Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Ëndrra ime, Mançester Junajtid”
Publikuar më 26 nntor, 2006 në orën 05:33 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nga Leonard KARAJ

Eshtë kandidati numër 1 për të veshur fanellën e kombëtares kuqezi. Do të jetë në grumbullimin e radhës më 4-7 dhjetor në Tiranë nën urdhrat e trajnerit Oto Bariç. Skuadra e tij e zemrës ku edhe ëndërron të luajë është Mançester Junajtid. Ndërsa futbollisti idhull për të është Ronaldo. Në rast se nuk do të kishte luajtur futboll do të kishte pasur dëshirë të vishte uniformën e policisë. Ky është Mërgim Mavraj, 18 vjeçari kosovar me pasaportë shqiptare, i cili aktivizohet me skuadrën e SV Dramstad 98 në kampionatin gjerman të futbollit. Në një intervistë për mediat gjermane publikuar në adresën e echo-online.de, Mavraj ka zbuluar të gjitha dëshirat dhe sekretet mbi të ardhmen e tij në futboll.
Në cilën moshë jeni transferuar tek skuadra e SV Darmstadt 98 në kampionatin gjerman të futbollit?
Isha 17 vjeç kur erdha tek kjo skuadër. Më përpara kisha luajtur për ekipin e të rinjve të SG Rosenhohe Ofenbah, po në Gjermani.
Cila ka qenë ndeshja juaj më e bukur deri tani?
Ah, këtu mund të rreshtoja disa ndeshje, megjithatë vendin e parë në këtë renditje do t’ia jepja finales së Kupës Hesen këtë vit.
Cili është ekipi për të cilin keni bërë tifozllëk, qoftë edhe në fëmijëri?
Mançester Junajtid. Është skuadra për të cilën kam bërë tifozllëk dhe vazhdoj të admiroj.
Cili është lojtari juaj më i dashur?
Çmoj shumë futbollistin e kombëtares braziliane, Ronaldo. Natyrisht ai është idhulli im.
Cili është përkufizimi që mund të jepnit për trajnerin tuaj Xhino Letieris?
Mendoj se ai është shumë serioz në punë dhe kompetent.
Cili ekip është kundërshtari më i frikshëm për ju në Ligë?
Hëm. Në Ligë nuk kam frikë askënd. Pretendojmë të jemi të barabartë me të tjerët dhe mbase edhe superiorë në disa raste.
A mendoni se këtë vit skuadra juaj do të arrijë të ngjitet një kategori më lartë?
Është shumë e qartë që ngjitja në klasifikim përkon edhe me ngjitjen në një kategori më lartë. Ne do të bëjmë të pamundurën pastaj të tjerat më mirë t’ia lëmë kohës.
Keni preferenca të tjera veç futbollit?
Më pëlqen të luaj playstation, të takoj miqtë, të ha mirë, të shkoj në kinema dhe të dëgjoj muzikë.
Cilin rrymë muzikore dëgjoni më shumë?
Zakonisht dëgjoj hip-hop gjerman dhe muzikë house.
Nëse nuk do t’ju ecte si futbollist profesionist, çfarë profesioni tjetër do të preferonit të ushtronit?
Do të doja të bëhesha polic. Nuk e di, por ka qenë një dëshirë e fshehur e imja që në vogëli.
Si e parashikoni të ardhmen tuaj?
Unë dëshiroj të luaj sa më shumë futboll dhe të jem i suksesshëm. Do të kisha shumë dëshirë të luaja në ndonjë skuadër të madhe si për shembull Mançester Junajtid. Shpresoj që kjo të mos mbetet veçse një dëshirë ose ëndërr.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 3,222 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve t...
E enjt, 21 nntor 2013 - 01:45
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e me...
Dy binjakët Ajeti kontratë profesionale me ...
E shtun, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën. Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binja...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kund...
E diel, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot mer...
Një ditë eksituese për sportdashësit e Ko...
E merkur, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi