Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Malėsia e Bujanocit sot dhe perspektiva e nesėrme
Publikuar më 17 dhjetor, 2009 nė orėn 20:54 ( ) Refik Hasani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Malėsia e Bujanocit shtrihet nė mesė tė pikave gjeografike Sitilisė, Kitkės, Guri i Zi, Fushės sė Gatė Lepodėrvės, kufizohet me Vratagoshin te Breznica, Dubincėn te Gjergjeci, Qestelinėn te Novosella, qytetin e Vranjės, Dobėrjancėn, Rezhdancėn, Tėrstenėn, Desivojcėn, Sedllarėn, Krendellin, Karaēevėn, Novosellėn e Poshtme, Roganėn,Tėrnocin. Aty ku fillon tė buron lumi i Zarbicės nė Muhocė e merr Lumi i Muhocit nė Breznicė dhe derdhet nė Moravėn Jugore diku afėr qytetit tė Bujanocit. Sipėrfaqja e Malėsisė sė Bujanocit ėshtė shumė e madhe e ku mbulohet, me ara, male tė larta, kullosa dhe lėndina tė shumta.

Prej resurseve natyrore qė ka Malėsia, janė se ka shumė burime tė ujit, uji i cilėsisė sė lartė i cili mund tė shfrytėzohet edhe pėr treg, pėr mbushjen dhe paketim si dhe lėndė e parė nė prodhimin e lėngjeve tė pemėve. Pasuri tjetėr ėshtė se ka pasuri me dhjetra e qindra hektar male edhe ate si druri pėr pėrpunim si lėndė e parė e industrisė sė drurit nga ahu, bungu, qarri, plepi, panja, qershia e egėr etj.

Po ashtu kjo pjesė ėshtė e pasur edhe me fruta tė shumta malore. Nė kėtė pjesė ka kushte ideale pėr ruajtjen e blegtorisė pasi ka kullosa me qindra hektarė.

Ēfarė ėshtė gjendja e pėrgjithshme sot nė Malėsinė e Bujanocit

Nė Zarbicė, Suharrėn, Novosellė dhe Pribocė sot janė 17 familje me 87 banorė tė shpėrndarė dhe tė shkapėrderdhur mė shumė se kurrė. Asnjė nxėnės nuk ėshtė nė shkollėn e Zarbicės, nė Novosellė ka mbetur njė mėsues me dy nxėnės . Nė Suharrėn nuk ka nxėnėsa e asnjė familje, vetėm te mahalla e Tahirajve njė Mėsues me katėr nxėnėsa. Nė Mahallėn e Liteshit shkolla ėshtė e shkatrruar gati tėrėsisht, pa asnjė nxėnės. Njė familje ishte te mahalla e Veleve nė Kitkė afėr Gradishtės, deri kėsaj vere edhe kjo u detyrua pėr shkak tė mungesės sė kushteve elementare tė braktisė vendin e vet pėr t'u strehuar nė Gjilan.

Te mahalla e Kishalive nuk kemi asnjė familje, po ashtu nė mahallėn e Disheve nuk kemi asnjė familje. Kryeimalfjari Shefketi para fillimit tė shtatorit tė sivjetėm, gjithė pasurinė qė kishte, si kafshėt i shiti dhu ia ktheu shpinėn vendit tė vet. Prandaj dy nxėnėsa qė ishin nė shkollėn e Zarbicės nuk janė, sepse familja e Shefketit nuk jeton mė tej nė Zarbicė dhe shkolla u mbyll! Nė Priboc nuk kemi nxėnėsa, por vetėm familja Hafizit me tre djemtė e tij qė rrinė rregullisht. Nė Ramabuqė mėsuesi Sadik Demiri ka vetėm njė nxėnės.

Nė fshatin Qarrė kan mbetur 11 nxėnės. Nė fshatin Xherxhec nuk ka mbetur asnjė nxėnės. E vetmja shkollė e plotė fillore ,, MIGJENI“ nė Muhoc ka 81 nxėnės. Bashkėsia Lokale e Zarbicės ka mbetur pa asnjė pėrkudesje shėndetsore, pėr njė ilaq apo injeksion duhet tė shkohet nė Vranjė, nė Muhoc, Karaqevė apo Roganė, nga 15 e 20 km largė tė dy rrugėt. Edhe kėto pak familje qė kanė mbetur i mbanė shpresa qė edhe ndokush do tė kthehet. Shitore pėr plotėsimin e novajve jetėsore nuk ka. Sot nuk ekzistojnė as kushte mė elementare pėr jetėsė. Shtėpitė janė tė prishura, tė djegura, tė shkatrruara nga lufta, nuk ka rrugė, nuk ka ujė tė pijshėm, nuk ka mjete tė punės, gati mungon ēdo gjė pėr njė jetesė normale .

Ēka dhe si tė fillojė tė ndėrmirret diēka pėr tė mirė nė Malėsi

Si tė arrijmė qė nesėr Malėsia tė shtohet dhe tė kthehen mė shumė banorė, tė dėbuar dhe tė shpėrngulur? Tė kėrkojmė ndihmė nga ndėrkombėtarėt pa ndėrprer por me plane, projekte dhe strategji tė punuar nė detaje. Por kėto duhet tė pėrkrahen dhe ndihmohen nga banorėt qė dėshirojnė tė kthehen dhe ato qė janė ende nė Malėsi. Nga Bashkėsia Lokale edhe nga Organet Komunale dhe qeveria e Serbisė tė kėrkohet qė sa mė shumė njerėz tė kthehen nė shtėpite e veta. Sė pari tė krijohen parakushte pėr kthim tė sigurtė dhe tė qėndrueshėm:

- Banorėt e Malėsisė sė Bujanocit, por edhe tė gjithė Shqiptarėt nga Krahina e mbetur nėnė Serbi duhet tė bredhin poshtė e lartė duke pyetur: Se cili insitucion lokal apo qendror mirret me ēėshtjen e kthimit dhe duke i parashtruar pyetje njėri tjetrit se cilat janė ato kusht qė do tė plotėsohen pėr tu kthyer njė i zhvendosur shqiptar nė shtėpin e vetė!

- Dallim ėshtė shumė i madh kur janė nė pyetje sėrbėt Lokal tė Kosovės tė cilėve u ofrohen oferta speciale, duke ju rregulluar dhe ndėrtuar shtėpi dhe ndarė troje, por edhe donacione tjera joshėse si nė bujqėsi dhe projekte tjera tėpėr serioze tė detajizuara, tė garantuara dhe qė po mbykqyren rregullisht nga qeveria e Serbisė dhe faktori ndėrkombėtar. Shpėtim pėr Malėsinė e mbi Vranjės ėshtė qė ata pak banorė tė mbetur nė Malėsi tė kenė kujdesje dhe tė kthehen mė shumė tė zhvendosur, qė rruga tė asfaltohet prej Muhocit deri nė Zarbicė. Kėrkojmė qė njė mision mbykqyrės dhe faktėmbledhės tė jetė i pranishėm edhe nga OSBE-ja. Urgjentisht kėrkohet qė banorėt e mbetur tė jėnė nėnė mbykqyrjen e faktorit Ndėrkombėtarė dhe qė:
- Tė vizitohen nga njė Komision i pėrzier dhe tė bėhet rexhistrimi i pasurisė dhe gjendja momentale e kėtyre banorėve tė mbetur nė Malėsi:
Tė evidentohen dhe se nė ēfarė kushtesh jetojnė banorėt. Kjo tė bėhet nga organet e Republikės sė Serbisė dhe prej mekanizamve relevant ndėrkombėtarė.
- Tė ngritet tema e tė zhvendosurve dhe tė bisedohet shumė shtruar nė Kuvendin Komunal tė Bujanocit nė njė seancė, ku me njė pikė tė veqantė tė debatohet lidhur me banorėt e dy bashkėsive Lokale tė Zarbicės dhe Muhocit.
- Deri mė tani nuk ka patur njė ofertė as verbale, e as serioze pėr tė zhvendosurit, pėr familjet qė dėshirojnė tė kthehen nė pronat e tė parėve. Me fjalė tė tjera duhet tė krijohet klima e besimit, sigurisė dhe investimeve reale dhe kjo do tė ndikonte pozitivisht qė:
- Komunat e Kosovės ku jan vendosur tė zhvendosurit, si nė Gjilan, Kamenicė do tė liroheshin.
- Republika e Serbisė do tė tregojė realisht qė nuk ėshtė e njėanshme vetėm tė kėrkojė pėr pjesėtarėt e vet, por ka interesim vet pėr banorėt e vetė, pasi ashtu po trumbeton se i mbron tė gjithė barabarsisht.

- Veēmas pėr Kuvendin Komunal tė Bujanocit tė ngritet njė Komision apo njė trup, pėr vlerėsimin e dėmeve dhe shpagimin e tyre dhe pėr krijimin e kushteve pėr kthim. Ky Komision do ti raportojė vetėm kryetarit tė Komunės dhe Kuvendit tė Bujanocit.

- Tė pregaditet njė platformė, projekt serioz dhe tė zbatueshėm nė praktikė.

- Shqiptatėt kudo qė janė duhet tė kėrkojnė reciprocitetin e ndėrsjellt ēfarė kėrkojn serbėt e Kosovės, ato tė drejta qė ju takojnė dhe duhet investuar edhe pėr shqiptarėt e tri komunave tė banuara me shumicė e nė kėtė kontekst edhe pėr banorėt e Malėsisė sė Bujanocit.

Nuk ka kthim tė qėndrueshėm nėse paraprakisht nuk mund tė krijohen dhe :

– Tė ketė siguri tė lėvizjes , -
– Tė rregullohet infrastruktura –

Pse nuk ndėrtohen apo riparohen ato shtėpi tė mbetura si p.sh. nė ēdo fshat sė paku nga 10 shtėpi nė Zarbicė, por edhe nė gjithė vendbanimet e Komunės sė Bujanocit tė ndėrtoh 100 shtėpi. Kurse nė gjithė Komunėn e Medvegjės 200 shtėpi.

Poashtu tė ndėrtohen 50 shtėpi nė rajon, si zonė kufitare nė Karadak tė Preshevės. Pėrveq ndėrtimit tė shtėpive tė gjithė atyre qė dėshirojn tė kthehen t’u jepen nga njė mijė euro.
- Pėr ēdo familje deri nė katėr anėtarė tė kthyer pėr zonat rurale edhe nga njė lopė qumshtore dhe;
- Nga njė kultivator apo traktor me mekanizėm percjellės pėr punim nė bujqėsi.
- Republika e Serbise sivjet me rastin e dhjetė vjetorit tė dėbimit masivė tė tyre, tė bėjė njė ofertė, tė ndaj nga buxheti i vet. Pse mos t'i ndajė 10 milion euro pėr kthimin e qytetarėve tė vet dhe t’ju krijoi kushte pėr jetė normale! Nė Kosovė pėr serbėt lokal kemi shumė oferta joshėse, pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė kthehen edhe ate nga qeveria e Kosovės, ajo e Serbisė dhe donatorė tė huaj. Kurse pėr shqiptarėt e Krahinės Shqiptare tė mbetur nėn Serbi askush nuk lodhė kokėn e as qė ėshtė e interesuar sikur ato banorė tė jen tė askujt, tė mos i pėrkasin asnjė shteti!

– Duke filluar nga shtėpitė tė rregullohen dhe tė ndėrtohen tė gjitha shtėpitė e dėmtuara nė tėrė Malėsinė, tė rregullohet uji pėr pije nė secilėn shtėpi, tė rregullohet dhe tė shtrohen rrugėt me zhavor disa qė kanė lidhje me qendrėn Komunale tė Bujanocit dhe rruga qė lidhė me qytetin e Vranjės, edhe tė asfaltohen tė gjitha rrugėt tė jenė tė kalueshme, tė Lagjeve. Me njė fjalė kėto rrugė tė jenė tė kalueshmė nė katėr stinėt e vitit dhe nė tė gjitha kushtet atmosferike, tė shtrohen ose tė asfaltohen disa rrugė.

Pasi tė pėrfundohen kėto rrugė tė ndėrtohet edhe njė rrugė e interesit tė pėrgjithshėm pėr tėrė Malėsinė, duke filluar nga Muhoc. Ka rėndėsi infrastruktura rrugore, sepse Malėsia e jonė gjithmonė ka patur dhe zhvilluar tregti pėrmes qytetit tė Vranjės, Bujanocit, Roganės dhe Gjilanit.

Nė Malėsi po ashtu duhet tė rindėrtohet Mejtepi si njė objekti me vlera shumė tė larta tė trashigimis kulturorore-historike jo vetėm nė Malėsi tė Bujanocit dhe pjesė tė Gollakut, por qė ėshtė me rėndėsi pėr Komunėn e Bujanocit. Mejtepi i ndėrtuar nė vitin e largėt 1904, por qė ka shėrbyer edhe si shkollė qė nga pas lufta e dytė botėrore e kėndej deri nė ndėrtimin e shkollės sė re nė vitin 1980, por qė ėshtė para shkarrimit. Objektin e ka brejtur dhėmbi i kohės, duhet ēdo gjė tė ndėrmirret qė ky objekt tė shpėtohet dhė tė meremetohet dhe tė vėhet nėn mbykqyrje tė dorės sė shtetit, sepse ėshtė i vetmi objekt nė dy bashkėsitė Lokale tė Zarbicės dhe tė Muhocit. Tė rregullohet ambulanca nė Zarbicė, tė vjen njė ekip mjekėsor, tė sigurohet njė auto-ambulancė e cila do tė shfrytėzohet pėr fillim si provizore nė teren. Tė rregullohen tė gjitha shkollat qė ishin dikur si paralele tė ndara fizike nga shkolla amė : Nė Litesh , Suharrėn , Novosellė , Pribocė , Qarrė , Ramabuqė dhe Gjergjecė. Pėrveqė mėsimit tė fėmijve do tė edukoheshin edhe tė rinjėt nė lėminė e bujqėsisė, blegtorisė, pemtarisė, pėrpunimit tė frutave malore, pėr aftėsimin nė informatikė dhe kompjutera nė artizanate etj. Tė ju krijohen kushte femrave dhe ti mundėsohen nga njė projekt pėr lopė qumėshtore nė secilėn fshat tė ketė projekte tė tilla. Nė rritjen e deleve po ashtu dhe nė nė rritjen e dhive tė racės qė i pėrshtatet kushteve qė afron Malėsia. Ku pastaj tė bėhet grumbullimi i qumshtitė dhe tė mundėsohet njė projekt pėr njė miniqumshtore afėr shkollės sė Zarbicės. Tė ngriten disa pemishte. Kultivimit tė patatės ti kushtohet rėndėsi e veqantė ku mund tė krijohen varitete tė shumta tė patates, duke iu pėrshtatur kushteve dhe strukturės sė tokės dhe klimės idela qė na ofron Malėsia.Tė krijohet njė qendėr pėr grumbullimin dhe pėrpunimin e frutave pyjore dhe medicionale, tė gjitha kėto projekte tė jenė private ku biznesmenėt do tė marrin pjesė nė kapitalin e tyre. Nė aspektin religjioz tė bėhet rregullimi i tė gjitha varresave nė tėrė Malėsinė e Bujanocit. Kushtet natyrore qė ka Malėsia: Klima, lumenjtė, prrockat, malet, lisat e mdhenjė, ajri i pastėr, tė krijohet mundėsia pėr zhvillimin e turizmit, tė shpallet kjo pjesė si: Park Nacional. Vendet mė tė lartė si: Sitilia, Kitka dhe vendi i ashtu quajtur Lisi i Qobanėve dhe Guri zi me rrethinė tė kontrollohet nga ndėrkombėtarėt tė mbykqyret nė vazhdimsi. Nė Malėsi tė Bujanocit ka kushte tėpėr ideale pėr ndėrtimin e njė SANATORIUMI, ku ky spital pėr mushkri do tė shėronte sėmundje qė janė dhe ndihmohen nga rrymat e ajrit dhe klimat tėpėr tė pėrshtatshme pėr pengesa nė frymarrje.

Pėr realizimin e tė gjitha kėtyre investimeve, orientim kryesor duhet tė jetė ndihma e organizamave ndėrkombėtarė dhe organizatave vendore, si tė Kuvendit Komunal tė Bujanocit dhe qeverisė sė Serbisė, si dhe kreditimit tė bankave ndėrkombėtare dhe vendore pėr zhvillim tė infrastrukturės dhe progres ekonomik. Brengė kryesore e Malėsisė ėshtė se banorėt e kanė boshatisur gati tėrėsisht kėtė rajon, prandaj kthimi i tė shpėrngulurve si e drejtė elementare dhe njerzore pėr tė jetuar nė tokat dhe shtėpitė e tyre si tė gjithė popujt e botės. Por ende nuk ėshtė investuar as nuk ėshtė studiuar sė paku nė detaje se ēfarė ėshtė interesi i Malėsisė pėr njė tė ardhme me perspektivė. Nuk kemi analizuar fare se si tė arrihet kthimi i tė zhvendosurve, kjo dukuri jo e lehtė dhe shumė e kushtueshme, jo vetėm pėr shoqėrin tonė, por edhe pėr tė tjerė.

16.XII. 2009

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Refik Hasani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 21 vizitorë
Lexuar: 1,276 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REPUBLIKA E MBIKQYRUR?! (Njė moskuptim i pėr...
E enjtė, 17 prill 2014 - 04:27
1. “Ah, sa bukur po digjet zemra e kėtij qyteti tė lashtė”, pėshpėriste zėshėm e gjithė gėzim Arthur Harris, gjenerali i aviacionit mbretėror britanik qė,...
TRIBUNALI KUNDĖR UĒK-SĖ, NJOLLOSJE E LUFTĖS S...
E enjtė, 17 prill 2014 - 04:22
Jo Tribunalit, tė imponuar nga BE-ja, ose-ose...? “Ky komb e ky popull nuk merret nėpėr kėmbė… Kjo ėshtė toka e heronjve tė tė gjithė korave… Homeri at...
PERĖNDIMI DHE AMERIKA DUHET TĖ NDALIN “HITLER...
E enjtė, 17 prill 2014 - 04:11
Vetėm njė shtet i bashkuar shqiptar (Shqiperi Etnike) dhe njė shtet i bashkuar rumun (Rumania + Moldavia), tė mbrojtur nga fuqia ushtarake perėndimore janė...
Salustro me qentė e tij nė Serbi
E enjtė, 17 prill 2014 - 04:06
Shumė herė ėshtė bėrė e ditur nė media se Maurizio Salustro shoqėrohej me disa qen gjersa jetoj nė Kosovė, e jo rrallė herė ka rrezikuar banorėt e lagjes k...
BRUKSELI PO USHTRON TERROR PSIKOLOGJIK NĖ REP...
E merkurė, 16 prill 2014 - 03:32
REAGIM NĖ DEKLARATEN e ambasadores Jacobson: „Gjykata nuk njollosė luftėn e UĒK-sė“ Zonja Jacobson ne ketė deklaratė u murr me Tribunalin e Brukselit ku...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi