Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mbi Ēamėrinė dhe ēamėt
Publikuar më 18 dhjetor, 2009 nė orėn 02:38 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Profesor Niko Stillo ėshtė ēam ortodoks qė jeton nė Gjermani. Ka lindur nė njė fshat tė Prevezės (Greqi). Ėshtė larguar nė moshėn 20 vjeēare nga Greqia dhe ka shkuar nė Itali, ku ka kryer studimet pėr statistikė. Mė pas ka jetuar nė Gjermani ku ka kryer studimet pėr Petagogji dhe Ekonomi. Ka "mbetur" nė Gjermani ku ėshtė marrė me gjuhėn e vjetėr shqipe, me shkrimet e vjetra nė shqip dhe me Etruskologjinė. Nė kėtė intervistė pėr gazetarin Mentor Nazarko (Emisioni "Antinomi"), profesor Stillo thotė se nė Greqi ka 70 mijė shqiptarė , professor Stillo thotė se nė Greqi ka 70 mijė shqiptarė ēamė.

Profesor, cila ėshtė teza juaj kryesore nė kėto studime qė keni bėrė?

Teza ime ėshtė se gjuha shqipe ėshtė nga tė parat nė mesdhe. Kjo ishte njė nga gjuhėt e para dhe tė gjitha mbishkrimet e gjetura etruske ishin tė shkruar nė gjuhėn shqipe.

Pra ju mendoni se gjuha shqipe vjen nga gjuha etruske?

Jo unė mendoj se etruskėt ishin njė pjesė e gjuhės shqipe. Po ta shohim sot njė copė nga ai vend thonė Toskanė qė janė etruskėt. Toskė kemi dhe nė shqipėri. Toskanė do tė thotė anė e toskėve.

Sot ka shumė studiues shqiptar si brenda ashtu edhe jashtė vendit qė i japin shqipes njė vend tė rėndėsishėm nė Ballkan. A janė tė mbėshtetura shkencėrisht kėto pėrfundime apo janė thjesht dėshira?

Janė tė mbėshtetura. Mė lėr tė tė them si e kam nisur unė. Unė jam lindur dhe rritur nė Greqi. Ne protestonim pėr mungesėn e shkollave nė gjuhėn shqipe dhe grekėt na pėrgjigjeshin duke na thėnė se :- "Ēfarė shkollash doni, se ju nuk keni as shkrim, as kėndim. Nė moshėn 23 vjeēare kam marrė pėr herė tė parė nė dorė njė libėr tė arvanitasve shkruar nė gjuhėn shqipe me alfabet grek. Nga njėra anė ishte ajo propaganda greke dhe nga ana tjetėr ishin studimet. Pastaj rashė nė kontakt me librin e Thomopullit ,ai fliste pėr pellazgėt dhe Pellazgologjinė. Kėtu nė Shqipėri nuk e di se si ėshtė pėrkthyer. Ajo ishte e shkruar nė gjuhėn greke dhe Thomopulli si shqiptar. Etruskollogėt dhe pellazgollogėt e sotėm mbėshteten tek ky libėr si referencė kryesore.

Po ku mbėshtetet teza juaj? A ka konfirmime me natyrė shkencore tek autorė serioz qė mbahen si pikė referimi pėr kėtė fushė? Pėrfundimi juaj se shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e para nė Ballkan...

Unė kam bėrė njė libėr historia e Shėn Arvanitasve tė cilin e ka nxjerrė para disa viteve ministria e kulturės sė Kosovės nė Universitetin e Prishtinė. Ky libėr ka njė tekst nga njė mumje qė ėshtė sot nė Zagreb e cila kishte brenda saj njė tekst me 12 faqe i cili ishte i shkruar i gjithi nė gjuhėn shqipe. Kush kupton ēamėrisht e kupton perfekt pasi ėshtė gjuhė ēame.

Kėtė drejtim tė studimeve tuaja, pėr origjinėn e shqipes e ka lėvruar dhe njė figurė e rėndėsishme arvanitase, Aristidh Kolia.

Unė me Aristidh Kolian ishim miq. Ne ishim nga ai brez qė mendonim se gjuha shqipe kishte ekzistuar dhe mė parė. Ai ishte njė shkrimtar me talent.

Por nuk ishte studiues.

Unė nuk mund tė them se nuk ishte studiues, por nuk ishte glosollog.

A i keni botuar studimet tuaja nė ndonjė gjuhė tjetėr, p.sh nė greqisht?

Kam botuar dhe nė greqisht.

Cili ka qenė reagimi i studiuesve grek pėr librat tuaj?

Nė fjalorin e Marko Boēarit qė kam nxjerrė shumė fjalė i gjen nė ēamėrisht , shumė fjalė nė fjalorin e sotėm tė gjuhės shqipe dhe shumė fjalė tė tjera nga fjalorė tė tjerė. Pėr kėtė botim mė ka shkruajtur dhe rektori i Universitetit tė Athinės i cili mė thoshte se "keni bėrė shumė punė, por pa mend".
Ky citim i tij mė ka ardhur nėpėrmjet njė kartoline qė mė dėrgonte. Kėto lloj shprehjesh, thonė grekėt pėr ato gjėra qė nuk iu pėlqejnė. Pasi teza ime ishte kundėr propagandės greke. P.sh. po t`iu themi se ne shqiptarėt jemi mė tė vjetėr se sa grekėt nuk mund tė kesh mė diskutim me ta se nuk e pranojnė. Pra ky libėr nuk mund tė pranohej nga grekėt.

Nė dijeninė tuaj, a ėshtė e gjallė ndjenja ose identiteti shqiptar?

Po ėshtė i gjallė, tek ēamėt.

Po ēfarė janė ēamėt, shqiptarė, grekė apo turq?

Ēamėria ėshtė njė koncept gjeografik. Atje pėrveē banorėve tė Epirit kishte grek, vlleh, hebrej por mė tė shumtė ishin banorėt shqiptar. Shqiptarėt ēamė qė ishin kristian nuk kishin probleme ndėrsa ata qė ishin musliman janė sot krejt tė kthyer nė Shqipėri.

Pra ju thoni qė ata qė mbeten nė greqi ishin ēamėt kristian, por ato nuk thonė se jemi shqiptarė apo jo? Nuk duan ta thonė njė gjė tė tillė.

Ka shumė prej tyre qė e thonė. Ndahen nė dy lloj, nė ata qė janė tė dhėnė pas fesė kristiane dhe thonė atė qė thotė prifti, tė cilėt nuk e thonė se jemi shqiptarė dhe pjesa tjetėr qė janė ateistė tė cilėt vėnė nė punė arsyen dhe e thonė pa ndrojtje se jemi shqiptarė.

Sa veta mund tė bėhen kėta, sa frymė?

Janė dy prefektura, ajo e Thesprotisė dhe ajo e Prevezės. Ēamėria ėshtė mė e madhe. Nė Thesproti janė 35 mijė shqiptarė kristianė dhe muslimanė. Preveza ka 30 mijė shqiptarė. Nė total pėrafėrsisht 70 mijė shqiptar tė Ēamėrisė.

Po pse kėta nuk duan ta thonė se janė shqiptar? A u bėn presion shteti qė tė shprehin identitetin e tyre? Apo ju vjen turp qė tė thonė se janė shqiptarė?

Disave ju vjen turp ta thonė, disa qė punojnė nė adiminstratėn shtetėrore kanė frikė.

Po sikur t`u thonė atyre se duam t`iu hapim shkolla. A do ta pranonin ata hapjen e shkollave nė shqip. A do t`i ndiqnin apo nuk ka kuriozitet?

Pėr shkollat ėshtė njė problem qė nuk di t`iu them se si do tė silleshin. Por unė kam thėnė shumė herė qė tė futet gjuha shqipe nė program mėsimor ashtu siē hyn gjuha e huaj. Domosdoshmėrisht nė ato vende ku ka shqiptarė.

Kėtė gjė e thoni ju, por a ka njerėz tė tjerė qė mendojnė dhe shprehen si ju atje?

Po ka shumė njerėz tė tjerė qė mendojnė si puna ime dhe qė e shprehin.

Po kėta a kanė organizata , komitete?

Jo nuk kanė.

Po pse a kanė frikė tė kenė organizata?

Mund tė jetė frikė, por mund tė jetė interesi i tyre. Ka dhe disa qė nuk e duan.


Vijmė te pjesa e pėrzėnies sė ēamėve tė tjerė qė ishin mysliman. Pėrse u pėrzunė kėta, pėr fenė apo se ishin mė tė pasurit qė t`iu merrnin tokat?

Para dy muajsh isha nė Prishtinė me temėn e Ēamėrisė. Ne qė jetojmė nė Greqi i themi Eladha. Aty jetojnė grek, vlleh, shqiptarė , serbo-maqedonasit. Kėtė Eladhėn e vunė kristianėt. Kush ishte krisitian ishte grek, kush nuk ishte kristian quhej turk. Dhe ēamėt i kanė quajtur turk alvani.

Kjo ėshtė se ēfarė i kanė quajtur. Por pėrse i pėrzunė ata?

Qė nga koha e Metaksasė ekzistonte parulla: -"Greqia, pėr grekėt ortodoksė. Erdhi koha u bė lufta, erdhėn gjermanėt dhe pse ishin mysliman u pėrzunė

A kanė bashkėpunuar ēamėt me gjermanėt?

Po ka pasur disa qė kanė bashkėpunuar. Po pėr grekėt qė kanė bashkėpunuar si tė themi? Babai ka qenė spiun dhe ai le tė dėnohet pėr atė gjė dhe jo fėmijėt,ata le tė jetojnė normalisht.

A po ndryshon ndopak mentaliteti nė Greqi pėr kėtė ēėshtje. A po pranohet se ishte njė gabim pėrzėnia e tyre?

Ka shumė njerėz qė pranojnė se ishte gabim, por nga ana tjetėr ka dhe shumė tė tjerė qė thonė ajo ishte njė gjė e mirė qė u bė dhe nuk kemi probleme tė tilla.

Po tek ēamėt ortodoks , a ka ndonjė ndjenjė faj qė bashkėvėllezėrit e tyre mysliman u pėrzunė?

Unė kam folur me shumė ēamė qė kanė vajtur nga Shqipėria nė Ēamėri dhe kanė gjetur shumė njerėz qė ishin mikpritės dhe shumė njerėz qė kanė qarė. Kurse nga banorėt e ardhur tė atyre viseve nuk e kanė gjetur atė ndjenjėn e miqėsisė.
Nė fund tė fundit pėrzėnia e tyre erdhi edhe si pasojė e pėrēarjes qė u fut mes ēamėve mysliman dhe atyre ortodoksė...
E vėrtetė ėshtė kjo qė pėrzėnia e tyre erdhi dhe si pasojė e pėrēarjes.

Edhe vetė Zerva ishte ēam ortodoks apo jo?

Unė nuk e di Zervėn pėr ēam, pėr ortodoks po . Nuk e di ku mbėshtetet njė tezė e tillė.

Ēfarė mund tė na thoni pėr presidentin e Papulias? A ėshtė edhe ai ēam ortodoks apo jo?

Papuliasi nuk ėshtė ēam, por ishte nga Epiri dhe paraardhėsit e tij ishin nga Shqipėria. Vjen nga pjesa e minoritetit grek kėtu, ku mund tė ketė dhe gjak shqiptar.
Ai nuk e ka pėrmendur ndonjėherė kėtė gjė.
Nuk e ka pėrmendur dhe pėr mua nuk pėrbėn ndonjė gjė tė veēantė nėse ėshtė shqiptar apo jo.
Si mendoni, cila ėshtė zgjidhja pėr problemin e shqiptarėve tė shpėrngulur nga Greqia? Ju e dini se ka pasur edhe shqiptarė tė tjerė mysliman qė janė shpėrngulur nga zona e Selanikut tė cilėt janė vendosur nė Korēė dhe Kolonjė. Po flas pėr njė grup mė tė vogėl qė janė shpėrngulur gjatė konfliktit civil 45`-48`.
Ata ishin pak dhe mė tė shumtėt nuk janė pėrzėnė se ishin pjesė e ndonjė minoriteti por se ishin komunistė. Ata tė cilėt ishin komunistė ikėn nga Greqia .

Ēamėt vazhdojnė akoma tė kėrkojnė tė kthehen. Cila mendoni ju do tė ishte zgjidhja mė e mire?

Propaganda nga tė dyja anėt na ka bėrė njė mur, njė kanal tė madh dhe ka vėnė dhe ujė brenda dhe kanė futur edhe krokodilin qė mos ta kalojmė. Ne duhet tė prishim kėtė mur dhe tė vijmė mė afėr kjo vlen pėr tė dyja anėt. Tė vijmė mė afėr dhe tė gjejmė gjuhėn e komunikimit.

Po nga pikėpamja shtetėrore?

Po tė dojė shteti grek nuk do ta kishte problem t`u jepte ēamėve tė shpėrngulur pasaportėn greke.

Po a ėshtė problem i pronave qė e vėshtirėson njė fakt tė tillė, pasi ēamėt kanė qenė edhe tė pasur apo jo?

Jo tė gjithė, por kanė qenė tė pasur. Shteti grek mund t`i kompensojė.
Por ama po tė hapet problemi i kompensimit tė ēamėve, do tė hapet dhe ai i maqedonasve dhe sllavėve, kjo ėshtė njė gjė e komplikuar!
Problemi i kompensimit tė pronave ėshtė njė problem qė shtrihet mė gjerė nė tė gjithė Evropėn. Evropa e demokracisė nuk ndjen nga njėri vesh pėr problem tė tilla.

Faleminderit profesor!

Intervistoi: Mentor Nazarko

Shekulli


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 65 vizitorë
Lexuar: 1,326 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
XHEMIL ZEQIRI - VEPRIMTAR I ĒĖSHTJES KOMBĖTA...
E enjtė, 22 korrik 2010 - 14:48
.
Na duhet njė “LONDRA 2”, pėr fatin e shqiptar...
E enjtė, 15 korrik 2010 - 14:23
Shqipėria e Bashkuar me siguri do t’i ndihmonte vetvetes mė sė shumti, por edhe BE-sė. Shumė Lėvizje dhe Parti dėshirojnė dhe punojnė nė drejtim tė Ribashk...
R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura!
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59
Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c...
Intervistė e imagjinuar me Vaso Pashė Shkodra...
E hėnė, 28 qershor 2010 - 01:37
Ku ėshtė Shqipėria sot?!
Ramadan PLLANA: DĖSHMI TĖ KOHĖS (IV)
E shtunė, 26 qershor 2010 - 00:06
KUJTIME NGA BURGU (PJESA E KATĖRT) “Veē njė qėllim i naltė t’ban me durue, E zemrėn ta forcon; Ndėr kundėrshtime s’vyen kurrė me u ligshtue, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi