Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FASHIZËM KULMOR ANTISHQIPTAR I BE!
Publikuar më 11 janar, 2018 në orën 05:59 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vëzhgues të paanshëm dhe të vëmendshëm të sjelljeve e vetësjelljeve kryeneçe antishqiptare të BE-së dhe aleatëve të Serbisë, po e shohin, tashmë, lakuriq, “fytyrën” antishqiptare të udhëheqësve vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë, në garë për t’u dukur e për të vepruar secili më antishqiptar se tjetri!...

Konstatimin tonë e vërteton trysnia e BE-së dhe ajo ndërkombëtare, këto ditë, për Gjykatën Speciale dhe jo vetëm, e cila, ekskluzivixht dhe qëllimshëm, është themeluar për hulumtimin e “krimeve të UÇK-së”, sipas direktivave “patriotike” e “shqiptare” të Komisionit të LDK-së, i themeluar për hulumtimin e “krimeve” të luftës së UÇK-së, dhe, i dirigjuar nga “Presidenti” histo(e)rik i “Republikës së Kosovës”(Bah!)

Fashizmi është forma më e egër e diktaturës, e shtypjes së popujve të vegjël që përpiqen për t’u liruar nga pushtues e fashistë të vjetër e të rinj, e, për t’i bashkuar trojet e tyre, siç bëri e veproi populli shqiptar në mbarim të shek. XX, në përpjekjet e tij shekullore për ta bërë vetveten shqiptare.

Dy janë shtyllat kryesore të ushtrimit të veprimeve fashiste: Shtylla e parë, fatkeqësisht, është shtylla politike dhe mbështetësja e saj është Shtylla ushtarake, duke vijuar me shtyllat e nënshtyllat e tjera, si: ekonomike, financiare, sportive, muzikore, kulturore, etj.

Nuk do hymë fare në përimtimin e veprimtarisë fashiste dhe antishqiptare të secilës shtyllë veç e veç, por, ajo që po duket fare për fushe, është se verpimtaria fashiste antishqiptare e BE-së dhe e aleatëve të Serbisë pushtuese e fashiste, në rajon, është shumëfishuar, dhe, tashmë, me kërcënimet e fundit, po e shpërfaqë egërsisht, edhe më egërsisht se kurrë më parë, egërsinë e saj antishqiptare. Mospengimi i lojërave antishqiptare të Serbisë pushtuese e fashiste nga ana e BE – SHBA dhe hyrja në atë valle antishqiptare, të cilës po i prijnë shqiptaro-titistët LDK-istë&Co, po e shpërfaqë mëse miri “fytyrën” antishqiptare të faktorit ndërkombëtar, me mbështetje të Brukselit zyrtar, antishqiptar.

Tërë mllefin dhe egërsinë rajonale, ndërkombëtarë e vendorë, këtu, po e shfaqin dhe tregojnë vetëm kundër shqiptarëve në trojet e tyre etnike, si në “Republikën e Kosovës”, po ashtu në atë të Maqedonisë së pushtuar shqiptare e të Malit të Zi shqiptar, të Çamërisë, Sanxhakut e Preshevës.

Tërë këtë antishqiptarizëm, në këtë rreth vicioz shqiptaro-titistësh vendorë e ndërkombëtarë, që quhet “Republika e Kosovës”, “IRJM”, “Mali i Zi”, Serbi, etj., nuk e kanë vlerësuar e parë mirë ndërmjetësit ndërkombëtarë të BE-së, KFOR-it dhe NATO-s, sidomos, ata që njihen për më proserbët, sepse, fatkeqësisht, për shqiptarët dhe për Shqipërinë shqiptare, trojet e pushtuara e të copëtuara puro shqiptare, po shikohen me dioptrinë pushtuese e fashiste serbomadhe e rusomadhe të paraluftës së Dytë Botërore, e, tash, pas Luftës së lavdishme të UÇK-së, të BE-së antishqiptare(Sic!)…

Për ç‘politika njerëzore e kombëtare bëhet fjalë në “politikat” e BE-së e të OKB-së, kur kombit shqiptar, prej më të lashtëve në Evropë e botë, i mohohet me ashpërsi politike, me fashizëm të tillë politik, lufta shekullore dhe e drejta legjitime për t’u bashkuar e për të jetuar në Shqipërinë e tij kombëtare e shtetërore?...

Të gjitha këto, i themi me bindje, sepse, politikat pushtuese e poshtëruese shekullore të Bizantit, Romës, Turqisë Otomane dhe ato të fqinjve: Serbisë, Bullgarisë (Maqedonisë), Malit të Zi, Greqisë, etj., e dimë çfarë kanë “mbjellur” te shqiptarët, sidomos, për çfarë kanë investuar e po investojnë në “politikat” e tyre “patriotike” e “kombëtare”, shqiptaro-titiste&Co…

Prandaj, pse BE, NATO, KFOR-i, OSBE, OKB etj. t’u besojnë politikave antishqiptare të shqiptaro-titistëve&Co, në radhë të parë, dhe, aleatëve të tyre vendorë, rajonalë, evropianë e ndërkombëtarë? Pse, BE&Co e aleatëve proserbë po ushtron fashizëm kulmor antishqiptar dhe këtë po e tregon haptas dhe me hapa konkretë, duke ushtruar trysni të pandërprerë, tash e dy dekada, që Shqipëria dhe shqiptarët të heqin dorë nga trojet e tyre etnike, nga pjesë të trojeve të tyre etnike, të pushtuara nga fqinjët dinakë dhe antishqiptarë…

Po, kush dhe cili prej “patriotëve” dhe “shqiptarëve” shqiptaro-titistë po i gëzohet kësaj trysnie ndërkombetare të BE-së dhe SHBA-së kundër njerëzve të UÇK-së, pos atyre që dje u gëzoheshin ofensivave serbe kundër UÇK-së? Ata që dje u gëzoheshin ofensivave serbe kundër UÇK-së, LDK-istët dhe FARK-istët&Co, sot, po u gëzohen trysnive të BE-së dhe SHBA-së për formimin e Gjykatës Speciale anti-UÇK. Dhe, ky është kulmi i turpit antishqiptar i BE-së dhe SHBA-së, kur dihet qartë se ato (BE dhe SHBA) po dirigjohen nga qarqe të njohura shqiptaro-titiste, antishqiptare.

Dhe, ata që duhet të skuqen pse kanë rënë pre e politikave shqiptaro-titiste, antishqiptare, janë BE dhe SHBA, sepse, me atë prerënie po ushtrojnë fashizëm kulmor antishqiptar, sidomos, egërsinë e fashizmit kulmor antishqiptar po e tregon qartë e më qartë BE!...

Burojë, më 9 Janar 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 385 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi