Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zgjedhjet e 15 nëntorit, historike apo ‘histerike’ për Kosovën
Publikuar më 07 nntor, 2009 në orën 22:19 ( ) Ramiz Bojaj | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
‘Mos më fol për dokrra dhe politikë, më trego zhvillimin ekonomik të tregoj për suksesin tënd’.

Shteti i Kosovës po hyn në një stad të ri të forcimit institucional dhe demokratik, ku zgjedhjet e 15 nëntorit janë barometri më i sakt i provimit final të testit të pjekurisë në kontekst të shtetndërtimit. Pavarësisht të arriturave në sistemin juridiko-kushtetues, (sistemi evropian i jurisprudencës dhe Kushtetutës-Ahtisariane), qytetarët e Kosovës nuk duken edhe aq optimist për ndonjë ndryshim rrënjësor në kulitetin jetësor të tyre, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Përderisa partitë politike vazhdojnë fushatën e tyre parazgjedhore, duke dhënë premtime të mëdha milionëshe (shpesh pa mbulesë), në anën tjetër qytetarët e shtetit të ri duken të jenë skeptik sa i përket plotësimit të kërkesave të tyre, për më shumë punë, përkujdesje shëndetësore dhe levizje të lirë (liberalizim vizash për në BE). Kur viejnë në pyetje premtimet për më shumë vende pune, kjo nënkupton futjen në funksion të teorisë së nepotizmit, të përcjellur me tenmderomani dhe korrupsion të pambuluar. Ndërkaq, kur flitet për standardet evropiane, dmth., vihet në fokus unifikimi i ligjeve të BE-së, duke përfshirë edhe ato të homoseksualizmit, përderisa masat e gjera popullore vazhdojnë të futën nën ethet e një krize të rëndë ekonomike(mbi 55 për qind të papunë). Gjendja e mjerueshme në Kosovë ka gllabëruar(mjegulluar) të ardhmën e qytetarëve të shtetit të Kosovës, duke ndikuar kështu edhe në rënien e disponimit qytetar për të dalë në votime, ku sipas sondazheve të fundit, nuk do të dalin as 30 për qind të votuesve. Dhe në fakt, as profili politik i tyre nuk është shumë i qartë(disponimi partiak), çka do të thotë se interesimi për ‘të nxetit e partive’, duket të ketë rënie të dukshme.

Premtimet milionëshe para njerëzve të uritur

Partitë politike vazhdojanë të proklamojnë programe zhvillimore, punësim dhe ngritje standardesh jetësore, por në të njëjtën kohë qytetarët e vendit tonë, vazhdojnë të largohen nga Atdheu i tyre i dashur, shteti i Kosovës, duke kërkuar një kafshatë buke në shtetet perëndimore. Rasti i tragjedisë së Tisës nuk është as i pari, as i paparashikueshmi. Në fakt ky ishte vetëm një përshkrim i imazhit të ikjes masive të qytetarëve të Kosovës, të cilët më krenariu iu bënë ballë të gjitha sfidave e luftërave, duke përfshirë edhe gjenocidin e para dhjetë vjetëve (shumica e tyre ende me plagë të hapura nga lufta) i lënë trojet e veta dhe marrin rrugën e ‘shpëtimit’ larg nga kujtimet stërgjyshore të tyre. Kjo tragjedi e rëndë njerëzore e kombëtare shqiptare, ishte edhe një shuplakë qeveritarëve tanë, të cilët duhet kthyer më shumë vemendjen kah populli dhe njerëzit e vuajtur të Kosovës. Ku ishin udhëheqësit institucional para tragjedisë së Tisës?-, apo ishin të dehur nga ethet zgjedhore duke kërkuar votat e qytetarëve, të cilët tashmë duken të lodhur dhe të zhgënjyer për ndonjë ndryshim pozitiv, pavarësisht premtimeve marramendëse. (Premtime të tilla nuk janë parë as një vendet e zhvilluara as në SHBA e Gjermani). Këta njerëz të lënë përshtypjen se pas zgjedhjeve do të bëjnë namin. Zgjedhjet historike në Amerikë u cilësuan për faktin e një strategjie të re rimëkëmbjeje ekonomike në SHBA, pas ciklit të recesionit. Ndërkaq këtu tek ne u quajtën të tilla për faktin e monitorimit nga një KQZ, shumëpartiake, e udhëhequr nga vendasit, por jo edhe për faktin e ndonjë porogram të qartë zhvillimor. E kur kësaj i shtojmë edhe kërcënimin që i vjen popullit tonë nga virusi i shumë përfolur H1N1, tregon se ethet zgjedhore janë më të forta se ato virusale. Sipas të gjitha gjasave avazi i vjetër do të vazhdojë, qeverisje legale dhe demokratike, por pa vizion dhe strategji zhvillimore, makroekonomike. Realisht edhe pas 15 nëntorit do të jetë një konfirmin i kodit demokratik (më shumë vota bëje pushtetin) për të vazhduar me majmërinë e atyre që sot mund të quhet si ‘bosët’ e shtetit e të politikës, e pse jo edhe të mafisë. Konfiskimi dhjetërave kilogramëve të drogës mu në zyrat qendrore të Policisë së Shtetit, nuk është asnjë tjetër vetëm se dyzim i ndërlidhjes së mafisë me shtetit, ose rivalitetit të saj me shtetin. Mbyllja e sistemit të vrojtimit(kamerave, rojeve etj), mandej depërtimi në kodin sekret të dokumenteve zyrtare, duke përfshirë edhe vjedhjen e dokumenteve me vlerë, pa u arrestuar njeri, (pa u ndëshkuar asnjë zyrtar) është vërtet një element tjetër që jep pak shpresë për t’iu besuar atyre qe në dukje duke shumë gojë ëmbël dhe me ton të butë. Kjo nënkupton se kot harxhohen para dhjetëra mijëra euro për proklamime politike, sepse pak kush mund t’iu besojë premtimeve, premtimeve dhe vetëm premtimeve. Kosova vërtet është shtet me ligje evropiane. Shqiptarët po ashtu janë dëshmuar si komb i civilizuar dhe i moderuar, por nuk janë vetëm anekset juridike ato qe garantojnë demokracinë absolute. Para se gjithash shqiptarët meritojnë të jetojnë së pari si popujt e tjerë evropianë (me kushte dhe standarde unike) për të vazhduar rrugën e suksesit dhe standardeve të kërkuara. Ndryshe, prezantimi i Studimit të fizibilitetit të Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Kosovës mbetret vetëm një pasqyrë hipotetike, duke i lënë në dorë qeverisë sonë një fletushkë me përmbajtje dhe synime për integrime evropiane. Në fakt duke pasqyruiar prognozën e saktë mbi rrjedhën ekonomike të Kosovës ishte edhe një shkrim i autorit Adnan Abrashi i cili theksoi se më e dinjitetshme ishte varfëria në vitet e 70-ta, dhe në vitet e institucioneve paralele (1990-1999) - sesa sot, kur kemi buxhet prej 1.4 Miliardësh!? ‘Përveç se ato si institucione janë të paguara mirë për këtë propagandë si fushatë, pa i dhënë aq rëndësi fjalëve të tyre teorike që reflekton se i kanë të mësuara përmendësh nga tekstet shkollore dhe trajnimet e shumta falas për demokracinë, më bie në sy një specifikë tjetër: shumica nga ta janë ish student të Universitetit të Prishtinës dhe politologë të diplomuar në drejtimin e shkencave politike, degë kjo, që me arsyetim të mungesës së kuadrit adekuat ligjërues profesional, tanimë u shua së ekzistuari si katedër’. Më duhet të përfundoj me një thënie amerikane: “Mos më fol për dokrra dhe politikë, më trego zhvillimin ekonomik të tregoj për suksesin tënd”.

(Autori është publicist dhe Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramiz Bojaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 1,911 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi