Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Flet Berat Luzha, deputet i Kuvendit tė Kosovės
Publikuar më 30 dhjetor, 2009 nė orėn 20:07 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Serbėt i frikėsoheshin shumė shtimit tė numrit tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi.

- U lidha me njė organ ilegal tė shtypit, qė quhej “Liria”
- Nė Kosovė atė kohė dėgjohej Radio-Tirana dhe sidomos shikohej Televizioni Shqiptar
- Personalitetin politik tė Enver Hoxhės duhet t’ia lėmė historisė
- Qėndrimi krejtėsisht mohues ndaj tij dhe ndaj njė pjese tė historisė, nuk i shėrben tė vėrtetės historike
- Nė Drenicė, ku iu bashkangjita UĒK-sė


Berat Luzha
Mė 21 nėntor, nė Kuvendin e Katėrt tė shoqates “Labėria”, qė u zhvillua nė Kuē tė Kurveleshit, ajo qė tėrhoqi vėmendjen e tė gjithėve ishte pjesėmarrja nė festė edhe e njė prej deputetėve tė Kosovės, Berat Luzha. Kishte shumė aryse qė vėmendja u pėrqendrua tek ai. Sė pari, si deputet, sė dyti, se vinte nga Kosova Martire, sė treti, pėr emrin e veēantė Berat dhe, sė katėrti, sepse ai kishte ardhur me dy (nga tri vajzat e tij) qė quheshin; njėra Labėri dhe tjetra Shqipe (e treta, Vlora). Fjala e tij nė kėtė Kuvend u prit me duartrokitje tė zjarrta. Me tė nė bisedė ndjeheshe sikur ishe njohur prej vitesh. I dashur, i qetė, i menēur, patriot. Pėr Telegraf me tė zhvillova kėtė bisedė:

Z. Berat, mund tė na thoni diēka pėr emrin tuaj? Ne e lidhim me qytetin 2500 vjeēar, qytetin e bukur tė Beratit. Kush jua ka vėnė kėtė emėr dhe nė ēfarė rrethanash?

Nė Kosovė ėshtė krijuar njė traditė e mirė e emėrtimeve tė fėmijėve me emra me kuptim shqip. Nė kėtė kuadėr hyjnė edhe emrat gjeografikė, kryesisht nga toponimet e gjeografisė shqiptare; emra qytetesh, fshatrash, krahinash, malesh e lumenjsh, pastaj emra nga historia ilire – shqiptare etj.
Prindėrit e mi kanė qenė tė pashkolluar. Emrin ma ka vėnė xhaxhai, gjithashtu i pashkolluar, i cili ka punuar nė qytetin e Shkupit, nė fabrikėn e atjeshme tė ēimentos.

Emra tė tillė si priteshin nga regjimi serb nė atė kohė, kur marrėdhėniet ishin shumė tė tensionuara?

Sigurisht se regjimit nuk i pėlqenin dhe nuk u pėrshtateshin emrat me kuptim shqip, veēanėrisht emrat qė lidheshin me Shqipėrinė. Ka pasur raste kur personat qė i bartnin emrat e tillė apo prindėrit e tyre kanė pasur probleme me regjimin. Nė ndonjė rast fėmijėt me emra gjeografikė apo me emra me kuptim tė theksuar shqip, si Liridon, Kushtrim etj., nuk i kanė regjistruar nė librat e tė lindurve apo prindėrit e tyre i kanė detyruar t’ia ndėrronin emrin fėmijės sė vet. Por emrat shqip shpejt kanė mbizotėruar dhe nuk kanė mundur tė ndaloheshin. Familjet e fėmijėve me emra tė tillė shiheshin nga regjimi si familje nacionaliste, ndaj edhe kishin pasoja.
Mė shumė se emrat, regjimit i ka penguar lindshmėria te populli shqiptar. Ata i frikėsoheshin shumė shtimit tė numrit tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi.

Ēfarė pune keni bėrė nė kohėn kur Kosova ishte nėn regjimin serb? Pikėpamjet tuaja pėr pavarėsi, si janė interpretuar prej tyre?

Nė vitin 1976 kam filluar punėn si gazetar nė tė pėrditshmen e vetme shqipe nė ish-Jugosllavi, nė gazetėn “Rilindja”. Qė atė vit, pėrmes njė kolegu, Hydajet Hysenit, i pranuar edhe ai nė punė si gazetar bashkė me mua, rashė nė kontakt me njė organizatė politike qė vepronte ilegalisht nė tėrė Kosovėn e mė gjerė. Organizata nxirrte edhe njė organ ilegal tė shtypit, qė quhej “Liria”. Punoja paralelisht nė dy anė; nė “Rilindja” – legalisht dhe nė “Liria” – ilegalisht. Organizata ilegale zhvillonte veprimtari atdhetare, e pėrqendruar kryesisht nė propagandė dhe agjitacion, me qėllim tė vetėdijėsimit tė popullit pėr luftė ēlirimtare. Platforma e saj politike, si dhe e tė gjitha grupeve dhe organizatave tjera ilegale, ishte ēlirimi i viseve shqiptare nėn ish-Jugosllavinė dhe bashkimi i tyre me shtetin amė – Shqipėrinė.
Organizata jonė, e cila ndiqej nga organet e sigurimit, u zbulua nga fundi i vitit 1981, pas demonstratave tė mėdha tė atij viti nė tėrė Kosovėn. Unė u dėnova me 12 vjet burg, nga tė cilat i mbajta nėntė.
Nė vitet 90-ta, pas lirimit nga burgu, iu kam bashkangjitur dhe kam qenė nė pozita udhėheqėse nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės (1992 – 1998), parti e cila lindi si njė lėvizje e rezistencės paqėsore kombėtare, por qė zhvilloi njė politikė pasive, qė nuk i pėrgjigjej realitetit dhe qė nuk e pėrparonte gjendjen e rėndė nė tė cilėn gjendej populli ynė. Nė fillim tė vitit 1998, nė prag tė luftės ēlirimtare, njė grup shokėsh jemi shkėputur nga kjo parti dhe kemi formuar partinė e re, Lėvizjen Demokratike Shqiptare, tė cilėn e ka udhėhequr Prof. Rexhep Qosja. Kam qenė nė pozita udhėheqėse edhe nė Bashkimin e Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (1997 – 1998), si dhe kryetar i parė i Shoqatės sė tė Burgosurve Politikė tė Kosovės (1996 – 2001).

Si e njihnit Shqipėrinė nė atė kohė? A e kishit vizituar kur ende ishte sistemi komunist?

Organizata jonė mbante disa lidhje tė brishta me shtetin shqiptar pėrmes kontakteve nė ambasadat e Shqipėrisė nė Evropė. Nė Gjermani, nė Zvicėr e nė shtete tjera tė Evropės, ku punonte numėr i madh i emigrantėve shqiptarė nga ish-Jugosllavia, kishte filluar organizimi i bėrthamave tė para politike atdhetare. Kėto bėrthama e furnizonin organizatėn tonė dhe organizatat tjera ilegale nė Kosovė dhe nė viset shqiptare nėn ish-Jugosllavinė me literaturė tė ndryshme tė botuar nė Shqipėri, e cila pastaj shpėrndahej fshehtas, dorė mė dorė. Nė saje tė bashkėpunimit tė atėhershėm kulturor ndėrshtetėror mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė, nė Kosovė, nė mėnyrė legale, importohej literaturė nga Shqipėria, e cila konsiderohej se nuk ishte e rrezikshme pėr shtetin. Nė Kosovė atė kohė dėgjohej Radio-Tirana dhe sidomos shikohej Televizioni Shqiptar, qė merrej aty - kėtu, dhe jo nė tėrė territorin. Kush mund ta merrte TVSH-nė nga fundi i viteve 70-ta tė shekullit tė kaluar, ishte shumė i lumtur, por njėkohėsisht edhe i mbikėqyrur nga Sigurimi i shtetit. Pastaj, ishin ansamblet artistike qė vinin nga Shqipėria, shfaqeshin filma shqiptarė, hapeshin ekspozita tė arteve figurative etj. Kėto ishin kontaktet tona me Shqipėrinė, nė kohėn kur ne vepronim ilegalisht kundėr pushtimit jugosllav.
Pėr fat tė keq nuk kam pasur mundėsinė ta vizitoj Shqipėrinė gjatė sistemit monist. Vizitėn e parė e kam bėrė nė nėntorin e vitit 1992, nė njė kohė mjaft kritike pėr Shqipėrinė. Unė vuaja pasoja shėndetėsore nga burgu, kur erdha pėr shėrim nė Shqipėri. Me kėtė rast dėshiroj ta falėnderoj Klinikėn e Urologjisė tė Spitalit tė Pėrgjithshėm tė Tiranės dhe veēanėrisht doktorin e nderuar, Mustafa Xhanin, pėr kujdesin qė kanė treguar gjatė qėndrimit tim dymujor nė spital.

Cili ėshtė mendimi juaj pėr Enver Hoxhėn? Si do ta pėrkufizoni qėndrimin e tij pėr Kosovėn?

Me emrin dhe personalitetin e Enver Hoxhės mė shumė ėshtė marrė politika se sa historia. Kujtoj se personalitetin e tij politik duhet t’ia lėmė historisė, kurse ne tė shikojmė dhe tė ecim pėrpara. Sidoqoftė, ai ishte udhėheqėsi dhe organizatori kryesor i Luftės sė lavdishme Nacionalēlirimtare, e cila Shqipėrinė e radhiti ndėr shtetet fitimtare tė koalicionit antifashist. Enver Hoxha, siē dihet, ishte udhėheqės i Shqipėrisė pėr 40 vjet. Kjo periudhė kohore, ēfarėdo qoftė ajo, ėshtė pjesė pėrbėrėse e historisė sonė kombėtare. Nė vitet e 90-ta, kur nė Evropė frynė erėrat e demokracisė pluraliste, edhe Shqipėria, si tė gjitha vendet tjera ish-socialiste, e vendosi pluripartizmin dhe e pėrqafoi sistemin kapitalist. Ndryshimi i sistemit ishte njė domosdoshmėri, nga shkaku se Shqipėria kishte ngecur dhe nuk mundte tė zhvillohej mbi bazėn e parimit tė mbėshtetjes nė forcat e veta.
Por, ndryshimi i sistemit ka mundur tė bėhej pa dhembje ose me mė pak dhembje, duke mos e shkatėrruar ekonominė, infrastrukturėn etj. Edhe viti 1997 ka mundur tė mos ndodhte fare. Te ne populli e thotė njė fjalė tė urtė: “Nėse hap bunar tė ri, mos pėshtyjė nė bunarin e vjetėr”.
Qėndrimi krejtėsisht mohues ndaj tij dhe ndaj njė pjese tė historisė, nuk i shėrben tė vėrtetės historike dhe nuk mund tė zgjasė nė pakufi. Duhet kujtuar se regjimi komunist nė Shqipėri ekzistoi nė njė kohė krejtėsisht tjetėr, kur rrethanat historike nė botė ishin shumė tė ndryshme, nga qė janė sot.

A pėlqehej Enver Hoxha nė Kosovė dhe pėrse pėlqehej?

Duhet kuptuar se shqiptarėt e Kosovės dhe tė viseve shqiptare nėn ish-Jugosllavinė aspironin ēlirimin kombėtar dhe bashkimin me shtetin amė – Shqipėrinė. Kjo aspiratė e drejtė dhe e ligjshme zhvillohej qė nga viti i largėt, 1912. Por, aspiratėn e tyre ata nuk mund ta realizonin pa ndihmėn, pa pėrkrahjen dhe pa mbėshtetjen e shtetit amė - Shqipėrisė. Ky ishte motivi kryesor pse adhurohej Shqipėria dhe bashkė me tė edhe udhėheqja e saj, mė konkretisht – udhėheqėsi i saj, Enver Hoxha. Shqipėria si shtet, por edhe Enver Hoxha, si udhėheqės i saj, nė Kosovė dhe nė viset shqiptare nėn ish-Jugosllavinė reflektonte atdhetarizėm. Shqiptarėt e andej kufirit e dėshironin dhe e pėrceptonin njė Shqipėri tė fortė e tė bashkuar, nė tė cilėn mund t’i mbėshtesnin synimet e veta. Shqipėria ishte vetė ideali i shqiptarėve tė andej kufirit. Kjo ndjenjė dhe ky besim i formuar pėr shtetin amė dhe pėr udhėheqėsin e saj rezultuan shumė pozitivisht pėr kultivimin dhe pėrhapjen e ndjenjave atdhetare nė popull.
Mund tė them, pa dilema, se ishin njerėzit qė e donin Shqipėrinė ata qė e mbajtėn gjallė dhe e zhvilluan ndjenjėn kombėtare, qė e zhvilluan dhe e organizuan rezistencėn popullore, qė e organizuan dhe e zhvilluan luftėn heroike ēlirimtare tė UĒK-sė. Atėherė te ne kishte dy rryma politike; ajo (shumicė) projugosllave, e cila kultivonte “patriotizmin socialist jugosllav” dhe (pakica) proshqiptare, e cila kultivonte atdhetarizmin tradicional shqiptar, qė etiketohej si nacionalizėm, irredentizėm, separatizėm, shovinizėm etj. Ata tė cilėt e donin Shqipėrinė regjimi i cilėsonte si “armiq tė Jugosllavisė socialiste vetėqeverisėse”, “armiq tė vėllazėrim – bashkimit tė kombeve e kombėsive tė Jugosllavisė” etj.

Berati, ku u angazhua gjatė luftės pėr pavarėsinė e Kosovės?

Pėr organizim tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pėr veprimtari tė ashtuquajtur “terroriste”, sigurimi i shtetit tentoi tė mė burgoste, bashkė me njė grup atdhetarėsh nga Kaēaniku e Ferizaj, nė verėn e vitit 1998. Duke e parė rrezikun e arrestimit, u arratisa nga Prishtina dhe kalova nė territoret e ēliruara, nė Drenicė, ku iu bashkėngjita UĒK-sė. Deri sa qėndroja e veproja nė kuadėr tė UĒK-sė nė territoret e lira nė malet e Drenicės, Gjykata serbe e Qarkut nė Prishtinė e organizoi gjykimin tim dhe tė njė grupi atdhetarėsh nga komuna e Kaēanikut. Unė u dėnova me 10 vjet burg, nė mungesė.
Nė fillim tė janarit tė vitit 1999 nė malet e Drenicės arritėm tė themelonim dhe t’i udhėhiqnim dy mediat e luftės; agjencinė e lajmeve “Kosovapress” dhe radion “Kosova e lirė”. Kėto media kishin njė rol dhe rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr informimin e opinionit tė brendshėm dhe tė jashtėm pėr luftėn nė Kosovė. Gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO-s ato ishin tė vetmet media qė veprimtarinė e vet informative e zhvillonin nga Kosova, d.m.th. raportonin nga frontet e luftės pėr liri.
Pas ēlirimit e kam udhėhequr tė pėrditshmen e Prishtinės “Rilindja”, e cila, pos gazetės, e kishte edhe njė radio nė Prishtinė dhe njė shtypshkronjė nė Tiranė.

Njė koment tė shkurtėr pėr kėtė luftė?

Nuk ka asnjė dilemė se lufta ēlirimtare e UĒK-sė e shpėtoi Kosovėn nga robėria, madje edhe nga zhbėrja e saj. Politika e regjimeve serbe, jo vetėm ajo e Milosheviqit, pėrpiqej me tė gjitha mėnyrat pėr ta kolonizuar Kosovėn me popullsi sllave, duke ndėrtuar edhe vendbanime tė reja pėr kolonistėt e ardhur nga Kroacia, Bosnja e Serbia. Nga ana tjetėr, qoftė pėr shkaqe politike, qoftė pėr shkaqe ekonomike, kishte njė tendencė tė theksuar tė popullsisė shqiptare pėr t’u shpėrngulur nėpėr botė. Sigurisht se suksesit tė luftės i ka kontribuar nė masė tė madhe ndihma e ardhur nga NATO-ja, SHBA-tė dhe BE-ja, pėr ēka populli i Kosovės u ėshtė mirėnjohės pėrjetė. Mirėpo, pa luftėn ēlirimtare dhe pa gjakun e derdhur tė bijve mė tė mirė tė popullit tonė, nuk do ta kishim as lirinė dhe as ndihmėn e ēmuar tė aleatėve veriatlantikė.

Sot jeni deputet i Republikės sė Kosovės. A shikoni ndryshime midis partive politike shqiptare dhe atyre kosovare nė drejtim tė acarimit dhe ashpėrsisė?

Si popull na kanė ndarė e na ndajnė kufij tė shumtė, por jemi tė gatuar nga njė brumė. Kemi njė mendėsi, kemi veti e vese tė njėjta. E kemi nė gjak bajraktarizmin, kurse organizimin - “thembėr tė Akilit”. Nuk punojmė pėr bashkėsi dhe pėr shtet, qė d.m.th. se jemi vetjakė dhe egocentrikė.
Partitė e shumta, por edhe klasa politike, nė pėrgjithėsi, si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi e nė Luginė tė Preshevės, sikur i ka tė njėjtat probleme; pėrēarjen e pakuptueshme (edhe brenda vetes), pjesėzimin e skajshėm, pasivitetin e tepruar, mungesėn e organizimit... Sigurisht, e ka edhe ashpėrsinė e komunikimit tė ndėrsjellė dhe acarimin e raporteve ndėrpartiake. Prandaj, nuk do tė kisha bėrė dallime parimore mes partive nė Shqipėri dhe tė atyre nė Kosovė.

A jeni ju pėr njė Shqipėri natyrale?

Ky ishte dhe ka mbetur ideali im. Por, Shqipėria natyrale do tė vjen nė mėnyrė tė natyrshme, deshėm apo nuk deshėm ne. Sot po bashkohen popujt e Evropės, qė janė shumė tė ndryshėm, e jo mė tė mos bashkohet populli ynė, i ndarė me dhunė. Ne duhet tė punojmė nė atė drejtim, t’i zhdukim barrierat, tė cilat na ndajnė sot.

Fėmijėt tuaj kanė emra tė qyteteve, krahinave, maleve tė Shqipėrisė, si Labėria, Vlora, Shqipja... Pėrse kjo dėshirė juaja pėr emra tė tillė, tė cilėt nė Shqipėri nuk pėrdoren?

Pos Labėrisė, Vlorės e Shqipes, emrat e tė cilave tashmė i mėsuat, nė familjen time, qė janė djemė, vajza, nipėr e mbesa, e kemi edhe Drinin e Shkumbinin, Valbonėn e Tomorin, Ilirin e Agronin, Fitorin e Elirėn, Gazmendin e Abetaren, Blendėn. Nė Kosovė, dhe jo vetėm nė Kosovė, por edhe te shqiptarėt nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė Luginėn e Preshevės e kemi pothuaj tėrė Shqipėrinė nė emra njerėzish. Edhe emėrtimet janė pjesė e identitetit kombėtar, prandaj praktika pėr emėrtimin e fėmijėve nga gjeografia e Atdheut tonė ėshtė mirė tė pėrvetėsohet edhe kėtu, nė Shqipėri. Nuk ka dhe as nuk mund tė ketė fjalė e emra mė tė bukur, mė bukurtingėllues e mė tė ėmbėl se sa fjalėt e emrat e natyrės sė gjuhės sonė shqipe, qė kanė dalė nga gurra e popullit tonė tė lashtė.

Ju morėt pjesė nė Kuvendin e 4-tė shoqatės atdhetare “Labėria”. Si ju dukėn punimet e Kuvendit dhe pėrkujtimi qė iu bė Kuvendit tė vitit 1924?

Ishim tė ftuar nga shoqata atdhetare “Labėria” pėr tė marrė pjesė nė shėnimin jubilar tė Kuvendit Zakonor tė Labėrisė, si dhe nė punimet e Kuvendit tė Shoqatės. Ardhja jonė kėtu, nė Kuē, nė Kurvelesh dhe nė Labėri, ishte njė pėrjetim i rrallė dhe i paharrueshėm.
T’ju kujtoj se kėtyre shtigjeve e kėtyre maleve krenare, para mė shumė se 70 vjetėve, bashkė me trimat labė, pėr lirinė e Atdheut luftoi dhe ra trimi nga Kosova, Xheladin Beqiri – Karadaku, sot Hero i Popullit, i cili nga malėsorėt u quajt edhe “Kosovari i Labėrisė”. Te ne, nė malet e Kosovės, nė mesin e shumė luftėtarėve nga krahinat e ndryshme tė Shqipėrisė, nė luftėn e UĒK-sė, ka luftuar labi nga Golemi, Dilaver Goxhaj, tė cilin me tė drejtė do ta quanim “Labi i Kosovės”. Kėshtu ne e kemi krijuar historinė, duke i bashkuar armėt nė luftėrat pėr ēlirimin e krahinave dhe tė Atdheut tonė tė pėrbashkėt.
Ne nuk mundemi tė kalojmė pa e falėnderuar shoqatėn “Labėria”, e cila me ftesėn qė na bėri, na dha mundėsinė tė jemi kėtu, nė Kuēin heroik, nė zemrėn e Kurveleshit e tė Labėrisė, pėr tė marrė pjesė nė shėnimin jubilar tė njė ngjarjeje tė rėndėsishme nga historia jonė kombėtare. Shoqatės i urojmė suksese edhe mė tė mėdha pėr kultivimin e traditės sė pasur kulturore e historike tė krahinės sė Labėrisė.

Si ju duket Shqipėria sot, a ėshtė ajo, pėr nga infrastruktura, me standardet evropiane?

Sigurisht se jane bėrė pėrparime, por ende ka mbetur shumė pėr tė dėshiruar. Ne u gėzuam jashtė mase pėr hyrjen e Shqipėrisė nė NATO, si dhe pėr hapjen e pjesshme tė “rrugės sė kombit”. Por, kjo rrugė u mbyll! Tash po detyrohemi tė lėvizim pėrsėri rrugės sė vjetėr apo nga Maqedonia, nė rrugė tė gjatė, me pritje e vonesa, me rreziqe, ndoshta edhe me keqtrajtime nė kufi.
Si shtet, qė mėton zhvillimin e turizmit, mund tė themi se Shqipėria ėshtė ende larg standardeve evropiane. Nga ana tjetėr, Shqipėria ka klimė, ka bregdet, ka monumente tė vjetra historike, ka male e fusha tė begata dhe ka resurse tė shumta turistike, tė cilat duhet t’i shfrytėzojė, duke ua afruar ato mė shumė turistėve. Ėshtė fat qė, pos shqiptarėve nga Kosova e Maqedonia, tash nė Shqipėri kanė filluar tė vijnė edhe maqedonasit. Por, me njė pėrkushtim mė tė madh pėr zhvillimin e turizmit, veēanėrisht pėr ndėrtimin dhe pėrmirėsimin e infrastrukturės publike dhe turistike, turizmi mund tė bėjė kthesė tė rėndėsishme.

Intervistoi: Albert Zholi

(Gazeta "Telegraf", Tiranė, 22 dhjetor 2009)


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 82 vizitorë
Lexuar: 1,315 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
XHEMIL ZEQIRI - VEPRIMTAR I ĒĖSHTJES KOMBĖTA...
E enjtė, 22 korrik 2010 - 14:48
.
Na duhet njė “LONDRA 2”, pėr fatin e shqiptar...
E enjtė, 15 korrik 2010 - 14:23
Shqipėria e Bashkuar me siguri do t’i ndihmonte vetvetes mė sė shumti, por edhe BE-sė. Shumė Lėvizje dhe Parti dėshirojnė dhe punojnė nė drejtim tė Ribashk...
R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura!
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59
Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c...
Intervistė e imagjinuar me Vaso Pashė Shkodra...
E hėnė, 28 qershor 2010 - 01:37
Ku ėshtė Shqipėria sot?!
Ramadan PLLANA: DĖSHMI TĖ KOHĖS (IV)
E shtunė, 26 qershor 2010 - 00:06
KUJTIME NGA BURGU (PJESA E KATĖRT) “Veē njė qėllim i naltė t’ban me durue, E zemrėn ta forcon; Ndėr kundėrshtime s’vyen kurrė me u ligshtue, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi