Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Koço Danaj edhe fqinjëve ju flet ne gjuhen e tyre
Publikuar më 12 nntor, 2009 në orën 23:52 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Written by Pano Hallko, 12 November 2009

…Fragment nga libri Platforma e Shqiperise Natyrale
Fazat e formimit të Shqipërisë Natyrale
- Formimi i Shqipërisë Natyrale duhet të kalojë nëpër disa faza:
- Faza e parë eshte ndermarrja nga qeveritë e Shqipërise dhe të Kosovës të heqjes se kontrolleve kufitare Shqipëri-Kosovë, të heqjes së taksave dhe doganave midis Shqipërisë dhe Kosovës. Faza e dytë duhet të jetë fillimi i procedurave për krijimin e sistemit unik arsimor midis Shqipërisë dhe Kosovës sipas parimit: Një Komb-Një gjuhë-Një abetare Faza e tretë do të jetë krijimi i forumit partiak mbarëshqiptar me miratimin e partive kryesore shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Ulqin dhe shqiptarët e Çamërisë Faza e katërt do të jetë nisma nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë së procedurave të bashkimit bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe veçanërisht në Preambulën e saj. Kushtetuta nuk diskutohet, ajo është e detyrueshme për tu zbatuar. Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës formojnë dhe bashkëdrejtojnë Këshillin e të Urtëve me dijetarë dhe ekspertë të të gjitha fushave -Faza e pestë do të jetë krijimi i Konfederatës Shqipëri-Kosove dhe e drejta e Referendumit. Njëkohësisht duhet të zhvillohet edhe kërkesa për federalizimin e Maqedonisë.
Nënfaza e pestë; problemi i Kosovës Veriore. Qeveria e Konfederatës së Shqipërisë dhe ajo e Sërbisë duhet të fillojnë bisedimet fillimisht duke e shpallur Kosovën Veriore Zonë të Lirë të hapur për të dy kombet. Pranë Presidencës së Konfederatës Shqipëri-Kosovë krijohet Qendra Koordinuese për çështjen e Kosovës Veriore. -Faza e gjashtë do të jetë çështja e shqiptarëve të krahinës së Çamërise. Politika greke duhet të pranojë fillimisht se në rajonin shqiptar të Çamerisë ka jetuar një minoritet shqiptar ndaj të cilit është ushtruar gjenocid dhe të cilit i janë rrëmbyer me forcë të gjitha të drejtat deri ne deportim. Per kët ë arsye, fillimisht krahina e Çamerise duhet te shpallet Zonë e Lirë midis Shqiperisë dhe Greqisë. Të gjithë shqiptarëve të dëbuar me forcë në mesin e shekullit te kaluar ju njihet e drejta e rikthimit në trojet e tyre. Pastaj do te jete referendumi ai që do të vendosë për fatin e mëtejshëm të minoritetit shqiptar në krahinën e Çamërisë.
Faza e shtatë do të jetë bashkimi në një shtet të vetëm i cili do te ketë disa pakica etnike brenda territorit të tij, ashtu sic do te ketë disa pakica kombëtare jashtë territorit te Shqiperisë Natyrale.
Për vite të tëra, autori i këtij libri me nivel të lartë njohjeje dhe analizë të mprehtë, ka përcjellë zhvillimet politike në Ballkan e më gjerë, zhvillime të cilat, të paktën brenda Ballkanit, “ngado të rrotullohesh”, do të grishin çështjen ende të hapur e të pazgjidhur shqiptare. Shumëkush, përfshi këtu edhe analistë të mirënjohur paralelisht me vlerësimet maksimale të tyre për Koço Danajn, në pjesën e oponencës që i kanë bërë me togfjalësha të ndërtuar enkas, kanë perceptuar dhe emetuar përshtypjen se ky i fundit “ka raste kur gjykon edhe me pathos”!Në shpirt`humbjen që përftuam në vitet e këtij kapitalizmi sa banal aq edhe të egër “allashqiptarçe”, ne shqiptarët ndoshta kemi vonuar të kuptojmë pulsimin mentar të autorit. Ashtu siç shumë njerëz edhe nga fusha e letrave, kanë thënë brenda vetes:-“Me vend i ka sa thotë, por kush ua ka ngenë atyre gjërave”. Megjithëkëto, autori “edhe pa lejen tonë” përbën në individualitetin dhe personalitetin e vet njërin nga përfaqësuesit më të spikatur të Pararojës shqiptare në 20 vitet e fundit. Nëse pranojmë përkufizimin:- “Avanguarda është kundërvënie ndaj Normës”, autori i këtij libri mund të quhet pa frikë disident, një lloj disidenti “i çuditshëm”, në një mjedis të përçudnuar i cili ende po paraqet në formën më të shëmtuar të mundshme, shoqërinë e konsumit-“made in Albania”. E ky farë realiteti pa pikë realizmi në ndërdijen e vet, ky ambient politik i cili me shijen e mosshijes që futi në modën e të jetuarit të tij, i cili çdo ditë përtyp rregullisht turpin dhe trupin e vet në... emër të jetës(!), jo rrallë brenda vetvetes, ndoshta e ka cilësuar atë edhe si një lloj “Don Kishoti” të shekullit të XXI-të! Të paktë ishin ata që e kanë konsideruar autorin si një “bilbil parëverak”-thënë me stilin Lasgushian të viteve `30-të të shekullit të kaluar. Ndër gjithë këto vlerësime sipas shijeve të opinionistëve dhe opinionbërësve(e kryesisht këtyre të fundit), ka patur edhe mëndje që janë mëdyshur, që janë stepur dhe matur, edhe kur puna ua ka dashur të kundërshtojnë. Por sot ndoshta të gjithë duhet t`i njohim atij meritën e të thënit të gjërave ashiqare. Më parë se kaq ndoshta duhet t`i njohim një meritë tjetër:-Faktin që ai në gjithë këto vite pati NJË ZË, në të njëjtën valë, me të njëjtin intensitet, me koherencë bindëse, në të gjitha zhvillimet e viteve të fundit në skenën e Teatrit Ballkanik. Pasi është vështirë të gjesh shumë njerëz brenda hartës administrative të Shqipërisë që të jenë njëherazi:-Joeuroskeptikë dhe Joetnoskeptikë.
Njohja e thellë, e kryesisht ndershmëria intelektuale i japin atij luksin t`i shikojë të gjithë drejt në sy, aktorë dhe faktorë të politikës së këtyre 20 viteve, vite të cilët ne me një mundim mbinjerëzor, përpiqemi t`i quajmë edhe demokraci.
Mendimi i tij i artikuluar në publicistikë dhe prononcime në ekranet tona, na çon disi larg, në ditët e Migjenit. Ai këlthiste në kohën e vet, kur avangardistët që kundërshtonin Normën numëroheshin me gishtat e njërës dorë: -“Neve nuk na duhen kryevepra, na duhen shkrimtarë që dinë me pasqyrue realitetin, që jetojnë, që e shohin jetën pa perde, pa temjan, pa frikë. N`dashtë se nuk e njohin mirë stilistikën ose bajn` gabime të vargut ose gramatikore... S`prish punë. Stilistët do të lindin më vonë, nga këta, me përpjekje”. Kurse Koço Danaj i ka të gjitha këto cilësi që i mungonin kohës së Migjenit, pra thënë në mënyrë figurative është një lloj tjetër Migjeni në piskamën e vet të shekullit të XXI-të. Patjetër që nuk na nderon fakti që gazetarë seriozë të këtij vendi ëndërrojnë me të drejtë sot, të arrijmë nivelin cilësor të gazetarisë së viteve `30-të. Ky libër i Koço Danajt nuk është Doktrinë Shovene si ato që u hartuan nga viti 1840 e këtej në Ballkan, nuk është folklor, por as edhe një teori vetanake e tij. Ai nuk bën thirrje për luftë, nuk kërkon spastrime etnike si ato që u realizuan me kryq në dorë në vitet 1913-1945, përkundrazi ka dy Referenca në veprën e tij: Traktatet Ndërkombëtare dhe Kuvendet Mbarëshqiptare në semantikën e tyre. Brenda këtyre dy shtyllave, ai shikon dhe kërkon zgjidhjen e çështjes shqiptare. Madje ai edhe fqinjëve u drejtohet paqësisht, e u bën nderin t`u flasë në gjuhët e tyre. Kur themi fqinjëve, kuptojmë atyre që janë të ndryshëm nga ne, pasi paradoksalisht, sot shqiptarët janë i vetmi komb që bëjnë “komshillëk” me...vetveten!
Prandaj ai zgjidhjen nuk e sheh të realizueshme me dhe vetëm në rrugë, pa i mohuar asaj rëndësinë. Brenda një kombi lidhjet janë më së pari të gjakut, mentare, shpirtërore, logjike, e pastaj edhe fizike. Nga të gjithë këta faktorë, ai i mëshon atij të dytit, lidhjes mentare. Prandaj ai revokon Kuvendet e Shqiptarëve, qysh prej Lezhës, e deri në Bujan, duke sjellë në këtë libër, esencën e programeve të tyre. Ai është europian, është pro ecjes dhe plotësimit të Bashkimit Europian, njeh mirë faktin se Europa që firmosi padrejtësitë e mëdha, sot ka tjetër këndvështrim e vizion, por i mëshon faktit që shqiptarët duhet të hyjnë edhe administrativisht në vendin e natyrshëm të tyre në Europë, me identitetin e tyre kombëtar, të gdhendur mbi letrën biometrike.
Vitet e fundit, edhe nga llagëmi i politikës janë hedhur disa shashka patriotike. Madje, ata urdhërojnë edhe ndonjë intelektual shpirtshitur, të shkruajë për ta e për ndjenjën e tyre kombëtare. Janë të drejtkuptuar, ata sapo e kanë parë Sahatin e Koços. Ndoshta këtë specie paska njohur Marksi, kur thoshte: -“Bunkeri i fundit i delexhinjve, është patriotizmi”. Megjithatë, ata do të jenë kurdoqoftë të mirë- dhe mik- pritur të Koço Danajt.
Po mbyllet një shekull jo i zakontë në Historinë e Europës, por edhe të botës. Në Historitë serioze të kombeve, një shekull histori nuk i ka më shumë se 10 faqe kompiuterike të shkruara. Padrejtësitë e bëra pas luftërave shkatërruese që vulosi fillimi i shekullit që po mbyllet, ishin shumë herë më të rënda sesa vrasjet, djegiet, shkatërrimet, ç`rrënjosjet dhe përzëniet me zjarr e me hekur të pjesëve të tëra të kombit tonë nga trojet e tij etnike, mijëvjeçare, natyrore, të natyrshme. Pikërisht, zgjidhjen e këtyre padrejtësive, bën thirrje autori për ta përuruar në mbyllje të këtij shekulli. Sahati i autorit shënon orën 00, por edhe 00.01(në histori), në vitin 2013. Ismail Qemali të cilit aq shumë i detyrohet ky komb- “por që nuk pati një “gradë shkencore”(?!?), thoshte: -“Fatet e popujve të vegjël, kalojnë nga dyert e tragjedive të mëdha”. Patjetër që ai burrë i madh shteti, “edhe pse nuk u bë dot “rector”, në nocionin tragjedi nuk ka parashikuar hark kohor përtej shekullit. Sepse në se do të ishte kështu, fjala tragjedi do ta humbiste kuptimin. Po mbushen njëqind vjet me këtë tragjedi, ajo është “mplakur” në vite, por kullon e tëra gjak njësoj si nga venat e një 20 vjeçari. “Fjetina” e përjetshme botërore e partive politike ka kohë që e ka humbur “inventarin”; edhe atje janë fshirë shumë emra partish, ideologjish, fesh... Këtë fakt e njeh mirë autori, prandaj ai nuk bëhet pjesë e programeve partiake, pavarësisht rolit të tyre. Ai i bën thirrje ndërgjegjes intelektuale të kombit, të bashkohet në një Marrëveshje të Madhe, Historike, i fton ata në Kuvend, e jo thjesht në parlament. Ky plan, gjallon e mëton, dhe ka garantuar gjakimin e tij si thelbi i përpjekjeve ndërbrezore, madje kapërcen ndjeshëm kufijtë e një brezi, duke numëruar nga sot. Andaj është në dorë të partive të zgjedhin se ku do të donin të bënin pjesë...

Marrë nga Tirana Observer
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 79 vizitorë
Lexuar: 2,287 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi