Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ramiz Alia: SHQIPERIA DHE MURI I BERLINIT
Publikuar më 16 tetor, 2009 nė orėn 20:39 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pak ditė mė vonė nė javėn e parė tė nėntorit tė vitit 2009 do tė mbushen plot 20 vjet nga rrėzimi i Murit tė Berlinit.
Kjo ėshtė njė ngjarje historike, jo vetėm pėr Gjermaninė, jo vetėm pėr Evropėn Lindore, por edhe pėr mbarė globin. 20 vjet mė pas, shumė prej liderėve protagonistė tė atėhershėm, ata qė janė gjallė vazhdojnė tė dėshmojnė kėtė ditė, kur rrota e historisė ndryshoi.

Ndryshoi nga pikėpamja ideologjike, njoftoi le tė themi fundin e perandorisė komuniste, tė drejtuar nga Bashkimi Sovjetik dhe Moskės, por edhe shpėrbėrjen e njė shteti supergjigand siē ishte Bashkimi Sovjetik. Bashkimin e Gjermanisė, por natyrisht, edhe zhvillime tė tjera nė tė gjithė botėn, nė tė gjithė globin.

Natyrisht, duke pėrfshirė edhe Shqipėrinė, e themi edhe Shqipėrisė pasi pėr shumė arsye edhe Shqipėria pati zhvillimet dhe ndryshimet e saj dhe pati ngjashmėri me atė qė ndodhi nė Gjermani, nė Gjermaninė Lindore, ku pikėrisht nė ditėt e para tė tetorit tė vitit 1989 me mijra gjermano lindorė gjoja me pushime nė Hungari filluan dhe ēanė kufirin nė drejtim tė Austrisė dhe mė pas Gjermanisė vetėm pak ditė mė vonė protesta do tė nisin nė tė gjithė Gjermaninė Lindore dhe do tė kulmonin nė nėntor tė vitit 1989, kur brenda njė nate ra Muri i Berlinit dhe gjithēka ndryshoi.

Liderėt botėrorė kanė folur kėto ditė nė shtypin e huaj dhe kanė dėshmuar historinė ashtu siē ata e kujtonin, duke sjellė edhe dėshmi tronditėse, vetėm pak ditė mė parė Mikail Gorbaēov tregonte nė gazetėn "La Reppublica" se kishin qenė, Thacer, Miteran dhe Xhulio Anderoti, ata qė i kėrkuan pėrdorimin e tankeve pėr tė penguar rrėzimin e Murit tė Berlinit dhe bashkimin e Gjermanisė.

Zoti Alia, nė fakt do tė kemi mundėsi tė flasim edhe pėr ato qė ju vet mund tė dėshmoni, jo thjesht nga rrėzimi, por edhe ngritja e Murit tė Berlinit. Si lindi ideja e ngritjes sė Murit tė Berlinit?

Ideja e ngritjes sė Murit tė Berlinit nuk ka lindur nė Shqipėri, ajo lindi nė Gjermani dhe pastaj ėshtė pėrhapur dhe ka qenė njė veprim i pėrbashkėt i gjithė Traktatit tė Varshavės tė asaj kohe, pra i udhėheqjes komuniste tė vendeve tė Evropės Lindore.

Nė atė kohė jemi nė kohėn e Luftės sė Ftohtė, kur problemet mes lindjes dhe perendimit nuk kanė qenė tė lehta ka patur dyndje dhe tentativa tė mėdha nga tė dyja palėt pėr interesat e tyre.

Ka pasur pėrpjekje nga ana e Gjermanisė Perėndimore ose nga ana e amerikane kundėr Gjermanisė Perėndimore. Ka patur edhe dyndje tė gjermano - lindorėve qė pėrpiqeshin tė kalonin nė Gjermaninė Perėndimore, duke ēarė Berlinin, duke kaluar nga Lindja nė Perėndim.

Nė atė kohė Berlini ishte i ndarė nė katėr zona, por nė fakt tre zona u bashkuan nė njė nė zonėn perėndimore, kurse zona tjetėr ishte zona sovjetike ose zona lindore. Nė pjesėn lindore ishte qeveria komuniste, ndėrsa nė perėndim Bashkia e Berlinit perėndimore se kryeqyteti ishte Boni.

Pėr arsye sigurie, pėr shkak se Berlini perėndimor rrethohej nga Republika Demokratike Gjermane. Zoti Alia nė atė kohė ju thatė se qe njė vendim qė lindi nė Gjermani dhe qė u zbatua nga partitė simotra nga Traktati i Varshavės.

Kjo ka ndodhur nė vitin 1962

Shqipėria ka qenė nė atė pjesė formalisht, pjesė e Traktatit tė Varshavės, vinit pas debatit me sovjetikėt.

Shqipėria vazhdonte tė ishte pjesė e Traktatit, por jo pjesė aktive, duke marrė parasysh ngjarjet sidomos nė konferencėn kur Enver Hoxha foli hapur kundėr Bashkimit Sovjetik dhe ndėrhyrjeve nė shoqėri.

A u vu nė djeni regjimi komunist i atėhershėm pėr kėtė projekt?

Po. U vu nė djeni jo pėr ngritjen e Murit, por u vu nė djeni qė duhet tė bėhej njė mbledhje e udhėheqėsve tė tė gjitha vendeve tė Traktatit tė Varshavės qė do tė bėhej nė Moskė dhe ftoheshin nė atė mbledhje qė tė vinte sekretari i parė i partisė, Enver Hoxha dhe kryeministri Mehmet Shehu.

Para se tė shkojmė te kjo konferencė, Qeveria nė Tiranė a kishte njė qėndrim nė lidhje me kėtė projekt-ide?

Thashė se nuk u vumė nė djeni pėr Mur, por se do tė bėhej njė mbledhje pėr tė diskutuar rreth sigurisė sė vendeve tė Traktatit tė Varshavės. Ndėrsa nė Moskė mbledhja iu kushtua ēėshtjes sė Murit tė Berlinit.

Zoti Alia, nuk kemi dėgjuar qė Enver Hoxha tė ketė shkuar mė nė Moskė pas mbledhjes sė 81 partive?

Efektivisht ėshtė e vėrtetė dhe Enver Hoxha nuk shkoi ne kėtė mbledhje, atje nuk shkoi as Mehmet Shehu. U autorizova unė nė emėr tė partisė qė tė kryesoja delegacionin nė kėtė mbledhje dhe unė bashkė me ministrin e Jashtėm, Behar Shtylla dhe njė grup kėshilltarėsh kam shkuar nė Moskė.

Kjo ka qenė nė vitin 1962, kam shkuar nė Moskė, atje na pritėn nga ana e sovjetikėve. Nuk mė kujtohet ekzaktėsisht dhe na ēuan drejt nė hotel. Tė nesėrmen nė orėn 10 bėhej mbledhja nė Kremlin.

Nė tė njėjtėn sallė ku ishte bėrė mbledhja e 81 partive, ku ju keni qenė edhe nė atė mbledhje?

Po nė tė njėjtėn sallė, kam qenė edhe nė atė mbledhje.

Mė saktė brenda dy vitesh keni qenė dy herė nė atė sallė nė vitin 1960 dhe 1962 dhe tė dyja rastet keni pėrjetuar njė moment historik. Si ju pritėn kur tė gjitha vendet pėrfaqėsoheshin nga kryetarėt e shteteve?

Aty ishin tė gjithė sekretarėt e parė tė partive tė lindjes, ndėrsa nga sovjetikėt ishte vetė Hrushovi.

Si u prit fakti qė Shqipėria nuk pėrfaqėsohej nga njėshi?

Po ky ishte edhe problemi qė lindi aty. Kur unė dhe delegacioni hymė nė sallėn Gjeorgjevski, na pritėn dhe na treguan vendin ku duhet tė uleshim. Mbledhja ishte njė kuadrat dhe tavolina jonė ishte e para, sipas alfabetit. Nė krye ishte Hrushovi. Ne ishim nė krahun e djathtė tė tij nė kėnd. Kur hyra unė ishte Teodor Zhivkovi i Bullgarisė meqenėse njiheshim, u pėrshėndetėm.

Dhe u ulėm nė vend, nė fund erdhi edhe Hrushovi. Dhe ai filloi ta hapė mbledhjen nė kėtė kohė, do tė tregoj se ēfarė ndodhi.

Kur Hrushovi tha se hapim kėtė mbledhje tė udhėheqėsve tė vendeve socialiste, u ngrit Ulbrihti, ai ishte sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Komuniste tė Gjermanisė Lindore, qė ishte i interesuari direkt, sepse Hrushovi tha se do tė diskutojmė pėr Murin e Berlinit, sipas kėrkesės qė duhet tė ishte bėrė nga Gjermania.


Pra i pari qė pėrmendi ngritjen e Murit ishte Hrushovi?!

Po. U ngrit Ulbriht dhe tha: "shoku Hrushov, jemi mbledhur kėtu dhe shikoj qė tė gjithė sekretarėt e parė kanė ardhur, por nuk shikoj qė tė ketė ardhur Enver Hoxha."Hroshovi menjėherė m'u drejtua mua: "Shoku Alia, ku ėshtė Enveri?"
I thashė: "Enver Hoxha nuk erdhi ne mbledhje se ishte pa qejf."


Ju po gėnjenit?

Sigurisht. Ai ishte shėndoshė e mirė. Por, duhet ta them mė pėrpara se pse nuk vajti. Ishte problem sigurie. Kishte njė mundėsi qė ndaj tij tė bėhej ndonjė atentat, ndonjė vepėr pėr eliminimin e tij. Kjo ishte bazuar mbi fakte, mbi atė qė ndodhi dy vite mė parė.

Pėr ta kujtuar qė nė mbledhjen e 81 partive nė Moskė gjate kthimit, anulohet fluturimi Moskė - Beograd - Tiranė dhe gjithēka bėhet me tren.... dhe arsye thuhet se ka qenė arsye sigurie.

Nė Konferencėn e Moskės, kur mbasi mbajti fjalimin e vet, Enver Hoxha dėgjoi edhe replikat e tė tjerėve ishte data 29 nėntor, ishte Festa e Ēlirimit nė Shqipėri dhe duhet tė ishte kėtu medoemos dhe atėherė vendosi tė largohej nga Moska dhe u largua bashkė me Mehmet Shehun tė dy.

Mbetėm nė Moskė Hysni Kapo dhe unė qė e vazhduam konferencėn deri nė mbarimin e saj. Enveri dhe Mehmeti erdhėn me tren, kaluan nė Budapest, pastaj nė Itali, Bari dhe nga Bari me avion nė Shqipėri.

Nė '60-ėn kishte vėrtetė ndonjė dyshim? Pati sinjalizime?

Atėherė qė kur ishim nė Moskė nė '60 pati njė njoftim po them informacion nga rusė nga njerėz rusė nga ata qė shėrbenin pėr delegacionin tonė. Kur u largua delegacioni ynė nga shtėpia nė Ambasadė. Sepse mbasi mbajti fjaimin e vet Enver Hoxha nuk ndenji mė nė shtėpinė e pritjes, por Enver Hoxha dhe Mehmet Shehun shkuan nė Ambasadė.


Nė shtėpi ndenjėm unė dhe Hysni Kapo. Qė atėherė, njerėz tė shėrbimit rus na thanė se mirė bėri Enver Hoxha qė u largua, sepse nuk i dihej dhe mė treguan pėr njė person qė ėshtė jo i sinqertė qė mund tė pėrbėnte rrezik. Mbas dy vjetėsh ishte ky dyshim qė mos vallė mund tė ndodhte diēka.

Ti rikthemi edhe njėherė mbledhjes se vitit 1962 kur ju thatė se Hrushovi ishte i pari qė pėrmendi ngritjen e Murit tė Berlinit. Ulbrhit u ngrit dhe kėrkoi pėrse nuk kishte ardhur Enver Hoxha...?.

Po e lamė te fakti qė Hrushovi mė pyeti pse s'ka ardhur Enveri. Unė i thashė se ishte pa qef dhe pėr kėtė asye Komiteti Qendror i Partise vendosi qė tė jem unė pėrfaqėsuesi i qeverisė shqiptare.

Ai pyeti pse s'erdhi Mehmet Shehu dhe i thashė qė edhe ai nuk ishte mirė prandaj udhėheqja vendosi kėshtu dhe nisi njė debat mes meje dhe tij me fjalė.
Ai thotė qė ne e dimė qė ti nuk je sekretari i parė.

"Po - thashė - une s'jam, por jam pėrfaqėsues i PPSh-sė dhe kam tagėr qė tė pėrfaqėsoj Partinė e Punės dhe tė firmos ēdo lloj vendimi pėr tė cilin partia jonė do tė jetė pėrgjegjėse." "Por, kjo s'mjafton - tha, - duhet sekretari i parė."

"Por ja, - i thashė unė - ėshtė sėmurė. Si tė bėj. Po nuk ėshtė kėshtu, atėherė ju lutem shumė" - nė atė kohe ngrihet njė tjetėr, ishte Derzhi i Rumanisė, udheheqesi i Partise Rumune, ai iu drejtua Hrushovit, dhe i tha se ky delegacion (delegacioni shqiptar) nuk ėshtė dhe delegacioni qė ndodhej nė sallė, ai s'duhet tė qėndrojė.

Pastaj u ngrit Gumulka i Polonisė dhe tha se delagacioni duhet tė ikė sepse ne s'mund tė diskutojmė me ēdo njeri, por duhet tė jetė sekretari i parė.

Perfundimisht, Hrushovi mė drejtohet mua dhe mė thotė - "shoku Alia, i dėgjove shokėt? Ata thonė tė ikėsh." "Ata thonė por unė s'iki - i thashė - sepse unė kam ardhur tė pėrfaqėsoj partinė time." Atėherė ata ndenjėn dhe shikonin njėri-tjetrin.

Sepse me dhunė nuk ju nxirrnin dot?

Po, edhe Hrushovi tha: "shokė, bėjmė 10 minuta pushim.!
U ngritėn tė tėrė ata dhe shkuan nė fund, ishte njė bufe dhe shkuan atje tė tėrė. Ndėrsa unė u thashė shokėve: "rrini kėtu, mos luani. I shikonim ata, po pinin kafe...ne qėndronim ulur"

Dhe le tė themi qė kjo situatė zgjati..?

Ata prisnin tė largoheshim ne. Bėnė shumė marifete, filluan tė shuajnė dritat e sallės, e ulėn tonin. Filluan edhe pastrueset tė shkojnė nė tavolina pėr tė na krijuar ne njė ambient qė tė largoheshim.

Erdhen edhe nga ata punonjės tė aparatit tė Komitetit Qendror te Partisė dhe mė kėrkuan qė tė largohesha. U fola dhe u thashė se puna juaj ėshtė kur tė dal jo kėtu. Unė s'dal prej ketu do tė rrinim dhe ndenjėm aty. Kjo zgjati gjysmė ore. Ata s'po hynin.


Pas gjysmė ore erdhėn brenda tė tėrė, por nė vend qė tė uleshin nė tavolina dhe secili mori cėnten dhe dolėn nga porta dhe ikėn fare e shtynė mbledhjen pėr tė nesėrmen.
"Nesėr nė orėn 9!" - i njoftoi Hrushovi.

Pra ishit shkaku ju qė dėshtoi mbledhja?

Sigurisht. S'kishin ē'tė bėnin tjetėr. S'mbeti gjė tjetėr vetėm tė na merrnin me forcė. Por, pastaj dolėm andej dhe u larguam edhe ne.

Shkuat tė nesėrmen nė mbledhje?

Jo, s'kishte mė kuptim tė shkonim nė mbledhje.

Ndėrkohė komunikuat me Tiranėn?

Komunikova menjėherė, mora nė telefon shokun Enver, bisedova me tė dhe mė tha "kthehuni nė Tiranė". U nisėm tė nesėrmen.


Cila ishte arsyeja qė gjithė vendet shtynė mbledhjen qė mos ju kishin ju aty? Ishte thjesht perfaqėsimi i ulėt i delegacionit shqiptar, apo mbledhja realisht kėrkonte praninė e numrave njė nė mbledhje?

Unė besoj se ajo ishte formale, aspekti pse nuk ishte Enveri. Ata donin njėfarė dėnimi pėr Partinė e Punės qė ju nuk e respektuat mbledhjen, nuk dėrguat sekretarin e parė as kryeministrin, sepse kjo ishte mbledhje e sekretarėve tė parė dhe thanė qė mė mirė tė ikė ky delegacion se nuk ekziston pėr ne.

Zoti Alia, kur ju informuat Tiranėn dhe Enver Hoxhėn, cili ishte qėndrimi i Shqipėrise le tė themi pėr thelbin e kėsaj mbledhjeje? Ngritjen e Murit tė Berlinit dhe gjithė pasojat qė e pasuan?

E vėrteta ėshtė se ne nuk e morėm vesh menjėherė se do tė ngrihej Murri i Berlinit. Ajo vetėm kur u shpall mė vonė e mėsuam se ēdo tė bėhet. Kur e morėm vesh, natyrisht, neve u habitem qė arriti puna deri nė kėtė gradė sa tė vihej njė mur nė njė qytet dhe na u duk e ēuditshme se si mund tė mbrohet njė qytet duke vėnė njė mur.

Pra, ju e interpretuat mė shumė si ēėshtje sigurie se sa si ēėshtje ideologjike?

Si ēėshtje sigurie, pa dyshim se nuk kish problem ideologjik, ky ishte problem sigurie mes dy gjermanive dhe asgjė mė tepėr.

Pra, ky ishte edhe interpretimi ynė. Nė atė kohė ishte Lufta e Ftohtė dhe ēdo aksion dhe veprim shihej nė kėtė kėndvėshtrim se ēfarė presioni dhe pėrpjekjesh bėheshin kundėr vendeve socialiste.

Zoti Alia patet njė rrėfim interesant treguan se si keni qene ne mbledhjen kur ishte vendosur ngritja e Murit tė Berlinit dhe peripecitė e delegacionit shqiptar atje.
Mesa mbaj mend ėshtė vėrtetė hera e parė qė flas pėr kėtė ēėshtje.

Atėherė, ju thatė se qėndrimi i Shqipėrisė komuniste ishte disi skeptik pėr Murin e Berlinit, qė nė njėfarė mėnyre kėrkonte tė izolonte lindjen nga perėndimi. Mė duket pak ironike,qė kėtė qėndrim e kishte njė regjim qė e kishte praktikė izolimin e vendit nga perendimi apo edhe lindja. Ju kishit moton "Ne s'jemi as lindje dhe as perėndim!"
Tani ka dy probleme kur diskuton pėr kėtė.

Njė problem ėshtė ideologjik dhe njė problem kombėtar. Domethenė ideologjik se ne i pėrmbaheshim koncepteve tona marksiste-leniniste dhe nisur nga mendimet tona nuk ishim dakort me pikėpamjet e kundershtareve tanė qofshin imperialistė, qofshin revizionistė.

Problemi kombėtar ėshtė koncepti i mbrojtjes sė atdheut, kufijve dhe lirisė e pavarėsisė sė tij. Neve kemi qėnė konsguentė edhe nė planin ideologjik, ku mundet edhe e kemi tepruar ndonjehere.

Ndonjėherė?!!!

Po mirė, jam dakord me ty qė kemi qenė mjaft ekstremė ne atė drejtim por kemi qenė korrektė dhe tė vendosur nė mbrojtjen e lirisė dhe tė pavarėsisė. Pėr 40 vjet Shqipėrisė nuk i ka ndodhur asnjė gjė e keqe.

Dhe ka qenė pushteti popullor me Partinė e Punės qė ka mbrojtur kėtė. Ne nuk ngurruam tė nxirrnim jashtė kufijve flotėn ruse nė Vlorė, kur ne e konsideruam se ajo pėrbėnte njė rrezik pėr sigurinė kombėtare.


Megjithatė, duhet tė biem dakord tė dy, pėr faktin qė regjimi juaj mbronte jo thjesht me pasion, por me masa ekstreme sigurinė kombėtare ishte se kjo ishte mėnyra mė e sigurt se ju do tė qėndronit nė pushtet sa mė gjatė apo jo?

Unė s'do tė jem dakord me kėtė ide sepse ju e personalizoni ēėshtjen e mbrojtjes sė atdheut.

Jo, une po them se kishte diēka personale te ju.....
Jo s'kishte asnje gje personale sepse per mua atdheu ėshtė nje nocion jopersonal. Atdheu ėshtė nje pasuri e te gjitheve, e te gjithe popullit, askush nuk ka te drejte qe te thote qe te jete i lire apo jo apo te vendose qe kjo pjese ėshtė e jona apo ta falim.

Pra, ju pėr shembull po te kishit qene akoma ne pushtet nuk do ta kishit nenshkruar kėtė marreveshje tė kufijeve me Greqine..?

Une s'di kontretisht si qendron ajo marreveshje...

Po thone qe greket do te marrin ujrat deri ne 900 metra larg Sarandes.
Nese ėshtė e vėrtetė qe marreveshja qe ėshtė bere me Greqine.........
Pritet te miratohet nga Kuvendi te henen.

Nuk e di a do ta miratoje Kuvendi, por neqoftese kjo marreveshje vėrtetė parashikon qe nje pjese e ujrave territoriale te vendit, jo me qindra kilometra, por edhe me nje meter katror ėshtė krim. Krim kombetar dhe nuk duhet ta aprovoje as Kuvendi as qeveria jone.

Ne fakt nga regjimi juaj trasheguam edhe nje gjendje lufte me Greqine. nuk mendoni qe ėshtė mire qe kjo gjendje perfundoje?


Tani me fute ne politiken e jashtme. Kur kemi vendosur marrėdhėniet diplomatike me Greqine ka qene viti 1987 ka qene minister i jashtem Papulias qe sot ėshtė president i Republikes se Greqise dhe mbaj mend qe kur e kam pritur Papuliasin heren e pare apo te dyte. Papulias me komunikoi; zoti president ju njoftoj se qeveria greke e hoqi ligjin e luftes mes Greqise dhe Shqipėrise.

Natyrisht, ishte nje gezim nje kenaqesi e madhe dhe ja shpreha atij direkt se kjo i hap rrugen marrdhenieve te ngushta mes dy popujve tane sepse kemi shume gjera te perbashketa, interesa te medha nje te ardhme te perbashket dhe ta them sinqerisht kam mbetur i mahnitur kur kam marr vesh me vone se gjendja e luftes vazhdon akoma sepse nuk e ka aprovuar vendimin Parlamentin grek, i cili duhet ta miratonte se ate e ka firmuar mbreti i Greqise.

Dhe Parlamenti akoma nuk e aprovon.

Une kam pasur diskutim miqesor me nje ambasador grek dhe i thashe se kam mbetur i ofenduar sepse kur Papulias me tha keshtu une e besova se ėshtė hapur rruga per te zgjidhur te tera problemet qe kemi ne me Greqinė midis te tjerave edhe me problemin ēam. Problemin e pasurive te tyre vajtje-ardhjes familjeve qe ėshtė nje problem njerezor jo me politik.

Ai me shpjegoi: zoti Alia mbreti e ka firmosur, sepse Parlamenti se ka bere sepse asnje qeveri nuk ja kerkoi Parlamentit grek. Pra marrėdhėniet tona me Greqine nuk mund te jene miqesore dhe vllazerore sic duhet te jene nese mes dy vendeve tona nese nuk ka qartesi. Pse te lihet nje problem kombetar ne mes.

Mire ligji i luftes per te cilin une akoma ngul kembe nuk ėshtė e drejte qe te jete ne fuqi. Ai duhet eliminuar. Tani kemi hyre ne NATO, jemi aleate me Greqi,. Cdo bejme do luftojme. Ne NATO dhe ne gjendje lufte?! Anakronike.
______________

Pjesa e dytė

Kur udhėheqėsi i fundit i regjimit komunist nė Shqipėri, Ramiz Alia, paraqitet pėrballė medias pėr tė folur mbi tė kaluarėn, natyrisht qė zgjon kureshtje dhe vėmendje tė veēantė. Shqipėria e asaj periudhe, ndonėse njė model ekstrem i sistemit njėpartiak, ende nuk njihet sa duhet nga publiku dhe brezat e rinj. Arkivat e tė shkuarės janė ende tė pahapura, dosjet sekrete zyrtare dhe individuale konsiderohen ende sekret shtetėror, zyrtarėt pėrgjegjės pėr krimet e shumta fituan amnisti ose pafajėsi.

Kėto zhvillime vijnė nė kontrast me prezencėn aktive mediatike e publike tė lidershipit komunist. Ėshtė e pamundur tė gjendet njė muaj, gjatė tė cilit nuk kemi pasur intervista, komente dhe kujtime personale tė bashkėshortes sė Enver Hoxhės, pasuesit tė tij Alia, bashkėpunėtorėve tė afėrt si Rita Marko, si dhe njė numėr tė madh drejtuesish tė ish sigurimit, tė policisė sekrete, tė ushtrisė komuniste, tė aparateve tė Komitetit Qendror apo komiteteve tė partisė, apo edhe tė stafeve tė afėrta politike, diplomatike e deri teknike tė pushtetit. Tė gjithė kėndojnė njė refren: tregojnė heroizmat e mėdha politike e diplomatike, bėmat e mėdha pėr atdheun, skenarėt hollivudianė tė shėrbimit sekret kundėr CIA-s apo KGB-sė, sukseset e mėdha tė regjimit tė kaluar nė ekonomi e rend publik, kujtimet pėr natyrėn humane tė udhėheqėsit dhe mbyllen me kritika e kėshilla pafund pėr regjimin e sotėm antidemokratik.

Kėtė refren mund ta ndryshojė vetėm njė njeri, ai qė pėr 40 vjet ishte krahu i djathtė i udhėheqėsit Hoxha, pėr 5 vjet pasues i tij nė krye tė regjimit komunist, pėr 9 vjet kryetar i shtetit komunist dhe pėr rrethana aksidentale, njė vit President i sistemit pluralist, i zgjedhur nga shumica parlamentare e Partisė sė Punės. Ramiz Alia ka botuar disa libra, ka dhėnė shumė intervista, por tė gjitha nė thelbin e tyre ngjajnė me fjalimin e tij tė datės 8 nėntor 1986, kur nga skena e Pallatit tė Kongreseve betohej pėr vazhdimėsinė e punės, veprės, idealeve dhe regjimit tė Enver Hoxhės. Ai ishte njeriu mė inteligjent nė Byronė Politike, por jashtė saj, ishte njė si ata, madje mė besniku, mė i denji pėr tė vijuar rrugėn e Enver Hoxhės. Ai nuk sqaron asnjė ngjarje historike, nuk pranon asnjė kritikė dhe asnjė pėrgjegjėsi, dhe nė fund, nuk pranon as sistemin e sotėm, madje ēdo deklarim, ashtu si ky i fundit nė TCH, e mbyll me thirrje patetike "sot njerėzit kėrkojnė Enver Hoxhėn".

Ramiz Alia ka tė drejtė nė pozicionin qė ka zgjedhur, ai nuk mund tė ndryshojė, nuk mund tė tjetėrsohet, nuk mund tė shfaqet dikush qė nuk ka qenė, dikush qė nuk ėshtė dhe dikush qė nuk mund tė jetė. Njė javė mė parė Gorbaēov dha njė intervistė pėr median gjermane dhe pėr tė shumtėn herė e cilėsoi fatkeqėsi e gabim historik modelin stalinist, tė cilin edhe ai vetė e drejtoi, ndėrtimin e Murit tė Berlinit dhe vetė filozofinė, mbi tė cilat u ngrit sistemi ideologjik nė BRSS-sė.
Alia nė Shqipėri i vetėshpallur Gorbaēov, nuk pranon asnjė kritikė mbi tė kaluarėn, mbi regjimin, mbi pushtetin popullor, mbi politikat armiqėsore ndaj kritikėve, disidentėve, komuniteteve fetare, apo mbi ēmenduritė refuzuese diplomatike ndaj botės perėndimore.

Ndryshe nga Gorbaēovi, Alia vijon tė na tregojė se ai dhe Enver Hoxha gjithēka e kanė bėrė pėr atdheun, se kanė qenė idealistė, se e gjithė bota kishte gabuar kurse ata jo. Ai vijon tė akuzojė amerikanėt pėr sabotim nė vitet '40, tė akuzojė rusėt pėr sabotim nė vitet '60, tė akuzojė gjermanėt pėr sabotim nė vitet '80, tė akuzojė italianėt dhe tė gjithė perėndimin pse nuk ndihmuan me para regjimin komunist dhe nė fund, t'i akuzojė tė gjithė se nxitėn ndryshimet nė Shqipėri. Ai premton se do tė zbardhė historinė e vendimmarrjes pėr Murin e Berlinit, por nė fakt na tha vetėm sesi ēmenduria komuniste e bėri qesharake Shqipėrinė nė njė konferencė ndėrkombėtare, ku kėtė burrė tė madh shteti donin ta nxirrnin nga salla dhe ai nuk dilte! Ai premton tė tregojė si ra Muri i Berlinit nė Shqipėri, por nė fakt tha tė kundėrtėn.

Nė dėshminė e tij, Alia thotė se priti studentėt e dhjetorit pėr tė shmangur gjakderdhjen! Pse gjakderdhje nė dhjetor '90? Kush po kėrcėnonte, kush kishte armė pėrveē sigurimit tė shtetit dhe policisė sė tij? Pėrse kėrkesa pėr pluralizėm edhe pas 19 vjetėsh konsiderohet prej tij si kėrkesė pėr gjakderdhje? E vėrteta ėshtė se nė shkurt - mars 1991, kur studentėt u ngritėn kundėr emrit dhe bustit tė Hoxhės nė Universitet, vendi rrezikoi gjakderdhjen dhe jo pėr shkak tė studentėve, por pėr shkak tė atyre qindra e mijėra ushtarakėve militantė komunistė qė Alia kishte nė Shkollėn e Bashkuar dhe qė kėrcėnonin Tiranėn me manifestim me armė!

Kurrė nė fjalimet e tij Alia nuk e ka konsideruar tragjedi vendosjen e regjimit komunist nė Shqipėri, pėrkundrazi, e ka konsideruar dhe vijon ta konsiderojė tė tillė ngjarjen e 20 shkurtit, rrėzimin e bustit tė Enverit. Pėr Ramiz Alinė pluralizmi "paqėsor" ishte ai i bashkėjetesės me emrin, bustet dhe trashėgiminė e udhėheqėsit Hoxha, i dėnuarit me burg pėr kėdo qė kritikonte emrin e tij, i kalimit nė subjekte elektorale tė organizatave tė masave, leva tė PPSH-sė.

Alia, Hoxha dhe shokėt e tyre bėnė ēfarė kishin nė dorė, e braktisėn Kosovėn nė emėr tė dashurisė pėr Titon, e braktisėn fatin tonė perėndimor nė emėr tė dashurisė pėr Stalinin, dhe kėshtu, e shndėrruan Shqipėrinė nė njė burg tė madh, ku ndalohej edhe besimi nė Zot. Ata ndėrtuan mė shumė burgje sesa universitete, mė shumė e kampe internimi sesa rrugė apo shkolla, mė shumė varre masive pa emėr sesa spitale. Ata shpallėn armiq jo vetėm kundėrshtarėt politikė, por edhe fėmijėt e tyre, madje kėta tė fundit ende pa lindur konsideroheshin armiq. Ata e izoluan vendin, e kthyen atė nė njė ishull fatkeq, ku njė duzinė bllokmenėsh jetonin luksin, kurse 3 milionė shqiptarė jetonin nė skllavėri moderne. Ata i shpallėn luftė botės dhe vetė natyrės njerėzore, krijuan modelin e njeriut tė ri, pa identitet, pa personalitet, pa mendim, pa liri, pa kurajė, pa tė drejtė tė marrė asnjė vendim pėr veten e tij.

Ata e shpallėn me ligj sferėn private si pronė shtetėrore, futėn konceptin e luftės sė klasave deri te krevati bashkėshortor, shkatėrruan ekonominė, pronėn private, shpėrdoruan pronėn publike, deformuan historinė dhe identitetet kombėtare, shpallėn armiq themeluesit e shtetit shqiptar kurse vetveten, heronj kombėtar. Ata i hodhėn eshtrat e Fishtės nė lumė dhe librat e Konicės nė zjarr, ata nuk lejuan Nėnė Terezėn tė vizitonte Shqipėrinė dhe asnjė shqiptar tė vizitojė tė afėrmit e tij jashtė ishullit stalinist; ata dogjėn kisha e xhami, klerikėt i vunė para pushkatimit, Zotit i shpallėn luftė dhe nė fund, na hodhėn nė det si endacakė.

Kėshtu, ata ia arritėn qė pas 45 vjet keqqeverisjeje ta shndėrronin Shqipėrinė nė vendin mė tė varfėr nė Evropė dhe popullin shqiptar nė kontigjent anijesh nė eksode biblike nga vendi i tyre. Alibia se ata bėnė shtet, ruajtėn qetėsinė, sollėn drita apo luftuan analfabetizmin, janė tė papranueshme pėr njė grup individėsh, qė nė emėr tė njė ideologjie tė huaj, na morėn lirinė dhe bashkė me tė, thelbin e jetės, ne, prindėrve dhe gjyshėrve tanė. Kjo ishte trashėgimia qė na lanė, kjo ėshtė gjithēka, pėr tė cilėn ata nuk flasin, nuk dėshmojnė, dhe asnjėherė nuk kėrkojnė ndjesė.

Sot ata janė tė dėnuar tė jetojnė nė liri dhe nė njė sistem, i cili tė vetmen mangėsi ka ekzistencėn ende tė sjelljes dhe mentaliteteve komuniste, gjė pėr tė cilėn, edhe nė kėtė rast pėrgjegjėsia duhet kėrkuar pikėsėpari tek Alia, sistemi enverist dhe pėrzgjedhja e tij mė 1990 - '91. Paradokset e tranzicionit bėnė qė shoqėria tė paguajė kompensimin e javėve tė burgut tė ish nomenklaturės dhe jo vitet e dekadat e burgut tė mijėra ish - disidentėve dhe pėrndjekurve politikė; qė burgjet politike tė shkatėrrohen dhe tė mos kemi njė muze vuajtje; qė libraritė tona tė mos kenė dėshmi tė librit tė zi tė komunizmit, por kujtime patriotike tė anėtarėve tė Byrosė; qė klasa jonė politike mos tė dominohet nga pasardhėsit e Fishtės, Konicės, Frashėrit, Mjedės por nga pasardhėsit e atyre qė drejtuan gjatė udhėheqjes; qė lodhja dhe zhgėnjimet nga e kaluara tė na shndėrrojnė nė njė shoqėri apatike, pa kujtesė dhe memorie tė duhur politike e qytetare.

Sot ne jemi gjithashtu tė dėnuar tė bėjmė kompromise jomorale; t'i bėjmė intervista Alisė, e Co. nė shkėmbim tė pyetjeve tė lehta e komplimenteve; tė pranojmė produktet neokomuniste tė tij si produkte tė sistemit demokratik; tė mos kemi kurajėn pėr tė gjykuar asnjė krim tė sė kaluarės pėrderisa demokracia solli edhe zhgėnjime; dhe sė fundi, tė pranojmė se Shqipėria e vitit 2009 ende tė mos shihet nga tė huajt si njė shoqėri demokratike, por njė produkt i papėrfunduar ish komunist. Por ēdo vėshtirėsi e sotme, pavarėsisht revoltės qė na ngjall, nė thelb mbetet mė e vogėl, mė e pa dhimbshme, mė pa pasoja dhe mė pak dramatike se ēdo sekondė e jetės tonė nėn diktaturėn e proletaritatit.

Lehtėsimi i vetėm qė vjen nga e gjithė kjo histori janė fėmijėt tanė, tė cilėt, pavarėsisht vėshtirėsive, nė asnjė rast nuk do tė jenė tė kėrcėnuar tė jetojmė tmerrin pa fund qė jetuan prindėrit tanė. Dhe pėr kėtė natyrisht, qė merita nuk ėshtė e Alisė, por e brezit tė dhjetorit '90 dhe e tėrė atyre qė mė shumė se pushtetin personal deshėn dhe iu pėrkushtuan idealeve demokratike dhe euroatlantike, tė cilat ATA i refuzuan qė mė 1944.

marrė nga shekulli
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 62 vizitorë
Lexuar: 1,902 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė ekskluzive me Faridin Tafallarin, ...
E hėnė, 09 janar 2012 - 21:03
ME TRE YJET E PAVDEKĖSISĖ NĖ ATO VITE TĖ STUHISHME… “Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, kujtimi pėr kėta T...
Abdi Baleta: Bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn...
E enjtė, 05 janar 2012 - 17:56
Pas deklaratės sė djeshme pėr njehsimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive tė Shqipėrisė dhe Kosovės, ne iu drejtuam edhe publicistit Abdi Baleta, i cil...
Danaj: Shqipėria natyrale, domosdoshmėri
E merkurė, 28 dhjetor 2011 - 05:12
Nė njė intervistė pėr gazetėn Nacional Albania, kryetari i Listės pėr Shqipėri natyrale, Koēo Danaj, shpalos platformėn e tij, jep pėrshtypjet pėr shoqėrin...
Intervistė e imagjinuar me Tribunin e populli...
E merkurė, 07 dhjetor 2011 - 15:58
Pėr tė ecur kombi pėrpara, sė pari duhet tė vritet tradhtia Ndėr figurat mė tė ndritshme tė historisė shqiptare ėshtė edhe Bajram Curri. Pėr tė mėsuar m...
Intervistė ekskluzive me Jonuz Musliun
E martė, 22 nėntor 2011 - 21:16
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal nė Bujanoc dhe njėherit lider i Lėvizjes sė Progresit Demokratik BASHKIMI ME KOSOVĖN I PASHMANGSHĖM - thotė ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi