Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ÇFARË DUHET TË BËJË GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË?!
Publikuar më 25 prill, 2009 në orën 09:45 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kohëve të fundit, është intensifikuar një fushatë jodashamirëse për Shqipërinë –SHQIPËRI dhe për shqiptarët si Komb dhe si Shtet. Madje, ç’është më e keqja, asaj po i (para)prijnë edhe disa qarqe të njohura “shqiptare” të UDB-së e të KOS-it “shqiptaro”-titist. Shumë media elektronike dhe të shkruara i kanë dhënë publicitet të madh Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ngjarjeve që priten të ndodhin atje. Madje, është fituar përshtypja, dhe është shkuar aq larg, sa që, që të gjithë “politikanët tanë”, pa përjashtim, kanë hyrë në një garë të pafund se kush më shumë dhe cili i pari do u dalë e do u japë krahë synimeve shekullore të Serbisë grabitqare, e, me këtë, edhe synimeve të fqinjëve tjerë grabitqarë, për copëtimin e Trojeve të pushtuara Etnike shqiptare, nga fqinjët dinakë dhe aleatët e tyre “shqiptarë” e evro-ndërkombëtarë.

Dhe, pyetja themelore që duhet shtruar ngutshëm, është: Pse bëhet aq shumë zhurmë për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND)?!... Kujt provohet t’i qitet hi syve, këtu?!... Madje, pse shqiptarët ta hanë karremin politik dhe diplomatik të Serbisë dhe të të gjithë aleatëve të saj “shqiptarë”?!... Pse, pikërisht, përmes shqiptarëve, kryesisht, përmes “shqiptaro”-titistëve “kosovaristë”&Co, orvatet t’i qitet hi syve edhe GJND-së e edhe popullit shqiptar?! Mos po synohet, jo pa qëllim, që ajo (GJND, pra) ta ndajë “drejtësinë” sipas karremeve të tyre karrieriste dhe antishqiptare – “shqiptaro”-titiste?!...

Drejtësia e vetme, në rastin e padisë që ka bërë Serbia pushtuese e trojeve GjeoEtnike dhe GjeoAutoktone shqiptare, dhe “mbrojtja” e “legjitimitetit” të shpalljes së “pavarësisë” së Kosovës, që do ishte edhe një vendim i drejtë i saj (GJND), juridik dhe historik, i cili vendim do ta njihte Kosovën dhe viset e tjera Etnike shqiptare, të pushtuara nga fqinjët, të banuara, përkundër represionit të vazhdueshëm dhe peripecive të hidhura shekullore, me shumicë shqiptare, do jetë Vendimi se ato janë pjesë të patjetërsueshme GjeoEtnike të Shqipërisë – SHQIPËRI, të cilat iu shkëputën Shqipërisë me vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit (1878) dhe të Konferencës së Ambasadorëve, në Londër (1913), Parisit, etj., dhe, përfundimisht, u ripushtuan me tradhtinë që i bëri Tito Shqipërisë, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore... Dhe, kjo tradhti e ky karrem, politik e diplomatik antishqiptar, nuk duhet të kalojë assesi përmes GJND, përmes së cilës po provohet sërish që t’i shkëputen me dhunë e dredhi ushtarako-politike, e, tash, edhe “juridike”, evro-ndërkombëtare, pjesët e saj, GjeoEtnike e GjeoAutoktone, Shqipërisë – SHQIPËRI, pikërisht, përmes faktorit shqiptaro-“shqiptar”.

Pra, GJND, për të cilën bëhet aq shumë zhurmë, nuk do duhej, absolutisht, ta njihte “shtetin” e Kosovës, si të shkëputur juridikisht, de jure dhe de facto, prej Amës SHQIPËRI, por, gjithashtu, assesi, dhe me asnjë kusht tjetër, po mbi baza historike e moralo-juridike ndërkombëtare, nuk duhet ta rinjohë trepushtimin që kurdisë Serbia ta realizojë sërish përmes saj (GJND) në kurriz të Shqipërisë, në rastin konkret, përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të shumë “shqiptaro”-titistëve e veglave të tyre të rafinuara antishqiptare edhe në Tiranë.

Por, çudia tjetër që del në Udhën shqiptare, këtu, është dhe qëndron në faktin tjetër “shqiptar”, sepse, sipas disa (k)’analistëve’ “institucionalistë” të “institucioneve” dhe të “institucionalistëve” ‘tanë’ të viteve të ’90-ta, “komunistë” e “demokratë”, është se kinse shqiptarët paskan luftuar për pavarësi. Që këtu do thënë se nuk qëndron, absolutisht, konstatimi i atyre “institucioneve” dhe “institucionalistëve” e zëdhënësve borizanë të tyre, sepse, shqiptarët, përherë, kanë luftuar për Pavarësinë e Shqipërisë-SHQIPËRI, por, asnjëherë dhe kurrë, siç trumpetojnë ata, për pavarësi nga Shqipëria. Por, thënë shqip dhe troç, shqiptarët kanë luftuar dhe nuk do pushojnë së luftuari, për t’u kthyer dinjitetshëm në Gjiun e Amës së tyre – SHQIPËRI, që po provohet të ricopëtohet e ripushtohet sërish përmes OKB-së dhe Paketës Ahtisari, e, tash, edhe përmes GJND, dhe, fatkeqësisht, prej kolonisë së Serbisë pushtuese e fashiste, po shndërrohet në koloni Evro-ndërkombëtare, nëse mbetët e copëtuar siç është, falë angazhimit “kombëtar”, “profesional”, “institucional” dhe “patriotiko”-“historik” të “shqiptaro”-titistëve dhe aleatëve të tyre kudo.

Prandaj, kërkesa e Serbisë bërë GJND, për kinse legjitimitetin ose jolegjitimitetin e shpalljes së “pavarësisë” së Kosovës, është edhe një sherr tjetër, politik e diplomatik, për ta rigllabëruar, shkëputur e copëtuar edhe më Kosovën dhe Trojet e tjera Etnike, të pushtuara, shqiptare, siç i copëtoi nëpër ish-republikat artificiale të ish-Jugosllavisë artificiale trojet e rrëmbyera nga trungu Amë i Shqipërisë-SHQIPËRI, të cilat qenë koloni e saj deri në vitin 1999, kur përfundoi edhe lufta e lavdishme e djemve dhe bijave të UÇK-së shqiptare për ta bërë Shqipërinë – SHQIPËRI, tok me Aleancën Veriatlantike, NATO-n.

Po ashtu, një sherr tjetër, i veçantë, në këtë mes, është edhe shkolla “shqiptare” e Prishtinës “shqiptaro”-titiste, e cila, “praktikisht” dhe “juridikisht”, don ta ruajë veten të shkëputur dhe të pavarur nga Ama e saj, sikurse dhe sishkollat tjera të Beogradit, në Shkup, në Podgoricë dhe gjetkë, edhe përkundër luftave dhe përpjekjeve të pareshtura e titanike të popullit shqiptar dhe të bijve e bijave më të mira të tij, për të qenë të bashkuar në shtetin e tyre shqiptar, si Komb dhe si Shtet Shqiptar.

Dhe, pikërisht, tash, është rasti që GJND të vihet nën trysninë e plotë politiko-diplomatike të Tiranës shqiptare, gjithnjë, mbi bazën e dëshmive etnike, historike dhe shkencore, sepse, vetëm mbi këtë bazë GJND do ta hedhë hapin final të fillimit të realizimit dhe të zbatimit të Drejtësisë Ndërkombëtare karshi Shqiptarëve si Komb dhe karshi Shqipërisë si Shtet, që t’i gëzojnë të drejtat e tyre si të gjitha kombet dhe shtetet tjera të Evropës dhe të botës demokratike. Sepse, GJND, duke i integruar pjesët e trupit të saj shqiptar me Amën e tyre SHQIPËRI, edhe SHQIPËRIA do ta ketë më të lehtë që të integrohet plotësisht në të gjitha strukturat Veriatlantike dhe të BE-së.

Do thënë, që këtu, se GJND nuk duhet t’i përfillë kërkesat e asnjërës palë, por, duhet të marrë qëndrim dhe vendim të drejtë njerëzor, etnik, ligjor dhe historik, ndërkombëtar, në suaza të të drejtave të garantuara ndërkombëtare të kombeve dhe shteteve, për t’ia kthyer Shqipërisë pjesët e saj të pushtuara nga fqinjët dinakë, Kosovën me Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Sanxhakun e Pazarit e të Nishit, Maqedoninë, Çamërinë dhe pjesën tjetër shqiptare në Mal të Zi. Pra, këto troje GjeoEtnike dhe GjeoAutoktone shqiptare, sikurse janë shkëputur nga Ama, me vendime të padrejta ndërkombëtare, është koha që me vendime ndërkombëtare, siç është në këtë rast GJND, t’i rikthehen Trungut dhe Amës – SHQIPËRISË.

Për këtë rast, GJND duhet t’i shfrytëzojë shumë burime etnike, historike dhe shkencore, sidomos, duke filluar nga kërkesat e mëhershme e të drejta të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe ato të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) e deri te burimet tjera shkencore që për shqiptarët dhe për SHQIPËRINË ofrojnë burimet etnike, historike dhe shkencore evro-ndërkombëtare, dhe, si e tillë shërben edhe e dhëna që sjell për shqiptarët Enciklopedia e njohur franceze LAROUSSE, botim i vitit 2009, ku, në fq. 1102, shkruan: SHQIPTAR, popull që jeton në Shqipëri (3.2 milionë), në Kosovë (1.8 milionë), në Maqedoni (377 000) dhe në Mal të Zi (38 000) (duke “harruar” shqiptarët që jetojnë në Çamërinë e pushtuar shqiptare, në Greqi, dhe ata në Serbi – në Sanxhakun e Pazarit dhe në Sanxhakun e Nishit, vër, imja, T. D.) dhe përfshin një diasporë të rëndësishme (në Itali, Gjermani, SHBA, etj.). Ata janë 60% myslimanë, me një komunitet të fortë katolik dhe me një minoritet orthodoks. Ata flasin gjuhën shqipe, etj.

Dhe, mbi këto prova që sollëm këtu, do ishte shumë i drejtë Vendimi për t’ia kthyer Shqipërisë pjesët e saj të shumëpushtuara e të shumëcopëtuara, gjë që do ta ndërprente përfundimisht terrorin e organizuar shtetëror të shteteve pushtuese fqinje, si Serbia, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, etj., në kurriz të shqiptarëve. Vetëm kjo do ta këpuste dhe do t’i jepte fund gjenocidit dhe etnocidit zinxhiror që kanë ushtruar dhe po ushtrojnë përherë fqinjët serbo-sllavë dhe grekë, etj., në kurriz të popullit dhe të Atdheut Shqiptar.

Një vendim i drejtë i GJND, mbi këtë bazë, do të krijonte paqe jetëgjatë në Rajon dhe do t’i ndërprente përfundimisht gjakderdhjet e popujve në këtë pjesë të Europës. Por, për t’i paraprirë GJND për ta marrë një hap dhe vendim të tillë proshqiptar, të drejtë dhe njerëzor, si në pikëpamje shkencore dhe juridike ndërkombëtare, i takon Tiranës shqiptare, si dhe të gjithë spektrit të gjerë të intelegjencës shqiptare, që të punojnë e veprojnë urgjentisht për t’i drejtuar rrjedhat e çështjes së pazgjidhur shqiptare, siç e duan interesat kombëtare e shtetërore të shqiptarëve dhe të Shqipërisë – SHQIPËRI.

Burojë, më 25 prill 2009
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 2,842 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi