Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
RISI E STRATEGJISĖ SĖ RE – VJETĖRSIA E SAJ!
Publikuar më 20 janar, 2010 nė orėn 22:28 ( ) Avni Klinaku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(“Nuk ka asgjė mė tė lehtė se sa ta gėnjesh atė i cili ka dėshirė tė gėnjehet”)

Pasi qė njeriu ta ketė lexuar strategjinė e re pėr veriun e Kosovės tė pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar tė zyrės civile, z. Piter Feith, nuk mund tė mos ndalet e tė mendojė: a thua pėrfaqėsuesit e faktorėve ndėrkombėtarė nė Kosovė tė jenė kaq injorantė?! Apo mos ndoshta ata pėr vete janė tė zgjuar dhe e dinė se ēka janė duke kėrkuar nga situata, por po na konsiderojnė ne injorantė!? Deri te kėto pėrfundime tė ēon pashmangshmėrisht analiza e zhvillimit tė situatės sė deritashme nė veri tė Kosovės dhe strategjia mė e “re” pėr zgjidhjen e saj.

Nė strategjinė e re pėr veriun nuk ka asgjė tė re! Aty janė tė pėrshkruar tezat e vjetruara e tė pėrsėritura tash e dhjetė vjet! Tezat e vjetruara e tė pasuksesshme! Qasje e njėjtė ndaj problemit! Dinamikė e njėjtė! Metoda tė njėjta pune! Katėr shtyllat nė tė cilat ėshtė bazuar strategjia e re janė konsumuar e stėrvjetruar me kohė.
1) “Komunė e re e Mitrovicės veriore”,
2) “zgjedhje lokale nė Leposaviq nė bazė tė kornizės ligjore tė Kosovės”,
3) “strukturat paralele do tė margjinalizohen dhe Zyra e UNMIK-ut nė veri tė Mitrovicės do tė mbyllet”,
4) “EULEX-i do ta forcojė praninė e vet nė tėrė pjesėn veriore tė Kosovės dhe do ta forcojė nė mėnyrė tė dukshme sundimin e ligjit”,
janė kėto katėr shtyllat e strategjisė sė re tė cilat ne i kemi dėgjuar mijėra herė, deri nė monotoni! Kėtu nuk ka asgjė tė re!
Pėr mė tepėr, edhe strategjia e vjetėr pėr veriun, e pasqyruar besnikėrisht nė tė renė ėshtė e ndėrtuar mbi tri premisa tė gabuara, tė cilat nuk tė japin asnjė mundėsi pėr sukses. Sė pari, sipas strategjisė sė re dhe tė vjetėr nuk paska ēėshtje tė pazgjidhur shqiptare, sė dyti, me pavarėsinė e Kosovės paska marrė fund ēėshtja shqiptaro-serbe, pavarėsisht Preshevės, Bujanocit, Medvegjės e veriut tė Kosovės, kurse Kosova mbetet tokė e askujt dhe, sė treti, ēėshtja e qytetit tė Mitrovicės e fshatrave pėrreth paska mundėsi tė zgjidhet pa marrė parasysh faktin se nga ato troje janė shpėrngulur dhjetėra mijėra shqiptarė dhe nė pronat e tyre janė vendosur uzurpatorėt serbė. Kėshtu nuk zgjidhet asgjė! Kėshtu vetėm sa komplikohet problemi e nxiten edhe mė tepėr ambiciet shoviniste serbe e njėherėsh ruhen e forcohen edhe tensionet ndėretnike.
Mirėpo, kur faktorėt ndėrkombėtarė na e shesin njė strategji tė tillė si tė re ata nuk janė fare injorantė dhe e dinė shumė mirė ēka janė duke kėrkuar nga situata nė krejt Kosovėn e sidomos nė veri tė saj. Ata nuk e konsiderojnė as popullin injorant. Por ata e kanė kuptuar shumė mirė se qeveria e dizajnuar nga vetė ata ėshtė e aftė qė pėr shkak tė privilegjeve qė i gėzon nga pushteti tė shtiret si injorante. Prandaj strategjia e vjetėr shitet si strategji e re.

Prishtinė, 18.1.2010


Avni KLINAKU
Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim
avniklinaku@levizjaperbashkim.com


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avni Klinaku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 22 vizitorë
Lexuar: 852 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
ZĖRI I FOLĖSIT TĖ PARĖ TĖ RADIO KOSOVĖS SĖ LI...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:52
Nė mėdyshje: nga t’ia filloj mė parė nė mėnyrė qė tė mos i futem nė hak zotit Pllana si krijues, si luftėtar i devotshėm i atdheut, por edhe si zė i parė i...
SI MUND T’I DILET KRAHĖ “IDESĖ” PĖR “KĖMBIM T...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:36
Ribotim, pėr hir tė aktualitetit Kėto ditė lexuam shumė qasje konstruktive dhe destruktive ndaj “idesė” sė anėtarit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongre...
Tė ecim me kohėn pėr interes kombėtar
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:32
Koha pėr bashkėveprim drejt bėrjes sė Shqipėrisė Etnike. Ėshtė momenti qė shqiptaret ti harmonizojnė kėrkesat dhe veprimet. Pak kush ka arsye tė madhe ti ...
POLITIKA SERBE MĖ E LAZDRUARA NĖ EVROPĖ E KUD...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:18
Evropa mė nė fund po e “zbulon“ rrugėn reale tė Kosovės! Nė kohė tė fundit ka filluar tė flitet e tė pėrflitet, tė shkruhet e tė thuhet pėr heqjen e em...
Fshati Llojan pėrballė eksperimenteve dhe sfi...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 00:45
Si banorė i komunės sė Likovės, pėrjetojė herė ndjenja krenarie, e herė ndjenja dėshpėrimi qė fati mė rastisi tė jetojė nė kėtė komunė. Nė kėtė komunė ku s...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi