Beograd, 31 janar – Serbinë si shtet mik më së shumti e konsiderojnë qytetarët e Malit të Zi (69,1 për qind e të anketuarve), Maqedonisë (54,8 për qind) BeH-së (44,3 për qind), kurse më së paku qytetarët e Kroacisë (6,9 për qind), të Shqipërisë (7,6 për qind) dhe të Kosovës (3,5 për qind e të anketuarve), tregoi hulumtimi më i ri “Ballkan monitor” i Gallupit.
Si transmeton gazeta Blic e Beogradit, ky hulumtim ka treguar se shumica e qytetarëve të Kosovës e të Shqipërisë mbështesin bashkimin kombëtar (gazeta beogradase e quan Shqipëria e madhe), dhe pothuaj çdo i dyti qytetar i anketuar i këtyre dy vendeve mendon se kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt. “Në pyetjen se a e mbështesin formimin e Shqipërisë së madhe, janë përgjigjur pozitivisht 74,2 për qind e të anketuarve në Kosovë dhe 70,5 për qind në Shqipëri”, transmeton Blici.
K D
|