Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Marrëdhëniet ndërkombëtare – Njohuri gjenerale
Publikuar më 21 qershor, 2009 në orën 00:30 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
E tërë bota moderne ka historinë e vet, pasi po të mos të ishte kjo shkalla e lartë e civilizimit që jetohet sot nuk do të ishte e mundur.

Të nisësh një marrëdhënie nuk është e vështirë, por të çosh atë brez pas brezi, dinasti pas dinastie, shtet pas shteti, individ pas individi është tej mase e vështirë. Sekreti i kësaj marrëdhënieje është se nuk ka sekret. Komplikimet dhe mosmarrëveshjet në një marrëdhënie mes shtetesh janë rezutat i punëve të dobëta të kryera nga njerëzimi në shekuj.
Është e folur dhe shkruar shumë lidhur me teoritë rreth marrëdhënieve ndërkombëtare, por për praktikat ndërkombëtare është shkruar fare pak.
Forca e arsyes dhe koshiencës në marrëdhëniet ndërkombëtare është thelbësore për të forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin pa të cilin në kohët moderne nuk arrihet triumfi. Marrëdhëniet ndërkombëtare në kohën tonë kanë marrur një zhvillim të paparashikuar dhe të hovshëm. Kjo nuk lidhet aq shumë me dëshirën e njerëzimit për të ecur përpara, sesa për nevojën egoiste për të patur çdo moment përmirësimin e kushteve të jetës dhe vetëkontrollin për të trajtuar qëniet njerëzore të varura nga nevoja për tu përmirësuar.
Mos të harrojmë se çdo shtet i madh apo i vogël në çdo vend të botës ku padyshim që hynjnë edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe shtete tjera në tranzicion me gjithë dëshirën e madhe për të bërë sa më shumë, madje më shumë nga sa i kanë mundësitë, duhet të bashkëpunojnë me shtetet tjera me demokraci të konsoliduar dhe me peshë në mardhëniet ndërkombëtare. Sigurisht që është më tepër e lehtë për t’u thënë sesa për tu bërë. Dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Çdo komb, çdo popull dhe çdo shtet ka mentalitetin e vet dhe qëllimet e veta. Shumë herë ndodhin raste kur dy njerëz nuk merren vesh njëri me tjetrin, imagjinoni se ç’mund të bëjnë dy shtete me miliona banorë.
Kur dy veta mezi merren vesh pasi kanë interesa të kundërta, po shtetet si mund të merren vesh? A ka mekanizma lidhur me këtë çështje? Përgjigja e këtyre dy pyetjeve janë marëdhëniet ndërkombëtare. Kaq të nevojshme janë? Në fillim shtetet lindën si shtete sovrane, madje janë gjakosur për këtë sovranitet. Por tani a mund të thuhet e njëjta gjë?
Sigurisht që një marrëdhënie kërkon aktorë që ta mbajnë gjallë lidhjen dhe aktorët e marrëdhënieve ndërkombëtare janë qeveritë e shteteve të botës. Është organizmi i tyre që mban marrëdhënien gjallë. Po si mbahet marrëdhënia gjallë? Nëpërmjet interesave.
Sistemi modern ndërkombëtar ka filluar prej më shumë se 500 vjetësh. Arsyeja dhe dija mbizotëroi mbi injorancën dhe paditurinë. Mjerë injoranca, por mbi të gjitha mjerë njerëzimi nga një arsye djallëzore mbizotëruese.
Shtetin e bëjnë shtresat. Që politika e një shteti t’i nënshtrohet idesë së një shtrese, atëherë është e nevojshme që kjo shtresë të marrë pushtetin politik.
Në marrëdhëniet ndërkombëtare është e nevojshme të kihet parasysh se pushteti, vjen si rrjedhojë e ndryshimeve të interesave që përfaqësojnë këto ndryshime. Ndryshimi asnjëherë nuk mendohet, por imponohet. Ai vjen si rrjedhojë e një pakënaqësie ndaj një gjëndjeje të caktuar.
Ekuilibri në marrëdhëniet ndërkombëtare është një tjetër hallkë që meriton vëmendje. Kjo nuk ka lidhje aq shumë me barazinë mes njerëzve, se sa ka të bëjë me barazinë ndërmjet rangjeve politike. Shtetet nuk janë kurrë të barabaratë. Ka shtete të vegjël, të varfër, të mëdhenj e të pasur. Po rangjet dhe gradat janë njëlloj. Prandaj kur pritet një delegacion zyrtar forca e shtetit mikpritës tregohet tek gjenialiteti për të respektuar sipas rangut anëtarët e tjerë që kanë ardhur. Përshtatja në evolucionin e rangut ka të bëjë jashtëzakonisht shumë në marrëdhëniet ndërkombëtare për një arsye shumë të thjeshtë. Jepi tjetrit të kuptojë se jeni të barabartë në mënyrë që të mos bëjë aleancë me dikë tjetër për të dezekuilibruar sistemin e supremacisë dhe dominimit që ekziston mes jush.
Marrëdhëniet ndërkombëtare varen shumë nga forca e individëve. Nuk janë të pakta rastet kur në diplomaci forca dhe gjenialiteti i njerëzve të caktuar kanë imponuar marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjithnjë dobësia në këtë lloj “lufte” paguhet me çmim tepër të rëndë që kërkon breza të tërë ndryshimesh.
Aq e fuqishme është forca e imponimit të individëve të veçantë në marrëdhëniet ndërkombëtare saqë është thuajse e pamundur ta ndalosh për një kohë të caktuar. Sigurisht që individë të cilët drejtojnë shtete nuk mund të mos bëjnë gabime në sistemet ndërkombëtare të cilat ata i krijojnë vetë.Të krijosh një sistem ndërkombëtar me ndikim të madh e të jashtëzakonshëm nuk është vepër e të gjithë njerëzimit por, vepër e njerëzve të veçantë të ushqyer nga të metat dhe aftësitë e njerëzimit.
Njerëzimi është një njësi e manipulueshme për një farë kohe. Ky manipulim mund të ndalet vetëm nëse dikush që është kundërshtar i idesë së “manipulatorit” aktual, “shpik” një formë tjetër më të besueshme të manipulimit publik vendas apo ndërkombëtar.
Diplomacia është mekanizmi më i përkryer i manipulimit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sigurisht, diplomatët janë njerëz të një kulture tepër të lartë. Shumë mendojnë se kultura në diplomaci dhe në politikë është mekanizmi për të fshehur imazhin e vërtetë të asaj çfarë duket për të arritur një synim të caktuar.
Që në kohën kur sistemet ndërkombëtare filluan të marrin formë, rëndësia që i kushtohej interlokutorëve dhe negociuesve ishte e madhe. Klasa të caktuara politike që morën pushtetin në vende të ndryshme të Evropës, pasi ky kontinent është baza e modernizmit të marrëdhënieve ndërkombëtare, vendosën diktatin e tyre në botë. Një shtresë e caktuar është gjithnjë në përplasje me një shtresë tjetër për supremaci dhe dominim, fillimisht brenda vendit të origjinës.
Krijimi i shteteve kombe i dha jetë edhe supremacisë së një vendi ndaj vendeve të tjera. Por është më tepër sesa e gabuar të mendosh se supremacia në marrëdhëniet ndërkombëtare është e përjetshme. Të shumtë kanë qenë burrat e shtetit që i janë përkulur përjetësisë dhe shkatërrimit të asaj çka ndërtuan. Fjalët e famshme të Çezarit se “Më mirë do të preferoja të isha i parë në një fshat barbarësh, sesa i dyti në Romë” janë tepër domethënëse për mendimin tim. Mendoj kështu se etja për pushtet dhe supremaci të pamatë janë fillimisht çelësi i suksesit dhe më pas rrënimi i tij. Çezari ishte tepër ambicioz dhe rënia e tij mund të merret si shembulli më tipik i asaj që nuk gëzoi; EMRIN. Ai mbeti viktimë e ambicies së emrit të tij. Emri iu trashëgua nga të gjithë ata që “kopjuan” mënyrën e tij të të bërit politikë, pa bërë gabimet e tij dhe u quajtën Çezarë nga e gjithë bota. Kemi liderë të tjerë të tipit të njejtë të Cezarit, Hanibalin, vijnë në mënyrë suksesive udhëheqës të tjerë si Lenini, Hajzeri, Hitleri, Musolini, Stalini, Enver Hoxha, Mao ce Duni e deri në ditët e sotshme.
Të gjithë mund të mësojmë se si përfitohet nga gabimet e një njeriu të madh. Tragjikja i mbetet atij që “shkon”. Pasuesi është i vëmendshëm ndaj jetës së atij që ka qenë i parë. Por të gjithë, edhe pasuesi vet bën gabime për t’ja lënë vendin një tjetri që do jetë më i aftë ose jo, për t’i çuar më përpara marrëdhëniet njerëzore apo për t’i rrënuar dhe prishur ato.
Niveli i lartë i sotshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci është vepër e njerëzve të aftë të dalë nga shekujt e historisë. Sistemet ndërkombëtare me të mirat dhe të metat e tyre kanë qenë dhe do të mbeten edhe sot e kësaj dite objekt studimi dhe reflektimi.Vetëm Zoti është i përsosur, të gjitha gjërat e krijuar nga njerëzit nuk janë dhe nuk do të jenë asnjëherë. Për këtë arsye dalin në skenë ide të njëpasnjëshme zinxhirore dhe ato që i rezistojnë kohërave më shumë se paraardhëset mund t’i afrohen asaj që quhet ideale apo siç ka tendenca të perceptohet dhe synohet të arrihet si e tillë.
Sistemet ndërkombëtare të krijuar nga njerëz me vizione të qarta kanë mbetur si fanarë të një mësimi të madh në diplomaci dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare: “Vendet, iniciativat, të mirat, krimet, mashtrimet mund të ndryshojnë përmasat e tyre por idetë në kohëra të caktuara jo. Sepse ato krijohen nga njerëzit në kohë të caktuara dhe kthehen në institucione në kohë të caktuara”. Sepse siç thoshte ish –presidenti amerikan Xhon Kenedi "Njerëzit lindin dhe vdesin, kombet ngriten dhe bien, por idetë janë të pavdekshme. Ato nuk vdesin kurrë.“ Kjo është edhe misioni i njerëzve që dëshirojnë të mbesin çdoherë në histori dhe të përsëriten vazhdimisht emrat e tyre për të mirë.

ARDIAN RAMADANI- profesor i gjuhës frenge në Universitetin e Europës Juglindore dhe magjistrant i Studimeve të Diplomacisë


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 120 vizitorë
Lexuar: 14,483 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi