Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
XHELATI, PREJ MESJETËS EUROPIANE DERI TE UDBA JUGOSLLAVE
Publikuar më 08 dhjetor, 2018 në orën 23:33 ( ) Beqir Elshani | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sipas FGjSSh xhelat domethënë ekzekutues që u pret kokën njerëzve të dënuar me vdekje ose që i varë në litar; përndryshe vrasës që zbaton dënimet trupore. Ndërsa sipas kuptimit të figurshëm xhelat domethënë torturues, shkapërdar, dorëlëshuar, bandill i prapë, gjakpirës, therës, por edhe Kazanova. Xhelatit i mungon mbiemri cilësor: i mirë dhe i keq, prandaj nuk ka xhelat të mirë as xhelat të keq. Konkretisht, është njeri pa ndjena, i pafytyrë, poshtërues dhe vrasës i njerëzve.

Prej këtu vjen edhe metafora “sëpata e xhelatit”, që do të thotë vrasës pa shpirt e pa zemër, kurse figurativisht domethënë njeri gjakatar dhe i pamëshirshëm. Në grupin e xhelatëve përfshiheshin edhe pashallarët në perandorinë turke, ndërsa pas theqafjes së tyre e vazhduan udbashët jugosllavë, të cilët pa gjyq vrisnin lirinë e mbarë popullit shqiptar, dhe atë 100 vjet me radhë, në të gjitha sistemet jugosllave borgjeze dhe socialiste.

Xhelatit i vinte era akrep
Gjuha e xhelatit për zbatimin e urdhrave në fillim ka qenë turqishtja dhe serbishtja të mbuluar me maskën e zezë, viktimë e të cilëve më së shumti ishin kryengritësit shqiptarë, vetëm pse nuk e duronin çizmen e pushtuesit sllav. Megjithatë, nëse xhelati masakronte një trim, nuk mund të masakronte ardhmërinë e popullit liridashës. Kur inkuizicioni kishtar Gjordano Brunon e dogji në turrën e druve, fill pas djegies së trupit të tij u përhap flaka e madhe, me anën e së cilës tregoi se epiqendra e gjithësisë është dielli. Kështu me vrasjen e filozofit italian, u dogj fantazma e dogmave kishtare. Vlen të përmendet se antitezë e xhelatit është martiri që lufton për liri, ashtu siç është drita antitezë e errësirës. Xhelati sipas urdhrave të sundimtarit dhe pushtetit obskurantist mbulonte fytyrën me kësule deri në qafë, në të cilën kishte vetëm dy vrima të hapur te sytë, dhe atë për të mos e njohur populli. Kësula e zezë ishte edhe krenaria e tij, prandaj për shkak të maskës në fytyrë, xhelati fliste me bark. Maskarai ishte i zënë me ekzekutime të shumta, sa që nuk kishte kohë të pastronte duart prej gjakut. Duket qartë që despotizmi mundohej të frikësonte masën, prandaj atij i vinte era e akrepit helmues. Kur dikush thoshte se në qytet ka parë një qen me dy këmbë, dihej që fjala ishte për xhelatin.

Ndryshe me gijotinën franceze, e cila ishte një mekanizëm, që me anën e thikës së rëndë e të mprehtë pritej koka e revolucionarit, xhelati ishte një lloj roboti që trupin e kishte si të njeriut. Thuhet se ky mekanizëm i tmerrshëm ka filluar të përdoret qysh prej shek. XVI-të, dhe ka vepruar deri në fund të shekullit XX-të - quhej “Fundi i çorbës”. Në atë kohë kishte xhelatë që krekoseshin me zanatin e tyre të përgjakshëm, të cilët me një të rënë me shpatë hiqnin dy koka të dënuarish me vdekje. Pikërisht në “Place de la Concordia” në Paris, populli e quante “Sheshi i Grevës”, gjatë Revolucionit Francez ka qenë gijotina, në të cilën priteshin kokat e njerëzve përparimtarë. Aty ishte vend i tmerrit, tani në atë vend ka zënë rrënjë obelisku egjiptian.

Rekrutimi i xhelatëve
Në kohën e mesjetës ishte vështirë të rekrutohen xhelatët. Punën e xhelatit me rrogë nuk mund ta bënte gjithkush, ashtu siç nuk mund ta bënte çdokush punën e udbashit në ish-Jugosllavi, sidomos ata që ishin me arsye të shëndoshë. Prandaj këtë detyrë të poshtër gjakatare e kryenin kriminelët që kishin mohuar kombin dhe atdheun. Pushteti reaksionar xhelatët i shfrytëzonte për qëllime të egra, të cilët specializoheshin për shkurtimin e kokave, por edhe të këmbëve të njerëzve. Duket qartë që me anën e masakrimit të gjymtyrëve xhelatët donin të frikësonin masën.

Në atë kohë xhelati lirohej nga të gjitha gjobat e ndyra, siç ishin therja e kuajve, bartja e cofëtinave, prandaj si privilegj kishte të hiqte koka njerëzish. Dy dekada më vonë, domethënë në fund të shekullit XX-të, edhe UDB-a jugosllave me xhelatët e saj ngordhi, ashtu siç kishte ngordhur gjysmëshekulli më parë gestapoja gjermane. Xhelat të vrazhdët ka pasur edhe në mitologjinë e vjetër, dhe njëri ndër ta ka qenë Prokrusti i pashpirt, përndryshe hajdut dhe mashtrues. Ky xhelat antik udhëtarët që kalonin afër Koridalit në fillim i priste mirë, mirëpo pastaj i vendoste në shtratin e hekurt, që konkretisht ishte shtrat i vdekjes. Mjerë ai që mashtrohej. Nëse udhëtarët ishin më të shkurtër, Prokrusti me çengele ua zgjaste trupin, mirëpo nëse ishin më të gjatë se shtrati, ua priste këmbët. Fatmirësisht, një ditë në shpellën e tij hyn kreshniku Teze, i cili në vend se të shtrihej në shtratin e hekurt, e shtriu Prokrustin, dhe ia shkurtoi jo këmbët, por kokën. Në kuptimin e figurshëm, metafora e shtratit të Prokrustit do të thotë detyrim i njerëzve sipas bindjes së pushtetit despotik.

Në fund shtoj se sipas kulturës së civilizimit, njerëzit e urrenin xhelatin, prandaj për të mos u përballë me të, detyroheshin të ndërronin drejtimin. Kështu ndodhte, për shkak se njerëzit nuk mund ta shikonin fytyrëthiun, e urrenin, prandaj largoheshin. Largoheshin sepse xhelati ishte murtajë që shkrumbonte. Nëse rastësisht dikush shoqërohej me xhelatin, bëhej i ndyrë dhe i poshtër, prej nga populli e shikonte me sy të keq. Flitet se në shekullin e XV-të një prift ishte rrahur nga i biri i xhelatit, prandaj populli nuk pranoi të predikohej prej tij, sepse jo vetëm që e kishte prekur, por edhe më keq, ishte rrahur prej birit të xhelatit. Me të drejtë populli i zemëruar thoshte se rrogës së xhelatit i vije era mut. Me një rast disa gra që kanë qenë të dënuara me vdekje, mund të liroheshin prej dënimit po qe se do martoheshin me xhelatin. Mirëpo gratë më me ëndje do të vdisnin se të martoheshin me xhelatin. Prandaj mjerë ajo familje që rritë xhelat!

Suedi, 8. 12. 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 845 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi