“RREJ, RREJ...SE DIÇ DO MBETET” |
Publikuar më 13 nntor, 2009 në orën 18:00 ( ) |
Faridin Tafallari | Opinion | |
|
|
...Është motoja e politikanëve tanë “kosovar” në fushatën zgjedhore...
Eu, gjatë gjithë fushatës zgjedhore dëgjohet vetëm një fjalë, që me thënë të drejtën ma gërrith pak veshin...”kosovar...ne kosovarët...për kosovarët...”
E dimë se ka fjalor e fjalë në serbisht, turqisht, ka fjalor të gjuhës rome, boshnjake, etj... Kurse për krerët politikanë shqipëfolës nuk ka fjalor shqiptar, ka vetëm në atë “kosovar”!
E këta janë ata, që vetë i prijnë së keqes! Këtë emërtim, kosovar, serbët, me shekuj e kanë propaganduar për ne shqiptarët, që jemi denbabaden në trojet tona stërgjyshore, të shkëputura nga shteti amë me forcë, falë Serbisë e sllavëve te jugut dhe Evropës, gjithmonë të pa besë ndaj shqiptarëve!
E përse mos të thuhet, se e kanë propaganduar edhe kundër myslimanëve?! Se si po shihet, po del kjart, se këtu është më e keqja... ne jemi mysliman e jemi të “këqij”!!? Po qe mysliman ore...le të jesh evropian e shkuar evropianëve... po hë çfarë të thuash?!? Dashje pa dashje kështu mendon... aty po kapen, sa për të na lënë në errësirë...a ku di unë se ç’dreqin e mallkuar kanë me ne shqiptarët nga të dy anët e kufirit!!!
Po themi se përqindja më e madhe e kombit shqiptar na qenkan me fe islame...na e kanë imponuar me dhunë!? Ja po e marrim se na e imponuan pushtuesit shekullorë dhe ne shqiptarët në Ballkan, d.m.th. në Evropë, pjesa dërrmuese e pranuam...dhe çfarë të keqe ka?!?
Po çfarë ka më të veçantë, ta zëmë feja e krishterë, ajo katolike dhe ortodokse apo budizmi... a ku ta di unë sa fe të tjera!. Bash asgjë nuk ka më të mirë, apo ndonjë të veçantë... të gjitha janë në drejtim të besimit në një Zot!!!. Them se asgjë nuk kanë dhe as që kanë pasur ndonjëherë! Ne po shkojmë drejt qytetërimit, drejt civilizimit, drejt botës së përparuar dhe jo të kthehemi prapa në kohë...në mesjetë!!!
Ja, sot më 12.11 2009 u mor vendimi në Bruksel, (që për mua, nga njëherë, në disa vendime e tubime të tij, më ngjan me Beogradin e Serbisë, përsa i përket çështjeve të shqiptarëve) vendimi që Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi t’u njihet liberalizimi i vizave!... pa liberalizim vizash mbetën Shqipëria e Bosnja, myslimanët boshnjakë, e për Kosovën?!...Hiçgjë! Kështu,
ju, të “duruar kosovarë” pritni... se për ju nuk na bëhet vonë deri sa juve nuk po ju ngutet!!!???
Kështu pra, serbët dhe sllavët e jugut na kanë thënë e stërthënë, me vite e vite, se ne nuk jemi shqiptarë por, jemi shiftari-kosovari!!! Ka mund me ndodh gjithçka ndryshe por, vet me e pranu me dëshirë këtë të keqe, kjo nuk është parë as në ëndërr!!!
Fjala “kosovar” ka” buçitur” nga ekrani i RTK këta dy muaj, fare pa shkëputje, në fjalimet pompoze të politikanëve tanë “kosovarë” në fushatën elektorale...me premtime boshe...me rrena...me mashtrime, që nga drejtuesit e këtij shteti rakitik të Kosovës!?
Po afrohet dhe dita e votimit... ja më në fund kanë vendosur një pjesë e vogël të dalin në votime. Të parët janë politikanët pasanikë...të dytët... të afërmit e politikanëve, të privilegjuarit... Këto kategori njerëzish, e kanë me shumë zell, për të dalë në votime, sepse do t’i japin votën shefit të tyre...bamirësit të tyre!? Kurse të tretët janë një pjesë e të papunëve, e varfanjakëve, të cilët kanë mundur t’i gënjejnë e t’i mashtrojnë... se po qe se fiton ai, miku i tyre, që i “qan” zemra për ta... ai ka për t’i siguruar punë e jetesë më të mirë... por që nuk e kuptojnë të mjerët..se “miku”i tyre, sapo të marrë votën, d.m.th karrigen, as që i bjen mend e le më të kujtohet për ta!!!! O njeriu popull, a e kupton që premtimet e tyre janë vetëm rrena, rrena...se ata e njohin parullën e shëmtuar:”...rrej, rrej se diç do mbetet...” se ata dinë vetëm premtime në hava!!!
A e sheh që Kosovën po e kthejnë e po e shndërrojnë në pronë private? A e sheh që po hanë njëri tjetrin, kush e kush të zhvasë e të gllabërojë për vete? E ku pritet nga këta “trima” që ta ngrejnë zërin dhe të kërkojnë bashkimin e të gjitha trojeve etnike, shqiptare në një Shqipëri natyrale?
Jo, or jooo!... Këta push(ta)tetarë po ndjellin përçarje dhe akoma e më shumë po e ndajnë këtë vend...sipas krahinave…e tmerrshme...!!?
Por halli qëndron tek secili kryetar partie!? Kjo është më “shqetësuesja”... se, secili do që të fitoi... të dalë i pari, që ai të vjedhë... se atij të shkretit i duhen para…!?! ...Dhe ja ngatërresa, PDK thotë se unë duhet te jem në push(ta)tet (qe(n)veri)... se unë e fitova me luftë..., dhe së paku PDK-së i duhet patjetër edhe një mandat..sepse, o lum miku, nuk bënë vetëm me gjysmë mandati... LDK-ja habitet, se si ka mundësi... që te humbim ne... kur ne e mbajmë mirë dhe ecim në rrugën që na e la i “madhi” Rugova!?. Eh, për dreq... ne njëherë gabuam, që u bëmë bashkë me këta të luftës... se ne jemi rugovista dhe rruga e rugovizmit është një “rrymë “e re që po njihet në botë! Ndaj ne nuk e lëshojmë, qoftë, edhe me armë (arma e lutos)... dhe krismat në Deçan!
Po AAK, ku shefi i saj thotë se unë...unë duhet të bëhem... se unë e meritoj... se isha vetëm disa muaj kryemi... dhe më hoqën e më dërguan në Hagë... Unë pra nuk e shijova postin tim deri në fund të mandatit!
Kurse, ai i LDD thotë... si ka mundësi që unë...që jam më i mençuri nga gjithë të tjerët!?... unë duhet ta drejtoj këtë pushtet, këtë qeveri... dhe pos asaj e kam edhe AKR e cila i mbulon me para... se ai shefi i AKR i ka vëllezërit rusë dhe serb, ndaj ka me miliona euro! Ah, këta serbët kanë mjaft para sa për ta blerë kryesinë e Kosovës! Ndërsa shefi i AKR... jo ai nuk është dakord që partneri i tij, ai i LDD të bëhet më i madh se ky... jo, joooo, ky është ai, që duhet të jetë shef... se kështu e ka “porosinë” nga Rusia, motër e madhe e Serbisë!!!
Ja pra nuk gjejnë gjuhë të përbashkët këta politikanët tanë...sepse e kanë harruar gjuhën e popullit, gjuhën e bukur shqipe...dhe kanë mësuar gjuhën e “politikanit kosovar”, gjuhën e parasë, të gënjeshtrave,të rrenave, të mashtrimit, të pasurimit në kurriz të këtij populli të shumëvuajtur...Deri kur më kështu o populli im!!!??? |
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 46 vizitorë |
Lexuar:
1,599 herë
|
|
|
|
|
|
|