Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kundėrthėniet zyrtare rreth kontrabandės dhe evazionit fiskal
Publikuar më 15 nėntor, 2009 nė orėn 18:58 ( ) Isa Mulaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Deklarimet zyrtare se kontrabanda dhe evazioni fiskal nė Kosovė janė nė rėnie, duhet marrė me disa rezerva. Nxitjet pėr njė deklarim tė tillė duket se vijnė pasi EULEX-i filloj ndėrmarrjen e masave pėr kufizimin e kontrabandės sė mallrave nė veri tė Kosovės, nė kufi me Serbinė, atje ku cilėsohej si zona mė problematike e evazionit fiskal si pasojė e kontrabandės.

Pėr kontrabandėn dhe evazionin fiskal, nuk ka vlerėsime tė hollėsishme, me pėrjashtim tė ndonjė treguesi tė pėrgjithshėm tė supozuar ose konstatuar me vlerėsime tė pėrafėrta, se pjesėmarrja e tij nė tregtinė ndėrkombėtare tė Kosovės, sillet nė kėtė apo atė pėrqindje. Nėse bazohemi nė tė dhėnat zyrtare mė tė fundit nė dispozicion pėr tregtinė e Kosovės, pra ato pėr muajin shtator, atėherė vėrehet njė rėnie nė vėllimin e pėrgjithshėm tė importit pėr afėr 4 pėrqind. Nė krahasim me priudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar ose shtator 2009 – shtator 2008, vėllimi eksportit ka mbetur pothuajse i njėjtė pasi nė strukturė ka njė rritje shumė tė vogėl vetėm prej 0.66 pėrqind. Nė bazė tė kėsaj, mund tė theksohet se, kontrabanda dhe evazioni fiskal gjatė kėtij viti nė Kosovė, nuk mund tė jenė nė rėnie. Madje hipotezė shumė mė e logjikshme dhe thjeshtė, do tė ishte sikur tė themi se rėnia e tė parit mund tė jetė shkatarė i rritjes sė tė dytit ose evazionit fiskal. Ekziston edhe ndėrlidhja ose korrelacioni ndėrmjet rritjes paralele tė importit nė njėrėn anė, dhe evazionit fiskal nė anėn tjetėr. Nė rastet e tilla bėhet krahasimi ndėrmjet dy rritjeve nė strukturė pėr ta konstatuar rritjen apo rėnien e njėrit tregues nė raport me tjetrin. Mirėpo, nė rastin konkret kemi tė bėjmė me zvogėlim tė importit, qė do tė thoshte edhe zvogėlim i tė hyrave doganore nga importi. Vėllimi i eksportit nė shtator tė kėtij viti ėshtė rritur mbi 12 pėrqind nga muaji gusht, por kjo nuk paraqet ndonjė pjesėmarrje tė rėndėsishme kur dihet deficiti tepėr i lartė tregtar i Kosovės, ku eksporti shumė i vogėl pėr muajin shtator tė kėtij viti mbulonte vetėm diēka mbi 10 pėrqind tė importit. Por rėnia prej 4 pėrqind e importit tė pėrgjithshėm ka kuptim dhe ndikim tė madh. Prandaj, ėshtė konstatim i nxituar dhe i gabuar tė thuhet se evazioni fiskal po bie. Mė e arsyeshme do tė ishte tė thuhet se nuk ka ndryshuar aq, por gjithmonė duke llogaritur se rėnia e importit me vėllim dhe pėrqindje tė rėndėsishme, mund tė jetė shkak i rritjes sė kontrabandės dhe evazionit fiskal, ndonėse kėtu do tė isha pak i rezervuar duke menduar pėr ndikimin e krizės financiare dhe recesionit ekonomik qė po vėrehen nė Kosovė.

Prania e EULEX-it nė veri ka zbutur kontrabandėn, por kjo vazhdon tjetėrkah

Tė dhėnat zyrtare pėr tregtinė e jashtme nė atė pjesė tė Kosovės pjesėrisht e vėrtetojnė kėtė. Ėshtė rritur vėllimi dhe struktura e import-eksportit nė pjesėn veriore tė Kosovės, kuptohet tregatia e ligjshme nė periudhėn krahasuese shtator 2009 me shtator 2008. Derisa kėta tregues tė import-eksportit janė nė rritje, sugjeron se EULEX-i ėshtė duke punuar nė drejtim tė zbutjes sė kontrabandės nė atė pjesė, dhe rezultatet e fundit, sa do modeste tė jenė, duhet tė pėrshendeten dhe inkurajohen pėr punė dhe angazhim tė mėtejm. Ndoshta deri te ky rezultat modest por si lajm inkurajues se do tė bėhet mė shumė nė tė ardhmen, ka ardhur si shkak i ankesave tė shumta ndaj tregtisė ndėrkombėtare nė veri tė Kosovės duke i raportuar me tė drejtė shqetėsimet se atje po ndodhė kontrabanda dhe evazioni fiskal mė tė madhe. Mirėpo, derisa e kemi pėrqendruar vėmendjen nė bastionin kryesor tė shqetėsimit, pra nė veri, kemi kontrabandė dhe evazioni fiskal nė anėt tjera tė Kosovės. Kėshtu pėr shembull, tė dhėnat zyrtare tregojnė pėr rėnie deri-diku tė ndjeshme, si tė importit, ashtu edhe tė eksportit nė pikėn doganore tė Pejės ose kufirin me Malin e Zi gjatė periudhės sė njėjtė krahasuese. Nė bazė tė asaj qė u tha mė herėt, kur tregtia e ligjshme bie, ekziston rreziku se po shtohet kontrabanda dhe evazioni fiskal. Kemi pėrmirėsim tė vogėl nė luftimin e tregtisė ilegale nė veri, por pėrkeqėsimi duket se po zhvendoset edhe nė pikėt tjera tė Kosovės. Prandaj, nė Kosovė nuk ka indikacione se kontrabanda dhe evazioni fiskal po bien, dhe kėtė do ta vėreni me vėshtirėsitė nė sigurimin e tė hyrave buxhetore tė shtetit pėr vitin 2010, i cili pritet tė jetė pėrafėrsisht i njė nė shumė me kėtė vit. Buxheti i miratuar i Kosovės pėr vitin 2009 ishte 1 miliardė e 430 milionė euro. PėR vitin 2010 ėshtė propozuar tė jetė, dhe si i tillė ėshtė miratuar nga Qeveria e Kosovės, nė shumėn prej 1 miliardė e 461 milionė euro. Kjo shumė ėshtė kontekstuar nga ish-Ministri i Ekonomisė dhe Financave, Haki Shatri, i cili nė gazetėn Kosova Sot (14.10.2009, faqe 10) e konteston edhe shumėn prej 1,4 miliardė eurove pėr projekt buxhetin e vitit 2010, qė ėshtė mė e vogėl se shuma e buxhetit 2009. Ai thekson se tė hyrat buxhetore pėr buxhetin e vitit 2010 nga vit do tė sillen 1,26 miliardė euro, dhe kėtė rėnie ia adreson rėnien e tė hyrave buxhetore tė planifikuara nga doganat dhe administrata tatimore pėr 5 deri nė 10 pėrqind. Edhe pse ai e thotė kėtė nė pozitėn e opozitarit politik ndaj Qeverisė, ėshtė konstatim shumė i arsyeshėm qė vėrtetohet nga tė dhėnat zyrtare. Buxheti i Kosovės varet mė sė shumti nga tė hyrat e mbledhura nė pikat kufitare. Mė herėt theksuan se kontrabanda dhe evazioni fiskal nuk janė duke rėnė por po zhvendosen diku mė pak e diku, e diku mė shumė. Nuk po hyjmė nė diskutime dhe analiza tjera qė vėrtetojnė se kontrabanda dhe evazioni fiskal nuk janė nė rėnie por sipas gjasave tė arsyeshme janė nė rritje. Po tė merren parasysh edhe treguesit tjerė si ecuria e cmimeve dhe inflacioni, do tė vėrehej se nuk kemi tė bėjmė me rritje ekonomike dhe tė buxhetit. Nėse kemi tė bėjmė, sipas tė gjitha tė gjasave me rritjen e kontrabandės dhe evazionit fiskal, atėherė kjo nuk ėshtė rritje por dėmtim i buxhetit. Nuk ia vlen tė hyhet nė analiza mė detaje pa u sqaruar edhe ēėshtja e suficitit tė pėrfolur nga buxhetit i kėtij viti prej 400 milionė euro. Zyrtarėt kompetent tė Qeverisė janė arsyetuar qė tė mos ngutemi me raportim tė suficitit pasi ka mbetur edhe njė pjesė e vitit 2009 pėr t’u shpenzuar ai suficit i deklaruar shumė herė. Pjesa e vitit tė mbetur pėrfshinė muajin nėntor dhe dhjetor. Kėshtu afėr 39 pėrqind e buxhetit pėr kėtė vitit planifikohet tė shpenzohet brenda dy muajve, dhe pėr 10 muajt tjerė qenkan shpenzuar (vetėm) mbi 60 pėrqind. Ka arsyetime verbale sa tė duash si: pagesat nė fund tė vitit, punėt e filluara qė po vazhdojnė, fillimi i punėve tjera nė kėta duaj qė kėrkojnė mjete mė shumė, etj. Sidoqoftė, planifikimi, menaxhimi, shpenzimi dhe monitorimi i buxhetit tė shtetit, mbetet sketor qė ka nevojė pėr pėrmirėsime tė konsiderueshme, trasparencė dhe pėrgjegjėsi mė tė madhe. Manipulimi dhe keqpėrdorimi i buxhetit, kontrabanda dhe evazioni fiskal, janė punė mė tė lehta qė ėshtė mė vėshtirė tė luftohen.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 17 vizitorë
Lexuar: 1,015 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
NE JEMI ME SHPĖTIMTARIN TONĖ-AMERIKĖN, JO ME ...
E hėnė, 28 korrik 2014 - 01:01
Barometri diplomatik *** Never forget who helped you in your difficult time !- It's America, Western Europe and NATO! *** Lerėni, ka kush ta “vajto...
KARRABISHTI I UJD-it (2)
E hėnė, 28 korrik 2014 - 00:54
Kush flen me qen, ēohet me pleshta! Ku e qet gurin kjo urti shekullore iliro-shqiptare? Kjo ėshtė njė rrasapetė (gur) mė vete, dhe, ta vėshė nė ēdo bahe...
Z. E. VENIZELLOS, OSE ĖSHTĖ INJORANT, OSE I ...
E shtunė, 26 korrik 2014 - 01:39
I telefonoi ministrit tonė tė punėvet tė jashtme, thirri nė Athinė edhe nėnkryetarin e parlamentit shqiptar. Unė s’e di: A lejohet qė njė nėnkryetar parlam...
SHQIPTARĖ, TĖ KEQEN E KEMI BRĖNDA!
E shtunė, 26 korrik 2014 - 01:11
Ėshtė fatkeqėsi, qė ne tė luftohemi sot nga injorantėt dhe intelektualėt. Mė shkoqur: Nė ēdo vend tė varfėr tė botės e jo vetėm nė Shqipėri, pėrparon islam...
Pse duhet tė jetė Ramush Haradinaj Kryemini...
E shtunė, 26 korrik 2014 - 01:05
Se Kosova ka nevojė pėr ndryshime, po shihet edhe nė kohėt e fundit tė pėrplasjeve politike qė e kanė kapėrdirė vendin duke krijuar njė ankth nė ele...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi