Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
GJËLLIN, HASAN PRISHTINA
Publikuar më 03 dhjetor, 2009 në orën 16:08 ( ) Tafil Duraku | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duke e lexuar librin e atdhetarit më të madh shqiptar, të pavdekshimit Hasan Prishtina, "Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912", botuar në Shkodër, më 1921, dhe, ribotuar nga "Rrokullia", Prishtinë, 2009, njeriu shqiptar nuk ka sesi të mos meditojë për rrjedhat historike të së shkuarës, të të tamshmes dhe të së ardhmes tonë "historike", "patriotike" e "shqiptare".

Nuk ka sesi të mos bëj krahasime në mes të figurave kombëtare shqiptare të së kaluarës dhe "figurave historike" e "kombëtare" të atëhershme e të së tashmes "patriotike" e "shqiptare". Prandaj, janë të domosdoshme paralelet, pikëmbështetjet, pikëqëndrimet dhe pikëvështrimet kombëtare, për të nxjerrë përfundime tamam njerëzore e kombëtare. Dhe, si të tilla, duhet parë realisht.

Duke e lexuar dhe rilexuar atë libër madhor të kujtimeve autentike për kohën, që i vjen opinionit shqiptar si një dritë e natyrshme, diellore, që çanë mjegullën, "patriotike" e "kombëtare", shekullore, edhe pse me shumë vonesë, nuk kemi se si të mos e vrasim mendjen dhe të mos jemi të shqetësuar për burrat e mëdhenj të Kombit e të Atdheut Shqiptar, si dhe për "burrat e mirë e të mëdhenj", "patriotët" dhe shërbëtorët e huaj dhe veprimet e tyre "patriotike" në krye të copëtimit të Atdheut e të përçarjes së Kombit Shqiptar.

Fatmirësisht, libri i burrshtetasit shqiptar, Hasan Prishtina, politikkrijuesit, politikbërësit dhe politikzbatuesit të Shqipërisë-SHQIPËRI, i cili jo vetëm teorikisht, por, edhe fizikisht, qe në ballë të saj, nxjerr në dritë të vërtetat e hidhura të "patriotëve" shqiptarë si dhe veprimet e tyre "patriotike", gazetaresko-bulevardeske. Pengesa për bërien e Shqipërisë, çuditërisht, dalin edhe në atë kohë, nga "prijës" të popullit si Ismail Qemali, i cili nuk e mban premtimin (betimin) nga "Mbledhja e Taksimit", për "pesë-mbëdhetë mijë pushkë 'mauzer' e me mbajtë n'urdhën t'em, pos ketyne, edhe dhetë mijë napolona ari." , për ta udhëhequr Kryengritjen shqiptare të vitit 1912, por, "patrioti" Ismail Qemali nuk e mban dot fjalën e dhënë (betimin), për çka Hasan Prishtina detyrohet t'i shkruajë Ismail Qemalit "qi t'a kryente detyrën e marrë", dhe, thotë: "M'u përgjegj me sot e neser e me premtime të thata"… Çka t'i shtohet kësaj?!... Ja cili është "patriotizmi" i "shqiptarëve" në shekuj, pasardhës i të cilit "patriotizëm" është edhe 'patriotizmi' "shqiptaro"-titist!...

Çka duhet shtuar këtij "patriotizmi" ismailqemalian, veç edhe "patriotizmin" ibrahimrugovian të kohëve tona "patriotike" e "demokratike"?!... Libri madhor i z. Hasan Prishtina, vjen në kohën e duhur, për ta kuptuar populli shqiptar, se, edhe para njëqind vjetësh ka mbretëruar një situatë e tillë "patriotike", të cilës i kanë (para)prirë "burrat e mëdhenj" dhe "burrat e mirë" të kombit e të atdheut(Sic!)…, të cilëve, fatkeqësisht, populli shqiptar u ka kënduar këngë në tel të çiftelisë e në bisht të lahutës, për ta ruajtur e kultivuar "patriotizmin" e tyre shekullor edhe në shekujt në vazhdim. Kujt i duhen "patriotët" e tillë?!... Madje, "patriotët" që nuk mbajnë e nuk respektojnë betimin që e japin me vullnetin e tyre, kujt i duhen dhe për ç'"patriotizma" përdoret veprimtaria e tyre "shqiptare"?!...

Libri me autorësi të Hasan Prishtinës, fatmirëisht, vjen në kohën e mjegullave më të mëdha në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, dhe, vjen si një diell me rreze të arta që zhdaravitë atë mjegullnajë të dendur shekullore dhe shërben për ta parë më qartë edhe këtë mjegullnajën e re të "patriotëve" 'shqiptaro'-titistë&Co të tyre "patriotike"…

Ai, kur z. Ismail Qemali e lë në baltë, detyrohet ta shesë tërë pasurinë e tij për ta bërë Shqipërinë – SHQIPËRI, ndërsa, sot, "patriotët "shqiptarë", në krye, plaçkisin të gjitha të ardhurat kombëtare për interesa të tyre meskine e kulimoklanore. Edhe çka duhet shtuar kësaj gjendjeje "patriotike" e "shqiptare", ë?!...

Burojë, më 28 Nëntor 2009

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 2,146 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi