Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ali Babaxhan, takoi komunitetin e biznesit të Kosovës
Publikuar më 15 janar, 2009 në orën 21:28 ( ) Ramiz Bojaj | Ekonomi |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qeveria të krijojë politika të qarta ekonomike

Kosova ka potencial të mjaftueshëm për zhvillim të hovshëm ekonomik, mirëpo i mbetet qeverisë që të hartojë politika efektive zhvillimore që do të garantojnë investimet e jashtme këtu.
Në ditën e tretë të vizitës së tij në vendin tonë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Ali Babaxhan takoi komunitetin e biznesit të Kosovës, me të cilin nënshkroi objektivat e zhvillimit të përbashkët ekonomik në mes të dy shteteve, Turqi-Kosovë. Ministri Babaxhan u tha gazetarëve të mërkurën në Prishtinë, se pavarësia ia ka hapur dyert Republikës së Kosovës për një zhvillim më të hovshëm ekonomik, dhe se kjo duhet shfrytëzuar. ?Kosova ka potencial për zhvillim të hovshëm ekonomik, në këtë kuptim ka shumë mundësi, që të krijojë një treg të hapur të mallrave me shtetet e fuqishme në botë. Fillimisht kjo ka të bëjë me hartimin e një programi efektiv ekonomik, ku duhet të shoqërohen edhe nga politikat e mirëfillta, që lehtësojnë qarkullimin e tregut të lirë, por edhe që favorizojnë interesat e biznesmenëve ndërkombëtarë?, vlerësoi ministri, Babaxhan, duke shtuar se Kosovën duhet shndërruar në një vend ku investimet e huaja do të kenë kushte më të lehta për të ushtruar bizneset e tyre këtu. Po sipas ministrit Babaxhan, Turqia do të investojë në Kosovë. Ai tha se investitorët e huaj kërkojnë që të kenë kushte të mira për biznes, dhe se këto si në aspektin natyror, fiskal dhe politik i ofron Kosova si një vend i denjë për aktivitete biznesi. ?Kosova mund të prezantojë një sërë përparësish që ka në krahasim me vendet e tjera të rajonit, mirëpo kryesore e gjithë kësaj është se ky vend në kapacitetet e veta zhvillimore ka edhe rezervat nëntokësore. Mirëpo, edhe kushtet e jashtme klimatike i japin Kosovës një mundësi tjetër për zhvillim shumëdimensional në lëmin e bujqësisë, blegtorisë etj. Mirëpo, në këtë drejtim kërkohet që institucionet shtetërore të aplikojnë politika gjeneruese për biznesmenët vendorë?, vlerëson Babaxhan.

Burimi kryesor-kapaciteti njerëzor

Përpos rezervave nëntokësore ekzistojnë edhe një sërë segmentesh tjera që i kërkon zhvillimi i biznesit. Burimet kryesore që garantojnë zhvillim konkurrues ekonomik janë kapacitetet njerëzore. Në këtë kontekst, z.Babaxhan theksoi se Kosova ka popullatë të re dhe shumë dinamike që e bëjnë më të favorshme se shumë shtete tjera më të zhvilluara. ?Popullata e Kosovës është shumë e re në krahasim edhe me vendet më të fuqishme, qoftë edhe të BE-së, i cili është resursi kryesor për bumet ekonomike. Nëse kësaj i shtojmë edhe shkallën e arsimimit atëherë vijmë në përfundim se qeveria vetëm duhet të hartojë politika favorizuese për zhvillim, dhe shumë shpejt Kosova mund të shënojë një hov të zhvillimit ekonomik?, vlerësoi Babaxhan. Ai theksoi se shteti i Kosovës para dhe pas pavarësisë e ka ruajtur fuqimisht këtë vlerën e vet njerëzore, duke shënuar edhe ngritjen e aspektit profesional, në arsim duke krijuar aftësi të reja në lëmit e caktuara.

Garancia e investimeve

Shtetet e fuqishme, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet t?i prijnë valles së investimeve në Kosovë, dhe këto shtete duhet të jenë të parat që të garantojnë qëndrueshmëri ekonomike këtu, por edhe atë të investimeve të huaja. ?Kosova është njohur nga 53 shtete të fuqishme të botës, dhe tashmë këto vende garantojnë stabilitet dhe qëndrueshmëri të Kosovës në fushën e sigurisë së brendshme, bizneseve dhe garancisë së investimeve. Pas kësaj, Turqia do të angazhohet edhe në vendet më ndikim në mënyrë që sa më shumë shtete ta njohin Kosovën e në këtë aspekt edhe të investojnë këtu?, vlerësoi z. Babaxhan. Ai tha se pavarësisht ecurisë së njohjeve, Kosovës i është garantuar e ardhmja e saj evropiane, përderisa zhvillimi ekonomik mbetet një sfidë e radhës jo vetëm për qeverinë e këtushme por edhe për shtetet e fuqishme të cilat duhet të investojnë më shumë këtu. ?Standardet e para duhet të krijojnë klimë të favorshme, politika të qarta ekonomike, të cilat janë garanci për sukses. Ndërsa, takimet e rregullta të biznesmenëve turko-kosovarë duhet të intensifikohen në mënyrë që të këtë ekonomi dhe investime më të mira nga të dyja palët ?, vlerësoi Babaxhan, duke theksuar se rrethanat e reja kërkojnë qasje të re ndaj zhvillimeve ekonomike. Ministri Babaxhan nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me ministrin e Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shalën, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharkun dhe me ministrin e Arsimit Enver Hoxhaj, marrëveshje këto krijojnë lehtësime në qarkullimin e mallrave dhe ngritja e kuadrove profesionale në lëmin e ekonomisë.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramiz Bojaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 5,197 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
FRYMA E DAVOS-it
E mart, 29 janar 2013 - 17:08
Takimi më i njohur në botë i udhëheqsve politikë dhe të biznesit -- Forumi Ekonomik Botëror 2013 në Davos të Zvicrës -- përfundoi punimet të dj...
EKONOMIA KOMBËTARE
E enjt, 17 janar 2013 - 14:51
Doli nga shtypi libri i Mr.sc. Refik Kryeziut “Ekonomia Kombëtare“ në botim të Universitetit AAB Riinvest Këto ditë doli nga shtyp libri i Mr....
NË SHQIPËRI, EKONOMIA SHQETËSIMI KRYESOR
E enjt, 10 janar 2013 - 21:28
Sipas një njoftimi për media të botuar dhe shpërndarë me 27 Dhjetor, Instituti Demokratik Kombëtar i Amerikës botoi një raport mbi një studim të...
Kriza financiare globale: efektet shkatërrue...
E shtun, 07 shkurt 2009 - 21:15
Kriza aktuale ka përfshirë botën e me theks të veçantë, vendet më të zhvilluara, të atyre shteteve që kanë shumicën e brutoproduktit botëror d...
Thikë pas shpine, nga Mali i Zi
E mart, 27 janar 2009 - 10:09
Ministri malazez Branimir Gvozdenoviç, në cilësinë e kryesuesit të sekretarit të CEFTA-s, i shkruan MTI-së se Kosova në këtë asociacion nuk mund ...
më shumë nga - Ekonomi »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi