Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dritėro Agolli
Publikuar më 14 tetor, 2009 nė orėn 01:22 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kujtimet

Shkrimtari i njohur mbush sot 78 vjeē. Nė kėtė ditė kur kujtimet nxiten edhe pa dashur, nė intervistėn e mėposhtme tenton tė tregojė rrugėtimin qė quhet jetė. Vėshtirėsitė, gėzimet, pėrjetime e pengje tė shumta.

"Tregojnė se linda afėr mėngjesit tė martėn mė 13 tetor tė vitit qė zura nė gojė pak mė lart (1931, shėnim i redaksisė). Po tė kisha qenė i biri i ndonjė tregtari tė pasur tė Korēės, lindja ime do tė ishte shėnuar nė faqet e ndonjė gazete tė qytetit...". Janė pak rreshta kujtimesh tė kohės kur Dritėro Agolli erdhi nė jetė. Kėto janė kohėt e fėmijėrisė sė tij. Sot feston pėrvjetorin e 78-tė. Sot, veēse shkrimtar, ėshtė edhe gjysh (Drisarta nėntėvjeēare dhe Emili gjashtėvjeēar janė pjesė e bisedave tė tij). Ulur pas tryezės sė madhe tė rrumbullakėt, me duart qė herė i dridhen, me vėshtrimin qė shkon tutje fshehur pas syzeve, pėrpiqet tė rrėfejė vetveten. "Jam njė tregimtar i keq pėr veten", shprehet teksa thėrret kujtimet. Jeta pėr tė ka qenė njė rrugėtim me vėshtirėsitė dhe gėzimet, me dėshirat dhe pengjet. Ka jetuar njė realitet tė shkuar dhe njė tė tanishėm qė herė e dėshpėron e herė i jep shpresė. Ka pėrjetuar edhe zhgėnjime. Nė orėt e qetėsisė, mė shumė nė sallonin e pritjes vazhdon tė tentojė pėr hedhjen nė fletė tė kujtimeve. Nė fund tė fundit tė thotė edhe tė vėrteta. Me njė zė qė duket si monologim me vetveten i kėrkon edhe pak vite jetės qė tė pėrmbushė dėshirėn. Tė paktėn t‘i lejė tė shkruara. Ngurron tek flitet pėr botim. ‘Ėshtė e vėshtirė. Gjithnjė ka njerėz qė fyhen. Mė mirė tė mos jesh gjallė e tė mos i dėgjosh ēfarė thonė mė pas", shprehet ai. Por ndonėse dora ia vėshtirėson misionin, sapo dita tė pėrmbyllet me urime jetėgjatėsie, do tė ulet sėrish. Do tė shkruajė librin pėr vetveten dhe tė tjerėt.

Zoti Agolli, ēfarė do tė thonė 78 vjet jetė?

Njė miku im mjek, dr. Pavllo thoshte: tė jetosh ėshtė heroizėm. Ndodh qė mund tė vdesėsh edhe nė moshėn 5, 10 apo 15-vjeēare. Nėse jeton gjatė do tė ecėsh pėrmes sakrificave, gėzimeve, vuajtjeve, dėshirave tė plotėsuara apo tė paplotėsuara, do tė shohėsh shumė vende tė tjera veē atyre ku ke lindur, do shikosh punė tė llojeve tė ndryshme, njė qė lėron tokėn, njė qė mbjell, njė qė shkruan, njė qė shet, njė qė blen. Gjithēka qė ka jeta. Dikur, 70 vjeē ishte mosha mesatare e njeriut kurse sot njerėzit janė bėrė mė jetėgjatė. E rėndėsishme ėshtė qė njeriu tė ketė bėrė diēka, tė ketė parė njė lule, tė ketė lexuar njė libėr, nė fund tė fundit tė lėrė njė gjurmė. Vetėm krim nuk duhet tė bėjė. Jeta ėshtė edhe e vėshtirė edhe e gėzuar. Naim Frashėri thotė: "Unė e dua gjithė jetėn se atje gjej tė vėrtetėn". Pėr kėto fjalė tė thėna ai ishte mė njerėzori nga tė gjithė poetėt qė njeh Shqipėria.

Nė njė pėrvjetor, tė gjithė e kthejmė kokėn pas. Si ka qenė jeta juaj?

Jeta ime ka qenė e vėshtirė dhe e gėzuar. Ka qenė e vėshtirė atėherė kur nuk i kuptoja vėshtirėsitė, ose mė dukeshin si lojė. Kjo ndodh kur je fėmijė. I kuptoj nė kėtė moshė qė jam. Unė vij nga njė familje bujqish qė kishin njė farė pasurie: toka, korije, mullinj qė bluanin. Nuk ishin tė fundit e fshatit. Im atė ishte punėtor i madh dhe nė vogėli mė pati mėsuar edhe mua shumė nga punėt e arės. Kam provuar qė nė moshėn tetėvjeēare tė ngrihesha nėn cicėrimėn e zogjve. Kam provuar tė pėrshkoja 16 kilometra rrugė, rreth 6 orė nė ditė pėr tė shkuar nė Bilisht ku bėja shkollėn qytetare apo siē i thoshin ndryshe, unike. Pasi kishe kryer 5 vjet tė fillores, duhet tė bėje edhe tre vjet tė tjera. Ishte e vėshtirė tė bėje njė rrugė kaq tė gjatė nė pranverė, verė, dimėr. Kam pėrjetuar edhe luftėrat. Mė sė pari lufta italo-greke nė ‘40, ku njerėzit filluan tė ikin nga fshati ynė (Menkulas) qė ndodhet nė kufi me Greqinė nga frika e luftės. Pastaj erdhi Lufta Nacionalēlirimtare. Unė, si i vogėl nuk mund tė rrija indiferent meqė gjithė shtėpia ishte me lėvizjen nacionalēlirimtare. Isha njė lloj korrieri i batalionit territorial. Ka pasur shumė ēaste tė tjera tė vėshtira, por edhe shumė gėzime.

Cila ėshtė frika mė e madhe e shkrimtarit kur ikin vitet?

Kur kalojnė vitet, frika mė e madhe e shkrimtarit ėshtė dembelizmi dhe indiferentizmi. Kėto e vrasin atė, e bėjnė shterpė. Atėherė ai ha veten e tij, i mėrzitet jeta dhe nuk krijon dot. Njė nga fatkeqėsitė e shkrimtarėve tanė tė gjysmės sė parė tė shek XX, pak mė pėrpara, por edhe mė pas, ishte mosha e shkurtėr e krijimtarisė. Deri nė 45-50 vjet mund tė krijonin dhe pastaj nuk krijonin dot. Nuk mundnin qė tė shkruanin, sepse nuk e ndiqnin jetėn. "Kur humb kurioziteti shoqėror-politik, vjen vdekja ime", thotė Enrik Hajne, poeti i madh gjerman. Tani pėr tani mua nuk mė ka humbur shumė kurioziteti, por kėto 3-4 vjetėt e fundit shoh qė mė ėshtė dobėsuar tensioni krijues. Megjithatė, unė e ndjek zhvillim shoqėror dhe politik tonin. Herė dėshpėrohem, herė shoh ndonjė dritė mė optimiste. Shkrimtari duhet tė jetė kurioz dhe njė vrojtues i madh. Duhet tė dijė edhe sa shkallė ka deri te dera e tij. Kryesorja nė letėrsi ėshtė tė pasqyrohen marrėdhėniet njerėzore nė tė gjitha dimensionet qė shkenca nuk i rrok dot. Letėrsia duhet tė ketė edhe ndikim nė shoqėri. Shkrimtari nuk jep urdhra pėr tė transformuar botėn, pėr ta bėrė revolucione. Me veprėn e tij ai nuk sjell dot njė regjim tjetėr(kėtė e bėjnė kontradiktat nė shoqėri dhe politika), por mund tė nxisė mendimet te lexuesi i tij.

Keni pengje?

Kam shumė pengje. Kanė tė bėjnė me letėrsinė apo edhe me jetėn personale. Ka plot raste kur nuk kam bėrė ato qė kam menduar se mund t‘i bėja. Rreth 35-40 vjet mė parė doja tė bėja njė libėr pėr Servantesin. Kur ai u mor peng, nėse Arnaut Memi, njė pirat i madh shqiptar do tė ishte treguar zemėrkeq, ne nuk do ta kishim sot "Don Kishotin". Servantesi e pėrshkruan pak aventurėn me Arnaut Memin. Pse nuk e bėra kėtė libėr? Sepse e kam treguar. Letėrsia ėshtė pasion dhe nuk shkruhet nėse e tregon. Ėshtė si teshtima; nuk e mban dot kur tė vjen. Me sa duket unė kėtė teshtimė e shpėrdorova duke e treguar. E kam peng qė nuk munda tė gėzoja bashkė me babanė e nėnėn ato qė arrita. Njė ndėr kėto pengje ishin edhe kujtimet e mia. Ende nuk po e mbaroj dot kėtė libėr, sepse dorėn e djathtė e kam pak tė ngathėt dhe mė dridhet. E kam pak bezdi kur nuk shkruaj vetė dhe lirshėm. Si duket do ta shkruaj pak mė vonė.

Do t‘i botoni sa jeni nė jetė?

Ėshtė e vėshtirė. Ka gjithmonė njerėz qė fyhen. Duhet tė jesh i vdekur e tė mos dėgjosh ē‘thonė nėse do tė tregosh tė vėrtetėn.

Sa tė vėrteta keni thėnė nė kujtimet tuaja?

Nuk kam arritur deri te tė vėrtetat e vona, por kam arritur tė them disa tė vėrteta qė i kam parė. Me tė dėgjuar kam shkruar vetėm si kam lindur unė, kush ma vuri emrin. Janė histori qė m‘i tregonte nėna. Tė gjitha ngjarjet e tjera, ato qė kanė ndodhur kur kam qenė koshient nuk i kam marrė nga tė tjerėt. Kam shkruar ato qė kam parė unė, sepse ndryshe rrezikon qė tė tė vijnė tė shtrembėruara nga tė tjerėt. Nuk kam shkruar shumė, por unė jam njeri optimist. Nuk vuaj nga nihilizmi, nga pesimizmi, apo nga narcizmi. Pėr veten jam njė rrėfyes dhe tregimtar i keq. Nuk di tė fjalosem pėr veten time. Ndėrsa thashethemet ndodh qė i dėgjoj pėr kuriozitet, sepse mė duket sikur ka pak letėrsi brenda, pak trillim e imagjinatė.

Mbi tavolinėn tuaj gjendet libri "Njė italiane nė Tiranė; Intriga, dashuri dhe spiunazh gjatė rėnies sė komunizmit" i Serena Luēianit. Diktatura vazhdon tė tregohet nga shqiptarė e tė huaj. Si do ta gjykonit ju atė epokė?

E shkuara do shumė kohė qė tė gjykohet. Ndryshimet nė pėrgjithėsi janė tė njė kohe tė shkurtėr, nuk kanė as 20 vjet qė kanė ndodhur. Duhet kohė qė tė shoshitet e tė dalė njė e vėrtetė e pėrafėrt. Akoma ne diskutojmė pėr Skėnderbeun dhe identitetin e tij...

Po tranzicionin qė po kalojmė?

Tranzicioni ėshtė tepėr i vėshtirė dhe i ndėrlikuar. Para shoqėrisė demokratike gjėrat dukeshin mė tė qarta, sepse ishte krijuar njė shabllon. Tani kemi njė shoqėri me mendime tė ndryshme, tė kundėrta, ekstreme, pėrparimtare, revolucionare, gjysmė tė majta e gjysmė tė djathta, kemi njė shoqėri me vėshtirėsi ekonomike. Shkrimtari qė i pėrjeton mund tė kapė esencėn e tė nxjerrė njė libėr tė rrallė. Por shkrimtarėt tanė duhet tė heqin dorė nga kopjimi i modeleve, nga tė qenit modern pėrmes modeleve tė diktuara. Kjo moderne duhet nxjerrė nga vetė lėnda qė ke.

Shihni njė tė ardhme pėr letėrsinė bashkėkohore?

Jam optimist. Po kėshtu ka qenė edhe letėrsia pas Ēlirimit. Kur ne filluam s‘na pėrfillte njeri. Ndonėse pėr ne ishte mė e lehtė sepse deri nė fund tė viteve ‘50 nuk kishte letėrsi tė vėrtetė, por kryesisht shkruheshin ode, tashmė janė vėnė bazat e njė kulture letrare qė brezat e tanishėm duhet ta kalojnė. Sigurisht qė duhet kohė t‘i imponohesh lexuesit, por ka zėra nė poezi dhe nė prozė qė do tė ecin. Duhet vetėm tė punojnė me thelbin e shoqėrisė tonė.

I ruani dorėshkrimet e librave qė keni shkruar ndėr vite?

Njė pjesė i ruaj e njė pjesė jo. Ndonjėherė kanė humbur pėr mungesė tė vendit, por edhe pėr mungesė kujdesi. Janė kryesisht dorėshkrime tė pambaruara. Ka edhe shėnime tė vogla. Gjen mes tyre edhe copėza letrash ku kam shėnuar deri edhe ngjarje tė treguara nga njė gjuetar. I shtrirė nė lėndinė, me ēiften nė krah, nė qiellin e pastėr sheh njė zog qė ndiqej nga njė shqiponjė. Ndėrsa mundohej t‘i shpėtonte shqiponjės, papritur zogu kishte rėnė nė gjoksin e tij. Gjuetari ndien qė zemra i rrihte fort. Gjuetari, tashmė nė moshė kishte qeshur me veten kur kishte menduar se ky zog kishte dashur tė gjente shpėtimin te njė njeri qė ėshtė mė i tmerrshėm se shqiponja. E kam shėnuar nė njė copė letre tė vogėl kėtė histori. Janė metafora shumė tė bukura qė ndonjėherė nuk i gjen dot shkrimtari.

E keni kritikuar Dritėroin shkrimtar?

Ka ndodhur disa herė.

Ku ėshtė i prirur interesi juaj si lexues?

Kėto dy vjet nuk para lexoj se mė janė dobėsuar sytė, por janė kryesisht libra me kujtime, libra tė dhuruar ose histori tė lashta.

Mė thatė se nė studion tuaj ka libra tė nisur e tė papėrfunduar. Ēfarė po shkruani?

Kam njė libėr me poezi tė cilat janė shkruar nė njė hark 10-vjeēar, nga viti 1992 e nė vazhdim. Ishin tė hedhura nėpėr copa letrash, i kam rregulluar dhe i kompjuterizova. Titullohet "Prit edhe pak" dhe ėshtė gati pėr botim. Kam dy blloqe tė trashė me aforizma. Shkruaj gjithnjė tė tilla. Dua tė bėj edhe njė fjalor me mbiemrat shqiptarė. Ka disa gjėra qė duhet t‘i pėrfundoj.

Gruaja e njė shkrimtari

I kanė quajtur edhe muza. Jeta e njė gruaje krah njė shkrimtari ėshtė njė histori mė vete. Nė ē‘pozita qėndron gruaja dhe letėrsia? Dritėro Agolli e ka tė sinqertė pėrgjigjen: "Ka gjėra mė tė mėdha se letėrsia. Pėr mua ėshtė Sadija. Ka qenė njeriu mė i dashur imi, njeriu qė mė ka ndjekur gjithnjė. Mė e dashur edhe se njė libėr. Gėnjejnė shkrimtarėt qė thonė se libri ėshtė mė i dashur se gruaja. Duhet tė pėrgjigjen sidomos kur forcat tė lėnė, kur sėmuren, kur ta shohin gojėn e tyre qė shkon mėnjanė..."

Oliverta Lila
G. Shqip

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 1,202 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė ekskluzive me Faridin Tafallarin, ...
E hėnė, 09 janar 2012 - 21:03
ME TRE YJET E PAVDEKĖSISĖ NĖ ATO VITE TĖ STUHISHME… “Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, kujtimi pėr kėta T...
Abdi Baleta: Bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn...
E enjtė, 05 janar 2012 - 17:56
Pas deklaratės sė djeshme pėr njehsimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive tė Shqipėrisė dhe Kosovės, ne iu drejtuam edhe publicistit Abdi Baleta, i cil...
Danaj: Shqipėria natyrale, domosdoshmėri
E merkurė, 28 dhjetor 2011 - 05:12
Nė njė intervistė pėr gazetėn Nacional Albania, kryetari i Listės pėr Shqipėri natyrale, Koēo Danaj, shpalos platformėn e tij, jep pėrshtypjet pėr shoqėrin...
Intervistė e imagjinuar me Tribunin e populli...
E merkurė, 07 dhjetor 2011 - 15:58
Pėr tė ecur kombi pėrpara, sė pari duhet tė vritet tradhtia Ndėr figurat mė tė ndritshme tė historisė shqiptare ėshtė edhe Bajram Curri. Pėr tė mėsuar m...
Intervistė ekskluzive me Jonuz Musliun
E martė, 22 nėntor 2011 - 21:16
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal nė Bujanoc dhe njėherit lider i Lėvizjes sė Progresit Demokratik BASHKIMI ME KOSOVĖN I PASHMANGSHĖM - thotė ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi