Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DENONCIM PUBLIK I FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH) DHE STRUKTURAVE TË TIJ: AKSH DHE SKSH
Publikuar më 07 tetor, 2009 në orën 16:58 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
NJERËZIT E ALI AHMETIT PO GRUMBULLOJNË ISH USHTARËT E TRI UCK-VE (UCK-OSOVËS, UCPMB-SË DHE UCK-OMBËTARE) PËR T'I PËRDORUR S'I MISH PËR TOP !

Struktura inteligjente e FBKSH, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), e drejtuar dhe e udhëhequr nga Prof. Dr. Clirim Presheva, ka arritur të zbulojë që njerëzit më të afërt dhe më besnikë të Kryetarit të BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), Zotit Ali Ahmeti, po grumbullojnë ish ushtarë të tri ish UCK-ve: të ish UCK-osovës, të ish UCPMB-së dhe të ish UCK-ombëtare, të cilët dëshirojnë që t'i përdorin s'i mish për top në skenarin e rradhës në fshatin Tanushë të Malësisë së Shkupit, sepse më mirë se sa Zoti Ali Ahmeti dhe kompania e tij kolaboracioniste me pushtuesit e kolonizatorët sllavo-maqedonas, fillimisht me LSDM-në e Branko Crvenkovskit dhe tani edhe me VMRO-DPMN-në e Nikolla Gruevskit, nuk e sheh dhe nuk e kupton shpërbërjen përfundimtare të sëmurës së Ballkanit, pa emër, pa gjuhë, pa kishë autoqefale dhe pa identitet shtetëror e kombëtar, që herë quhet IRJM (FYROM), herë Republika e Maqedonisë, herë Republika e Vardarit dhe herë (kohëve të fundit) edhe Maqedonia Veriore.
Dhe, Zoti Ahmeti, i porositur nga padroni i tij Nikolla Gruevski dhe segmentet serbe (shumë të fuqishme dhe me ndikim të madh) në Shkup, për të penguar shpërbërjen e "Maqedonisë" dhe ribashkimin kombëtar shqiptar, që është një proces i pandalshëm, po përgaditet të organizojë skenarin e rradhës, të llojit të Brodecit, por këtë rradhë në fshatin Tanushë të Malësisë së Shkupit, prandej e ndjejmë për obligim moral e kombëtar që ta denoncojmë publikisht edhe këtë skenar të turpshëm dhe antikombëtar të Zotit Ali Ahmeti dhe të bandës së tij, si dhe nga ana tjetër, te të gjithë ushtarët e të tri ish UCK-ve (të UCK-osovës, UCPMB-së dhe UCK-ombëtare), si dhe te të gjithë luftëtarët e lirisë e të ribashkimit kombëtar shqiptar, edhe të apelojmë që, të mos biejnë pre e maskaradave të tilla dhe të mos tolerojnë që të bëhen mish për top e dyshes bandite, të quajtur Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, por gjakun e tyre ta ruajnë për ta derdhur vetëm për ribashkimin kombëtar të të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, të quajtur Shqipëria Natyrale.

- Kryetari i Përgjithshëm i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar - FBKSH,
Prof. Dr. Bashkim Mitrovica (d.v.);
- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Kombëtare Shqiptare - AKSH,
Kolonel Arbër Korabi (d.v.); dhe
- Drejtori i Drejtorisë Qendrore të Sigurimit Kombëtar Shqiptar - SKSH,
Prof. Dr. Clirim Presheva (d.v.).
Kontakt-adresa: clirimpresheva@hotmail.com

Prishtinë - Preshevë - Shkup, më 07 tetor 2009.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 2,601 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi