|
Kosova ka nevojë për dy autostrada dhe gjysma e saj vetëm është e ndërtuar:
1) Prizren - Pejë – Prishtinë - Besian dhe
2) Mitrovicë – Prishtinë - Shkup
Të dyja këto rrugë lidhen me autostrada ndërkombëtare!
Këto dy rruge ekzistojnë dhe pran tyre duhet të bëhen rruge paralele që do të i shndërron ato në autostradë. Autostrada e Kuksit mundet të behet pran rrugës ekzistuese për Prizren dhe të vazhdoi për në Gjakovë dhe të lidhet me autostradën e Pejë - Prishtinë - Besian.
Pra, me ketë marshutë që po propozoi unë duhet të bëhen vetëm gjysma e shpenzimeve që po propozon Fatdmir Limaj, duke e quar autostradën nëpër arat e veta.
Sepse rruga ekzistuese është dhe pran saj duhet bërë edhe një rruge që ajo të bëhet autostradë.
Me ketë përveç të kursimit të gjysmës së shpenzimeve për rrugë kursehet edhe toka e bukës e cila duhet të e shkatërron autostrada e Fatmir Limes neperë katunde.
Me gjysmën e shpenzimeve të kursyera, që po propozoi unë, mundet me u lidhe tëra vendbanime e Kosovës me rruge të asfaltuara me autostradën dhe kështu të ruhet toka e bukës. Me këtë të kursehet vendi nga ndotjet e ambienti që sjell rruga me gasëratë helmuese të së bashku me zhurmën e pa durueshme të automjeteve.
Kur jemi te ruajtja e ajrit dhe ambientit të shendosh ka mundësi që të suspendohet në tërësi e drejta e pronës në posedimin e automjeteve private dhe që i ter transporti i udhëtareve të bëhet me organizim shoqëror me mjete të transportit urban dhe ndër urban! Heqja dorë nga prona private në automjete, sot duket absurde, por nesër do të është e domosdoshme dhe normale, sepse fjala është për ruajtjen e shëndetit publik i cili po i afrohet pikës së rrezikshme katastrofale. Sipërfaqja e gjelbër - malet dhe toka e bukës po shkatërrohen masivisht nga prerja dhe ndërtimi i egër i njerëzve të pa ndërgjegjshëm, të pa përgjegjshëm të pa vetëdijshëm për pasojat që ata po i shkaktojnë vetës, fëmijëve të vet dhe popullit e atdheut të vet! Ndërtimi edhe i një autostrade edhe në ato male e toka të punës që akoma janë pa prekura nga dëmtimet e tilla, është pjesëmarrje në këtë krim!
Ajo që është e domosdoshme është riaktivizimi i hekurudhave Mitrovicë – Shkup dhe që të riparohet hekurudha Besian – Prishtinë dhe të ndërtohet Prizren – Kukës – Durrës, që i tërë transporti i mallrave të del nga rrugët e asfaltuara dhe të kalon në hekurudhë. Me këtë definitivisht do të shkarkohet komunikacioni rrugor nga transporti masiv i mallrave.
Tema e II që lidhet me shëndetin dhe ruajtjen e ambientit jetësor është "KOSOVA E RE"!
KOMBINATI i KEK duhet të shpërngulet nga Kastrioti në maje të Qyqavices, apo në grykën e Ibrit, ose të Lumëbardhit apo në grykën e Kaçanikut.
Nuk ka rendis se ku. Por nga toka e bukës së rrafshit të Kosovës duhet të zhduket ky ndytës i jetës ton. Që as mos ta shohim dhe as mos ta ndiejmi pran asnjë vendbanimi. Diku prapa shpinës të Zotit duhet me e ndërtua edhe "KOSOVEN E RE" që të mos e sheh kush me sy. Ndërsa duhet ndërtua hekurudhën deri në lokacionin e ri të KEK (diku mes maleve –larg vendbanimeve) dhe me tren të transportohet thëngjilli deri te “KOSOVEN e RE apo KOSOVA e VJETËR"!
Tema e III ë që lidhet me shëndetin dhe ruajtjen e ambientit jetësor është korrigjimi i tera shëmtimeve të maleve dhe lumenjve ton që i kanë bëre armiqtë e natyrës dhe të ambientit e ajrit të pastër të Kosovës. Gurthyesit e maleve dhe Rërë rrëmihësit e lumenjve, duhet obliguar që ti korrigjojnë shëmtimin që i kanë bërë vendin ton të bukur, duke e dhunua natyrën sikur të ishin armiq të këtij vendi dhe sikur ky vend të mos ishte atdheu i tyre! Malet e lumenjtë duhet të sanohen në tërësi!
Njerëzit munden të jetojnë edhe me llamba vajguri edhe të ecin edhe nëpër balte dhe të jetojnë mire e në harmoni me natyrën që i rrethon nëse ajo ju jep toke buke, ujin e pastër, ajrin e pastër dhe lëndë për ngrohje. Ndërsa e ter teknologjia e botës nuk mundet të ju sjell shëndetin nëse ju vazhdoni kështu me shkatrra ambientin, edhe me autostrada ku ato nuk e kanë vendin!
Këto propozime të mija, po e patë të arsyeshme mundeni të i veni edhe para ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar dhe do ta shihni se ato do të janë shumë më rentabile se sa “hajde ta ndërtojmë një autostradë në katundin tim”! Në zgjedhjet e ardhshme Ministri i ardhshëm do të bën një autostradë në katundin e vet, dhe pastaj edhe tjetri pas ti e kështu me radhë ! Ku do të qoj e tërë kjo? Pra, mos u nguteni me vendime! Sepse kush ngutet për....!
Nora Gashi
|