Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A po amniston BE-ja terrorizmin serb?
Publikuar më 24 korrik, 2009 në orën 10:47 ( ) Ramiz Bojaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqipëria dhe Kosova, dy shtete shqiptare, bazuar në parimet më të larta të demokracisë universale, mbeten të 'ngrira' në rrugën e integrimeve evropiane, përderisa nismat e ‘reja’ të politikës ekspansioniste serbe (lufta për territore) jo vetëm që nuk u ndëshkuan si duhet në të kaluarën, por për ‘lirinë’ e lëvizjes së tyre vazhdon të ‘përkujdeset’ edhe vet Bashkimin Evropian.
Sinjali i BE-së për ‘liberalizmin’ e vizave për Beogradin, në fakt ka zbuluar fytyrën e vërtetë të këtij shteti(Serbisë), duke përvjelë mëngët për të shtuar dhunën dhe reprezaljet kundër civilëve shqiptarë në Kosovën Lindore, si dhe duke proklamuar ngjyrat çetnike(në Serbi dhe Maqedoni), të cilat bartin simbolet e formacioneve paramilitare, kriminale dhe terroriste serbe. E tërë kjo uverturë del në shesh pak ditë që kur udhëheqësi i lartë i Bashkimit Evropian, Havier Solana, i dërgoi Serbisë, lajmin e ‘mirë’ të karotës(për liberalizim vizash). Hapja e BE-së ndaj Serbisë (e cila fshehë kriminelët e luftërave ballkanike) do të thotë se Evropa ka hedhur hapin e parë të amnistimit të kriminelëve serbë të luftës, përderisa mban të mbyllur viktimat e terrorit(mos përfshirja e liberalizimit të vizave për Bosnjën dhe Kosovën). Në fakt Serbia nuk plotëson standardet elementare të kritereve për liberalizim vizash. Fillimisht për shkak të qëndrimit ekspansionist ndaj Republikës së Kosovës, menaxhimit të strukturave destruktive, kriminale dhe terroriste në veri të vendit tonë, e deri tek ngecja e bashkëpunimit me BE-në dhe Tribunalin e Hagës. Në fakt, dhjetë vjet më parë, ishte vet Bashkimi Evropian në aleancë ushtarake me NATO-n dhe SHBA-të, bombardoi Serbinë për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare, e cila vazhdonte më vrasje dhe spastrime etnike të rajoneve jo serbe në Ballkan. Po ashtu, Serbia për dhjetë vjet më radhë(që nga mbyllja e fushatës ushtarake të aleancës euroatlantike) vazhdon ti qëndrojë besnike politikës gjenocidale dhe kriminale të diktatorit Millosheviq, duke mbrojtur në parim, interesat për Serbinë e Madhe. Dhe në fakt është vet BE-ja që ofron Serbinë pa kusht (liberalizim vizash), duke ‘gëlltitur’ të palarat e Serbisë e cila realisht vazhdon të ushqehet nga mendësia millosheviqiane (qëndrimi zyrtar i Beogradit ndaj Kosovës).

BE-ja ka shkelur parimin bazë për integrime

Parim bazë i përfshirjes së një shteti në liberalizim vizash është standardi i fqinjësisë së mirë si dhe heqja e konteksteve kufitare. Në këtë rast, BE-ja ka bërë shkelje të rëndë të ligjeve të veta, për faktin se Serbia ende mban tendenca territoriale ndaj Republikës së Kosovës(shtetin qe ende nuk e njeh) si dhe cytjen e bandave kriminale dhe terroriste në veriun e Kosovës. A është e mjaftueshme që Serbia ti lajë mëkatet me dorëzimin kryekriminelit Millosheviq në Hagë, dhe dënimin me burg të përjetshëm, gjegjësisht me 30 vjet burg, në Hagë për dy vrastarë. Kjo do të thotë se përkëdheljet e BE-së për Serbinë, kanë trimëruar këtë vend, duke ‘pranuar’ politikën kriminale të këtij vendi, i cili tashmë i fryn zjarrit të destabilizimit, dhunës dhe terrorit(fushata e spastrimit etnik në Kosovën Lindore). Edhe ekspertë të lartë të BE-së, vlerësojnë se Evropa, po hyn në një gabim të rëndë politik(jo i vetmi) duke lënë jashtë procesit të liberalizimit të vizave Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën dhe Shqipërinë, dy vendet e para mezi mbijetuan falë sulmeve ushtarake të NATO-s. "Heqja e vizave për Serbinë është turpi më i madh i BE-së që ka bërë gjer më tani. Me këtë veprim BE-ja po shpërblen vrasësit e Srebrenicës, Kroacisë dhe Kosovës që kryen gjenocidin më të rëndë pas Luftës II Botërore në Evropë. Kështu vlerëson Christian Schwarz Schiling, politikan i njohur gjerman, i cili është i njohur për qëndrim parimor ndaj Kosovës.

“Marshi” i çetnikëve në Serbi dhe Maqedoni

Organizata çetnike dhe terroriste serbe është paraqitur publikisht në Serbi dhe Maqedoni, duke proklamuar ngjyrat ‘legale’ të qeverisë së Beogradit për krijimin e Serbisë së Madhe, vend i cili ditë më parë mori vlerësime pozitive për liberalizim vizash nga Bashkimi Evropian!. Përpos Serbisë edhe Shkupi është vë në epiqendër të “Lëvizjes çetnike” e cila sipas programit të veprimit është një organizatë terroriste dhe ekspansioniste. Dhe jo rastësisht vjen kjo, pak ditë nga zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni, kur në kreun e qeverisë erdhi antishqiptari më i përbetuar Gjorgje Ivanov.

Dhe në fakt nuk është aspak befasuese se në këtë nismë janë përfshirë edhe figura të njohura të institucioneve të Maqedonisë. Gjithë këto lëvizje janë pjesë e projektit për formimin dhe shtrirjen e “Lëvizjes së çetnikëve” në vendet e Ballkanit Perëndimor(duke interpretuar projekte serbomëdha). Absurditeti tjetër me radhë i BE-së në raport me Ballkanin vjen edhe pas heshtjes së Brukselit ndaj nismave të tilla antinjerëzore dhe antidemokratike. Udhëheqësit e këtyre bandave janë pikërisht kriminelët serbë (bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-kriminelit serb Sllobodan Millosheviq), të cilët ishin aktiv gjatë luftës së Kosovës (spastrimi etnik). Kjo shton edhe një dilemë të madhe, nëse Evropa hapi frontin me Serbinë, duke luftuar personalisht me kriminelin Millosheviq, apo edhe me politikën e tij fashiste. Dhe realisht kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë “evropiane” dhe Maqedonisë “demokratike”. Pra, BE-ja “promovoi” një frymë dhe lëvizje terroriste në Serbi, e cila edhe më tej mbetet kërcënim për kombet dhe shtetet ballkanike. Nga këndi tjetër, Shqipëria dhe Kosova, dy shtete shqiptare, bazuar në parimet më të larta të demokracisë universale, mbeten të “ngrira” në rrugën e integrimeve evropiane, përderisa nismat e ‘reja’ të politikës ekspansioniste serbe (lufta për territore) jo vetëm që nuk u ndëshkuan si duhet në të kaluarën, por për ‘lirinë’ e lëvizjes së tyre vazhdon të ‘përkujdeset’ edhe vet Bashkimin Evropian. Realisht kjo do të thotë kërcënim i ri për stabilitetin ballkanik. Mirëpo shqiptarët do ti qëndrojnë besnik parimit të pacenueshmërisë nacionale dhe kombëtare, duke mbrojtur vlerat e shtetndërtimit, lirisë dhe demokracisë, natyrisht duke mbrojtur parimin e integrimit euroatlantik në rajonin i cili ende mbetet i trazuar nga divergjencat dhe stereotipet. (BS)
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramiz Bojaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 1,273 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi