Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“HIGH PARK”-u KOSOVAR
Publikuar më 03 dhjetor, 2009 në orën 01:29 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Rreth “High Park”-ut kosovar, pranë objekteve të qeverisë, ku çdo kush, pa pasur fare frikë nga policia, mund të shprehet publikisht para medieve se ka vrarë njerëz dhe ka bërë shumë krime tjera të rënda)

“Me një lule nuk çel pranvera” – thotë populli, por edhe “në një lumë pinë ujë shumë bisha” - po ashtu thotë populli. Si një thënie e qëlluar e urtësisë popullore, kjo e para, shumë herë është treguar si e saktë në praktikë, ndërsa e dyta, u vërtetua edhe më qartë këto ditë, kur papritmas, me një pompozitet të madh publicistik, doli në skenë një individ, deri dje anonim, i cili me deklaratat e bëra kamikaz, pranoi se ai vetë është kriminel që ka bërë një vrasje dhe ka marrë pjesë në shumë vepra tjera konspirative kriminele, të: ekzekutimeve, rrahjeve brutale dhe shantazhimit të shumë njerëzve dhe figurave politike të pasluftës kosovare. Është tejet interesante se, paraqitja bombastike mediale e këtij dëshmitari, u bë në një kohë dhe hapësire të caktuar. Dhe kjo, padyshim, mund të jetë treguese simbolike në prapavijë, me një porosi shumë domethënëse që duhet kuptuar. Në këtë drejtim, patjetër duhet të kihet parasysh: koha, hapësira dhe qëllimi i synimit, që ndoshta nga akterët e saj me këtë punë, qëllimisht pretendohet të arrihet si efekt!
Së pari, të nisemi nga analiza e kohës së paraqitjes të rastit: kur në Kosovë ende nuk ka përfunduar në tërësi procesi i zgjedhjeve dhe priten votime të raundit të dytë për balotazh në shumë komuna, dhe në prag të mbajtjes së seancës dëgjimore pranë GJND, në lidhje me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të iniciuar pranë kësaj Gjykate Ndërkombëtare nga ana e Serbisë. Pastaj, vendi i ndodhjes: hapësira e qendrës së kryeqytetit, mu në afërsi të objekteve të institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës. E, synimi: nga njëra anë, ndoshta me qëllime të mira që më në fund të zbardhen shumë krime enigmatike të ndodhura pasluftës në Kosovë, e nga ana tjetër, të degradimit publik, së pari të një partie më të madhe e cila aktualisht është në pushtet. Dhe, së fundi, nga e gjithë kjo të prodhohet destabilizimi i gjendjes së përgjithshme politike dhe të sigurisë në vend.

Jemi lodhur më me padrejtësi, o njerëz! BOLL MOOO...!

Një “dëshmi” të bërë në mënyrë të pa zakontë dhe spektakulare të një anonimi që papritmas polli këto ditë në opinion, pa dyshim se me të drejtë ka shkaktuar brengosje dhe shqetësim të paparë qytetarëve të Kosovës. Sepse, aty bëhet fjalë për krime të rënda misterioze politike të bëra dhe të pazbuluara ende që nga paslufta e deri më sot në Kosovë. Për aso krime, që me kohë, në forma të ndryshme si kallëzime dhe dyshime të bazuara dhe të pabazuara në fakte, janë përfolur dhe stërpërfolur gjatë dhe me neveri nga masat e gjëra popullore. Andaj, patjetër se dikush e ka ditur këtë rrethanë. Dikush konspirativ në prapaskenë. Dhe se ai, mbase ka vlerësuar se mu tashti është koha e përshtatshme, që ëmbëlsirës kaherë të gatitur me kujdes, duhet t’i shtohet vetëm edhe kremi si final.
Dhe ... zaret janë hedhur. Çka më tej?! Pa dyshim se me këtë punë, nga dikush u arrit në tërësi qëllimi i pritur. U arrit efekti i shkaktimit të konfuzionit kolektiv, mjaftë paqartësi, shumë habitje, tepër befasi në popull...
Më duket se, me këtë artikull, as unë deri më tash nuk thash asgjë interesante dhe konkrete rreth kësaj çështjeje. Ashtu edhe është. Sepse, si mijëra e mijëra njerëz të tjerë racionalist, edhe unë kam vendosur të mos bie pre e ndikimeve momentale emocionale të shkaktuar nga maskarada e paparë hetimore publicistike, që aktualisht, vend e pa vend, po zhvillohet nga ana e shumë medieve tona elektronike dhe të shkruara.
Edhe përpos dhuntisë që edhe unë të them diçka rreth kësaj afere spektakulare, në këto çaste të dyshimeve dhe hamendësimeve të shumta në mua, do të mbizotërohem nga arsyeja, nga kujdesi i tepruar që mos rastësisht mund të bie pre e presionit informativ të këtyre spekulimeve mediatike. Me padurim do të pres rezultatet zyrtare të hetimeve rreth kësaj çështjeje. Dhe sigurisht, kjo patjetër këtë herë do të ngjaj.
Pa marrë parasysh çfarë autoriteti publik qëndron prapa saj. Pa marrë parasysh a qëndron ai si planifikues, ekzekutor apo viktimë, parimisht, krimi si krim duhet të zbardhet dhe meritorisht të dënohet. Këto vragë të plagëve të vjetra në trupin tonë, njëherë e përgjithmonë duhet të marrin fund. Të zbardhen nga institucionet kompetente legale shtetërore. Ama, këtë herë pa taktizime konspirative të bëra në emër të interesave të ngushta të qarqeve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare... me maturi....pa eufori...pa dyshime të pabazuara dhe të paargumentuara... gjithnjë me bindje duke e pasur këtë si borxh moral për Kosovën dhe popullin e saj të përvuajtur.
Jemi lodhur më me krime dhe padrejtësi, o njerëz! Vërtet, tepër jemi lodhur. Prandaj, BOLL MOOO...!
Si fund, këtë artikull do ta përmbylli me atë mesele shpesh të treguar popullore: kur një mik i kishte vizituar dy dhëndurët e vetë. Njëri nga ta, me profesion ishte bujk, ndërsa tjetri prodhonte tulla llaçi (“qerpiç”). Pasi mysafiri u pranua si jo më së miri nga dhëndri i parë, që me profesion ishte bujk, ai, gjatë muhabetit, në mes tjerash ju ankua mikut: “nëse këto ditë nuk bjer shi, do t’i kem punët keq me të mbjellat”. Ndërsa , kur më vonë plaku e vizitoj dhëndrin tjetër, gjatë muhabetit, po ashtu edhe ai ju ankua për motin por në kuptim të kundërt nga dhëndëri i pari: “nëse këto ditë do të bie shi, do të kaloj shumë keq o mik, sepse të reshurat e mundshme në tërësi do t’i shkatërrojnë tullat e mia nga llaçi”.
Posa miku kthehet nga vizita në shtëpi, menjëherë e pyet gruaja:
- “Si na i kishin hallet dhëndurët tanë, o burrë “?
- “Nuk di moj grua.- ju gjegjë burri- “Por, si ra, si nuk ra shi këto ditë, njërit nga ta ju ka kajt nëna”
Për fund, ta lusim Zotit së bashku, që kjo aferë e këtij lloji, të jetë e fundit në Kosovë. Me zbardhjen e saj definitive, ishalla nuk do t’ju kahet nëna si deri më tash të pafajshmëve dhe atyre që nuk e meritojnë....?!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 1,101 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi