Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
CILI ËSHTË MESAZHI I EMËRTIMEVE “SHQIPËRIA SHTETËRORE”
Publikuar më 19 prill, 2009 në orën 01:13 ( ) Prof. Dr. Muhamet Pirraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të mos përdoren sintagmat: “Shqipëria Shtetërore” dhe “Shqipëria politike e vitit 1913”, që nuk kanë gjak për të thënë, por të përdorët sintagma “Shqipëria Londineze” që reflekton porosi të qartë politike kombëtare shqiptare për botën mike dhe armike të kombit shqiptar. Për këtë na detyron përpjekja, sakrifica dhe gjaku i dëshmorëve të Shqipërisë Etnike nga Skënderbeu të Adem Jashari, sepse, thënë lirshëm me fjalët e një rilindësi, “Shqipëria do të bëhet, se do të bëhet!”

Sa di, nga vitet e ’70-ta të shekullit që lamë pas, nisi të përdoret më fuqimisht nocioni “Shqipëria Londineze”. Nuk mund të them se cili e përdori për herën e parë, por saktësisht e di se këtë emërtim e përdorën historianët shqiptarë të Kosovës, për të dëshmuar pa asnjë ekuivok padrejtësinë ndërkombëtare ndaj kombit shqiptar.

Porosia e përdorimit të këtij emërtimi ishte i sheshtë: Shteti i projektuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 1913, si: “Principata e Shqipërisë” me shtrirjen vetëm në një pjesë të Bregdetit shqiptar, me një sipërfaqe rreth një e katërta e tokave të Shqipërisë Etnike të vitit 1878, përkatësisht të më pak se një e treta e tokave të shtetit “Shqipëria e Mosvarme” e shpallur në Vlorë, më 28 nëntor 1912, është dhunë ndërkombëtare që, herë do kurë, ka për ta përjetuar fatin e Jugosllavisë Versajase! Thashë: “...vetëm në një pjesë të Bregdetit shqiptar”?!? Këtë emërtim më me kuptim e përmendi kreu i Serbisë triumfuese në tokat shqiptare, Nikolla Pashiq, i cili qartë i informonte të ”varurit” prej tij se: “Principata e Shqipërisë” u formua në “Shqipërinë Bregdetare, kurse “ne (Serbia) morëm Shqipërinë Kontinentale” që kishte një sipërfaqe më shumë se dy të tretat e Njësisë Shqipëri (Arnautlluk, Albania).

Përdorimi i emërtimit “Shqipëria Londineze” në simpoziume e kongrese të historianëve të Jugosllavisë Avnojiste nuk ishte pa rrezik për perspektivën e përdoruesit. Meqë në historiografinë zyrtare të Tiranës nuk përdorej ky nocion, gjithsesi me mesazh politik, përdoruesi i tij do të përjetojë edhe sulme nga ndonjë kolegë “regjimli”, i shtirë edhe si ruajtës së “pastërtisë” së terminologjisë historiografike shqiptare?!? Autori i këtij shkrimi ka një përvojë të hidhur me të parët dhe me të dytit. Nga fundi i viteve të ’80-ta dhe gjatë viteve të ’90-ta, kur nisi dhe u shthur shoqëria komuniste jugosllave, emërtimi “Shqipëria Londineze” gjeti shtrirje të gjerë në fushë të historiografisë, publicistikës dhe propagandës politike legale dhe ilegale. Nga Konferenca e “Helsinki II”, në Paris, deri në prag të “Shpalljes së Pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës”, personalisht (dhe së bashku me historianë bashkëmendimtar politikë), dhjeta herë u jemi drejtuar (me Letra të hapura, elaborate dhe me Përkujtesa) personaliteteve dhe përfaqësive ndërkombëtare të vendosjes me kërkesë për korrigjimin e Vendimeve të Konferencës së Londrës dhe të Versajës, që u rifuqizuan në të gjitha Marrëveshjet: Ruzvelt - Çerçill - Stalin nga 14 gushti 1941 deri më 11 shkurt 1945. Dhe, sa herë që është treguar nevoja për ta stigmatizuar këtë padrejtësi, Shqipërinë e vitit 1913 e kemi quajtur “Shqipëria Londineze” - dhunë ndërkombëtare ndaj kombit shqiptar. Në shumë shkrime të mia në periudhën e “Negociatave Ahtisaariane”, dhe në librin: “Për kauzën e shtetësisë së Kosovës” që doli në fillim të shkurtit 2008, duke folur për padrejtësitë ndërkombëtare që po i për­së­riteshin kombit shqiptar, ritheksova: “Ishte dhunë politike ndërkom­bëtare Projektimi i Principatës së Shqipërisë Londineze dhe i tillë është edhe Projekti eksperimental ahtisaarian - “Kosova e vetëqeverisur...”!?!

Përdorimi i emërtimit: “Shqipëria Londineze”, pa asnjë shpjegim reflekton mesazhin politik se ajo ngrehinë shtetërore është projektuar jashtë vullnetit të kombit shqiptar, se është padrejtësi ndërkombëtare, ndaj edhe koha do ta dënojë me shpërbërje, për bërjen e shtetit shqiptar sipas vullnetit gjithëkombëtar me shtrirje mbi tokat e ruajtura me shumicë shqiptare etnike! Konceptin politik: “Shqipëria Londineze” as dje nga jugosllavët as sot nga një pjesë e ndërkombëtarëve në misionet ndërkombëtare “humanitare”, “joqeveritare”, unmikiane e eulexiane dominuese “teknike” e “këshilluese” për “institucionet Vetëqeverisëse të Kosovës”, kuptohet e konsiderohet, më së paku, si nocion që reflekton kërkesa “jashtë kohëshe” - nacionalizëm, shqiptaromadhësi etj. !?!. Të tillë mund ta përjetojnë edhe joshqiptarët e nesërm të sojit: Spahi - Kelmend - Matosh dhe të gjithë ata që po punojnë me mbështetje ndërkombëtare për shkërmoqjen e kombit shqiptar historik!?!

· Po cili është mesazhi politik i koncepteve: “Shqipëria Shtetërore” dhe “Shqipëria politike…”!?!

Me emërtimin “Shqipëria Shtetërore” u ndeshëm, në vitet e ’90-ta, por më shpesh nga fillimi i këtij dhjetëvjeçari që jemi. Ndoshta u prodhua si e tillë, që të mos “e pësonin” përdoruesit. Në fakt ky nocion nuk reflekton qartë atë që synon përdoruesi - mospajtimin e tij me Vendimet antishqiptare të Konferencës së Londrës. Përkundrazi, përdorimi i këtij koncepti prodhon huti me faktin se kur thuhet “Shqipëria Shtetërore” nënkuptohet se ekziston një ose më shumë “Shqipëria joshtetërore”, d.m.th. ekziston një diçka që mund t’i jepet një formë ç’fare t’i duhet një dikujt, se edhe mund të copëtohet e të tjetërsohet, sepse është “jo­sh­tetërore”!?! Vërtet, emërtimi “Shqipëria shtetërore” nuk thotë asgjë konkrete, nuk ka asnjë mesazh politik pozitiv, nuk ka asnjë shembull ekuivalent në botë, çfarë e ka emërtimi “Shqipëria Londineze”. Ndaj edhe është plotësisht i panevojshëm për përdorim.

· Po emërtimi “Shqipëria politike e vitit 1913…” a ka mesazh politik kombëtar?!?

Ka kombe e shtete të copëtuara, që thirren e “jugut”, e “veriut” “demokratike (?), etj., por nuk thirret njëra politike e tjetra (?). Nuk di se kush e “shpiku”, por fatkeqësisht sapo e vuri në titull të librit një historian i shquar i shkollës historio­gra­fike të Tiranës, mund të them një ndër Mësuesit e mi!?!. Me gjasë, i mbështetur tek ky, si gafë e përfilli në një përsiatje edhe një ndër historianët kosovar, për të cilin kam konsideratë. Më qartë: pas përdorimit të nocionit “Shqipëria politike e vitit 1913…” shtrohet pyetja: “Çka synon përdoruesi?!? Nëse ai thotë së po e shprehte mospajtimin me Vendimet e Konferencës së Londrës, kjo nuk del me mbulesë dhe mund t’i them se po e pranon legjitimitetin juridik të Konferencës së Londrës, një soj si edhe Vendimet e Kongresit të Lushnjes (1920), që u bënë shkak për shumë vrasje qeveritare të “irredentistëve” kosovarë. Mund t’i them se nuk po e shpreh mospajtimin me vendimet antishqiptare të Konferencës së Ambasadorëve të viti 1913, por po i njollos më shumë se dy të tretat e Shqipërisë natyrore (Etnike), duke i lënë të nënkuptohen si “Jopolitike”, se kështu po e falsifikon edhe historinë kombëtare, për faktin se viset që Fuqitë e Mëdha Evropiane me Rusinë dirigjuese i caktuan për “Principatën e Shqipërisë”, janë vise anësore (bregdetare) të Piemontit që e realizoi integrimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike më së voni deri në mesin e shek. XVII, kur Islami u bë fe dominuese ndër albanofonët. Ajo ishte Dardania Antike - Kosova historike me Shkupin qendër. Ky Piemont me kryengritjen e Maj-gushtit 1912, nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës e siguroi autonominë e Shqipërisë mbi sipërfaqen e katër Vilajeteve të Arnautllukut (Albania) të vitit 1881. Dhe, është rast i vetëm në historinë e kombeve kur Piemonti, me dhunë ndërkombëtare, në Londër, më 1913, lihet jashtë shtetit kombëtar -”politik!?!”

Ndaj, mendoi se kur të na duhet të bëjmë me gisht, shkurt e qartë, në Vendimet e padrejta, antishqiptare të Fuqive të Mëdha të Evropës dhe të Rusisë të sanksionuara në Konferencën e Ambasadorëve në Londër të mos përdoren sintagmat: “Shqipëria Shtetërore” dhe “Shqipëria politike e vitit 1913”, që nuk kanë gjak për të thënë, por të përdorët sintagma “Shqipëria Londineze” që reflekton porosi të qartë politike kombëtare shqiptare për botën mike dhe armike të kombit shqiptar. Për këtë na detyron përpjekja, sakrifica dhe gjaku i dëshmorëve të Shqipërisë Etnike nga Skënderbeu të Adem Jashari, sepse, thënë lirshëm me fjalët e një rilindësi, “Shqipëria do të bëhet ,se do të bëhet!”

Krejt në fund, për hir të saktësisë shkencore duhet të themi se shteti shqiptar i krijuar në tryezën e diplomacisë evropiano - ruse, për interesa të pansllavizmit, e ka emrin e vetë zyrtar me njohje ndërkombëtare: “Prin­cipata e Shqipërisë”. Ky emërtim është jetëshkurtër sepse përfundon me largimin e Princit Vid nga tokat shqiptare( 3 shtator 1914). Tani për shtetin shqiptar të qujtur Shqipëri vijnë cilësime të tjera, kryesisht të tilla që reflektonin rendin juridik të shtetit., jeta e të cilit fillon, si i tillë, pa dëshirën e kombit shqiptar, si dhunë ndërkombëtare për kombin shqiptar të copëtuar me dhunë ndërkombëtare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Muhamet Pirraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 22 vizitorë
Lexuar: 5,574 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi