Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHQIPËRIA LEHTË MUND TË RRËSHQASË DREJT MONARKISË !
Publikuar më 31 korrik, 2009 në orën 01:29 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këtë mund të mundësojë lehtë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Sepse, Sovranit i është pamundësuar forca kushtetuese e përdorimit të referendumit! Por, populli duhet me çdo kusht, mundësi, forma dhe mënyra, për të kërkuar bashkimin e Shqipërisë Natyrore-etnike, pastaj rregullimin kushtetues do ta kenë më të lehtë dhe pa dhembje...

Ndonëse kurrë nuk është mirë t`u paraprihet gjërave jo të mira, megjithatë, sipas disa sjelljeve të personaliteteve në pushtetin afatgjatë, siç është duke u vepruar tash e afro 20-vjetëve në të ashtuquajturën fazë transite në Shqipëri, gjërave u vjen erë e keqe.
Gjasat gjithnjë e më shumë flasin, që kjo pjesë e atdheut shumë lehtë mundet të shndërrohet në një shtet me sundim monarku, madje as me rregullim kushtetues, apo atë parlamentar. Monarki quhet forma e qeverisjes në të cilën pushteti më i lartë kalon, ose është në duart e një monarku. Pra shtet që ka në krye një monark, i cili mund të jetë absolut, tiran me frymë retrograde, reaksionare fashiste etj. Ky sistem jo vetëqeverisës zakonisht shndërrohet në monarki absolute, i njëjtë me monarkinë dhe monarkun A. Zogu, (vitet 1928-1939). Z. Sali Berisha, mbase me veprimet dhe lajkat që është duke ia bërë ish-monarkut, Zogu dhe pasardhësve të tij, z. Leka dhe të birit, është duke ëndërruar një lojë të tillë. Por, së pari i nevojitën për të bërë ndryshime kushtetuese, gjë që këto ditë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, sovranit ia pamundëson referendumin, vullnet i domosdoshëm, për rregullimin shtetëror të vendit. Më në fund, më këtë ndryshim kushtetues lehtë mund të merret pushteti dhe shpallja e monarkisë. Këto lojëra, sado që duken të pamundura dhe të pa rrezikshme, etja për pushtet absolut dhe përkrahja e asaj pjese të simpatizantëve të monarkisë, Sali Berisha, fare lehtë, mundet për t`ia arritur qëllimit.
Dihet se monarkizmi është një doktrinë politike reaksionare që përkrah dhe mbron monarkinë, duke shpallur dhe quajtur si të vetmen formë të përshtatshme për të qeverisur një shtet. Në politikën e kësaj forme të “qeverisjes”, ndryshe quhet sistem i shteteve apo vendeve monarkiste, në krye të të cilave vihet monarku. Zakonisht, këto vende marrin karakter të monarkive fashiste tiranike. Lindja e Monarkisë fashiste në vitin 1922 në Itali, në vitin 1933 në Gjermani, pastaj në Spanjë dhe në shumë vende të tjera në botë deri në Japoni, mes dy Luftërave Botërore etj. Monarkitë, në krye më monarkët, zakonisht shndërrohen në formë sistemesh diktatoriale.
Nga ky shpjegim për monarkitë kudo që ishin dhe janë edhe sot, mund të themi se mjafton një përkrahje e një personi të etshëm për pushtet, dhe një ndryshim i kushtetutës në fuqi, për t` iu krijuar mundësia e grabitjes së pushtetit. Kështu një vend siç është Shqipëria, brenda pak kohe të kthehet në një Monarki. Pastaj, quaje si të duash, monarki parlamentare apo kushtetuese. Kësi shembuj kemi edhe sot në disa shtete në botë. Sali Berisha, ia ka ëndja të grabisë, ç`është e mundur për t`u grabitur. Sepse, të ç`varrosësh një burrë shteti në shenj të ndonjë “hakmarrjeje”, dhe t`i ngritësh lapidar një tjetër burreci, monarku, s`është asgjë tjetër, pos luftë për t`u ngrehur vetë në piedestalin, të cilin nuk e ka as për meritë, por as për histori. Kuraja për të shkuar deri më një “piedestal” të pamerituar, duke shkelur nëpër viktima dhe nëpër historinë e kombit dhe të heronjve, është vetëm frymë monarku, por i monarkut fashist. Këtë, duhet ta ketë para sysh çdo shqiptar, kudo në hapësirën e tij ku jeton, e sidomos ajo pjesë e popullit, e cila nuk e meriton as për ta menduar si ëndërr, e lerë më t`i ndodhë një kthesë e tillë, reaksionare, tiranike, fashiste dhe retrograde, për të cilën lehtë mund të pajtohen edhe faktor të ndryshëm, jo vetëm në regjion, por edhe në Evropë, madje dhe në Bruksel.
Unë në literaturën time 20-vjeçare, sidomos në publicistikë, prore i kam theksuar shqetësimet jo vetëm të miat, për gjithçka ndodhi rreth dhe mbi kurrizin e shqiptarëve deri në ditët e sotme. Sepse, të thirresh në demokraci, dhe të punosh me tërë forcën kundër demokracisë, është nihilizëm, cinik, verbëri, është një lloj fashizmi i shpirtkazmës së heshtur më parë e pastaj, dalja haptas në grabitjen e pushtetit me forma grusht shteti me njerëz, të cilët ëndërrojnë vetëm për pushtet, diktaturë dhe për viktimizim të popullit dhe atdheut. Nuk dua të besojë, por ekzistojnë të gjitha paradigmat, duke filluar nga veprimet e Berishës qysh me ardhje në pushtet, me ngjarjet të cilat i ndodhën vendit, burgosjet, ndjekjet, Vlora, Otrantoja, Piramidat, Ngjarjet e 1997, pra kallja e Shqipërisë, tragjeditë e tjera, deri më Gërdecin e vitit 2008-në. Vjedhja e votave, propaganda dhe gënjeshtrat, premtimet dhe shkelja e tyre në vazhdimësi etj. Sali Berisha, mori pushtetin edhe me mashtrimin për Kosovën, NATO-n, Autostradën, tunelet etj. Vepra këto të popullit e kur sesi të punës të një qeverie të ardhur dhe të mbështetur mbi korrupsionin, shkeljet e ligjeve, gjyqeve, vrasjeve pa dorë dhe pa shenj etj.
Një fije shprese mbetet në LSI-në e z. Meta, por edhe në konsolidimin e socialistëve, të cilët duhet shumëçka të ndërrojnë në taktikë, politikë, veprimin dhe në strategjinë e sjelljeve ndaj atyre që mendojnë edhe më ndryshe, por më vizione më largpamëse. Sepse, shqiptarëve absolutisht nuk u duhet kthim prapa, aq më pak pushteti monarkist i llojit të Monarkisë Zogiste . Shqiptarët në Shqipërinë “Londineze”, net e ditë duhet të mendojnë se si t`i bashkojnë territoret, trojet e mbetura jashtë dhe se si të mbrojnë Kushtetutën e vendit, duke përmirësuar në kodet më të rëndësishme siç është Kodi zgjedhor dhe preambulën për bashkim. E di fare mirë se edhe në Kosovë, në Diasporën shqiptare, por edhe në Shqipëri, nuk ka vend apo çfarëdo-pajtimi për pranim të çfarëdo monarkie, pushteti monarkist-mbretëror. Por, është një proverb i një krahine shqiptare ku thuhet: “Falma kalin ta heq frikën”! Megjithatë, z. Sala, mund të jetë i gatshëm edhe për një gjë të tillë, për një monarki diktatoriale fashiste. Për këtë, më ka bindur një ish-kolegu i ti dr. spc, kur z. Berisha është zgjedhur për herë të parë në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë kryetar i OTH të PP-së. Dhe më të dal në aulë, para shokëve, veprimi i parë i ti ka qenë: “Rënie grusht tavolinës, duke theksuar: që tani, nga ky moment, unë jam këtu dhe unë vendosi për çdo gjë”! Kjo pra, është sjellja e parë e zotit Sala, e cila bindshëm vërteton rrugën e tij 18-vjeçare në Partinë e Punës, përkatësisht në pushtetin e “Shqipërisë Demokratike”, “demokracinë berishiane”! Rikthimi, i historisë së monarkizmit të viteve 1928-1939, për popullin shqiptarë, do të ishte një tjetër fatkeqësi, qoftë edhe me triumfin e bashkimit të trojeve etnike. Sepse, vetëm në vendet ku dominojnë pushtetet e klaneve mafioze, krimet e organizuara, shabllonet dhe sistemet antidemokratike, anarkitë dhe amullitë jo kushtetuese, jo parimore, dhe jo ligjore, dominon edhe monarkizmi i udhëhequr nga monarku, i cili mund të jetë me parime dhe doktrinë fashiste, rrallëherë kushtetues parlamentar. Shqipëria, qysh nga shpallja e pavarësisë, 28 nëntor 1912, deri në ditët e sotme ka provuar dhe përjetuar shumicën e sistemeve: Parlamentarizmin, revolucionin demokratik, monarkinë, socializmin autoritar me proletariatin e klasave, (një lloj socializmi autokton), deri në 19-vitet e fundit, të ashtuquajturën periudhë “demokratike të ndryshimeve transitore”. Të gjitha këto forma sistemore të pushtetit të përjetuara në “Shqipërinë “Londineze”, akoma mirë historikisht nuk janë studiuar dhe nuk është dhënë mendimi definitiv shkencor. Pra, për to, ende nuk është dhënë fjala e fundit e shkencës së historisë mbi shtetin, jurisprudencës, çështjeve dhe marrëdhënieve diplomatike me botën etj. Por, një çështje është e vërtetë, se sistemi monarkist-zogist, nga shpallja e Shqipërisë Mbretëri, në vitin 1928, pothuajse e papranuar nga shtete dhe qarqe ndërkombëtare, deri më kapitullimin e vendit në prill të vitit 1939, nga Italia Monarkiste-fashiste, populli shqiptarë jo vetëm jashtë Shqipërisë, por, sidomos brenda vendit, vazhdimisht ka qenë kundër sundimit, vlerave dhe sjelljeve të ati sistemi monarkist.
Ndërkaq, historia e ardhjes së A. Zogut, për herë të dytë në fron, kthimi dhe ndihma e cila i është dhënë nga Pashiqi dhe qeveria antishqiptare e Beogradit, me shpërblime të majme, madje dhe me armë, duke rrëzuar Qeverinë e Revolucionit Demokratik të F. S. Nolit, në fund të dhjetorit të vitit 1924. Me shpërblimin edhe të tokave shqiptare, Shën Naumin , rrethin e Vermoshit, pjesë të Luginës të Lumit Cem etj., MSKS, pra, Pashiqve. Pastaj, ndjekja dhe vrasja e patriotëve, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi, ndjekja e F. S. Nolit, dhe e shumë patriotëve të tjerë.
Kryengritjet dhe pakënaqësitë e punëtorisë, shtresave të varfra fshatare, lënia dhe zhytja e vendit në borxhe të mëdha, marrja e thesarit, ikja nga vendi, një ditë pa u sulmuar dhe dy ditë pa u okupuar Shqipëria. Mjaftojnë për një njeri, qoftë ai edhe mbret i mbretërve. Edhe pse ai ishte mbret i vetëshpallur. Nuk janë këto çështje të lehta për Lartmadhërinë, Leka Zogu, dhe për të birin, pretendent për fron. Megjithatë, e vërteta duhet thënë dhe duhet pranuar, sado që ajo është e hidhur për babë e birë, nga veprimet e pararendësit të tyre, mbretit Zog. Ata, mbase e kanë të qartë atë histori aspak të lavdishme. Prandaj, veprimet e një ish-komunisti, dikur të “përbetuar, në Partinë e Punës”, lajkat të cilat është duke ua bërë z. S. Berisha, kanë edhe një strategji tjetër, por me mjaftë demagogji dhe filozofi cinizmi. Nëse do të duhej të ruhej vijimësia e rrugës historike të burrështetasve shqiptarë, nga kohëra të ndryshme të historisë të sundimtarëve, atëherë pse duhet përdhosur më aq bizaritet, figura e Enver Hoxhës, familja dhe z. Nexhmie Hoxha!? Sistemi në të cilin është shkolluar dhe ngritur, nga opingat z. Berisha dhe shumë berishian të tjerë. E të lavdërohet apo t`i ngrehet ode, lapidare, apostuj, ideali një njeriu, historia e të cilit nuk është favorizuese, por për te ishte dhe është kundërshtuese, mospajtuese dhe jo falënderuese. Për veprimet dhe mënyrën e ardhjes në pushtet, vrasjen e patriotëve më të shquar të kombit etj. Përball historisë të një njeriut, (E. Hoxhës), i cili bëri çmos për ta ruajtur Shqipërinë, për të shkolluar opingat e sojit të Sali Berisha! I cili vërtetë në Tiranë ka zbrit vetë i 30 nga veriu, në moshën adoleshente për t`u ngritur e shkolluar, më kërkesën personale të z. E. Hoxha, me ndihmën e shtetit dhe të pushtetit Enverist. Pse, tani i tërë ky mllef, kjo hakmarrje dhe ky sadizëm kundër-enverist, socialist dhe kundër komunist. Të gjitha këto çështje, i di fare mirë z. Sala. Por, është duke shitur “dushk për gola”, jo vetëm familjes së Monarkisë, por mbarë popullit shqiptarë.
Prandaj, ata të cilët fajësojnë në një apo mënyrë tjetër, popullin në Kosovë, se është duke përkrahur me të gjitha forcat mbetjen sa më gjatë të Berishës në pushtet, madje deri në rrezikun e shpalljes të Shqipërisë Monarki, fare nuk janë të vërteta. Janë spekulime, të cilat demantohen ditë e më shumë, duke njohur z. S. Berisha, në luftë të pa mëshirshme, për të mbajtur pushtetin, dhe duke vepruar ose haptas, ose në mënyrë tinëzare, duke futur thikën pas shpine elementeve të ndryshme shqiptare, herë në Kosovë e herë në Maqedoni. Kurse për pjesët e tjera shqiptare, Çamërinë, Kosovën Lindore dhe shqiptarët në Mal të zi, as që i dëgjohet zëri. Madje me Greqinë duke bërë pazare të rrezikshme dhe të ngjashme si satrapi i zogollëve. Prandaj, populli shqiptarë në Kosovë, njeh për mrekulli demagogjitë jo vetëm të z. Berisha, ndaj dhe për Kosovën. Sidomos, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjatë periudhës të furnizimit me armë, kalesave të kufirit dhe aventurat shumë të rrezikshme dhe të papritura të luftëtarëve tanë në kalim e sipër, hyrje-daljeve me armë, Shqipëri-Kosovë. Sidomos të thyerjes së embargos me naftën dërguar në Bosnjë dhe Serbi, nga edhe ka krijuar miqtë e tij tani të infiltruar deri në sigurimin e dyfishtë-serbo-boshnjakë-shqiptarë, në ekonomi dhe në larje parash të, pista me fazlliqët , miq të tij etj!
Pra, më gjelat të shqiptarëve të Kosovës. Mjaftojnë vrasjet e patriotëve nga urdhëratë e SHIK-ut, (Remzi Hoxha), në epokën e sigurt-vrasësve të sojit të “Gazi-dedëve”, vrasja e z. Azem Hajdari dhe sa patriotëve të tjerë, shkodranë, vloniat, gërdecas... Z. Sali Berisha, mund t`i lanë “kusuret” dhe të bërat ndaj Kosovës dhe popullit shqiptarë vetëm atëherë, nëse ai, do të ia arrijë bashkimin e saj më Shqipërinë”! Përndryshe: Këtë e them, duke kujtuar veprimet e gjeneral Moisi Golemit, të penduar, pastaj “duke shkëlqyer në disa beteja kundër ushtrisë perandorake”! ”Ruaje zot Shqipërinë nga monarkizmi i llojit fashistë monarkist berishianë.
Megjithatë, unë, Z. Berisha kamë dëshirë të takohemi, sepse u kam mbet borxh më një vizitë, të së martës të tetorit të vitit 1993. Të cilën na e pat organizuar “lartmadhëria e tij”, z. Bashkim Driza, “i kërkuar nga Gjyqësia dhe Sigurimi shqiptare”, diku në Urugaj apo Paragvaj, për fajdetë më emrin “Populli”. Këtë, mund të sqarojë një herë tjetër. Sepse, vizita nuk u realizua, pasi që kisha obligim moral të kthehem dhe t`i bashkëngjitëm, Protestës së njohur me emrin: “Të varrosim dhunën”, e hënë 1 tetor 1993. Por, ka edhe diçka të paqartë nga kjo vizitë, të cilën e realizuam me sukses në Kabinetin e z. P. Arbnori dhe në interpelancën e kërkuar nga socialistet, ndaj z. Sereçi, ministër i jashtëm, të cilën na e mundësoj z. S. Pëllumbi dhe z. P. Arbnori. Për më shumë për këtë vizitë, duhet të sqarohet zotriu në kërkim, Bashkim Driza, nëse do të kapet ndonjëherë ai njeri! Fare mirë e di se ai zotri, ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i z. President S. Berisha. Madje ai ishte kryetar i Partisë Popullore Shqiptare me seli në Tiranë, më vonë i Lidhjes Popullore. Më të filluar fajdetë, ai ishte ndër të parët themelues i Organizatës ”Populli”.
Tani është duke u kërkuar nga “shteti”, për kthimin e miliona lekëve mashtrim të popullit. Sidoqoftë, z. Berisha, takimi ynë akoma nuk ka përfunduar. Ai takim gjithnjë mbetet e hapur! Të paktën për t`biseduar dhe për të përkujtuar:“Republikën e ndaluar të Kosovës, kur sesi për të kërkuar kurrfarë ndarje, apo çlirim të saj, as për t`u përmendur, për t`u çliruar. Pra kur sesi për t`iu bashkuar Shqipërisë! Madje as për pranimin e të rinjve nga Kosova, për tu aftësuar për luftë, për të cilën ishim të sigurt se do të na imponohej nga gjelati Milosheviq. Për koketimet tuaja me z. Rugova, ne disa që gjendeshim në Tiranë, pikërisht për çështjen e rrezikut që po e pritnim nga Serbia fashiste, i zbuluam se kishin prapavijë demagogjike dhe ishin mjaftë të rrezikshme.
Vërtetë, kemi njeri-tjetrit çfarë t`i themi! Por, me politikanët shqiptarë si ty, në hapësirën e tyre ballkanike, më parë mund të përshëndetet shpallja e Monarkisë dhe të pranohet si e tillë sy mbyllas, se sa bashkimi kombëtar i Shqipërisë Natyrale. Z. Ilir Meta, mos qofsha në lëkurën tënde dhe të LSI-së sate! Sepse, çelësi i të gjitha mundësive është në duar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. I mundësive apo i pa mundësive, për të shpëtuar Shqipërinë drejt rrëshqitjes në monarki dhe rënien e saj në duar të monarkut (S. R. B.).
U bekofshin shqiptarët dhe bashkimi i trojeve shqiptare, mbas largu në nëntor të vitit 2012-ën, në 100-vjetorin e Pavarësisë. Mos e përjetoftë kurrë më, populli shqiptarë në historinë e tij të dhembshme, monarkinë, diktaturën monarkiste të çfarëdo monarku, as si të sojit të Vilhelm Vidit, “Viteve të brishtë”, 1913/14. Apo të këtyre që i përjetojë Kosova gjatë këtyre 10-vjetëve, përmes Protektoratit, Unmikasëve të OKB-së, tani të Eulexistëve të BE-së, strukturave paralele e çka tjetër!

Prishtinë

Më 30 korrik 2009



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 23 vizitorë
Lexuar: 2,739 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi