Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Yje qė nuk provuan "shijen" e Botėrorit
Publikuar më 12 tetor, 2009 nė orėn 17:22 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nuk mjafton vetėm talenti dhe njė skuadėr e mirė pėr tė provuar shijen e njė kampionati botėror

Uejn Runeji, tashmė ėshtė nė Botėror. Sidoqoftė, atje mund tė mos jenė fare mirė disa super-yje, duke filluar nga Mesi, Ronaldo, Ibrahimoviē. Nė kohėra ka edhe disa prej tė mėdhenjve, qė nuk patėn fatin dhe mundėsojnė tė ishin tė pranishėm nė njė Botėror.

Paulo Di Kanio - Kur nuk shtynte gjyqtarėt, nuk fitonte ēmime tė fair-play-it,apo duke demonstruar pėrshėndetje fashiste, Paulo Di Kanio ishte njė futbollist tejet i talentuar, dhuntitė e tė cilit ia vlenin edhe ēmimin mė tė kripur tė pagave, biletave etj. Por, ish-sulmuesi i Uest Hemit, Milanit, Juves, Napolit, jo vetėm qė nuk ishte i pranishėm nė njė Botėror, por pėr mė tepėr asnjėherė nuk u thirr nė pėrfaqėsuesen e vendit tė tij. Mospėrfshirja e pėrhershme e tij nė pėrfaqėsuesen italiane, zakonisht i vishet karakterit dhe prirjes sė tij pėr tė ngjizur zėnka me trajnerėt e vet. Ish-trajneri i Italisė, Dino Xof e sintetizoi mjaft mirė kur e pyetėn se pėrse nuk e thėrriste Di Kanion: "Sepse, tashmė kam mjaft probleme dhe nuk mė duhet edhe njė shtesė".

Jari Litmanen - "Finlandezi Fluturues" fitoi shumė tituj dhe kupa me Ajaksin, pėrfshirė edhe Ligėn e Kampionėve nė vitin 1995, vit kur u rendit i treti nė votimin pėr Futbollistin Evropian tė Vitit. (Topi i Artė) Madje edhe nė kohėn e tij te Liverpuli, e mbushur me dėmtime, ai fitoi medalje tė Kupės sė Federatės Angleze (FA apo"Kupa e Mbretėreshės"), Kupėn Uorthington dhe atė UEFA. Por, nė skenėn ndėrkombėtare, Jari ishte "peshku i madh nė njė hauz tė vogėl finlandez" dhe asnjėherė nuk pati mundėsinė tė demonstrojė atė qė vlente nė stadin mė madhor tė futbollit botėror.

Mat Lė Tisier - Legjenda e Sandėrlendit, u la mėnjanė, si rregull nga trajnerėt e Anglisė, qė pasonin njėri-tjetrin, paēka talentit tė tij tė dukshėm dhe aftėsisė pėr tė shėnuar gola. Kur iu dha mundėsia tė luante nė skuadrėn pėrfaqėsuese tė drejtuar nga Glen Hodėlli pėr Botėrorin 1998, nė njė ndeshje miqėsore me Anglinė B, kundėr Rusisė ai shėnoi njė tregolash; nuk mjaftonte dhe pėrsėri Glen Hodėlli nuk e pėrzgjodhi. Hodėlli mund tė jetė penduar pėr kėtė vendim, kur nuk e kishte nė dispozicion ekspertin e 11-metėrshave, Lė Tisie, pikėrisht kur Anglia edhe njė herė eleminohesh me ato gjuajtje 11-metėrshash.

Bernd Shuster- Njė tjetėr futbollist, me njė kabinet kaq tė pasur trofesh, qė i fitoi kur luante pėr Barcelonėn dhe Realin, por edhe njė titulli kampioni tė Evropės nė 1980, kur ishte mė i miri nė pėrfaqėsuesen e Gjermanisė Perėndimore. Sidoqoftė, njė sėrė mosmarrėveshjesh me Federatėn Gjermane tė Futbollit, trajnerin Jup Derval dhe vetė shokėt e skuadrės, bėnė qė tė mos ishte pjesėmarrės nė Botėrorin 1982. Ai u largua nga futbolli ndėrkombėtar vetėm nė moshėn 24 vjeēare.

Jan Rash - Ndoshta hedh disi dritė mbi pėrfaqėsuesen e Uellsit, po tė pėrmendėsh se Rashi mė parė debutoi pėr atė se sa pėr Liverpulin. "Makina e golit" e Liverpulit, ishte njė prej sulmuesve mė tė mirė tė brezit tė tij, por fatkeqėsisht pėr atė vetė, kolegėt e asaj pėrfaqėsuese ishin shumė larg tij. Kėshtu, ata nuk arritėn tė kualifikoheshin pėr nė asnjė turne madhor, pėrgjatė tė gjithė karrierės sė tij futbollistike. Nė pėrfundim, ishte shumė mirė qė Rashi e kuptoi qė nė fillim, pasi befasisht e transferuan te Juventusi, se "ēdo tė thotė tė jetosh nė njė vend tė huaj", ēka mund t'i kish ndodhur edhe nė Spanjė e gjetiu.

Erik Kantona - Francezi enigmatik pati njė karreirė tė trazuar ndėrkombėtare. Pasi u thirr pėr herė tė parė nė 1987, njė vit mė pas ai u pėrgjigj duke u vetpėrjashtuar, pasi e quajti publiksht trajnerin e asaj kohe, Onri Mishel, "njė thes me m...". Mishelin e larguan mė vonė, pasi Franca nuk arriti tė kualifikohej pėr Botėrorin Italia '90 apo USA '94. Nė 1995, ai iu "dha luftimit kung fu" me njė tifoz tė Pallėsit nė radhėn e parė tė tribunės, duke humbur shiritin e kapitenit tė Francės dhe duke e pezulluar nga pėrfaqėsuesja. Nė kohėn e pezullimit tė tij, Zinedin Zidani kishte hedhur "rrėnjė" nė skuadrėn e "Le Bleus". Qė nga ajo kohė, Kantonaja nuk luajti mė asnjėherė pėr Francėn.

Xhorxh Ueah - CV-ja e Xhorxh Ueasė ngjan me njė listė ėndrrash pėr ēmime-trofe tė futbollit tė madh: Futbollisti Evropian i Vitit (Topi i Artė), Futbollisti i FIFA-s i Vitit, tre herė Futbollisti mė i Mirė i Afrikės, Futbollisti Afrikan i Shekullit, fitues i titullit dhe Kupės sė Francės, dy herė kampion i Italisė, shėnuesi mė i mirė nė Ligėn e Kampionėve nė 1995 - '95. Pavarėsisht suksesit tė pamatė tė tijin vetjak dhe tė klubeve tė pėrkatėsisė, Milani asnjėherė nuk iu qas kėtij suksesi me pėrfaqėsuesen e atdheut tė tij, Liberisė. Kėsaj iu afrua dėshpėrimisht pranė, kur ato nuk u kualifikuan pėr Botėrorin 2002, vetėm pėr njė pikė. Ai mbetet ama i vetmi Futbollist i Vitit, qė nuk ka luajtur nė asnjė Botėror.

Rajan Gigs - Do tė kish luajtur tė paktėn nė tre Botėrorė, nėse nuk do tė ishte lindur nė Kardif. Kėshtu, me pak zili i shihte shokėt e tij tė skuadrės tė Man.Jun. ēdo katėr vjet, qė bėnin pėrpara nė turneun mė madhor tė futbollit, ndėrkohė qė qėndronte nė shtėpi, duke u ushtruar me goditjet e lira.

Alfredo di Stefano - Ky njeri i dha futbollit ndėrkombėtar mė tė mirėn e tij, duke luajtur pėr tre pėrfaqėsuese, Argjentina, Kolumbia, Spanja dhe pėrsėri nuk arriti tė luante nė njė Botėror. Nė 1950, Argjentinėn e shpėrfillėn si vend mikpritės dhe ai refuzoi tė merrte pjesė nė pėrfaqėsuese, nuk mund tė pėrzgjidhej pėr Spanjėn nė 1954, ndėrsa Spanja nuk u kualifikua nė 1958. Sė fundi, nė Botėrorin 1962 ai ishte i dėmtuar pra i pamundur tė merrte pjesė me ato.

Xhorxh Best - Ndryshe nga dy mė tė mėdhenjtė, tė ngjashėm e tė afėrt tė tij, Pele, Maradona, Besti asnjėherė nuk pati mundėsinė tė fitonte qoftė edhe i vetėm njė Botėror, siē bėri Pele mirė dhe ende mė mirė Maradona; madje ai as qė ishte i pranishėm nė njė tė tillė. Irlanda e Veriut u kualifikua pėr Botėrorin 1958, por nė kohėn qė luante i madhi Best, ato nuk ishin mė e njėjta forcė futbollistike dhe nuk arritėn tė kualifikoheshin nė vitet kulmore tė tij. Irlanda e Veriut u kualifikua edhe pėr Botėrorin 1982 - Spanjė; nė atė kohė u fol qė trajneri Billi Bingėm pati ndėrmend ta pėrfshinte nė skuadėr Bestin, por nė moshėn 36 - vjeēare ai ishte dhjetė vjet larg mė tė mirės sė tij dhe me njė ton birrė nė atė trup tė munduar. Kėshtu qė nuk ndodhi asgjė.

Shekulli

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 11 vizitorë
Lexuar: 2,572 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Tė krenohemi me lojtarėt shqiptar
E dielė, 29 qershor 2014 - 00:21
Unė kam lindur afėr atij vendi, ndjej njė lidhje me tė, ndaj dhe dua tė punoj aty ku mund tė lė gjurmėt e mia, do tė deklaronte para disa vitesh trajneri l...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve tė...
E enjtė, 21 nėntor 2013 - 01:45
Menjėherė, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, pėr nė Zvicėr, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falėnderon organizatorėt e meēit tė 1...
Dy binjakėt Ajeti kontratė profesionale me KF...
E shtunė, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati njė viti konsulte, vėllzėrit Ajeti(16)nėnshkruan pėr Bazelin dhe jo pėr Barcelonėn. Po mbushėn gati njė vit qė dy futbollistėt binjakė Albian d...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meēin kundė...
E dielė, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak ēastesh, pėrfundoi njė dramė e madhe e boksit nė Villars Sur Glane Fribourg tė Zvicrės, ku bashkėkombasi ynė Sevdail Sherifi, me plot meritė e rrė...
Njė ditė eksituese pėr sportdashėsit e Kosovė...
E merkurė, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kėrkesa e FFK-sė pėr ndeshje miqėsore nė nivel tė pėrafqėsueseve shtetėrore Lajmi i shumėpritur pėr aprovimin e kėrkesės sė FFK-sė pė...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi