Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njerėzit kanė filluar tė kuptojnė tė vėrtetėn
Publikuar më 21 tetor, 2009 nė orėn 17:38 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Intervistė me Dritro Agollin, shkrimtarin e shquar dhe deputet i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė. Marrė nga “Zėri i Kosovės”, 1995

INTERVISTOI: KADRI GĖRVALLA
Ėshtė hera e tretė qė takohemi! Ēfar shihni tė re nė mesin e bashkatdhetarėve, qoftė nė aspektin organizativ qoftė nė ngritjen e vetėdijes kombėtare?

D. Agolli: Vėrtetė ėshtė hera e tretė qė takohemi bashkė me gazetėn tuaj! Unė vė re njė gjė tė bashkatdhetarėt e mi. Vė re qė njerėzit kanė filluar tė kuptojnė ecjen; tė kuptojnė tė vėrtetėn mė qartė! Nėse para pak kohėve, kur qenė herava tjera, shihja njėfarė mosorientimi nėpėrmjet gjėrave, tashti shoh qė njerėzit po grupohen dhe po shkojnė drejt asaj qė ė ėshtė e vėrtetė. Shoh edhe njėfarė diferencimi tė njėrėzve!Shoh edhe kėtė:qė ata qė janė gėnjyer nga njė forcė e dikurshme politike, qė mund tė kishte shpresa reale pėr tė qenė njė forcė vėrtetė pozitive, por duke kaluar koha dhe duke parė ngathtėsinė e asaj force, njė pjesė e kanė lėnė dhe kanė kaluar nga njė forcė tjetėr. Kjo ishte e para!
E dyta: Shoh qė kėtu ka filluar tė kristalizohet mė shumė ēėshtja kombėtare. Nė grupe tė ndryshme, nė shoqata e veēanerisht nė ato qė janė jashtė partive, kanė filluar tė intensifikojnė luftėn pėr bashkim kombėtar, pėr fitimin e tė drejatve tė shqiptareve dhe per ti kerkuar ato jo me lutje, me lypje, por me njė objektivitet siē duhet!Krejt kjo ėshtė rezultat i asaj qė vet shoqatat, vet individėt kanė filluar tė merren mė shumė me keto ēeshtje se sa pėrpara. Sepse, dikur me kėto merreshin vetėm zyrtaret, tani zyrtaret nuk merren shumė me kėto. . . Duke mos u marrė zyrtarėt, dhe partitė, qė kishin marr persiper kete gjė, atėherė u rrit ndėrgjegja e popullit, d. m. th. . , niveli i popullit ėshtė rritur mė shumė, kurse niveli i drejtueseve, ėshtė ulur ase ka mbetur ku ish!Ndėrsa pėrpara ishte i perbashkėt popull-drejtues, tani populli ia kaloi drejtuesve. U ndėrgjegjėsuan mė shumė masat.

Ishit pjesėmarrės i demonstratės sė organizuar nga LPK-ja dhe subjektet tjera, ē“pėrshtypje keni nga ajo?

D. Agolli: Mua ēėshtė e vėrteta mė emocionoi mjaft. Sepse vura re njė kulturė tė tė tė mbledhuurit tė njerėzve, njė kulturė sjelljeje, njė moral tė lartė demokratik, pa ekscese, pa ndonjė rrėmujė a gjurdulli! Njė civilizim tė lart, pashė nė kėtė demonstratė. Kėrkesat ishin shumė realiste, pa ofenduar, pa fyer njeri, por tė drejtat e shqiptarėve duhen tė zbatohen! Dhe siē tha profesori Bedri Dedja; Ne nuk i kemi borgje Ballkanit, por na ka ay!Dhe Ballkoni duhet tė mendohet mire pėr kėtė gjė!.
Demonstrata ishte edhe njė reagim i shqiptarėve ndaj padrejtėsive qė po u bėhen nė tė gjitha fushat. Ndaj padrejtėsive politike, ekonomike, morale, kulturore e arsimore!
Dhe, kėtu, nė kėtė demonstratė u vu re edhe qė nė fjalimet qė mbajtėn, nė fjalėt e tyre qė thanė tė gjithė tė deleguarit e shoqatave, tė grupeve e edhe individė tė veqantė kishte njė nivel tė lartė dhe civilizues. Kėtė gjė e vuri re edhe folsi i kesaj demonstrate nga Partia e Gjelber Austriake. ai avokati austriak. Dhe kjo demonstratė ishte edhe njė mėsim. Tregon se edhe nė Kosovė e Maqedoni nuk duhet tė jenė njezit e qetė. Por duhet te kerkojn dhe te veprojnė. Se pa kėrkuar vepruar nuk mund tė arrish gjė fare.

Meqenėse keni mandatin e deputetit (PSSH), dhe meqenėse viti i ardhshėm (1996) ėshtė vit i zgjedhjeve tė reja parlamentare, dhe duke u bazuar nė atmosferen qė mbretron nė Shqipėri, a mund tė na prognozoni ecurit e zgjedhjeve?
A mos ka tendenca, qė nė stilin – Pėr qėllim-nuk zgjidhen mjetet -. Dhe sa ka tė vėrtetėnė pėshpėritjet, se Shqipėria ndodhet pra luftės civile?


D. Agolli: Nė momentet e sotme, nė fakt, ka filluar nė Shqipėri fushata e zgjedhjeve, edhe pse ajo nuk ėshtė deklaruar nga Presidenti! Partia nė pushtet po bėnė propagandė pėr partinė e sajė me Presidentin nė krye, pėr tė hedhur masat e gjėra nė mėnyrė qė ata tė votojnė pėr Tė. Ai ( Presidenti-ver. Sh. B. ) nuk e thotė drejtpėrdrejt kėtė por tėrthorazi. Qartė duket se po bėjnė fushatė elektorale.
Ndjehet edhe njė gjė, ndjehet edhe disa kėrcnime qė = ne do fitojmė!=, =Ne duhet tė fitojmė!=, thonė ata, sepse e kemi merituar kėtė! Kemi arritur kaq e kaq gjėra…
E zbukurojnė realitetin. Bile, thonė ata: - opozita, e tera ėshtė moniste, komuniste, marksiste - e tė gjitha me kėto… mirėpo, propagandė bajate qė i ka dalur baja tashti. Dhe, populli, nuk e beson mė kėtė! Pse?
Sepse po tė njėjtėn gjė e bėnė edhe nė fushatėn pėr Referendum, por pėsuan disfatė! Kėtė radhė do tė pėsojnė disfatė edhe mė tė madhe, sepse ėshtė e njėjta gjuhė dhe nuk po kulturohen pėr tė perdorur njė gjuhė mė tė ndritur se ajo e referendumit.
Kanė mbetur tė Referendumi, - e po tė mbetesh tė referendumi, mbetesh te jo-ja, apo jo? Kėshtu qė ata nuk e thonė direkt, e kam fjalėn te forca kryesore qė e ka pushtetin, por e thonė veglat e tyre. Fjala vjen kėtė e thonė Kurt Kola( kryetari i Shoqatės sė tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politik-vėr. Sh.B.), qė tha: - Ne do tė perdorim edhe armėt, po tė marrin komunistėt pushtetin! -. Mirėpo Kurt Kolės, mė mirė-babait tė tij ka qenė njė toger i milicisė fashiste dhe naziste, i veshur me rroba tė ketilla!Ai kur erdhi puna, nuk i pėrdori dot armėt(babai i K. Kolės vėr. Sh. B. ) e hodhi dyfekun dhe u arratis, apo jo!?
Partia Socialiste mendoj se 70% do ti fitoj votat. Ata, tė tjerėt, PD, mund tė fitojnė prej 7-10%, e bashkė me fallsifikimet mund tė arrij deri nė 27%! Mjete tė tjera do tė pėrdorin, psh, do tė organizojnė njerz e grupe tė veqanta pėr tė penguar nbajtjen e mitingjeve siq kanė filluar tė pėrdorin. Ju, ndoshta, keni lexuar shtypin pėr pėr presionin qė kan pėrdorun ndaj deputetėve tanė nė Libofshė nė zgjedhjet lokale, por edhe tashti sė shpejti nė Tropojė, ku i sollėn katėr grupe njerėzish tė armatasur me shkopinj, me thika e armė tė tjera. Por, nuk ia arritėn qėllimit sepse mbledhja-mitingu u bė!
Kėto janė shenja tė njė frike tė madhe tė humbjes!Nė frikėn e humbjes pėrdoren tė gjitha mjetet, ose mė mirė mund tė perdoren ato. Por ma merr mendja se me kėto do tė dėshtojnė. Nė zgjedhje do tė kėtė edhe pėrfaqėsues edhe tė shteteve tė huaja- vėzhgues, pastaj kėtu janė shumė parti qė do tė marrin pjesė nė zgjedhje. Secila do tė kėtė interesin e vet dhe janė zgjedhje komplekse. Prandaj ata nuk do tė mund qė tė pėrdorin kėto si nė gara elektorale vetem dy parti. Po tė ishin psh. Vetėm PD dhe PS nė zgjedhje, mund qė edhe t“i pėrdorin. Por kėtu janė edhe 5-6 parti tė tjera qė janė opozitare.
Kėshtu qė njera tjetrėn do ta mbrojnė!
Prandaj zgjedhjet unė mendoj se do tė kalojnė nė mėnyrė paqėsore. Mund tė ketė ndonjė ashpėrsi, por paqėsore do tė jenė!

Sa rezulton ēėshtja e Kosovės nė programin e PS?

D. Agolli: Nė programin e Partisė Socialiste ēėshtja e Kosovės zė njė vend tė rėndėsishėm! Ai shikohet jo nė mėnyrė konjukturale tė Evropės-siē do ajo, por ne kemi dhėnė nė program qė Shqipėrisė i ėshtė bėrė njė padrejtėsi historike! Dhe kėtė padrejtėsi historike ky shekull duhet ta zgjidh-vet shqiptarėt duhet ta zgjidhin! Tė shkojmė drejt Bashkimit Kombėtar. Dmth. kjo ėshtė e qartė, jo-- lėvizje a moslėvizje kufijsh - !

Ėshtė e sanksionuar kjo?

D. Agolli: Nė program nuk pėrmenden - ka kėtu tė lėvizin a mos lėvizin kufijt - !
Nė program thotė;”Qė ėshtė bėrė padrejtėsi historike dhe tė shkojmė drejt bashkimit kombėtar” !

Tė flasim pak pėr letėrsi, keni nė pėrgatitje apo nė shtyp diēka?

D. Agolli: Po. Tani tre libra tė rinjė tė mijė (pas librit ”Pelegrini i Vonuar”, 1993), dy kanė dalė nga shtypi dhe njeri del me 25. 06 1995. njė me poezi dhe quhet “Lypsi i Kohės”-d. m. th. atij qė ka humbur kohėn dhe lypė atė. E dyta ėshtė “Ēudirat dhe Marrėzirat”, ky ėshtė me fabula, dhe me epigrame, me sentenca humoristike.

Keni diēka pėr t“iu drejtuar lexuesve tė “ Z. i K” apo Redaksisė?

D. Agolli: Mua “ Zėri i Kosovės” ka njė vit e ca qė mė pėlqen shumė. Mė pėrpara, ē“ėshtė e vėrteta e merrja, por jo me at knaqėsi siē e marr tashi kohėt e fundit, njė vit e gjysmė a dy, dhe shohė njė pėrparim tė saj tė lartė.
Mund tė them se ėshtė bėrė gazeta mė e mira e emigracionit tonė.
Kėtė nuk ua them pė tė ua bėrė qefin por ėshtė mė e mira. Sepse e ka ngritur nivelin e saj tė tė shkruarit( nivelin kulturor), ka aktivizuar firma tė zonja, si Rexhep Qosen, qė ėshtė nderi i vendit tonė, dhe firma tjera nga emigracioni, nga Kosova apo Maqedonia por edhe nga ato qė jetojnė nė pjesėn tjeter tė Shqipėrisė, d. m. th. nė shtetin e sotėm shqiptar, psh. Moikom Zeqon, Kadri Ēenkon etj.
Kjo gazetė, tashi, pėr mua ėshtė bėrė nga mė tė dashurat tė emigracionit. Bile, ajo bėnė garė edhe me gazetat nė Shqipėri (qė dalin brenda). Ėshtė e nivelit jo mė poshtė se ato por donjėherė edhe mė e lartė.
Dhe unė uroj qė tė ndjek kėtė rrugė dhe tė shkojė gjithmonė duke ngjitur shkallėt. E edhe ta aktivizoj sa mė shumė bashkėpuntorė tė nivelit tė lartė, siē mundet, psh. edhe ndonjė ekonomist, qė tė jepte edhe donjė mendim ekonamik pėr anėn e andejshme. Por edhe nė pėrgjithėsi pėr probleme tė tilla.
Nė emėr tė Redaksisė tė urojmė shėndet tė mirė dhe suksese nė tė gjitha fushat.

D. Agolli: Ju faleminderit! Mirėupafshim!
“Zėri i Kosovės” Mirė u pafshim nė Shqipėri!
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 1,372 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
XHEMIL ZEQIRI - VEPRIMTAR I ĒĖSHTJES KOMBĖTA...
E enjtė, 22 korrik 2010 - 14:48
.
Na duhet njė “LONDRA 2”, pėr fatin e shqiptar...
E enjtė, 15 korrik 2010 - 14:23
Shqipėria e Bashkuar me siguri do t’i ndihmonte vetvetes mė sė shumti, por edhe BE-sė. Shumė Lėvizje dhe Parti dėshirojnė dhe punojnė nė drejtim tė Ribashk...
R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura!
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59
Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c...
Intervistė e imagjinuar me Vaso Pashė Shkodra...
E hėnė, 28 qershor 2010 - 01:37
Ku ėshtė Shqipėria sot?!
Ramadan PLLANA: DĖSHMI TĖ KOHĖS (IV)
E shtunė, 26 qershor 2010 - 00:06
KUJTIME NGA BURGU (PJESA E KATĖRT) “Veē njė qėllim i naltė t’ban me durue, E zemrėn ta forcon; Ndėr kundėrshtime s’vyen kurrė me u ligshtue, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi