Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MULTIKULTURALIZMI DHE TË DREJTAT GJINORE
Publikuar më 22 qershor, 2009 në orën 15:13 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
I. MULTIKULTURALIZMI DHE TË DREJTAT GJINORE

Multikulturalizmi paraqet një shoqëri heterogjene apo prezencën e shumë kulturave në një hapësirë të njëjtë. Njëra prej çështjeve fondamentale që e karakterizon multikulturalizmin është dallueshmëria. Dallueshmëria sociologjike dhe demografike, por gjithashtu edhe dallueshmëria si kategori filozofike. Multikulturalizmi parashtron pyetjen prioritare që ka të bëjë me kapacitetin e një sistemi social të integrojë një dallueshmëri autentike.1
Ndërkaq, në anën tjetër me të drejta gjinore nënkuptohet respektimi i sekseve të ndryshme. Dihet se gjatë historisë njerëzore gjinia që më së shumti i është ekspozuar një diskriminimi është gjinia femërore, edhe atë nga gjinia mashkullore. Kur mendojmë për të drejtat gjinore këtu kemi parasysh edhe njohjen e të drejtave të gruas dhe ndalimin e dhunës ndaj saj. Dihet se femrat u janë nënshtruar një diskriminimi, rrahjeje apo edhe ekzekutimi nga ana e meshkujve. Më se 2 milionë femra u janë ekspozuar zanatit katastrofik të quajtur ku trupi i tyre shitet si mall në treg. Në disa vende kemi aborte të mëdha që vijnë si pasojë e kontrollimeve gjinore para lindjes përmes ultrazërit apo amniosintezës. Për çdo vit vdesin 1.5 milionë fëmijë për shkak të përkatësisë së tyre gjinore. Vajzat dhe gratë dhunohen seksualisht çdo ditë. 75% e dhunimeve kryhen nga dorasit e rrethit të afërt social.. Vetëm 10 -30% dhunimeve paraqiten në polici. Në shumë vende femrat s’guxojnë të vetëvendosin për trupin e tyre. 150 milion femrave u janë dëmtuar dhe gjymtuar organet gjenitale. Dhe në përgjithësi femrat shpërfillen në çdo aspekt në shumë vende të botës.2

II. MULTIKULTURALIZMI, TË DREJTAT GJINORE DHE SFIDAT

Modeli multukulturalist është i patjetërsueshëm sepse ky model respekton dhe pranon çdo identitet kulturor, kohabitacionin në mes të grupeve të ndryshme etnike e njashtu edhe kooperimin dhe bashkëpunimin mes tyre. Nëse duam të krijojmë një egalitet të vërtetë duhet ti pranojmë diferencat, dallueshmëritë dhe identitetet individuale dhe duhet marrur si model universal vlerat e gjitha grupeve etnike. Abdallah-Preitcelle thekson: “Multikulturalizmi merret me njohjen e pluralitetit të grupeve dhe tenton të evitojë dhe mënjanojë thyerjen apo eklatimin e unitetit kolektiv”. 3
Edhe pse sot në shumë vende të ndryshme të botës ky kodeks nuk pranohet fare duhet që secili shtet dhe secila shoqëri të tentojë të afirmojnë multikulturalizmin. Sot në botë kemi shumë vende të cilët kanë probleme me mosnjohjen e multikulturalizmit apo në dilemat ndaj kësaj çështje tejet grandioze. Disa njerëz, të shqetësuar nga emigracioni, getot etnike dhe ekstremizmi i brendshëm, bëjnë thirje që multikulturalizmi të hiqet. Një zyrtar britanik me emrin Trevor Phillips, për gazetën “The Times” deklaroi: “Multikulturalizmi më nuk është i dobishëm sepse ka nënkuptuar gjëra të gabueshme, andaj unë sugjeroj ndarje. Proklamoj prej këtij momenti shtetet e integruara me vlera të përbashkëta si: demokracinë, sundimin e ligjit dhe gjuhën amtare të atij shteti”-tha zyrtari Phillips. Ai më tej shtoi: ” Banorëve që janë të huaj në shtetin ku ata jetojnë duhet vazhdimisht t`u thuhet se s`janë ata që janë derisa ata të pranojnë “ shtoi me tej Phillips. Ndërkaq Charles Jenkins, nga Njësiti i Inteligjencës për Ekonominë në Londër thotë : “Multikulturalizmi i mban të bashkuar qytetarët e çdo shteti”. Nga ana tjetër Charles Jenkins deklaron më tej : “ Multikulturalizmi është forcë e madhe pozitive. Andaj asnjë vend nuk duhet pranuar politikën e asimilimit, përkundër vështirësive me emigracionin dhe sigurinë”. Ai më tej kërkon adaptimin e elementeve të lojalitetit. Nga ana tjetër Daniele Joly, ligjërues në Universitetin Warwick thotë: “ Nuk mendoj se multikulturalizmi është diçka e keqe, nëse e shihni si përzierje të kulturave të ndryshme në një vend të veçantë. Në shumë shtete problemi që ekziston është vënia në praktikë e multikulturalizmit. Mirëpo në disa vende si Franca, ku ka politikë asimiluese, rezultatet janë edhe më katastrofike. Prandaj duhet gjetur rrugën që mundëson njohjen e vlerave dhe kulturave të ndryshme dhe njëkohësisht rrugën që ofron mundësi të barabarta” thotë Joly duke iu adresuar kësisoj çdo shteti që posedon fenomenin e ashtuquajtur miltikulturalizëm. 4
Ndërkaq sa i përket të drejtave gjinore duhet cekur se që nga viti 1980 filloi vetëdijesimi publik për respektimin e të drejtave gjinore konkretisht respektimin e të drejtave të gjinisë femërore si dhe dënimin e dhunës ndaj kësaj gjinie. Filloi një mobilizim i hatashëm i lëvizjeve feministe. Fill pas Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut (1948), u miratua dokumenti qendror si Konventa mbi zhdukjen e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) apo Konventa e Grave që u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1979. Kjo konventë saktëson : “ Diskriminimi ndaj grave shkel parimet e barazisë së të drejtave dhe të respektit të dinjitetit njerëzor”. Kjo solli në njohjen e të drejtave të gruas si të drejta të njeriut në vitin 1993 në Konferencën Botërore të KB për të Drejtat e Njeriut në Vjenë.5
Këto gjëra sollën në suksese pasi sot dënohen penalisht të ashtuquajturit “turistë të seksit” të cilët keqpërdorin seksualisht vajza jashtë vendit. Poashtu dhuna në bashkëshortësi është e dënueshme. Sot kemi poashtu një akses më të madh të femrave në aspekte të ndryshme shoqërore. Ajo që kontribuoi më shumë në këtë drejtim është aktiviteti i organizatës TERRE DES FEMMES që synonte mosdorëzimin para peshës së pseudoargumenteve, që thirren në emër të vlerave pseudokulturore dhe pseudofetare dhe përmirësimin e të drejtave të femrës.6
Por njerëz të ndryshëm kritikuan avancimin e të drejtave gjinore, e në shumë shtete siç përmenda edhe më lartë situata me respektimin e të drejtave gjinore ishte katastrofike duke mos iu lejuar femrave liria për vetëvendosje dhe duke mos iu lejuar akcesi në çdo aspekt. Mirëpo lëvizjet e ndryshme feministe e posaçërisht organizata TERRE DES FEMMES në bashkëpunim me lëvizje të ndryshme feministe arriti që të favorizojë mjaft të drejtat e gjinisë femërore. Sot nëpër botë kemi shumë femra që kryejnë funksione të ndryshme diplomatike, politike, ekonomike etj. Poashtu sot femrat janë më të privilegjuara dhe jorastësisht kjo gjini feston edhe ditën e saj si festë ndërkombëtare, 8 Marsin.

III. ÇFARË HAPASH DUHEN TË NDËRMIRREN PËR NJOHJEN E MULTIKULTURALIZMIT DHE TË DREJTAVE GJINORE

Edhepse shoqëria ende nuk ka pasur sukses të sjell solucione përfundimtare për fenomenin e ashtuquajtur multikulturalizëm ajo prapë se prapë propozon mosfavorizimin e dy tendencave të rrezikshme:
1. Nga njëra anë, homogjenizimin e ideve dhe formave të jetës në emrin e një universalizmi abstrakt
2. Nga ana tjetër mbrojtjen e partikularizmave (pjesëzimeve) rezistuese, mosnjohjen e tjetrit (Joalteritetin) dhe mosnjohjen e dallimeve.
Nëse evitohen këto 2 tendenca të rrezikshme, mund ti qasemi më afër njohjes së fenomenit multikulturalizëm, pra njohjes së kulturave, etnive të ndryshme dhe njohjes së diversitetit të botës dhe popujve.
Ndërkaq, që ti qasemi më afër fenomenit “të drejta gjinore” nuk duhet pranuar aspak dhe duhet dënuar dhunën çmendurake ndaj femrave, mbylljen e tyre në labirinte të zeza dhe keqpërdorimin e tyre. Duhet pranuar nga të gjitha palët raportin reciprok dhe të ndërsjellë, me tolerancë dhe mirëkuptim mes të dy gjinive të Zotit. Gratë dhe vajzat e botës duhet të përgatiten dhe ta ngritin vetëdijen e tyre dhe njohjen e ndërsjellë për angazhimin dhe respektin për format e ndryshme të rezistencës, njashtu që të çlirohen edhe nga udhëzimet e tepërta pseudofetare-tradicionale dhe ato të tepërta civilizuese (kulturore) kinse në emër të njëfarë civilizimi dhe emancipimi.

PËRFUNDIMI
Sipas mendimit tim, multikulturalizmi është tejet i vështirë, por jo edhe i pamundur për tu zbatuar. Sot në botë, gjithnjë sipas mendimit tim, mungon një dëshirë dhe vullnet për pranimin e multikulturalizmit. Rastin e tillë e kemi në Maqedoni, ku mungon dëshira e popullit maqedonas të pranojë qenësimin e popullit shqiptar këtu, si dhe të pakicave tjer. Mendoj se është e vështirë të pranohet prania e multikulturalizmit sepse secili komunitet mendon të ruaj atë të veten dhe të mos pranoj të huajën. Për të dëshmuar se multietniciteti është i vështirë për të funksionuar unë jap si shembull Perandorinë Osmane e cila me gjithë tentativën për mbajtjen e shumë popujve së bashku dështoi, mandej kemi Perandorinë Bizantine, të njëjtin rast e kemi me ish-BRSS, me ish-Jugosllavinë etj. Mendoj që duhet shkuar sipas parimit popull-komb të kardinalit Rishelje, por vetëm nëse dështon përpjekja për ta mbajtur gjallë fenomenin e quajtur multikulturalizëm, apo përpjekja e njohjes së tjetrit ashtu siç është. Dështimi i mundësisë së njohjes së tjetrit solli në konflikte të ndryshme në botë, e unë e marr si shembull konkret Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë etj. Andaj thash më parë se nëse dështon përpjekja e funksionimit të multikulturalizmit duhet të shkohet në ndarje, respektivisht ne shtete-kombe.
Ndërkaq sa i përket të drejtave gjinore, unë mendoj se të drejtat gjinore janë kyçi i funksionimit të një shoqërie demokratike, të një shoqërie pa dominime, pa presione dhe shtypje, pa censura. Jam kundër thënieve të disa psikopatëve seksualë se femra duhet të shfrytëzohet si mjet dëfrimi, apo si mall tregu. Apo kundër disa dijetarëve “fetarë” se kinse femra është “djall” dhe se ajo si e tillë është e dedikuar vetëm për rritjen dhe kujdesin e fëmijëve dhe për punët në amvisëri. Pra, proklamoj se si e tillë femra duhet të respektohet me respekt të ndërsjellë kuptohet edhe ndaj burrit, pa censura dhe me mundësi të barabarta se të dyja gjinitë nuk janë të pilotuara prej lart rastësisht por janë të sjellur “to make the world better” (për të bërë botën më të mirë) me mundësi dhe avantazhe të barabarta.

ARDIAN RAMADANI- profesor i gjuhës frenge në Universitetin e Europës Juglindore dhe magjistrant i Studimeve të Diplomacisë
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 55 vizitorë
Lexuar: 8,849 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi