| Teoria e komploteve dhe politikat miope |
| Publikuar më 02 shkurt, 2010 nė orėn 00:56 ( ) |
Ramiz Bojaj | Opinion | |
|
|
|
Pėr sa kohė qe Qeveria e Kosovės nuk mbėshtetet nė pėrdorimin e forcės nė zgjidhjen e problemit tė veriut, vetvetiu(ose nė formėn e heshtur) nėnkupton nėnshtrimin e plotė ndaj bandave tė armatosura dhe MUP-it serb nė kėtė pjesė tė shtetit tonė. Kosovės mė tepėr se kurrė i duhet hartimi i njė strategjie politike(nė planin e jashtėm dhe tė brendshėm) qė ti imponojė Serbisė dhe BN-sė, politikėn e vet mbėshtetur nė interesat e saja nacionale. Pėrse, gjithmonė jemi tė denuar qė tė reagojmė pas veprimeve ose akuzave tė Serbisė.
Paaftėsia e ndėrtimit tė politikave ekzekutive(plani i brendshmė) si dhe mos efektiviteti nė diplomacinė e jashtme qeveritare, ka bėrė qe Serbia fqinje, jo vetėm tė mbrojė (planin e vet fashisoid), por vazhdon tė diktojė edhe pėrmbajtjen e gjertanishme tė spektrit europolitik tė vendit tonė(plani i jashtėm). Nė kėtė kontekst, Serbia rrezikon qė tė imponohet edhe si palė e tretė nė bisedimet pėr veriun e Kosovės, mbi bazat e tė cilės me automatizėm pjesėn veriore tė Mitrovicės do ta shndėrronte nė njė zonė neutrale nė mes tė Kosovės dhe Serbisė. Para se tė ndodhė akti i kryer(pėrfshirja e Serbisė nė bisedime pėr veriun), institucionet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės me urgjencė duhet tė zbatojnė strategjinė e demilitarizimit(shpartallimin e strukturave ilegale dhe kriminale tė menaxhuara nga Serbia), vend ky i pėrfshirė nė liberalizim vizash me gjithė tė palarat e saj. Duke gjendur terren tė pėrshtatshėm (ngathtėsia diplomatike e Kosovės pėr tė akuzuar Serbinė pėr tė bėmat e saj kriminale dhe menaxhim tė elementeve kriminale nė veri), kjo e fundit vazhdon me komplotet e saja kundėr shtetit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare(nė OKB, BE GJND etj), ndėrsa nė raport ndėrshtetėror me vendin tonė, vazhdon tė kultivojė politikėn e terrorizmit ndėrkombėtar duke mbėshtetur strukturat paralele dhe kriminale serbe nė veriun e Mitrovicės.
Pėrse gjithmonė tė vonuar?!
Ėshtė shansi i fundit qė tė paktėn nė rastin e Mitrovicės, institucionet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės tė tregojnė fuqinė e tyre, legjitimitetin dhe autoritetin e vet si shtet i pavarur dhe sovran. Pėrparėsi e dorės sė parė pėr autoritetet tona shtetėrore ėshtė fakti se problemi ėshtė i pėrkufizuar brenda territorit tė vendit tonė(tė njohur edhe ndėrkombėtarisht). Ekzistojnė tė gjitha elementet qė favorizojnė zbatimin e planit ekopolitik-shtetėror nė kėtė pjesė tė vendit, duke goditur fillimisht Serbinė(nė pikėn kufitare) pėr tė vazhduar me ndjekjen e kriminelėve qė veprojnė atje prej vitesh. Gjithashtu, autoritetet e Kosovės duhet tė mbajnė kontakte mė tė rregullta me institucionet e Kosovės Lindore(Preshevė, Medvexhė dhe Bujanovc) nė mėnyrė qė Serbia tė paktėn njėherė tė hudhet nė planin defansiv. Serbia duke vazhduar ofensivėn e saj agresive(realisht millosheviqiane) sa herė qė mbahen konferencat e OKB-sė, po e vė Kosovėn nė planin defansiv, gjithnjė duke u marrė me demantet dhe gėnjeshtrat e fabrikuara tė Serbisė kundėr autoktonisė dhe historisė sė Kosovės. Nuk ėshtė gjithnjė e mjaftueshme qe ne vetėm tė mbrohemi. Ne nuk e akuzuam Serbinė as pėr krime e gjenocid, por kjo akuzoi Kosovėn nė GJND. E gjithė kjo shton njė shqetėsim tepėr real. Institucionet e zgjedhura tė Kosovės ose jane realisht tė pafuqishme pėr tė vepruar, ose ekziston njė servilizėm deri nė neveri ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, e cila jo vetėm qė nuk mbron asnjėrėn palė(mendoj BN-ja), por kjo e fundit anon kah kompromisi i planeve gjithėpėrfshirėse (pjesėmarrja e tė gjithėve nė bisedime:nėshkrimi i protokollit EULEX-Serbi, tentimet e UNMIK-ut pėr dialog Prishtinė-Beograd etj).
Strategjia pėr veriun-utopi
Pėr sa kohė qe Qeveria e Kosovės, vazhdon tė hartojė plane veprimi vetėm nė letėr, (plotėsisht tė pazbatueshme nė teren), shton rrezikun e faktorizimit tė Serbisė nė veriun e Mitrovicės. Nė fakt Serbia vazhdon ta mbajė nėn kontroll kėtė pjesė tė territorit tė shtetit tonė(natyrisht nė formėn ilegale por gjithsesi faktike), duke penguar shtrirjen e autoritetit shtetėror legjitim(tė Republikės sė Kosovės) nė kėtė pjesė delikate. Nė fakt Qeveria e Kosovės nuk duhet tė shtojė presion mbi EULEX-in qė tė angazhojė mekanizmat ndėrkombėtar nė tė gjitha skajet e territorit verior, por duhet tė kėmbėbgulė qe nė radhė tė parė tė dėrgojė mekanizmat vendase administrativo-policore, tė cilat do tė garantonin strategjinė tjeter qė nėnkupton planin pėr investime dhe zhvillim. Nėse kjo e dyta(plani ekonomik) ndodhė tė hyjė nė funksion para se tė ndodhė demilitarizimi, kjo do tė thotė majmėri e strukturave ilegale dhe kriminale tė Serbisė, tė cilat mund ti marrin donacionet, por sėrish tė japin llogari tek autoritetet e shtetit fqinj serb. Nėse autoritetet e Kosovės janė sovrane nė funksionim dhe veprim, atėherė edhe perdorimi i forcės do tė ishte i justifikueshėm. Nėse realisht nė Mitrovicėn veriore vazhdojnė tė mbeten tė ngrira ligjet kushtetuese tė sovranit(shtetit tė Kosovės) atėherė ndarja funskionale e pushteteve ėshtė e pashmangshme:(forma juridike dhe kushtetuese nga qendra e Prishtinės me elemnte kushteuese unike-territoriale dhe ajo praktike e zbatuar nė terren nga strukturat ilegale-paralele qė mbėshteten nė juridiksionin e Serbisė).
Fondet pėr veriun, apo majmėri e strukturave ilegale dhe kriminale
Veriu vazhdon tė mbetet jashtė kontrollit tė institucioneve ndėrkombėtare dhe vendase pėr mė shumė se 10 vjet, dhe afėr dy vjet qė nga shpallja e pavarėsisė. Nė fakt Qeveria ka premtuar fond tė veēantė pėr veriun e Kosovės, nė mėnyrė qė tė zbatojė strategjinė pėr integrimin e kėsaj pjese. Nė parim kjo tingėllon bukur(bile diq po bėhet pėr veriun), por realisht ėshtė e paqartė se si do tė funksionojė sė zbatuari kjo strategji. Dhe ėshtė plotėsisht absurde qe krerėt institucionalė tė Republikės sė Kosovės tė kėrkojnė partneritet ndėrkombėtar nė kėtė aspekt pėr faktin se ndėrkombėtarėt do tė pėrfshinin edhe Serbinė nė njė partneritet tė gjerė bisedimesh, anipse nė esencė do tė quheshin teknike. Kjo do tė thotė legjitimitet i strukturave kriminale serbe atje, tė quajtura me njė fjalor mė tė butė diplomatik:struktura gjysmė ilegale apo gjysmė tė integruara. Kjo nė fakt hapė njė kapitull tė ri tė njė lufte tė ftohtė, nė mes tė BE-sė, Kosovės dhe Serbisė. Kjo do tė thotė se asnjė strategji e dorės sė butė nuk do tė kenė efekt nė veri, dhe kjo mosgjidhje do tė ndodhė pėr aq kohė sa Serbia tė pėrfshihet nė planin pėr strategjinė. Realisht Serbia ėshtė vet pjellė e problemit. Asnjė strategji nuk mund tė zbatohet nė bashkėpunim me Serbinė, pėr faktin se kjo e fundit nuk posedon interes qė tė ndodh integrimi i veriut nė sistemin juridik, kushtetues tė Kosovės. Paaftėsia e ndėrtimit tė politikave ekzekutive(plani i brendshmė) si dhe mos efektiviteti nė diplomacinė e jashtme tė qeverisė sonė, ka bėrė qe Serbia fqinje tė udhėheq programin politik, tė shtetit tė Kosovės (nė betejat e saja destruktive), jo vetėm duke mbrojtur (planin e vet fashisoid), por vazhdon tė diktojė pėrmbajtjen e gjertanishme tė spektrit europolitik tė vendit tonė(Akuzat dhe trillimet nė OKB, BE si dhe ato te paradokohshme nė GJND).
(Autori ėshtė publicist dhe Drejtor pėr Marrėdhėnie me Publikun nė Institutin pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike).
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 107 vizitorë |
| Lexuar:
709 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| JO, AUTONOMI SPECIALE, AS SOVRANITET TĖ DY... |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25 Barometri Diplomatik
*** Bajram Rexhepi: Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė... |
| REPUBLIKA E SHATĖRVANIT |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39 Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj... |
| Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!? |
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37 28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|