| Koco Devole: Artistėt, nė opozitė me qeverinė sepse bėjnė humor me politikėn |
| Publikuar më 30 janar, 2010 nė orėn 01:54 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
Nuk ėshtė njė intervistė aspak e zakontė kjo, pasi pėrgjigjet plot sarkazėm tė Koēo Devoles kanė nė majė tė gjuhės batuta dhe humor. Nuk mund tė ndodhte ndryshe pėr tė kuptuar natyrėn reale tė njė artisti humori, i cili rrėfen jetėn e tij mes Shqipėrisė dhe Amerikės, dėshirėn e madhe pėr tu kthyer nė atdhe dhe frenimin e beftė qė i vjen nė mendje kur pėrballet me situatat plot humor qė servir politika shqiptare dhe zhgėnjimet qė lindin nga mospėrkrahja e krijimtarisė dhe prodhimit tė komedive. Si njė vėzhgues i mprehtė i fenomeneve, Koēo Devole pohon se politika jonė prodhon shumė humor, aq sa batutat e saj bėhen pjesė e fabulave komike tė skenarėve dhe skeēeve. Por, kjo ėshtė vetėm ana e mirė e medaljes, pasi ana tjetėr tregon se artistėt e humorit dhe tekstshkruesit e tyre kthehen nė opozitė me politikėn.
 Koēo Devole Lexoni njė rrėfim dinamik tė jetės, karrierės sė aktorit dhe regjisorit tė humorit shqiptar, i cili pohon se pas shumė vitesh i ėshtė rikthyer dashurisė sė ...tij tė parė..., karikaturės!
Si nisi kjo ditė pėr ju?
Tė them tė drejtėn, dita e sotme pėr mua nisi natėn, aty rreth orės tre tė mėngjesit, kur njė nga komshinjtė e mi, qė me siguri po vinte nga ndonjė banket i majmė, ngjiste shkallėt duke kėnduar me zė tė lartė kėngėn Shqipėria po ndryshon". Njė tjetėr komshi qė u zgjua nga gjumi si puna ime, ia kthehu me kėngėn "Ēohu, ēohu, ēohu!". Ky duel-duet qė vazhdoi rreth pesė minuta, ēoi nė kėmbė gjithė banorėt e pallatit, tė cilėt u bashkuan nė kor. Gjysma kėndonte kėngėn "Shqipėria po ndryshon" dhe gjysma, "Ēohu, ēohu, ēohu!". Ca bėrtisnin "hapni kutitė", ca tė tjerė "mbyllni more gojėn". Ėshtė kėnaqėsi kur zgjohesh me kėngė dhe protesta.
Ju jetoni nė Amerikė? Keni menduar tė ktheheni pėrfundimisht nė Shqipėri?
Njė mendje mė thotė po, njė mendje mė thotė jo. Nuk e kam menduar thellė, por ju jap fjalėn se do tė thellohem.
Me ēfarė merreni nė Amerike?
Nė pėrgjithėsi... me asgjė!
Ēfarė ndjen kur zbret nė aeroportin e Rinasit dhe futesh pėr nė Tiranė?
Ėshtė ajo ndjesi e kėndshme qė po vjen nė vendin tėnd, ku dėgjon shqip, ku ka njerėz qė tė njohin, tė pėrshėndesin, tė pėrqafojnė, dhe kjo, pėr ne tė emigruarit nuk ėshtė pak. Respektin, mirėnjohjen dhe dashurinė qė tė rrethon kėtu, nuk e gjen kurrė atje. Nė rrugėt e Nju Jorkut njerėzit lėvizin si mizat e dheut. Ēdo mizė shikon punėn e vet. Ti je njė prej atyre mizave.
Vitin e Ri ku e festuat, kėtu apo andej?
Kėtu me miqtė mi. Nė Amerikė isha nė nėntor. Andej festohet mė bukur. Jo se nė Shqipėri nuk festohen, po kėtu festat vazhdojnė tė ndara. PD-ja vazhdon ta festojė ditėn e Ēlirimit mė 28, ndėrsa PS-ja, mė 29. Na mori nė qafė ai gjermani i fundit! Kam dėgjuar qė ėshtė ende gjallė. Ėshtė 89 vjeē dhe ka rreth dhjetė vjet qė ka shkruar njė libėr me kujtimet e luftės nė Shqipėri, por nuk po e boton akoma, pikėrisht pėr datėn e ikjes sė tij nga Shkodra. Ka ndėrhyrje nga tė dy krahėt politikė. Misionarėt e PD-sė i thonė: "Zotėri, ke ikur mė 28", ndėrsa ata tė PS-sė: "Jo zotėri, ke ikur mė 29!". Hans Gryner e ka lėnė tė shkruar nė testament datėn dhe orėn e saktė tė ikjes sė tij nga Shqipėria. Testamentin e ka kyēur nė njė kuti metalike, pėr tė cilėn ata tė PS-sė i thonė "Hape kutinė", ndėrsa ata tė PD-sė, "Mos e hap!". Edhe kutinė e Hansit kishim mangėt, nė njė kohė qė po na zien koka pėr kutitė tona!
Ju jeni aktor, skenarist dhe regjisor i disa spektakleve e telefilmave televizivė. Kė do tė veēonit si humoristin mė tė mirė, regjisorin mė tė mirė, kolegun mė tė mirė dhe mikun mė tė mirė?
Pyetje e gjatė dhe e vėshtirė, por do t'i pėrgjigjem. Si kolegun mė tė mirė do veēoja Agron Llakėn, regjisorin mė tė mirė, Pėllumb Kullėn dhe humoristin mė tė mirė, pa dyshim do tė veēoja Filip Ēakulin, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe miku im mė i mirė. Me Cakulin kemi vite qė njihemi, qė kur kemi punuar bashkė nė revistėn "Hosteni". Filipi ėshtė njė njeri qė rrezaton orė e ēast humor, e ka si deodorant, po kalove afėr tij, e ndjen erėn e humorit tė Ēakulit. Shumė prej materialeve tė mia skenike apo televizive kanė "deodorantin" e tij.
Pėrmendėt revistėn "Hosteni", kam dėgjuar se vite mė parė ju jeni marrė edhe me karikaturėn...
Po. Ka qenė si tė thuash "e dashura ime e parė", dhe e dashura e parė nuk harrohet. Mund tė jenė tė paktė ata qė mė njohin si karikaturist. U ndava prej saj rreth viteve '80. Tani them ta takoj pėrsėri dhe ta pėrqafoj. Kam ca kohė qė kam nisur njė cikėl me karikatura nga jeta e politikanėve tanė. Po tė dėshironi, mund t'ju sjell disa skica sa pėr njė ilustrim tė bisedės sonė.
I pres me kėnaqėsi. Pyetja nė vazhdim: Jeni me humor vazhdimisht, apo ju kap ndonjėherė edhe pesimizmi?
Nė Shqipėri ėshtė e vėshtirė qė tė jesh gjatė gjithė ditės optimist dhe nė humor. Edhe nė rastin mė tė mirė, diku dhe dikur do tė prishet. Mė kujtohet njė festė me rastin e ditėlindjes sime. U mblodhėn kolegė, miq e shokė pothuaj nga e gjithė Shqipėria. Gėzim mė tė madh pėr mua s'kishte. Tė gjithė mė takuan, mė pėrqafuan, mė respektuan dhe mė uruan. Festa mbaroi dhe tė gjithė duke mė pėrshėndetur u hipėn makinave dhe u larguan. Befas e pashė veten fillikat tek dera e lokalit, por gjithsesi i lumturuar dhe plot humor. Pėr dreq, atė ditė po binte edhe shi. Mirė makinė, por unė s'kisha as ēadėr. Me ngrohtėsinė e festės dola nga lokali dhe nisa tė ecja nėpėr shi. Nė bulevard kalonin makinat njėra pas tjetrės dhe unė dėgjoja pėrshėndetjet e tyre, "Koēo na kėnaqe, je i madh!", Faleminderit, i pėrshėndesja unė duke ecur nė shi. Je i madh njeri, je i madh tjetri, mbyllnin xhamat e makinave dhe largoheshin drejt bulevardit. Ndėrsa unė "i madhi" vazhdoja tė ecja nėpėr shi. Si nuk mė mori njeri nė makinė? Mė mirė tė isha "i vogėl" dhe brenda nė Benz, se sa "i madh" dhe nė shi. Pėrtej xhamave tė zyrave dhe dhomave tė ngrohta ne qė ecim nė shi, jemi gjithmonė "tė mėdhenj!?"
Kur jeni nė Amerikė, i ndiqni lajmet, politikėn?
Ėshtė e pamundur tė shkėputesh nga ato qė ndodhin nė Shqipėri. Ne vėrtet jemi nė Amerikė, por jetojmė si shqiptarė, nuk rrimė dot pa fasule dhe politikė. Pėr politikėn nė pėrgjithėsi dhe politikanėt nė veēanti edhe andej i zbrazim "thasėt e sharjeve" njėsoj si kėtu. Nuk e marr vesh se ē'bėhet me "racėn" tonė?! U bėnė 18 vjet qė vetėm po zbrazim "trastat" dhe "thasėt e sharjeve" nėpėr tavolina bisedash dhe asgjė mė shumė. Edhe politikanėt nėpėr debatet televizive po me "thasėt e sharjeve" nė kurriz shkojnė pėrballė njėri-tjetrit. Zbraz ata, e zbraz ne! Jemi bėrė tė gjithė si punėtorė tė ngarkim-shkarkimit tė sharjeve. Ja, njė karikaturė pėr shembull mund tė ishte takimi Rama-Berisha, ku tė dy me thasėt e sharjeve nė kurriz vijnė nė njė debat televiziv. Megjithėse ata kanė aq shumė pėr njėri-tjetrin, saqė mund tė vijnė me riportabėl tė mbushur dėng me sharje!
Si e nisi rrugėn e artit Koēo Devole? Cili ishte roli i parė dhe si e kujtoni sot?
Roli im i parė ka qenė ai i Colit nė filmin "Debatik". Ishte viti 1960, kur regjisori Hysen Hakani njė ditė marsi hyri nė klasėn e 8-tė B, sė bashku me drejtorin e shkollės. Ai pasi i hodhi njė sy tė gjithė klasės, u afrua tek unė dhe mė tha: "Ke qejf tė luash nė film?" Unė vetėm ngrita kokėn dhe nuk fola. "Ke qejf, ke", - tha duke mė shpupurisur flokėt. Tė nesėrmen tek dera e shkollės erdhi njė "Gaz 69", i cili mė ēoi nė dyert e Kinostudios "Shqipėria e re". Kėnaqėsia qė po hyja nė botėn e filmit ishte e pakufishme. Sė bashku me aktorin Besim Levonja qė do interpretonte rolin e karrocierit nisėm kinoprovat e mė pas xhirimet deri tek episodi me pėllumbat. Mė pas ndodhi hataja! Zėvendėsdrejtori i atėhershėm i Kinostudios, shoku Todi Bozo sapo erdhi nė sheshin e xhirimit dhe mė pa mua, tha: "Ore Hysen, po ky djali ėshtė ca i madh nė moshė pėr rolin e Colit! Ky duhet tė jetė mė i vogli ndėr shokėt! Gjej njė tjetėr!" Hyseni m'u afrua dhe mė tha: "Mos u mėrzit kaēurrel, e di unė atė punė. Nesėr tė jesh gati kur tė vijė makina tė tė marrė". Pėr ditė e javė tė tėra, unė me sytė e pėrlotur shikoja nga porta e shkollės, por "Gazi 69" nuk erdhi mė. Ky pra ishte roli im i parė dhe takimi i parė me botėn e artit. Mė pas nisa tė aktivizohem nė teatrin e shkollės "8 Nėntori" e mė vonė nė trupėn amatore tė Klubit tė Kulturės tė Kombinatit tė Tekstileve nė Tiranė, ku interpretova pėr herė tė parė rolin e djalit tek drama e Foqion Postolit, "Lulja e kujtimit". Mė vonė pasuan interpretimet nė dramat "Tri tė shtėna pushke", "Heronjtė e vigut", "Dragoi i Dragobisė", "Banorėt e shkallės nr.6". Nė kėto drama e komedi pata fatin tė punoja me regjisorėt e atėhershėm, Pandi Stillu, Zina Andri e deri tek i madhi Kujtim Spahivogli. Kaq mjafton pėr kėtė pyetje, besoj!
Pėr publikun mbetet i paharrueshėm dhe i papėrsėritshėm roli i Sillos. Ju vetė si e kujtoni sot jo vetėm rolin, por tėrė filmin, qė padyshim nė gjininė e humorit do tė mbetet njė nga mė tė arrirėt shqiptarė?
Faleminderit qė bėni njė pėrcaktim tė tillė, por do tė mė falni t'ju bėj njė vėrejtje. Ju gazetarėt mendoj se jeni shumė dorėlėshuar nė epitetet qė i ngjisni krijimtarisė dhe interpretimit artistik. Lexoj nė gazeta dhe dėgjoj nė ekran se tė gjithė kėngėtarėt tanė janė "bilbila" tė kėngės popullore dhe aktorėt, "yje" tė skenės dhe tė ekranit. Nuk ju duket se e kini mbushur ca si shumė qiellin e artit me yje dhe pyllin e kėngės popullore me bilbila? Pylli ka edhe zogj tė tjerė si gardalina, kanarina, harabela, kėshtu qė ndonjė kėngėtar mund tė jetė edhe "harabel" i kėngės popullore, apo jo? Pėr tė mos thėnė qė kemi edhe "laraska" tė kėngės popullore dhe asaj tė lehtė. Pak mė dorėshtrėnguar nė etiketimet tuaja, se ēfarė do thoshim pėr "bilbilat" dhe "yjet" pėrtej pyllit dhe qiellit tė artit shqiptar?
Cili ka qenė shpėrblimi qė keni marrė nga gjithė puna juaj deri mė sot?
Rroga mujore, ca honorare dhe duartrokitjet e publikut. Kėto tė fundit mė kanė mbajtur gjallė. Dikur kam thėnė, sikur ēdo duartrokitje e publikut tė ishte njė "tullė", ne artistėt sot do tė ishim tė gjithė me vila e ndoshta me fshatra turistike.
Ėshtė e vėrtetė se nė kohėn e monizmit artistėt nė pėrgjithėsi dhe aktorėt nė veēanti, kanė qenė shumė mė tė vlerėsuar se tani?
Mė se e vėrtetė. Po pse? Sepse nė atė kohė ne kemi qenė "ndihmės tė Partisė" dhe doemos qė Partia do na vlerėsonte. Ndėrsa sot jemi nė opozitė, jemi kritikė ndaj Partisė nė pushtet dhe qeverisė sė saj. Dhe kur je kundėrshtar i Partisė dhe i Qeverisė, ėshtė "e kuptueshme" qė ajo nuk ka pse tė tė vlerėsojė. Po tė bėhesh ndihmės i Partisė dhe Qeverisė "Berisha", ėshtė "e kuptueshme" qė do jesh shumė mė shumė i vlerėsuar.
Sot bėhen emisione me humor, cili ėshtė opinioni juaj pėr ta?
Po tė rrimė drejt e tė flasim shtrembėr, nuk mė pėlqejnė fare. Ndėrsa, po tė rrimė shtrembėr dhe tė flasim drejt, u heq kapelėn dhe i pėrshėndes.
Nuk mendoni se ka shumė banalizim dhe, a mund tė pranohet banalizimi nė art, konkretisht nė humor?
Doemos qė nuk pranohet. Por fillimisht duhet tė sqarojmė njė herė e mirė se ē'kuptojmė me banalen apo banalizimin. Nėse banale do tė quanim njė fjalė jashtė edukatės sonė, njė fjalė tė ndyrė, duhet parė se nė ē'rrethana thuhet, si thuhet dhe kujt i thuhet. Nėse aktori, skenaristi apo regjisori kėrkojnė me ēdo kusht qė tė shkojnė tek batuta e ndyrė, kjo po qė ėshtė banale dhe e papranueshme. Por nėse personazhi ėshtė nė ato rrethana ku fjala e ndyrė i del nga shpirti, kėtu nuk ka banale, as banalizim. Mos harroni se nė tė gjithė filmat amerikanė ke njė "shit" apo njė "fak-ju" dhe nuk na bėn pėrshtypje. Pse? Njė barcaletė: Nė njė fushė tė ndarė me njė gardh telash me gjemba kullosin nga njėra anė njė lopė dhe nga ana tjetėr njė dem. Demi qė kishte kohė qė e shikonte lopėn pėrtej gardhit, njė ditė i hipėn nė kokė, kėrcen gardhin me tela dhe i afrohet lopės. Si tė quajnė? Lara Fjongokuqja, - i pėrgjigjet lopa, - por me qė sot nuk e kam fjongon nė kokė, mė thirr shkurt Lara. Po ty si tė quajnė? Mua mė quajnė Dem Koqemadhi, por meqenėse koqet mė mbeten tek gardhi, ti mė thirr shkurt Dem. Tani, e zėmė se Demi do t'i thoshte Larės me edukatė: Mua me quajnė Demorgangjenitalmadhi, do kish ndonjė ndryshim? Nuk i pranon morali dhe edukata jonė. "Morali ynė?!" Mos ka pak si shumė hipokrizi brenda tij? Me kėtė nuk dua tė them qė nė skenat tona tė vėrshojnė fjalėt e ndyra, jo, por ne kemi edhe njė fjalė tė urtė popullore qė i shkon pėr shtat kėsaj qė po flasim: Gjella me kripė e kripa me karar. Kur ka shume "kripė" fjalėsh tė ndyra, doemos qė "gjella artistike" nuk hahet, por edhe pa kripė fare mos na i lini "gjellėt!".
Ku qėndron "e keqja", le tė themi, e humorit sot tek skenarėt, apo tek publiku qė ndonjėherė pėlqen banalitetin?
Kėtė punėn e publikut-popull unė e shoh pak tė ngatėrruar. Ky mund tė jetė debat pa fund. Varet se pėr ē'publik bėhet fjalė? Nėse nė njė sallė varieteje do tė kishim vetėm shkrimtarė, poetė, shkencėtarė, mjekė, inxhinierė, me njė fjalė intelektualė tė mirėfilltė, padyshim qė edhe humori do bėhej pėr ta, sigurisht nėse edhe stafi krijues dhe ai interpretues do ish nė nivelin e tyre. Nė rast tė kundėrt nuk do tė funksiononte. Por nuk ėshtė kėshtu tek ne akoma. Kėtu ēdo gjė, duke nisur qė nga politika, shkenca, kultura edhe arti, tė gjitha i shkojnė pėr shtat nivelit tė popullit. Ca gjėra duhet t'i pranojmė dhe t'i themi ashtu siē janė. Lenini, i vogėl nė trup dhe i madh nė mendje, ka thėnė qė arti i takon popullit. Nuk do guxoja ta kundėrshtoja kėtė thėnie tė udhėheqėsit tė revolucionit, se do hapja debate tė mėdha qė mund tė mė ktheheshin nė bumerang. Por, "e keqja" qė thoni ju, pėr mendimin tim, kėtu fillon. Do tė thosha qė i pari ėshtė publiku, pra populli. Ashtu si ēdo gjini tjetėr e artit, edhe humori bėhet pėr t'ia treguar publikut popull. Nėse populli e pranon, jemi nė rregull, nėse jo, atėherė s'kemi bėrė gjė. Nga ana tjetėr, nėse pranojmė thėnien se populli ėshtė turme, ėshtė kope, tė na e thonė mė tė menēurit se pėr kė duhet tė bėjmė humor? Pėr "kopenė", apo pėr "ēobanėt?" Ne vetė i kemi vendosur rregullat nė shoqėrinė tonė njerėzore. Ose mė saktė, i kanė vendosur ata qė kanė pasur pushtetin dhe ne kemi ngritur dorėn nė shenjė aprovimi. Bie fjala, seksi ėshtė i lejuar, prostitucioni qė ka pėr bazė seksin, ėshtė i ndaluar. Nuk ėshtė pak kontradiktore ? Pra, nėse seksin qė e lejon ligji do ta quanim produkt, prostitucionin qė ėshtė nėnprodukt i tij pse e ndalon ligji? Shkurt, qumėshtin-seks e lejon tė pihet, prostitucionin-djathė, e ndalon tė hahet?! Ec e merre vesh kėtė punė!
Me sa di, po merreni me njė serial televiziv, mund tė na tregoni konkretisht disa detaje rreth tij dhe kur do tė ketė kėnaqėsinė publiku ta shohė atė?
Mė vjen keq pėr publikun qė nuk do ta ketė kėtė kėnaqėsi. Kam shumė frikė se ky serial nuk do tė realizohet, sepse "ata" qė e morėn pėrsipėr ta realizojnė bėnė njė "tėrheqje taktike" dhe "pse-nė" akoma nuk e kam marrė vesh. Seriali i titulluar "Natė me diell" ėshtė njė lloj "Big Brother" jo nė ambientin e mbyllur nga muret, por jashtė tyre, nė natyrė, mes njerėzve dhe jetės sė tyre.
Mendoni se tashmė i keni realizuar tė gjitha ėndrrat qė keni pasur?
Ėndrrat janė me qindra, ndėrsa realizimet numėrohen si gishtat e dorės tė njė zdrukthėtari tė pakujdesshėm. Tė realizosh ėndrra sot, duhet ta kesh qesen plot. Qesja jonė ėshtė shpuar me kohė, ose mė saktė, e hapur nga tė dyja anėt. Tė vetmit qė mund tė realizojnė ėndrrat sot janė miliarderėt e mėdhenj, qė i kanė nisur realizimet si milionerė fare tė thjeshtė.
Si njohės i humorit, mendoni se humor mė i mirė bėhej dje, (para viteve '90) apo sot?
Shumė kritikė arti janė shprehur se humori i vėrtetė bėhet vetėm nė diktaturė, si rrjedhojė e kėsaj, edhe sot bėhet goxha humor i mirė.
Sa e ndiqni situatėn politike nė vend dhe cili ėshtė opinioni juaj, kush prodhon mė shumė humor sot, jeta politike apo ajo sociale?
Pa e anashkaluar jetėn sociale, padyshim humor prodhon jeta politike dhe politikanėt. Humori nė vetvete dhe artistėt pas tij, janė gjithmonė nė opozitė me qeveritė dhe qeveritarėt e kujtdo krahu politik qofshin. Politikanėt dhe qeveritarėt, nuk ėshtė se nuk qeshin me ne, qeshin, por qeshin duke shtrėnguar dhėmbėt. Kjo puna e "dhėmbėve tė shtrėnguar" ėshtė pengesa mė e madhe pėr humorin e vėrtetė. U bė kohė e gjatė qė ne vazhdojmė tė bėjmė humor pėrpara "nofullave tė shtrėnguara". Humoristėt duhet tė dalin nė njė miting paqėsor me parullat "Qeveritarė dhe politikanė, ēlironi nofullat nėse doni tė qeshni!"
Cila ėshtė kėshilla qė u jepni sot aktorėve tė rinj?
Tė jenė vetvetja. Tė punojnė pareshtur, duke shkuar sa mė shpejt drejt individualitetit tė tyre artistik. Tė jenė origjinalė, nė asnjė mėnyrė kopje. Tė mos pranojnė tė interpretojnė krijime dhe figura qė i kanė bėrė tė tjerėt mė parė. Tė mos imitojnė aktorė dhe programe tė huaja duke i pėrshtatur ato nė shqip; me njė fjalė, tė jenė krijues dhe jo pėrkthyes.
Intervistoi: ILDA LUMANI
G. SH
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 24 vizitorë |
| Lexuar:
1,043 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura! |
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59 Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c... |
| Ramadan PLLANA: DĖSHMI TĖ KOHĖS (IV) |
E shtunė, 26 qershor 2010 - 00:06 KUJTIME NGA BURGU
(PJESA E KATĖRT)
Veē njė qėllim i naltė tban me durue,
E zemrėn ta forcon;
Ndėr kundėrshtime svyen kurrė me u ligshtue,
... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|