Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËR TY SHQIPËRI DITËT E MIRA PASKËTAJ VIJNË!
Publikuar më 22 korrik, 2009 në orën 23:53 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
KOMENT

Komisioni Evropian propozoi këto ditë heqjen e vizave për tri vendet fqinje të Kosovës. Nëse propozimi miratohet edhe nga organet vendimmarrëse të BE-së, qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian, nga janari i vitit 2010.

Praktikisht, propozimet mbështeten në të shumtën e rasteve sepse ato shkojnë si propozime përpara organeve vendimmarrëse të BE-së për një proces miratimi, pas një rrugëtimi të studiuar gjatë dhe të bazuar në kriteret që kërkohen të përmbushen nga vendet për të cilat bëhet fjalë dhe pas një bindjeje se propozimet nuk do të ngjallin tensione dhe debate brenda strukturave të organizatës.
Me gjasë, që nga janari i vitit të ardhshëm Kosova dhe Shqipëria pas Bosnjës do të jenë vendet më të izoluara në botë. Themi pas Bosnjës sepse këto për fatin e tyre të keq (Kosova dhe Shqipëria) frymojnë si shtete të ndara dhe kështu në dukje qytetarët e njërës apo tjetrës hapësirë shqiptare mund të lëvizin ende pa viza brenda një realiteti pothuajse banal dy shtetesh të një populli, i cili vazhdon ende të jetë populli më i ndarë dhe më i gjymtuar në tërë territorin e Ballkanit e më gjerë.
Nuk ka dyshim se qëndrimi për të mos i përfshirë shqiptarët në procesin e lëvizjes së lirë qoftë edhe me karakter të përkohshëm, është diskriminues e tejet tendencioz. Pra, BE-ja është treguar e padrejtë sepse në procesin e deritashëm të liberalizimit të vizave ka përfshirë edhe vende që as përafërsisht nuk i kanë përmbushur kriteret për tu përfshirë në këtë proces, prandaj nuk është dashur të bëjë dallime për popujt më të persekutuar të Ballkanit - shqiptarët dhe boshnjakët. Besojmë se BE-ja do të reflektojë për gabimin e bërë dhe shpejtë do të gjejë mënyrën për ta ndryshuar këtë qëndrim, ndryshe pasojat do të jenë tejet të rënda dhe jo vetëm për shqiptarët.
Por, pa marrë parasysh nëse do të ndryshoj apo jo BE-ja qëndrimin, problemet e popullit shqiptar mbeten të mëdha. Ata aktualisht drejtohen prej një klase politike që kurrë nuk do të jetë e denjë të përmbushë standarde të cilat do të çojnë njëkahshëm dhe sigurtë popullin tonë drejtë një të ardhmeje të ndritshme. Përkundrazi, kjo klasë politike paraqet brengën dhe preokupimin kryesor për problemet dhe hallet me të cilat heqin shqiptarët sot. A s’është kjo garniturë drejtuesish që kanë instaluar krimin dhe korrupsionin deri në poret më të thella të shoqërisë sonë? A s’është kjo garniturë drejtuesish që shkatërron pa mëshirë të mirat materiale jo vetëm të kësaj gjenerate, por edhe të brezave që vijnë duke i stërshitur e keqpërdorur pa as më të voglin kriter e kujdes? A s’është kjo klasë bandash që s’merr vesh për asnjë brengë të popullit të cilit i pinë pa ndërprerë djersën dhe gjakun? Po çfarë bëjnë këta për standardet përveç se i shkelin me të dyja këmbët orë e çast ato?
Për këta standard do të ishte slogani: : ” i nderuari popull, punoni, jetoni e vdisni për ne”!.
Për këta slogani rend e ligj kuptohet dhe përkthehet: policia në shërbimin tonë, drejtësia në shërbimin tonë, shëndetësia e arsimi në shërbimin tonë, pra shteti dhe njerëzia në shërbimin tonë.
Këta megjithëse përditë e vizitojnë Evropën dhe Botën, asnjëherë nuk u bie në mend se Evropën e tmerron një shoqëri njerëzore e paorganizuar, e pasigurtë, e pambrojtur, dhe pa kujdesin e institucioneve të saj. Një shoqëri pa shërbimet bazike të shtetit si: drejtësi të varur dhe të ndikuar prej politikës, polici të padenjë dhe të papërgjegjshme në raport me të drejtat dhe përgjegjësitë e saj. Thënë shkurt, një shoqëri pa sigurime shëndetësore, pa dritë, pa ujë dhe shërbime elementare. Jo, Evropa sigurisht se tmerrohet dhe ik prej saj.
Ne do të kishim të drejtën dhe detyrimin qytetar për të sharë e fyer gjithanshëm Evropën, po të kishim bërë përpjekje serioze për t`i përmbushur këto standarde dhe në qoftë se ajo (pra Evropa) të mos kishte reflektuar në përparimin tonë. Po të ishte një situatë e tillë, brenga për anatemë do të ishte dukshëm më e vogël, por fatkeqësisht është ndryshe, madje shumë më keq se sa që paraqitet në trajtimin tonë. Po të ishte kështu, vendimi i BE-së për të heqë nga procesi i liberalizimit të vizave shqiptarët, do të kishte efekt minimal dhe do të ishte tejet i përkohshëm. Ne druajmë se ky vendim është i bazuar dhe kjo dhemb. Të mjerë janë dhe do të mbesin ata, që me vetëdije ndihmuan dhe ndikuan të krijohet kjo gjendje e rëndë dhe e padenjë për popullin tonë.


www.lib-ks.org, info@lib-ks.org

22. 07. 2009


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 9 vizitorë
Lexuar: 753 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi