Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SI DËSHTOI ATENTATI NË LIPJAN?
Publikuar më 21 shtator, 2009 në orën 10:45 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS U PËRDOR SI VEGËL PRIVATE PËR TË VRARË VETERANIN INVALID TË UÇK-së, ALBAN ISMET ASLLANIN!

*KUSH ËSHTË ALBAN ASLLANI?

Albani është invalid dhe veteran i UÇK-së. Ai është i biri i Dëshmorit të Kombit ISMET ASLLANI, komandant i Logjistikës në Brigadën 153 të UÇK-së në Gollak. ISMET ASLLANI ishte vet dora e Logjistikës edhe e Popullit të Kosovës, sepse ai ishte njeri nga ata që e ushqeu me bukë një pjese të madhe të popullsisë në kohërat e vështira të regjimit jugosllav. Ismet Asllani ishte Haxhi Zeka i kësaj gjenerate. Regjimi Serb në 1999 nga kjo familje vrau dhe masakroi edhe 4 meshkuj të tjerë në masakrën e Hallaqit. Shumica e meshkujve të Familjes Asllani morën pjesë në UÇK. Nuk ka dyshim se Familja e Madhe e Ismet Asllan Prapapshticës është njëra ndër familjet e rralla e më të pasura të Kosovës që pasurinë e vetë e kanë krijuar me djersën e vet, me punë të mundimshme në 4 Mullinjtë e vet të dislokuar në vende të ndryshme të Kosovës. Duke poseduar kaq shumë pasuri, Albani nuk ka pas nevojë kurrë ta shtrij dorën para askujt për interesa të veta. Ata kurrë nuk morën nga djersa e huaj por nga djersa e vet i dhanë edhe UÇK-së edhe popullit fukara që të mos detyrohet që për shkak të skamjes të shkojnë në derën e hasmit dhe gjunjëzohet para armiqve serb. Por, kjo nuk e pengoi as regjimin e pas 1999 që ta terrorizoj këtë familje me shumë aksione ushtarake e policore. Rreth 30 bastisje i ka ndërmarr KFOR-i dhe Policia e UNMIK-ut në kohën e pas luftës në familjen e Alban Asllanit, pas çfarëdo rasti që ka ndodhur në Kosovë dhe sa herë që Serbia e ka drejtuar gishtin kah kjo familje për dyshimet e veta. Kështu pas 1999 atë që e kishin bërë vazhdimisht ushtria e milicia serbe u vazhdua nga regjimi i ri i huaj. Por, pas shpalljes së pavarësisë askush nuk e ka pritur që kjo familje të vazhdon të trajtohet kësisoj edhe nga Policia e Kosovës. Kjo dëshmon se dora e regjimit serb po vepron akoma përmes të agjentëve të vet në institucionet e huaja e ato vendore.

Nëse ka vullnet që kjo të ndalet nga Policia dhe nga të gjitha institucionet tjera të Republikës së Kosovës duhet menjëherë të përjashtohen të gjithë ata që kanë vepruar në kohën e regjimit jugosllav nga viti 1981 e deri 1999, me përjashtimin e atyre që me kohë janë rreshtuar në anin e popullit të vet kundër regjimeve të huaja. Pos tyre, nga Policia duhet të pastrohet edhe rrjeti i agjentëve te UNMIK-EULEX-it që po bashkëpunojnë me Serbinë kundër UÇK. Republika e Kosovës nuk mund të përparoi me kancerin e regjimit serb dhe të agjent-urava tjera të huaja (UNMIK-OSBE-EU-LEX) brenda institucioneve të veta. Institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë alternativ tjetër nëse vërtet janë të përcaktuar për pavarësi dhe sovranitet të vërtetë. Çdo respekt për ata që nuk janë të tillë por një pjesë e tyre që është pro serbe e KFOR, UNMIK –EULEX dhe Serbia, këtyre institucioneve po ju gërryhet dheun nën këmbë për ta konfrontuar me popullin e vet, që kështu turpshëm të ju vjen fundi .

Si dështuan faktorët e mbrojtjes së Drejtësisë në rastin ALBANI?

Kaluan 2 muaj nga arrestimi spektakularë i Alban Ismet Asllanit dhe velloja e heshtjes së rëndë po e mbulon dalë nga dalë me pluhurin e harresës.

Kjo që i ka ndodhur Alban Asllanit mund ti ndodh secilit nga ne ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe të gjithë shtetasve të Kosovës, prandaj ashtu sikur që ne do të kishim pritur ndihmën e tij sikur kjo të ndodhte me ne edhe ai me të drejtë e pret ndihmën tonë në këto kohëra të vështira për te. Si bashkëluftëtar të një lufte çlirimtare të pa përfunduar duhet të kërkojmë drejtësi. Duhet të kërkojmë që ai të lirohet dhe të mbrohet nga liria për akuzat që i bëhen dhe që të dëgjohet edhe fjala e ti, e pastaj drejtësia të thotë fjalën e vet nëse ka faj apo jo? Për mua Alban Asllani është i pafajshëm deri sa Drejtësia të e vërteton të kundërtën. Kështu do të veproj ndaj secilit ushtar të UÇK, por kërkoja nga ata dhe ju lutem atyre që të ju përmbajtjen gjithmonë të Drejtës. Kur them të Drejtës mendoj vetëm në ligjet pozitive të cilat nuk vinë kundërshtim me interesat e Kombi dhe të Atdheut ton.

Për këto arsye isha para disa dite në vizitë te familja e tij në Hallaq dhe në Prishtinë dhe pasi u njoftova mbi keqtrajtimin fizik dhe psikik, që i kishin bërë personat e uniformuar gjatë dhe pas arrestimit të Albanit, kërkova sqarime nga familja se çfarë është ndërmarr në ndriçimin e këtij rasti para opinionit. Ata më njoftuan se pos një reagimi të fuqishëm që e kanë bërë Shoqatat e dala nga ish UÇK, askush tjetër nuk ka treguar ndonjë interesim rreth këtij rasti. Përveç kësaj, familjarët e Albanit më treguan se nuk është lejuar vizita e menjëhershme e familjes, si dhe shërbimi mjekësor i është ofruar me vonesë, krejt kjo me qëllim që lëndimet të zbehen dhe të duken sa më të vogla. Dihet se lëndimet fizike edhe mund të zhduken krejt por lëndimet psikike kurrë nuk shërohen! Vet mjeku nuk ka dhënë asnjë ekspertizë me shkrimë as te familja dhe as te Avokati i tij në lidhje me lëndimet trupore dhe psikike të shkaktuara në trupin e Albanit gjatë dhe pas arrestimit. Dyshohet se ka qen i rrahur me duar të lidhura nga 7 polic, ndërsa mjeku deklaron verbalisht se nuk ka pas as lëndime fizike e as psikike. Mjeku, ose ka për të dhënë përgjigjeje të saktë me shkrim për ato lëndime fizike dhe psikike, ose ka për të dhënë përgjegjësi në mënyrë të barbarët me aktorët tjerë që kanë shkelur kompetencat ligjore me veprimet apo me mosveprimet e veta zyrtare kudo ku ka pas shkelje ligjore.

Për këto arsye e vizitova edhe Avokatin e tij dhe ai përveç që mi vërtetoi këto të dhëna nga familja, ai deklaroi se Alban Asllani ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se atij akoma nuk ju ka dorëzuar as një dokument i akuzës deri më tani dhe se kështu është vepruar edhe me të akuzuarit tjerë që janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Pastaj vizitova KMLDNJ-në edhe redaksitë: e ZERIT, të EPOKËS SË RE dhe të gazetës LAJM si dhe bisedova me disa gazetar në këtë temë dhe kërkova nga ata që ta vizitojnë Alban Asllanin në burg, të vizitojnë Familjen e tij, të kontaktojnë Avokatin e tij dhe të kërkojnë që Gjykata kompetente që urgjentisht të hap procedurën ligjore dhe në mënyre transparente të vërtetohet përgjegjësia penale e Alban Asllanit. Ose në përgjegjësi penale të ftohen ata që i kanë shkelët të drejtat e ti.

Kërkova nga ata që të kërkojnë nga Obdusmani Kurteshi, nga Gjyqësia, nga Ministria e Brendshme e Inspektorati dhe nga Drejtoria e Policisë së Kosovës sqarime rreth veprimeve të tyre ligjore në lidhje me këtë rast. Pasi prita mbi tri javë dhe reagimet e tyre nuk po ndodhin, morra vendim që vetë të njoftoj opinionin me vlerësimet e mia në lidhje me këtë rast në cilësinë e ekspertit për Siguri dhe si kandidat i mundshëm për Drejtor të Inspektoratit Policor në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Kosovës që merret kryesisht me ligjshmërinë e veprimeve të Policisë. Nuk e kam ndërmend të e marr një detyre të tillë përsipër nëse nga institucionet vazhdohet të tolerohen shkeljet e procedurave ligjore, duke filluar nga ana e KMDLNJ, Policia, Gjyqësia, pushteti e deri te Avokati i Popullit, përmes kësaj heshtje të programuar me të cilën po mbrohen shkeljet ligjore dhe të drejtat e njeriut të një ushtari të UÇK.

* * *
Akuza e rrejshme apo e vërtetë?

Tani të merremi me Akuzën e pa ngritur ndaj Alban Asllanit. Ai u akuzua me akuzë se në emër të “KOMANDANT URAGANIT” të AKSH-së ka shantazhuar përmes telefonit një qytetar për të nxjerr mjete të dhunshme për nevoja të AKSH-së. Përgjimi i telefonit mund të jetë një indicion i fortë për të ngritur dyshim ndaj dikujt për këso lloj veprash. Por kjo nuk paraqet argument relevant për ngritjen e akuzës për një procedurë penale nëse nuk ka argumente tjera që e vërtetojnë këtë. Sepse HAKERAT e internetit janë në gjendje të zbërthejnë numrat e huaj të telefonave dhe të flasin në emër të tyre pa e ditur këte pronarët e vërtet se çka po ndodh me telefonat e tyre. Është interesant se mjetet e informimit publik në ditët aktuale kur u zhvillua ky arrestim bën disa shkrime telegrafike që u publikuan si lajm i zakonshëm dhe dikush atë e dha edhe me një koment të caktuar. Pastaj ra heshtja! Askush nuk shtroi pyetje se kush qëndron prapa këtij veprimi dhe se cili është roli i UNMIK-ut , i EULEX-it dhe i Serbisë në këtë rast.

U pa vetëm përpjekja për privatizimin e këtij rasti, sikur të ishte fjala për krim ordinar. Edhe pse Alban Asllani nuk ka pas kurrë dosje hetimore policore apo gjyqësore të hapur për çfarëdo veprash kriminale. Ndërsa tani akuzohej me një akuzë kaq të rëndë me të cilën ai mund të mos ketë as një lidhje. Edhe pse Albani vjen nga një familje e madhe patriotike në Kosovë, për shqetësimin e opinionit publik (sidomos të atij në Prapashticë , në Gollak, në Lipjanit, në Prishtinës e më gjerë si edhe atij në radhëve të UÇK-së), nuk u prononcua as Qeveria, as Ministria e Punëve të Brendshme dhe as Inspektorati në kuadër te saj, për të dhënë vlerësimin e vet se:

• A ishte i nevojshëm të bëhej arrestimi, pa zhvillimin paraprak të një bisede informative?
• A ka qen e mundshme që arrestimi të bëhej pa përdorimin e dhunës?
• A ishte e nevojshme që arrestimi të bëhej në një vend publik duke u goditur-dëmtuar kështu, integriteti moral e publik i individit dhe i kësaj familje pa u vërtetuar fajësia e të dyshuarit?
• A ishte e nevojshme që të përdorej ajo dhunë e cila duhej të zbatohet vetëm ndaj personave të cilët janë duke e kryer drejtë për së drejti në flagrancë një veprim konkret të dhunshëm, gjë që nuk ka qen rasti?

Në rastin e Alban Asllanit dhe të arrestuarve të tjerë, policia ka sulmuar duke përdorur dhunë të tepruar edhe pse Alban Asllani dhe shokët e tij kanë qenë duke pirë kafe dhe duke biseduar qetësisht mes veti. Një aksion i tillë i pa nevojshëm policor ka mundur të përfundoj me pasoja fatale për jetët e njerëzve të cilët kanë qenë të pranishëm në lokal, pavarësisht se a kanë pas lidhje apo jo me vetë personat e arrestuar. Por rreziku ka qen i jashtëzakonshëm si për të arrestuarit gjithashtu edhe për jetët e policëve që janë dërguar në aksion pa ditur se për kenë dhe për çka është fjala.

SKENARI PËR VRASJE

Kësaj pike duhet ti kushtohet rëndësi e veçantë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Inspektorati policor, sepse të gjitha indicionet flasin se disa persona nga prapavija e kanë përgatitur skenarin për këtë aksion privat kundër Alban Asllanit. Pra qëllimi ka qenë që me dorën e Policisë së Kosovës ta vrasin Alban Asllanin. Të bindur se Albani do të jetë i armatosur dhe do të bëj rezistencë. Po të kishte pas ai atë ditë armë me vete, Alban Asllani do të ishte i vrarë. Ndoshta do të ishte vrarë edhe ndonjë polic apo qytetar i rastit. Por, ja se Albani as nuk kishte armë dhe as nuk ka bërë rezistencë përveç që ka provuar të mbrohet nga njerëzit e maskuar të cilët kanë mundur të jenë edhe çetnik serb apo edhe hajna të zakonshëm me maska. Kriminelët që bëjnë krime kanë nevojë ti fshehin fytyrat e veta ndërsa ata që mbrojnë drejtësinë nuk kanë nevojë të maskohen para askujt. Prandaj, Policisë duhet ndaluar përdorimi i maskave në tërësi dhe këto njësi “për arrestime, antiterroriste” apo si do që të quhen, duhet të shpërbëhen ose të dërgohen në njësitë kufitare. Sepse për to nuk ka nevojë në hapësira urbane.
Ky rast dëshmon se:

• gjithmonë kur ka hapësirë dhe mundësi juridike, i dyshuari duhet ftuar në bisedë për tu ballafaquar me akuzën dhe duhet dëgjuar fjalën e tij se a ka të bëj me akuzën;
• me arrestime duhet të merren vetë hetuesit e rasteve që i njohin tëra rrethanat dhe që marrin përgjegjësi për tëra pasojat, ndërsa në situata të jashtëzakonshme policët tjerë duhet të asistojnë dhe të vihen në veprim vetëm nëse të dyshuarit i kundërvihen arrestimit ligjor.
• se duhet vërtetuar saktësisht se cila formë e arrestimit mund të përdoret për secilin rast veç e veç, sidomos në këso rastesh që mund të sjellin pasoja të rënda politike dhe
• që as njëherë të mos përdoret dhuna kur për të nuk paraqitet nevojë e domosdoshme.
• Në raste kur përdorimi i dhunës është i domosdoshëm kjo duhet të jetë vetëm qa sa e lejon Ligji.

Kështu do të mbrojmë Ligjin, qytetarët nga shkeljet e të drejtave të tyre dhe njëkohësisht do të mbrohet Policia nga keqpërdorimi i saj nga kriminelët që mund të jenë po në radhët e saj.

Pse në këtë rast askush nuk i shtroi këto pyetje. Sepse te ne nga njëra palë, pa e pritur vendimin e gjyqit, krijohet mendimi se nëse dikush akuzohet dhe burgoset automatikisht është menjëherë edhe fajtor dhe nga pala tjetër ai deklarohet automatikisht si i pafajshëm dhe faji hidhet te organet e ndjekjes. Të dyja këto janë ekstremitete! Edhe pse juridikisht dihet se as një i dyshimtë nuk mund të trajtohej si fajtor apo si i pa fajshëm para se Gjyqi kompetent të vërtetoj fajësinë apo pa fajësinë e tij. Deri atëherë ndaj të dyshuarit duhet të ketë sjellje plotësisht korrekte duke e konsideruar si të pafajshëm, dhe edhe nëse vërtetohet fajësia e tij ai duhet të trajtohet vetëm mbi baza ligjore. Është detyrë e Gjykatës të jetë shumë transparente në zbatimin e ligjit për të evituar dilemat e tilla ekstreme të opinionit.

***
Mungon gazetaria hulumtuese rreth njoftimit të opinionit mbi të vërtetën
se kush është AKSH-së?


Rreth AKSH gazetaria hulumtuese duhet të insistoi që këtë transparencë e jo të hesht si MUMIE. Nuk duhet të ndodhë që mbi AKSH të flitet vetëm kur çetniket e Car LLazarit ia mësyjnë Kosovës. Nuk mund të sillemi me ushtri si me shallin, të cilin e përdorim për të shpëtuar kokën nga acari, e kur kalon acari e hedhim të këmbët, sepse acari kthehet prapë. Unë një herë jam deklarua publikisht rreth qëndrimit tim për AKSH dhe atë nuk e kam ndryshuar. Koha ka qenë që qeveritë tona te kenë krijuar UKSH legalisht, por kjo po vonohet deri sa rreziqet po rriten. Me tëra këto do të duhej të merreshin gazetarët, por me që ata nuk po e bëjnë punën e vet unë do ti them disa fjalë për AKSH.

Se nuk kemi gazetari hulumtuese vërteton kjo që në raste aq të veçanta kur zhvillohet arrestimi i një grupi njerëzish të dyshuar si pjesëtar të AKSH-së, askush nuk realizon hulumtime të mëtutjeshme me qëllim të vërtetimit të pohimit nga ana e institucioneve zyrtare mbi dyshimin e hedhur për të pandehurit. Kjo mundëson tragjedinë që luftëtarët e lirisë, nga ana e hajnave të sundimit të huaj dhe veglave te tyre, luftëtarët e AKSH ti prezantohen opinionit si kriminel të zakonshëm dhe ata të ndiqen sikur të ishin hajna. Heshtet e vërteta edhe pse dihet hapur se AKSH është vazhdim i UÇK-së dhe se ajo përbëhet nga ata veteran që nuk pranuan demobilizimin para së të përmbushet BETIMI të cilin ata e kanë dhënë me rastin e bashkëngjitjes së tyre në radhët e UÇK-së. Është sekrete publik se një pjesë e UÇK u transformua në TMK ndërsa një pjesë tjetër në AKSH. Dihet se AKSH-ja po akuzohet me po ato intriga sikur është akuzuar UÇK-ja. Për veprimet për interesa private të individëve nuk mund të ngarkohet AKSH apo ndonjë institucione tjetër por vetëm personat që bën veprime të tilla për interesa egoiste. Është e çart se rregullat e ushtarake të AKSH janë të ashpra si në çdo ushtri tjetër për ata që në emër të AKSH bëjnë keqpërdorime, dhe të mjerët ata që i thyejnë ato. AKSH-në, si formacion ushtarak, i cili i ka vu detyrë vetit që të realizoj misionin e UÇK-së deri në fund, nuk ka mundësi të veproj pa mbështetjen morale e materiale të popullsisë, për lirinë e së cilës ajo i ka vu në dispozicion edhe jetët e veta që nga hyrja në UÇK. Njerëzit e tillë nuk mundet me i ndal as kush deri në vdekje. Para shpalljes së pavarësisë në RTK e kemi pa një insert ku AKSH shfaqet në ruajtjen e kufijve të Kosovës në kohën kur vinin kërcime serioze për agresion nga paramilitaret serb të Gardës të Car Llazarit, dhe që nga atëherë mjetet e informimit po heshtin. AKSH ekziston dhe për te opinioni duhet të informohet njësoj si për FSK. Duhet ditur se FSK pas një kohe mund sërish të transferohet në diçka tjetër dhe nga ajo ti nxjerrin edhe ata pak ushtar të UÇK që kanë mbet aty dhe ajo të shndërrohet në një shoqatë të gjuetareve të patave. Se nuk mund të ketë Shtet pa Ushtri po dëshmojnë mu këto manipulimet të fundit mes EULEX-it dhe Serbisë, prandaj popullsia duhet të është e njoftuar mbi ekzistimin e AKSH dhe për nevojat e saj.

Kjo përkrahje e popullsisë ndaj lëvizjeve dhe ushtrive çlirimtare ndonjëherë mundet të jetë herë më e vogël e herë më madhe, prandaj ndonjëherë ushtritë çlirimtare detyrohen të kërkojnë mjete më të mëdha nga ata që janë ma të pasur. Pasanikët patriot kurrë nuk kursejnë për nevojat e lëvizjeve dhe të ushtrive çlirimtare të popullit të vetë. Por, ka edhe nga ata të pasur që e gjejnë vetën gjithmonë në anën e kundërt të këtyre lëvizjeve duke u bërë krah pasiv apo aktiv i regjimeve të huaja. Mund të ndodhë që AKSH-ja ka nevoja materiale për sigurimin e teknikes luftarake apo edhe për nevoja ekzistenciale për trupat e veta apo për familjet e luftëtarëve, ose thjesht për të siguruar ushqimin për popullatën e varfër që e mbështeti gjithmonë luftën e UÇK-së e që sot prapë po vuajnë për bukë. Nëse ky grup i përket AKSH-së dhe ka vepruar me motive për interesa kombëtare, kualifikimi i veprës së tyre duhet të merr një trajtim krejtësisht tjetër nga ai nëse dikush nga ata ka pas motive të ulëta personale e private.
*
Një shembull nga praktika e (OÇP) Organizatës Çlirimtare Palestineze: Udhëheqësi i OÇP-së Jaser Arafat me një rast dërgon disa oficer të OÇP-së tek një pronar i pasur palestinezë për të kërkuar mjete nga ai për nevoja të OÇP-së. Pasaniku Palestinez refuzon të ndihmoj materialisht OÇP-në dhe oficeret kthehen tek Arafati duke i treguar për sjelljet e këtij pronari. Arafati jep urdhër që vetura e tij më luksoze ti hidhet në ajër, me ç’rast përsëri i dërgon këta oficer që të kërkojnë mjete për nevoja të luftës te po ky pronar. Natyrisht i pasuri menjëherë bindet se OÇP-ja është serioze dhe se nuk është ndonjë organizatë kriminale, se po të ishin të tillë ata do ta qoni atë me gjithë veturë në ajër, por se është fjala për çlirimin e Palestinës dhe menjëherë tregon vullnet të mirë për ta ndihmuar OÇP-në. Këtij pronari të pasur i është dashur nga dikush tjetër ti zgjohet ndërgjegjja e fjetur për të kontribuar popullit dhe vendit të vet për çlirim dhe për lirinë e tij personale. Përndryshe edhe rreth OÇP janë thurur të njëjtat intriga si ndaj UÇK e AKSH. Në kushte paqe shteti do të përdorte masa tjera të detyrimit për secilin i cili nuk i paguan detyrimet e veta shtetit.

Ky ishte aksioni i parë i Policisë së Kosovës kundër AKSH-së (ndoshta edhe pa dijen e saj) prej se ish shefi i UNMIK-ut M. Shtejner e kishte shpallur atë si terroriste. Nga atëherë dhe pas Marsit 2004 e 10 shkurtit 2007 UNMIK dhe OSBE e BE kanë hartuar dhe kanë realizuar plane që në situata të jashtëzakonshme ku duhet të përdoren armët zjarrit të e përdorin SHPK, që mos të përdorët KFOR e Policia e EU-LEX-it, sepse kjo është edhe e rrezikshme edhe komprimituese për ta. Qysh atëherë fillojnë të krijojnë njësi brenda SHPK me qëllim që të nxiten vëllavrasje mes shqiptarëve dhe që përmes të shqiptarëve marioneta, të shuhet lufta për bashkimin e Kosovës me shtetin Amë Shqipërinë. Kjo ka fillua të ndodh edhe pse AKSH-ja nuk ka kryer as një akt të vetëm terrorizmi dhe se ajo deri më tani është kufizuar kryesisht në fushën e luftës politike. Nëse e marrim parasysh rastin e Brodecit, atëherë del se ka ndodhur e kundërta: AKSH-ja ka qen objekt i terrorit shtetëror nga forcat e armatosura shoviniste sllavo-maqedonase të përkrahura edhe nga reaksioni ndërkombëtar.

Por, se a është Alban Asllani dhe të arrestuarit tjerë me të vërtet pjesëtar të AKSH-së dhe se a e kanë kryer këtë vepër me të cilën akuzohen, kjo do të ndriçohet përmes hetimeve.

Të pafajshëm deri në argumentimin e fajësisë

Gjithsesi ata janë të pa fajshëm deri me momentin kur drejtësia e vërteton fajësinë e tyre dhe deri sa Gjyqi kompetent të thotë fjalën përfundimtare. Megjithatë, deri atëherë Policia e Kosovës, Inspektorati dhe Ministria e Brendshme duhet të zhvillojnë hetime në këto pista të dyshimta:

1. Në drejtim të zbulimit të një afere më të gjerë korruptive ku “viktima” me disa tjerë ka marr edhe vet pjesë në krime të korrupsionit në të cilën aferë përfshihen edhe zyrtarë të lartë;

2. Në drejtim të 3 këndshit UNMIK - EULEX - SERBI të cilët përmes të një ish milici jugosllav që ka punuar në Milicinë Serbe deri më 1999 dhe i cili edhe tani vazhdon të punoj për ta në SHPK, ekskluzivisht kundër pjesëtarëve të UÇK-së, në koordinim me këta faktor të lartpërmendur. Ata me akuza për terrorizëm ndaj kundërshtarëve politikë mendojnë të ushtrojnë terror institucional ndaj lëvizjeve çlirimtare, ashtu siç ndodhi edhe më 10 Shkurt 2007 ndaj Lëvizjes Vetëvendosje;

3. Ky ish milic jugosllav edhe më herët e ka akuzuar rrejshëm Albanin për një tentim vrasje ndaj tij dhe nga atëherë ka thurur komplote ndaj Alban Asllanit, nën ombrellën dhe nën mbrojtjen e të huajve, natyrisht me urdhra të Beogradit;

- Së bashku me viktimën ky ish milic e ka instaluar në rrethin shoqëror të Albanit një bashkëpunëtor të vetin nga qarqet e kriminelëve ordinar për ta orientuar ate në kursin e dëshiruar që Albani të bie në grackën e parapërgatitur për te. Ky bashkëpunëtor policor me gjasa është identifikuar.
*
Një shembull konkret i një keqpërdorimi të tillë nga kronikat policore: Ka pas raste kur policia ka kurdis kurthe dhe ka gjet viktima të cilave ua ka shitur drogën e konfiskuar në raste tjera më parëshme, dhe pastaj e njëjta viktimë është burgosur dhe hedhur para gjyqit me motivacion që të bindet opinioni se sa është e suksesshme policia. Në të vërtetë viktimës edhe ju kanë plaçkitur paratë edhe është hedhur në burg, derisa policëve të tillë ju kanë dhanë grada e u janë bërë mirënjohje për këso lloj krimesh mafioze:

Ka dyshim të bazuar se ky komplot vazhdon në bashkëpunim me tre lipjanas nga radhët e SHPK-së që PRIVATISHT kanë kundërthënie me Albanin dhe që janë në lidhje me “viktimën” dhe përmes dashnores së këtij ish milici jugosllav që është e involvuar në këtë rast, dhe se bashkërisht e kanë përgatitur likuidimin e Albanit duke e përdorur kështu si vegël pune, Policinë e Kosovës. Duke e përgatitur gjithë skenarin, të bindur se Albani do të bëjë rezistence dhe gjatë arrestimit do të vritet. Kjo është përputhe edhe me interesat e trekëndëshit UNMIK – EULEX – Serbi, me që ata kanë dyshuar se Albani me shokë veprojnë brenda AKSH dhe e kanë dëshiruar eliminimin e këti grupi me gjakderdhje.

Kur kjo nuk ka ndodhur sipas këtij skenari, ka dyshime të bazuara se tani në praktikë po zhvillohet plani tjetër Serbi-EULEX i ashtuquajtur plani B ;

• përmes një personi që është i/e martuar në familjen pro serbe të Rrahman Morinës dhe dy ish bashkëpunëtorëve tjerë të ish regjimit jugosllav nga Vushtrria në organet e drejtësisë, janë duke krijuar plane për ngarkimin e Albanit edhe me vepra shumë më të rënda me të cilat po merret edhe UNMIK-u EULEX-i - Serebia me qëllim të luftimit të AKSH-së.

Në planin politik përçarës ata po synojnë që gjithë përgjegjësinë për këtë t`ia hedhin Drenicasve dhe Llapjanëve që janë në krye të pushtetit dhe në krye të Policisë Kosovës, duke e nxitur Gollakun e dëmtuar kundër tyre. Qëllimet djallëzore të armiqve tan për të nxitë konflikte të brendshme mes shqiptarëve do të dështojnë me turp dhe ata që e kanë hapur këtë varr për ne, vet do të përfundojnë aty! Policia e Kosovës duhet të nxjerr mësim nga ky rast që ma kurrë të mos lejon të bëhet vegël qorre për të vrarë luftëtarët e lirës, sikur ka qen qëllimi në këtë rast. Një polici e cila dezerton nga vija e kufirit dhe lejon ti digjen doganat pa ju dal zot atyre, një polici që lejon ti vjedhjen dëshmitë në zyret e tyre dhe një polici të cilës një kriminel ia vret policin në mes të Prishtinës dhe atë e lan të lirë , nuk mundet të e kthen autoritetin e vet duke e demonstrua forcën e vet ndaj një invalidi të UÇK dhe ndaj të rive që kërkojnë të drejtën e vetëvendosjes për Kosovën. Kam besim se me ardhjen e një udhëheqje të re në krye të Policisë të Kosovës ajo do të shndërrohet nga KOSOVO POLICE në Polici të Kosovës!

A.Z.P.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 323 vizitorë
Lexuar: 6,843 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi