Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PIKËPAMJA IME PËR TË NXËNËT KOGNITIV, BIHEVIORIST DHE SOCIAL KOGNITIV
Publikuar më 11 gusht, 2009 në orën 01:45 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
E dimë që procesi i të nxënit paraqet ndryshim në aftësi tek individi, si rezultat i përvojës dhe veprimtarive. Por çështja është që të dihet se kur mund të bëhet ndryshimi. Në bazë të kësaj, psikologë dhe analistë të shumtë sugjerojnë lloje të ndryshme ndryshimesh tek individi në aftësi si rezultat i përvojës, gjegjësisht i veprimtarive.

Kësisoj kemi disa tabore, ku më të theksuara janë 3 tabore apo 3 këndvështrime:
1: Këndvështrimi kognitiv kognitiv me teoritë e saja kognitiviste të të nxënit që bazohet kryesisht në ndryshime në proceset mendore.
2:: Këndvështrimi biheviorist me teoritë bihevioriste të të nxënit që bazohet dhe përqendrohet në sjelljen e vëzhgueshme dhe
3: : Këndvështrimi social kognitiv me teoritë e saja që bazohet me ndryshime në aftësi, si rezultat i vëzhgimit të tjerëve.

Kësisoj do përpiqem t`i elaboroj një nga një të tri teoritë e të nxënit, duke u munduar t`i nxjerr mangësitë dhe cilësitë, çdoherë sipas mendimit tim.

Sipas meje teoritë kognitive të të nxënit që përqendrohen në proceset mendore janë mjaft të pranueshme. Po pse? Pasi siç proklamoi edhe vetë përfaqësuesi i këtij kampi teoricienësh, Piazheja, për të mësuar individi duhet të veprojë dhe të mendojë se si të veproj dhe reagojë vet. Kjo teori e cila proklamon koncepcionin e zhvillimit të individit në shkollë, hap pas hapi apo në inkrementalizëm, është më se e vërtetë. Sipas teorisë kognitive të të nxënit, gjatë zhvillimit të tij intelektual fëmija (nxënësi) kalon nëpër stade të ndryshme, ku ai vet (individi) auto-elaborohet dhe zhvillohet pa pushim. Sipas kësaj teorie fëmija është vet ai aktori kryesor i zhvillimit të tij.

4 stadet e proklamuara nga këto teori janë:
1: Stadi sensorimotor-gjeri më 2 vjet. Ky stad është i karakterizuar nga zbulimi i ambientit dhe hapësirës, përmes perceptimit të sendeve dhe objekteve dhe permanencës së objektit(të kuptuarit se objektet kanë ekzistencë të veçantë dhe të qëndrueshme)
2: Stadi paraoperacional apo inteligjenca prelogjike (simbolike) që fillon nga mosha 2vjeçare e vazhdon gjeri në moshën 7/8 vjeçare. Kjo është faza ku fëmija mund të imagjinojë dhe posa fillon t`i zotërojë veprimet.
3: Stadi i veprimeve konkrete që fillon nga mosha 7/8 vjeçare e vazhdon gjeri në moshën 11/12 vjeçare. Në këtë stad fëmija kupton nocionin fondamental të konservimit (parimit se disa veçori të objektit mbeten të njëjta megjithë ndryshimet në dukje).
4: Stadi i veprimeve formale që fillon nga mosha 11/12 vjeçare e vazhdon gjeri në moshën 15 vjeçare. Në këtë stad fëmija është në gjendje të rezonoj, mendoj dhe arsyetoj mbi një problem duke parashtruar hipoteza.

Sipas teorive të të nxënit kognitivist, kjo sekuencë e zhvillimit të fëmijës është e determinuar gjenetikisht. Sipas kësaj inteligjenca konstruktohet falë procesit të ekuilibrimit të strukukturave kognitive. Këtu kemi po ashtu dy aksione që kontribuojnë në ekuilibrim (aksioni i ambientimit me mjedisin)dhe asimilimi (aksioni i individit ndaj objekteve që e rrethojnë).Këtë lloj nxënie e quajmë edhe «konstruktivizëm». Kufizimi i teorive kognitive të të nxënit qëndron në mungesën e qëndrueshmërisë në të menduarit e fëmijëve dhe në pamundësinë për zgjidhjen e problemeve që kërkojnë këto veprime
Në kundërshtim me teoritë kognitive të të nxënit janë teoritë bihevioriste të të nxënit që përqendrohen te sjelljet e individit. Sipas kësaj teorie të nxënit paraqet ndryshim në sjellje (si faktor i jashtëm i individit). Përfaqësuesit e këtij kampi (Uatsoni, Skineri, Thorndaik) janë psikologë biheviorist sepse janë bazuar vetëm në sjelljet e vëzhgueshme.

Uatsoni deklaroi:
“Më sillni një duzinë fëmijësh, të konformuar mirë, jo të hendikepuar dhe garantoj se do bëj çdo njërin prej tyre, mjek, jurist, vjedhës lypës…pa marr parasysh talentin, kapacitetin, po as racën dhe stërgjyshërit”.

Teoria bihevioriste po ashtu proklamon se mësimdhënia dhe nxënia bëhet përmes përdorimit të shpërblimit (përforcues pozitiv) dhe dënimit (përforcues negativ).

Po ashtu këto teori kanë të njohur edhe përdorimin e kushtëzuesve operant (Skiner) sipas së cilës procesi stimul -reagim ndodh si rezultat i pasojave të sjelljes, apo më mirë këtë do ta ilustrojë në skemën:

STIMULI PËRGJIGJA E NXËNËSIT VERIFIKIMI I PËRGJIGJES NGA PROFESORI PËRSËRITJA E PËRGJIGJES NGA NXËNËSI

Sipas këtyre teorive fëmija dhe nxënësi kalon në një etapë tjetër nëse etapa e parë, gjegjësisht etapa paraprake është e metrizuar dhe e mësuar.
Sipas meje këto lloj teorish janë të preferuara për mësimdhëniet e koduara e jo për mësimdhëniet e zakonshme. Prej këtu bazon edhe mangësia e këtyre teorive: teoritë bihevioriste nuk marrin parasysh variablet individuale ose grupore, kapacitet e kreativitet, nevojat e fëmijës, motivacionin. Individi nuk mund të kontrollohet por duhet marrur parasysh nevojat dhe mundësitë e fëmijës, gjegjësisht nxënësit. Kjo teori është kritikuar mjaft nga geshtalltët (psikologët e formës) që sugjeronin zgjidhjen e problemëve përmes insight-s, apo deklikut, idesë, eurekës (mendimit krijues).

Këndvështrimi i tretë i të nxënit është teoria sociale kognitive (Albert Bandura) përmes së cilës procesi i mbledhjes së informacioneve që mbledhin nga vëzhgimi i të tjerëve ndikon në sjelljen tonë. «Pjesën më të madhe të asaj që di njeriu, e fiton përmes shembujve dhe modeleve (Albert Bandura)» . Kjo teori vë në dukje se fëmija mund të nxëjë dhe mësojë duke vëzhguar njerëzit me përvojë të përfshirë në veprimtari të ndryshme. Ky lloj të nxënit është i preferuar me klasa ku mësimi zhvillohet i tillë që fëmijët s`bëjnë atë se ç`thonë të rriturit por duke i parë se ç`bëjnë të rriturit. Kjo teori vë në pah poashtu vetë-efikasitetin apo bindjen e individëve në aftësitë e tyre (ndenja e kompetencës). Sipas kësaj teorie shkolla ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e vetë-efikasitetit, ku s`duhet vlerësuar vetëm njohuritë por edhe ajo se sa njohuritë përmbushin rritjen e perceptimit të nxënësve për vetveten. Kjo teori përpos kualiteteve të lartpërmendura ka edhe kufizime. Sipas meje nuk mund të bëhet të nxënit vetëm duke i vëzhguar të tjerët dhe duke i marrë si model sepse tentativa për të imituar dhe kopjuar mund të na çojë në dështim.

PËRFUNDIM

Krejt në fund pas elaborimit tim për të tri teoritë e lartpërmendura mund të shtoj se të tria teoritë kanë diçka të vlefshme dhe asnjëra nuk është e gabueshme. Ajo që dua të them është se duhet të dihet se cila teori ku duhet zbatuar, si duhet zbatuar dhe sa duhet zbatuar. Apo më mirë të them se a janë teoritë të përshtatshme (adaptuara) për tu zbatuar në situata të caktuara apo jo. Kjo është ajo fondamentalja që duhet dihet dhe pasuar parasysh nga çdo mësimdhënës dhe nxënës.

ARDIAN RAMADANI- profesor i gjuhës frenge në Universitetin e Europës Juglindore
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 98 vizitorë
Lexuar: 16,764 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi