10 vite), është shpallur " shtet" me emrin ndërkombëtar "Kosovo" emërtim serb, sipas paketës serbe të ahtisaarit ( dushk për gogla).

Këto 10 vite kan treguar se " Kosovo", nuk e ka ushtruar asnjë funksion të vetëm shtetror!
Nëse po, cilin ?

Ajo nuk vendos gjë për vehten e saj,
• Nuk vendos për teritorin, ska teritor të definuar
• Nuk vendosë për mbrojtjen, ska ushtri, e formon vetëm nëse ja LEJON Serbia
• Nuk vendosë për zhvillimin me bazë industrinë dhe pasuritë natyrore të saj, për të cilat " vendosë" vetëm kur i ipen dikujt të huaj sikurse Nikeli, Aeroporti, " kosova e re " para ca kohësh etj.
• Nuk vendosë për historinë, kulturën, traditën, simbolet kombëtare, dokumentacionin etj, nëse këto nuk janë në përputhje të plotë me interesat serbe.

Cili shtet që është shtet i mirëfilltë, nuk vendos për këto elemente që i cekëm dhe shumë të tjera ?!

Derisa Kosova për mendjet e shumë shqiptarëve mendohet se është shtet vetëm se para disa vitesh po të thuhej Kosova republikë, pasohej me vite burg, për të huajt dhe ata që Kosovën e njohën vetëm si KOSOVO - sipas ahtisaarit (Hofbauer, Hannes: Experiment Kosovo. Die Rückkehr des Kolonalismus), eksperimenti Kosovë ka pasur sukses, dhe ka ardhur koha që shqiptarët ta paguajnë edhe çmimin e eksperimentimit, duke u ngarkuar me " FAJIN" se e prishën marëveshjen me ndërkombëtarët, dhe tani do të pasojnë tërheqjet e njohjeve të të PANJOHURËS!

Dhe kësht do të fitojnë prapë të gjithë:
• Serbia KOSOVON dhe shqiptarinë- Jugoserbia e tretë
• Të huajt suksesin e eksperimentimit
• " Politikajt tanë", pozita udhëheqëse nenë serbi dhe besimin e popullit për patriotizëm
• Populli si gjithëherë; rrenën, mashtrimin, ikjen nga atëdheu, ZHDUKJEN dhe ASIMILIMIN.

Abdullah Begolli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 654 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi