| VOTA SI NDĖSHKIM! |
| Publikuar më 13 nėntor, 2009 nė orėn 17:48 ( ) |
Avni Klinaku | Opinion | |
|
|
|
Mė 15 nėntor 2009 nė Kosovė mbahen zgjedhjet pėr pushtetin lokal. Mė 15 nėntor qytetarėt e Kosovės do tė ndodhen edhe para njė dileme tė re: tė dalin apo tė mos dalin nė zgjedhje? Para kėsaj dileme absurde qytetarėt i ka sjellė qeverisja e keqe e kėtyre dhjetė vjetėve tė pasluftės.
Problemet e shumta tė pazgjidhura tė qytetarit, si gjendja e rėndė sociale e karakterizuar me njė papunėsi tė madhe dhe varfėri ekstreme, gjendja e rėndė ekonomike e karakterizuar me njė amulli tė pėrgjithshme, gjendja e vėshtirė nė arsim, nė shėndetėsi, nė kulturė e art, nė ambientin qė na rrethon etj., nė njėrėn anė, dhe pasurimi i shpejtė i njė grushti njerėzish tė veshur me pushtet, nė anėn tjetėr, ka ndikuar fuqishėm qė qytetarėt e Kosovės tė zhgėnjehen jo vetėm nė kėtė apo atė politikan, nė kėtė apo atė parti politike, nė kėtė apo atė qeveri, por qytetari ėshtė zhgėnjyer nga ēdokush dhe nė gjithēka, dhe ēka ėshtė mė e keqja, qytetari i Kosovės ka filluar ta humbasė besimin nė institucionet dhe nė mundėsinė e zgjidhjes institucionale tė problemeve tė tij.
Shqiptarėt e Kosovės hynė nė luftė me pushtuesin serb me njė shpresė tė madhe se jo vetėm qė do ta ēlirojnė vendin e tyre nga pushtuesi serb, si njė e keqe e pėrgjithshme, por edhe me shpresėn se pas luftės do tė krijohen mundėsitė pėr njė jetė mė tė mirė, mė me dinjitet dhe mė njerėzore. Mė kėtė shpresė ata iu qasėn jetės sė pasluftės dhe zgjedhjeve tė para mė 2000 iu pėrgjigjėn me pjesėmarrje masive (afėr 80 %). Por me kalimin e kohės dhe me grumbullimin e problemeve, qytetari, duke u zhgėnjyer vazhdimisht, ka shkuar duke hequr dorė edhe nga vota e tij, pra nga pjesėmarrja nė zgjedhje. Nė zgjedhjet e fundit mė 2007 pjesėmarrja ishte shqetėsuese: nėn dyzet pėr qind! As nė kėto zgjedhje nuk pritet pjesėmarrje mė e mirė. Madje pritjet janė edhe mė pesimiste.
Pa dyshim se njė situatė e tillė e zhgėnjimit dhe e urrejtjes tė shumicės sė qytetarėve ndaj pushtetit ėshtė njė krizė shoqėrore e mbarsur me rreziqe tė vlimeve e shpėrthimeve sociale. Dhe njė situatė e tillė kėrkon njė zgjidhje, pėrndryshe nė rrethanat aktuale gjėrat mund tė rrokullisen nė atė drejtim kah do tė kishte pėrfundime fatale.
Si mund tė zgjidhet njė situatė e tillė?
A ėshtė pjesėmarrja nė zgjedhje njė mjet pėr zgjidhjen e kėsaj situate?
A e ofron bojkotimi i zgjedhjeve, zgjidhjen e kėsaj situate?
Pėr shkak tė lehtėsisė nė pėrgjigje do tė filloja nga bojkotimi. Bojkotimi i zgjedhjeve nė kėto rrethana do tė thotė sigurim i vazhdimėsisė sė pushtetit tė korruptuar tė partive qė kanė qeverisur deri mė tani. Ėshtė kėshtu sepse bojkotimi asnjėherė nuk mund tė realizohet nė masėn njėqind pėr qind. Ėshtė kėshtu pėr shkak sepse militantėt e partive politike nuk do tė arrish asnjėherė ti bindėsh pėr bojkotim. Ata pėrbėjnė masėn prej dhjetė deri nė njėzet pėr qind tė tė gjithė votuesve. Nė anėn tjetėr, kjo pėrqindje ėshtė krejt e mjaftueshme qė zgjedhjet tė quhen tė rregullta dh
Avni KLINAKU
Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim
avniklinaku@levizjaperbashkim.come tė instalohet pushteti me legjitimitet tė plotė ligjor (pėr shkak tė mungesės sė ligjėsimit tė pragut tė pjesėmarrjes nė zgjedhje), edhe pse pa legjitimitetin moral. Morali e ka humbur kuptimin pėr pushtetarėt tanė tė deritanishėm.
Nė kėto rrethana bojkoti ka kuptim tė pėrdoret si mjet i luftės politike vetėm kur tė shtrohet njė kėrkesė e caktuar, konkrete dhe e realizueshme nė rrugė institucionale, e jo si pėrpjekje pėr dėshtimin e zgjedhjeve. Nė kėtė drejtim bojkoti ėshtė krejt i kotė dhe e ndihmon pushtetin ekzistues, sepse, nė radhė tė parė, bojkotit do tė duhej ti pėrgjigjeshin pikėrisht njerėzit mė tė zhgėnjyer nga pushteti dhe kėshtu nė zgjedhje do tė dilnin vetėm njerėzit e afėrt tė partive sunduese, njė pjesė e mirė e tė cilėve janė tė lidhur me qindra fije korruptive interesi me partitė nė pushtet. Pra, nė rrethanat nė tė cilat ndodhemi, atėherė kur bojkotimi i zgjedhjeve do tė ishte mė i suksesshmi (nė masėn 80-90%), pikėrisht atėherė do tė ishte edhe mė i dėmshmi.
Tė dalėsh nė zgjedhje dhe ti votosh ata qė e kanė fajin dhe pėrgjegjėsinė (dhe kėto janė pesė partitė parlamentare, si ato nė pozitė, po ashtu edhe ato nė opozitė) pėr situatėn e tanishme ėshtė e keqja mė e madhe e mundshme. Por kjo ska tė ngjarė! Shumica e qytetarėve me tė drejtė vote nuk do tė marrin pjesė as nė kėto zgjedhje, sepse ata akoma nuk e kanė parė njė forcė politike serioze qė pėrpiqet pėr zgjidhjen e problemeve tė tyre jetike.
Mendoj se edhe nė kėtė situatė qytetari nuk duhet tė heqė dorė nga e drejta e votės si mjeti i fundit dhe i vetėm institucional pėr ti ndėshkuar fajtorėt dhe pėrgjegjėsit pėr kėtė gjendje tė rėndė. Pėrkundrazi, qytetarėt duhet me votėn e tyre ti ndėshkojė ata tė cilėt, duke e keqpėrdorur pushtetin, janė futur nė korrupsion politik dhe e kanė pamundėsuar zhvillimin e vėrtetė tė vendit; ti ndėshkojė ata tė cilėt qėllimisht nuk e lejojnė veprimin e ligjit, gjyqeve e prokurorive; ti ndėshkojė ata tė cilėt janė fajtorė pėr degradimin e pėrgjithshėm tė jetės shoqėrore nė Kosovė; ti ndėshkojė ata tė cilėt janė fajtorė pėr gjendjen pa perspektivė tė qytetarit tė Kosovės.
Pra, qytetari i Kosovės duhet tė dalė nė zgjedhje dhe votėn e tij ta pėrdorė si ndėshkim.
Prishtinė, 12.11.2009
Avni KLINAKU
Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim
avniklinaku@levizjaperbashkim.com |
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 12 vizitorë |
| Lexuar:
440 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| JO, AUTONOMI SPECIALE, AS SOVRANITET TĖ DY... |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25 Barometri Diplomatik
*** Bajram Rexhepi: Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė... |
| REPUBLIKA E SHATĖRVANIT |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39 Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj... |
| Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!? |
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37 28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|