Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUJTESË OGURZI NË DITËN E NJË PROTESTE?!
Publikuar më 15 shtator, 2009 në orën 15:26 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Arti i luftës është arti i zhdukjes së njerëzve, ndërsa politika është arti i mashtrimit të tyre)
Nga shumë moment të jetës sime të bujshme, me të cilat sot e kësaj dite krenohem se edhe unë kam qenë pjesë e tyre, pa dyshim është përkisja ime asaj gjeneratë të famshme studentore të vitit 1981. Asaj gjenerate e cila beri historinë dhe ndikoi më vonë në ndryshimin kronologjik të zhvillimit të rrjedha shoqërore si vazhdimësi.
Edhe ne si rini e atëhershme i kishim çapkënit tona rinore dhe me “axhamillëkun” e moshës bënim ndonjë hata, por si studentë, padyshim e donim shkollën, studimet dhe mësimin, sepse ishim të etshëm për dije dhe përparim. Edhe ne si rini dashuronim dhe thurnim ëndrra për ardhmërinë, por mbi të gjitha e kishim në zemër Kosovën dhe Shqiptarinë. Ishim mu ajo gjeneratë e vitit ’81, e cila, edhe përball plumbave, dhunës dhe terrorit të paparë fizik dhe politik që nga pushtuesi i ushtrohej sistematikisht këtij populli, thyem heshtje dekadash, dhe trasuam rrugën e lavdishme të një rezistence aktive kombëtare e cila më vonë do të na shpie deri në fitore. Fitore të papërmbaruar, me sa duket?!
Ishim ne, mu ajo gjeneratë e lavdishme e kohës së intelektualëve dhe pedagogëve tanë gjenial: Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Gazmend Zajmi, Bardhyl Qaushi e shumë e shumë të tjerëve, të cilët, mbi të gjitha, përveç dijes dhe arsimit, na mësuan dhe rrënjosën thellë dashurinë për atdheun, popullin tonë dhe lirinë...
Edhe pse unë sot me plotë krenari e shkruaj këtë artikull për atë kohë të lavdishme të gjeneratës sime, kur me pietet i kujtoj ata shokë të shumtë, të cilët, nga ai regjim gjakatar, krahasuar me mua, kanë kaluar shumë e shumë më keq, ende më vjen turp prej tyre dhe brejta e ndërgjegjes se kam bërë pak.
Dhe, si mundem unë tashti, përkatës i asaj gjenerate rrebeluese, ta kuptoj këtë Prishtinë të sotme universitare pasive me mbi 40.000 studentë që heshtin? Këtë rini tonë të mrekullueshme por politikisht të përgjumosur, e cila nga “kaffeteritë” të mbusha përplot, pinë “makijato” dhe indiferente sodisin një protestë në të cilën kërkohet të mbrohet Kosova, dinjiteti, pavarësia dhe sovraniteti i saj?!!
Dhe, kur i vërej të gjitha këto ecuri, si mundem unë sot, student i kohës së atyre intelektualëve dhe profesorëve gjenial dhe të pavdekshëm atdhetar, ta kuptoj heshtjen e këtyre doktorëve dhe profesorëve tanë akademik pa kurrizor? Mbylljen e gojës së tyre mu në këtë moment vendimtar kur të tjerët më shumë dhe më ashpër reagojnë për ne.
A nuk është krenari dhe njëkohësisht marrëzi, kur dëgjon se një grup prej 32 kokave më të mençura dhe më të shquara të rajonit të Ballkanit, përbërë nga: filozofë, sociologë, dhe historianë, na bënë thirrje neve kosovarëve që t’i bashkohemi protestave të 14 shtatorit në Prishtinë, të organizuara nga ana e 24 organizatave joqeveritare kundër protokollit EULEX-Serbi,?!!
“O tempora o mores”?! A po na ngjan vërtet edhe kjo dekadencë degraduese dhe degjeneruese morale si popull?!!

“Leming sindroma” si sjellje kolektive

Dikur në një artikull timin, kisha shkruar për një fenomen psiko-social kolektiv të quajtura “sindroma leming” dhe mendoj se nuk do të jetë e tepërt ta përmendi atë edhe një herë. Ata eksperte, qe e njohin psikologjinë e sjelljes sociale, e dine mirë se ne terminologjinë profesionale, besimi i tepruar dhe jo kritik i masës se gjere ndaj informatave te prezantuara autoritare publike, si fenomen shoqëror, quhet “sindroma leming”.
Çka nënkupton ne realitet ky sindromë psiko-social i sjelljes kolektive shoqërore?
Leminget janë një lloj i minjve te vegjël, te cilët, fare pa angazhuar instinktin e vlerësimit vetjak për rrezik, verbërisht i përcjellin sjelljet dhe veprimet e minjve tjerë. Kështu, kur njëra prej tyre hidhet nga lartësia ne greminën e pa shpëtim vdekjeprurës, ashtu ne varg veprojnë te gjithë anëtaret tjerë te grupit. Ky fenomen krahasues, gjate analizës se gjendjeve psiko-sociale te sjelljes se njerëzve ne shoqëri, ne psikologji njihet si “sindroma leming”.
Për njeriun LEMING, ne krahasim me popullaritetin e personalitetit qe e thotë një deklaratë apo ide, logjika e shendosh e cila duhej te qëndron prapa atij besimi, fare nuk ka rendësi dhe nuk është ne veprim. Qe LEMINGU, te besoj fuqishëm ne dike, mjafton qe predikuesi të ketë autoritet, edhe pse, ne te kundërtën, ky autoritet mund te jete i dyshimte. Tërësisht i rrejshëm.
Dhe, me sa duket, neve kjo edhe po na ngjanë sot. Jemi bërë viktima kolektive të predikimeve dhe gënjeshtrave të autoriteteve tona të rrejshme politike në pushtet.
Atyre që, përveç privilegjeve dhe pasurimit të vetë, më së paku mendojnë për ne si popull dhe për Kosovën si shtet.
Vetëm një LEMING klasik nuk mundet të dyshoj se, pas pranimit në heshtje nga institucionet tona shtetërore të nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim policor EULEX-Serbi, pse si kamuflim barazpeshe na vjen nga Brukseli në formë të një “Udhërrëfyesi”për Kosovën?
Pse bash tash bien blloqet e termocentraleve tona dhe vëmendja e masës përqendrohet kah reduktimet e ashpra me nga 5-6 orë pa rrymë në ditë?
Pse mu atë ditë (ditën e mbajtjes së protestave kundër nënshkrimit të protokollit EULEX-Serbi) me përfaqësuesit tanë të lartë të institucioneve nënshkruhet ai protokolli bilateral i ofrimit të ndihmës amerikane për Kosovën...?!!
Filozofi Antik Grek Sokrati, dikur i ka mësuar nxënësit e vet se “rruga e vetme gjate kërkimit te se vërtetës përmes se cilës duhet te shkohet, është, kur, se pari, te analizohet dhe vihet ne pyetje çdo bindje qe e kemi mbështetur forte gjer ne atë moment. Nëse ky besim konkret në ne i kalon te gjitha testet e evidencës, deduksionit dhe logjikes, atëherë, ajo informatë mund te përqafohet si e vërtetë. Ne te kundërtën, e njëjta duhet mohuar, ndërsa, me pas, bartësi i saj duhet ta pyes veten se çka e ka nxitur qe gjer ne atë moment te mendoj ashtu”.
Nëse në të ardhmen, ne si kolektivitet, edhe më tej do të vazhdojmë të mos e përfillim së paku përafërsisht këtë porosi sokratiane, nga kjo elitë e jona politike në pushtet, dhe nga planet tjera konspirative të bashkësisë ndërkombëtare të përgatitura në prapavijë, do të kemi edhe shumë e shumë këso “befasi të këndshme”...!?
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 1,223 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi