Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pasagjerja e parë Kozmike - LAJKA
Publikuar më 03 nntor, 2009 në orën 17:44 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shkruan: Agim Bacelli
Më 3 nëntor, 1957, Bashkimi Sovjetik tronditi botën me një ndodhi hapësinore - nisjen e satelit artificial “Sputnik 2” me një qenen Lajka brenda e cila do të ngelej në hapësirë. Në atë kohë pak gjëra diheshin për atë që ndodhi. Shumë detaje se çfarë ka ndodhur në atë mision vetëm kohët e fundit janë zbuluar dhe kjo është arsyeja që sot po japim një shkrim të shkurtër me qëllimin e njohjes sadopak të historisë së kozmonautes Lajka.
Pak njerëz e dinë që qenia e parë e gjallë që u nxor jashtë orbitës së tokës ka qenë një qene rus që quhej Lajka. Pra, Lajkën mund ta quajmë dhe pasagjeren e parë të tokës në hapësirë të cilin udhëtim ajo e kreu me satelitin e dytë artificial të tokës. Edhe më parë ishin bërë prova për të nxjerr në hapësirë kafshë por me raketa gjeofizike, (raketa gjeofizike quhen ato raketa që nuk dalin jashtë faktorëve gjeofizikë të Tokës, me një fjalë, jashtë atmosferës dhe forcës tërheqëse të tokës) disa prej të cilave patën dështuar. Fillimet për këto prova mbajnë vitin 1949 me autorë rusë, për interpretimet të tyre.
Epoka e Hapësirës kishte filluar më pak se një muaj më parë, me lëshimin e satelitit të parë Sovjetik më 4 tetor, 1957. Sateliti artificial “Sputnik 1” që ishte një sferë e cila peshonte rreth 20 kg. Brenda sferës qe montuar një transmetues i thjeshtë që u konsiderua shumë i rëndë në krahasim me anijen e SHBA në zhvillim e sipër në atë kohë.
Hedhja në orbitë e satelit artificial “Sputnik 2”.

Shtypi sovjetik u mburr shumë për këtë objekt të pajisur me një kabinë, duke ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për jetën e një qeni me emrin Lajka. Sovjetikët do të dërgonin në hapësirë një qenie të gjallë që nuk do të kthehej në tokë. Lajka qe dënuar me vdekje. Këtë skenar vdekje për vrasjen me paramendim të Lajkës, u fol shumë në Perëndim.
Kohët e fundit, disa burime ruse zbuluan se Lajka mbijetoi në orbitë për një javë dhe pastaj vdiq kur kabina u nxeh aq sa e poqi Lajkën e gjorë. Me satelitin artificial “Sputnik 2”, politika e Luftës së Ftohtë midis dy kampeve nuk linte kohë për të projektuar e për të zhvilluar një sistem mbrojtje të sigurt e për një fluturim më të gjatë. Ethet e konkurrencës sigurisht paguheshin me jetën e qenieve të gjalla siç ishte Lajka.

Historia e Lajkës filloi menjëherë pas triumfit të satelitit artificial “Sputnik 1”, kur Nikita Hrushovi, udhëheqësi sovjetik në kohë, organizoi një pritje të madh me projektuesit e raketave sovjetike. Midis të pranishmëve ishte Sergei Korolev, themelues i programit të hapësirës sovjetike. Në pritje, Hrushovi bëri sugjerimin se një tjetër satelit artificial do të nisë për të shënuar 40 vjetorin e Revolucionit bolshevik që festohej më 7 nëntor.

Sipas burimeve të ndryshme të Rusisë, vendimi zyrtar për të nisur satelitin artificial “Sputnik 2” para 7 nëntorit është bërë më 10 ose 12 tetor, 1957. Në çdo rast, ekipi Korolev kishte më pak se katër javë për të hartuar dhe ndërtuar anijen. Një shpejtësi marramendëse. Ndoshta kishin frikë se amerikanët po bënin të njëjtën gjë!
"Të gjithë traditat që ishin zhvilluar në teknologjinë e prodhimit të raketave u lanë jashtë gjatë punës në satelitin e dytë", shkruante më von Boris Çertok, zëvendës i Sergei Korolev-it. "Satelit i dytë u krijua pa dizajnin paraprak, dhe çdo lloj projekti paraprak." Sipas kujtimeve të Çertok-ut, elementet më të rëndësishëm për prodhimin e anijes ishin prodhuar direkt nga skicat, pa bërë prova, ndërsa inxhinierët u zhvendosën në uzinat e prodhimit që të ndihmonin direkt punëtorët në vendin e prodhimit.
Besimi i përbashkët i të gjithë atyre që morën pjesë në ndërtimin është se sateliti artificial “Sputnik 2” kishte dështuar si shkencë pasi nuk ju dha koha e nevojshme dhe nuk ju kërkua sigurim fluturimi. Në realitet, sateliti ishte projektuar që të mbetej i bashkangjitur në fazën e sipërme të fluturimit me raketën, në mënyrë që sistemi i tij raketor i telemetrisë mund të përdorej për të transmetuar të dhëna nga anija.
Në vjeshtë të vitit 1957 mjekët dhe fiziologët përfunduan studimet që vazhduan rreth një vit për përgatitjen e kafshëve. Ndër dhjetëra qenë ata zgjodhën vetëm tre, shumë të ngjashëm me njëri tjetrin: Albina, Lajka dhe Mushka. Vendosën, se në fund të fundit do të fluturonte Lajka. Gjëja më e vështirë ishte fakti, se Lajka nuk mund të kthehej në Tokë prandaj nga të tria u zgjodh qenia më pak simpatike. Niveli i zhvillimit të teknikës atëherë nuk garantonte mundësinë e kthimit të pasagjerit të parë të Tokës nga hapësira kozmike. Dhe ja më në fund Lajka zuri vend në kontejnerin kozmik, atë e vendosën në majë të raketës. Kështu pra, qenia e parë tokësore që do dilte për herë të parë jashtë orbitës së tokës, ishte qenia Lajka.
Para nisjes së Lajkës, me dërgimin e qenve në hapësirë, ishin krijuar kontejnerë specialë me sistemin e sigurimit të jetës, ku ndodheshin qentë. Me ndihmën e tyre edhe u përpunua detyra kryesore që lidhej me pyetjen se, a mundet organizmi i gjallë dhe i zhvilluar lartë të ndodhet në kozmos? Për ti dhënë një përgjigje vetëm shkencore kësaj pyetje, rusët kanë punuar por jo me majmunë, siç e kanë bërë këtë gjë amerikanët, por me qenë. Rezultatet ishin me të vërtetë shumë shpresëdhënëse. Prandaj kur erdhi koha e fluturimit të njeriut, nga rusët ishte bërë një punë e madhe, në mënyrë që të zvogëlohej deri në minimum rreziku për të.
Në librin e vet "Kozmonauti numër një" shkrimtari Jarosllav Gollovanov ka shkruar: "Në mesin e qershorit të vitit 1951 një grup shkencëtarësh dhe specialistësh arriti në poligonin e lëshimit të raketave. Të parët zunë vend në raketë dy qenë - Dezik dhe Cigan. Starti i tyre u bë në mëngjes herët më 22 korrik të vitit 1951. Për herë të parë në histori, kafshët e mëdha u ngritën me anë të raketës në lartësinë rreth 100 kilometra dhe afërsisht gjatë 15 minutave u ulën dalëngadalë me parashutë jo dhe aq shumë larg nga vendi i lëshimit."
Më 3 nëntor të vitit 1957 sateliti i dytë doli në kozmos. Telemetria njoftonte, se mbingarkesat e startit e ngjeshën qenen në lundrën e kontejnerit, ajo nuk shkëputej dot nga prej andej. Pulsi dhe frymëmarrja u bënë tre herë më të shpeshta, por elektrokardiogramet nuk treguan asnjë patologji në punën e zemrës. Pastaj çdo gjë gradualisht filloi të stabilizohej brenda normës. Në gjendjen e mungesës së peshës qenia e ndjente veten normalisht. Ky ishte një sukses shumë i madh. Lajka jo vetëm që mbeti gjallë kur u ngrit në kozmos dhe jetoi atje një javë të tërë pa ngrënë e pa pirë.
Shkencëtarët kuptuan se politika sovjetike nuk e vlerësonte veprën, as njeriun, as Lajkën viktimë, kur kishte të bënte me konkurrencën e amerikane, krijuar nga politika e Luftës së Ftohtë midis dy superfuqive. Lajka në kabinë ishte pajisur me një kamera televizive, së bashku me sensorë për të matur presionin dhe temperaturën e ambientit, si edhe presionin e gjakut të qenes pasagjere, shpeshtësinë frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës. Këto instrumente u komanduan nga kontrollorët në terren për të vëzhguar se si Lajka funksionoi deri sa ngordhi në hapësirë.
Sovjetikët me anën e një instrumenti të instaluar në këtë satelit, vazhdonin të regjistronin rrezatimin ultravjollcë dhe rrezet x e të bënin studime për të nxjerrë në orbitë njeriun e parë.
Satelit artificial “Sputnik 2” pasi i mbaroi bateria e saj elektrike pas gjashtë ditësh në orbitë, vrau qenen Lajka. Me gjithë sistemet e vdekura dhe pa bateri, anija e vazhdoi qarkullimin rreth Tokës deri në 14 prill 1958, kur ajo rihyri në atmosferë pas 2.570 orbitash dhe u shkatërrua.

Gazetat amerikane u tallën me këtë sukses rus. Ato shkruanin se, “Një kasolle qeni u ngrit në orbitë!” Ndërsa në BRSS, fluturimi u tall gjerësisht nga qytetarët e thjeshtë si propagandë.
Rusët patën një startim të mirë drejt kozmosit por nuk e ruajtën dot atë deri në fund pasi amerikanët që e filluan startimin më ngadalë, shkuan shumë më larg se rusët. Kozmosi filloi “të hajë” paratë lumë. Në këtë garë, paratë ruse filluan të zvogëlohen dhe ekonomia filloi të ngadalësoi ritmet e rritjes, ndërsa paratë amerikanë filluan të shtohen dhe ekonomia filloi te forcohej akoma më shumë.
Kështu filloji një epokë e re kozmike, ajo e dërgimit të qenieve të gjalla në hapësirë. Lëshimet e vitit 1951 u bënë preludi i një programi të gjerë shumëvjeçar në ish BS. Qentë fluturonin me skafandra speciale dhe katapultonin me to në lartësi të madha. Bëheshin më të përkryera edhe konstruksionet e kabinave hermetike, rritej lartësia e ngritjes së raketës: nga 100 kilometra deri në 200 e më shumë - deri në 450 kilometra. U bë e qartë se zhurma dhe vibracionet ndodheshin brenda caqeve të durueshme, për më tepër, se koha e veprimit të tyre matej me disa minuta.
Mirëpo, në fluturimin kozmik, llogaria do të bëhej jo me minuta, por me orë dhe ditë, (sot e dimë sa ka arritur rekordi i qëndrimit në hapësirë me muaj, mbi tetë muaj). Çfarë përfaqëson në vetvete gjendja e mungesës së peshës për një kohë të gjatë? Lëshimet e raketave gjeofizike me kafshë nuk mund t'i jepnin përgjigje kësaj pyetje. Për këtë duhej fluturimi orbital. (Dalja jashtë forcës gravitacionale të Tokës). Ja përse menjëherë pas krijimit në vitin 1957 te raketave balistike ndërkontinentale dhe lëshimit me sukses të satelitit të parë artificial të Tokës u mor vendimi, që sateliti i dytë të ishte sateliti me qenie të gjallë.


Kurse tre dite pas këtij starti të satelitit të dytë artificial të Tokës, studentit të shkollës së aviacionit ushtarak, kozmonautit të ardhshëm, të parë në botë, Juri Gagarinit, i dorëzuan spaletat e arta të paradës të lejtnantit të forcave ushtarako-ajrore. Ai ishte shumë i lumtur pasi ato ditë kishte dasmën dhe s’mendonte fare për kozmosin…
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 25 vizitorë
Lexuar: 3,191 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi