| HORRAT COMPANY |
| Publikuar më 12 nntor, 2009 në orën 19:09 ( ) |
Besnik Hysa | Opinion | |
|
|
|
Tragjedi Satirike
I nderuari klient shqiptar dhe veçmas ti ndërkombëtar. Na lejoni për pak sekonda t'ju njoftojmë me kompaninë tonë private eksport & import e njohur me emrin "Horrat Company". Siç e dini jemi themeluar në vitet e 90-a të shekullit të kaluar. Si çdo fillim që është i vështirë edhe ne në fillim patëm disa vështirësi, por falë përkushtimit të stafit tonë profesional, ne i tejkaluam ato dhe sot kompania jonë "Horrat" ka një renome jo vetëm kombëtare, sepse këtu jemi të pa konkurrencë, por nami i kompanisë sonë ka marr përmasa ndërkombëtare, duke na ftuar si ndërmjetësues. Pa iu lodhur shumë duam që t'ju njoftomë edhe një herë se me çka merremi ne.
Kompania jonë "Horrat" aktualisht merret me këto punë dhe ofron me çmime të volitshme këto oferta:
Shesim troje shqiptare (Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë ).
Shesim kulturën shqiptare (Skënderbeun, Ismail Qemalin, Nënë Terezën, Azem Bejtë Galicën).
Shesim pasurin kombëtare( korporatave multinacionale botërore).
Në të kaluarën por edhe sot, sukseset e kompanisë sonë me siguri i keni përjetuar edhe ju bashkatdhetar tanë shqiptar,duke shpresuar se keni mbetur jashtëzakonisht të kënaqur, kudo që gjendeni. T'ua kujtojmë edhe një herë sukseset tona më të njohura:
Ne dhe vetëm ne, kemi përçarë popullin shqiptarë në shumë parti.
Ne dhe vetëm ne, kemi shkatërruar Shqipërinë në luftë vëllavrasëse më 1997.
Ne dhe vetëm ne, kemi bojkotuar luftën e UÇK-ës.
Ne dhe vetëm ne, kemi luftuar dhe luftojmë për me u integruar në Beograd.
Ne dhe vetëm ne, kemi luftuar dhe luftojmë me mbrojt integritetin e Maqedonisë. Ne dhe vetëm ne, kemi krijuar kombin kosovar dhe të luginës.
Ne dhe vetëm ne, shtrembërojmë historinë e shqiptarëve.
Ne dhe vetëm ne, kemi prodhuar edhe një flamur për kombin kosovar( madje le të mbetet sekret, e kemi në plan edhe një flamur për të ashtuquajturën Luginë pas formimit të Këshillit Nacional).
Ne dhe vetëm ne, shkatërrojmë gjuhën e njësuar në dialekte.
Ne dhe vetëm ne, kemi shkatërruar ushtritë shqiptare.
Ne dhe vetëm ne, kemi në dorë tërë mediat shqiptare dhe ato rrejnë si duam ne. Ne dhe vetëm ne, jemi autor të sloganit '' Bac u Kry''
Ne dhe vetëm ne, për 20 vite kemi eksportuar (nxjerr jashtë vendit) mbi 1 milion shqiptarë nëpër botë.
Ne dhe vetëm ne, për 20 vite kemi importuar (sjell në vend) administratë të huaj, ushtri të huaja dhe kulturë të huaj.
Ne dhe vetëm ne, për tërë këto akte të tradhtisë,laureojmë njëri tjetrin me tituj: Qytetar Nderi, Honore Causa, Hero i Lirisë, Tradhtar i Merituar.
Por, suksesi më i madh i joni , specialitet i kompanisë sonë, në të kaluarën, të tashmen dhe në të ardhmen madje me një angazhim edhe më të madh, është luftimi i atdhetarëve shqiptar. Me këta nuk kemi kompromis, madje në luftimin e tyre bashkëpunojmë me shumë kompani botërore siç janë: OKB, UNMIK, BE, EULEX, OSBE, NATO.
Paramendo, i shumë nderuari klient shqiptar, atdhetarët e sodit kanë dalë me parullën duam ''Ribashkim Kombëtar''. E çka na duhet neve të jetojmë në një shtet? Tek e fundit kush na garanton neve se kompania jonë do të punojë me një afarizëm aq të suksesshëm po u ribashkuan shqiptarët? Fiton populli na thonë. E çka na intereson neve populli! Me rëndësi është të kemi ne, e populli le të gjendet ashtu si mundet.
Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim, nëse ju klient vendas e të huaj, keni ndonjë ide si t'i shkatërrojmë shqiptarët, ne nuk e kundërshtojmë fare, vetëm a na mbetet ndonjë leverdi.
Ku mund të na gjeni? Nuk e keni vështirë! Puna jonë është supertransparente. Zyrat e kompanisë sonë "Horrat" i keni në trojet etnike shqiptare. Për çdo bashkëpunim kundërshqiptar personat kontaktues janë këta:
Në Tiranë- Sali Berisha, Fatos Nano e Edi Rama.
Në Prishtinë- Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj
Në Shkup-Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Arbër Xhaferi
Në Preshevë-Riza Halimi, Shaip Kamberi, Jonuz Musliu, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa.
Për këto të arritura jemi krenar dhe nuk kemi pse të turpërohemi. Jeni ju ''popull ynë'' i dashur që po na VOTONI dhe po na jepni LEGJITIMITET. Ju jeni të mrekullishëm, vetëm edhe disa vite të na votoni, dhe së bashku do të bëjmë mrekullinë - DO T'JU FSHIJMË NGA FAQJA E DHEUT. Ju lumtë ore, sa bujarë e paqësorë që jeni!
Dhe mos harroni kemi përvojë 20 vjeçare. Nuk iu kemi zhgënjyer e as që do t'ju zhgënjejmë. Me ne, si me askënd tjetër. Jo që jemi më të mirët por edhe më të lirët. Mbani mend kompania "Horrat" garanci e shkatërrimit të popullit shqiptar. HORRAT... HORRAT... HORRAT COOMPPANYYY.
Besnik HYSA
Bujanoc,1878.
Ky shkrim në “ALBANIAPress” publikohet me lejen e autorit.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 53 vizitorë |
| Lexuar:
4,105 herë
|
|
|
|
|
|
|