Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Paskal Milo: Qeveria shqiptare tė kėrkojė rishqyrtimin e ēėshtjes sė “Incidentit tė Kanalit tė Korfuzit”
Publikuar më 03 shkurt, 2010 nė orėn 01:10 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ēėshtja e “Incidenti tė Kanalit tė Korfuzit” ėshtė njė nga dashuritė e vjetra tė historianit Prof.Dr.Paskal Milo. E nė fakt, ajo ėshtė njė ēėshtje qė pėrbėn interes pėr gjithė. Kjo, pasi dokumentet e dala tashmė sjellin sot njė panoramė tė vėrtetė, jo vetėm tė historisė qė ka ndodhur, por edhe tė atij gjykimi tė rėndė qė ju dha Shqipėrisė nga Gjykata Ndėrkombėtare
e Hagės, ku Shqipėria u penalizua me pagimin e mbi 840 mijė stėrlinave. Sot, nėn dritėn e dokumenteve, vėrtetohet se anijet luftarake britanike kanė pasur qėllim provokimin e Shqipėrisė.

Njė fakt qė bėn po aq fajtore Britaninė e Madhe nė atė incident. Dhe, kėto nuk janė dėshira apo supozime tė fanatikėve, siē ėshtė shkruar sė fundmi nė disa blogje shqiptare. Pėrkundrazi. Historiani Paskal Milo ka njė mal tė tėrė me dosje e dokumente nė lidhje me kėtė ēėshtje (madje, i ka marrė ato me vete edhe gjatė takimit tonė). Dokumente, qė sė shpejti do tė botohen nė njė libėr nga zoti Milo. Por, gjithashtu dokumente qė do t’i shėrbenin qeverisė shqiptare pėr tė kėrkuar rihapjen e gjykimit tė kėsaj ēėshtjeje nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės, ēka do tė thotė qė ndoshta njė ditė do tė na kthehet nė mos i gjithė, njė pjesė e mirė e atij ari qė iu mor padrejtėsisht Shqipėrisė!

Zoti Milo, ditėt e fundit “Gazeta Shqiptare” ka botuar disa dokumente pėr “Incidentin e Kanalit tė Korfuzit”. Ju keni vite qė i jeni pėrkushtuar kėsaj ēėshtjeje, zbulimi i kėtyre dokumenteve, ēfarė tė rejash sjell?

Si studiues i historisė diplomatike tė Shqipėrisė, ‘Incidenti i Kanalit tė Korfuzit’ ėshtė njė dashuri e vjetėr pėr mua. Nė mėnyrė tė veēantė, unė jam angazhuar plotėsisht me tė pas vitit 1990, kur shkova posaēėrisht pėr kėrkime arkivore nė arkivat e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Rusisė dhe nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Britanisė sė Madhe, pėrpos edhe konsultimit tė dokumenteve arkivore nė arkivin e Departamentit Amerikan tė Shtetit. Madje, vitet e fundit kam arritur tė gjej edhe njė pjesė tė dokumenteve arkivore qė ruhen nė arkivin e Beogradit nė lidhje me ‘Incidentin e Kanalit tė Korfuzit’. Kur shkova nė Moskė dhe fillova kėrkimet, u befasova nga ato ēfarė gjeta atje dhe kur u ktheva nė vitin 1994, botova njė pjesė tė atyre dokumenteve qė kisha gjetur, tė cilat shkaktuan njė pakėnaqėsi dhe revoltė tek mjaft njerėz, qė ishin mėsuar ta dėshmonin historinė e incidentit tė Kanalit tė Korfuzit sipas skemės sė vjetėr qė mbronte regjimi komunist. Kur shkova nė arkivin e “Forin Office”, aty gjeta dokumente tė tjera tė cilat ishin me shumicė pėr ‘Incidentin e Kanalit tė Korfuzit’. Sigurisht, jo tė gjitha ishin tė deklasifikuara, por ato pėrbėjnė edhe sot korpusin kryesor ku unė mbėshtetem nė shpjegimin e kėsaj historie. Pėr herė tė parė aty gjeta dokumente tė cilat shpjegonin fare qartė qė, qeveria britanike nė verėn e vitit 1946, pas incidentin tė parė nė Kanalin e Korfuzit nė maj tė po atij vitit, po planifikonte tė provokonte qeverinė shqiptare me njė kalim tė dy anijeve ushtarake tė saj pėrmes vijės sė lundrimit nė veri tė Kanalit tė Korfuzit, me qėllim qė tė shikonte reagimin e qeverisė shqiptare. Madje, dokumentet janė kaq tė qarta dhe urdhrat e qeverisė angleze me miratimin e kryeministrit tė asaj kohe, Clement Attlee, saqė nuk vihet fare nė dyshim qė sedra e prekur e britanikėve kėrkonte shpagim. Prandaj, ata e organizuan kalimin e dytė tė anijeve britanike nė 22 tetor, pasi ishin pėrgatitur pėr muaj tė tėrė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Por, kėrkimi i dokumenteve dhe konkluzioni qė unė arrita nė vitin 1994, ėshtė qė qeveria shqiptare kishte pjesėn e vet tė fajit, por nė radhė tė parė fajtore pėr incidentin ishte edhe qeveria britanike. Fakt qė u vėrtetua pėrfundimisht nė vitin 2004, kur studiuesi anglez, Anthony Carty botoi nė njė revistė shkencore tė titulluar "Ligji dhe praktika e gjykata ndėrkombėtare" ("The Law and Practive International Courts and Tribunals"), nė Holandė, njė studim pėr 'Incidentin e Kanalit tė Korfuzit', mbėshtetur nė dokumentet e reja britanike qė ishin zbuluar nė arkivin e Admiraliatit britanik. Kėto dokumente, siē edhe unė bėra tė njohur dy muaj mė parė nė njė emision, dėshmonin pėrfundimisht atė qė unė kisha konstatuar fillimisht qė nė vitin 1994, qė qeveria britanike e bėri qėllimisht kalimin nė ujėrat territoriale shqiptare. E reja qė ky dokument i studiuesit britanik, i botuar nė vitin 2004 solli, ishte se qėllimisht iu fsheh Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės diskutimi i brendshėm dhe urdhri qė i ishte dhėnė Admiraliatit britanik qė tė kalonte nė koordinata tė cilat ishin brenda ujėrave territoriale shqiptare. Dhe, nė atė kohė diskutimi mes kryeministrit britanik, ministrit tė Jashtėm, Admiraliatit dhe prokurorit tė pėrgjithshėm tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, u fsheh, sepse nė qoftė se do tė ēohej ky dokument nė Hagė, gjykata nuk mund tė merrte atė vendim qė mori nė vitin 1949. Vendim, nė bazė tė sė cilit, Shqipėrinė e gjeti fajtore pėr vėnien e minave dhe e dėnoi me mbi 840 mijė lira stėrlina pėr shkak tė kėtij incidenti.

Duke pasur gjithė kėto dokumente tashmė, qė vėrtetojnė se kalimi i anijeve britanike nė Kanalin e Korfuzit ka qenė provokues dhe se vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės ka qenė i njėanshėm, a duhet qė kjo ēėshtje tė rihapet nė Hagė?

Mendoj qė kėto dokumente, tashmė tė njohura prej vitesh, kanė krijuar tablonė e plotė pėr tė gjykuar pėrfundimisht rreth 'Incidentit tė Kanalit tė Korfuzit' dhe qė mė ēojnė mua nė konkluzionin se ėshtė e nevojshme, pėr hir tė sė vėrtetės historike, qė tė rihapet gjyqi i Hagės pėr ēėshtjen e 'Incidentit tė Kanalit tė Korfuzit'. Kjo, pėr arsyen sepse tashmė njė pjesė e mirė e vendimit tė atij gjyqi, pėrmes dokumenteve tė reja, hidhet pėrfundimisht poshtė, pra hidhet poshtė konkluzioni i Gjykatės se, kalimi nė 22 tetor tė vitit 1946 i anijeve luftarake britanike nė Kanalin e Korfuzit ka qenė jashtė ujėrave territoriale tė Shqipėrisė. Pra, kjo do tė thotė qė qeveria britanike mban pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė dhe ka bėrė njė shkelje tė qėllimshme nė ujėrat territoriale tė Shqipėrisė, duke provokuar Shqipėrinė, nė atė kohė vėrtet njė vend i vogėl dhe i pavarur, por qė kishte tė drejtė tė ruante sovranitetin dhe tėrėsinė e tij territoriale.

Sipas kėsaj, qeveria shqiptare duhet tė rihapė gjyqin pėr tė ndryshuar vendimin qė i mbajti Shqipėrisė arin...?

Ēdo qeveri shqiptare, cilado qoftė ajo, demokratike nė rastin e sotshėm, socialiste dje apo nesėr, duhet qė kėtė ēėshtje ta ngrejė me forcė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės dhe tė kėrkojė rishqyrtimin e saj jo thjesht e vetėm pėr hir tė sė vėrtetės historike, por mbi tė gjitha edhe pėr shkak tė tė gjitha atyre dėmeve qė solli gjykimi ndaj Shqipėrisė nė bllokimin e arit monetar shqiptar dhe nė prishjen e marrėdhėnieve mes Britanisė sė Madhe dhe Shqipėrisė. Pra, kėtu ėshtė ēėshtje ndėrgjegjeje kombėtare dhe detyrė kombėtare e ēdo qeverie qė ta kėrkojė rigjykimin e ēėshtjes, pavarėsisht se ngjarja ka ndodhur nė njė kohė dhe pėrgjegjėse u bė njė qeveri, qė pėr dikė mund tė mos pėlqehet pėr nga natyra ideologjike dhe politike, por qė nė kėtė ēėshtje ajo ka mbrojtur interesat kombėtare tė vendit.

Duke u rikthyer tek historia e 'Incidentit tė Kanalit tė Korfuzit', Shqipėria nė atė kohė nuk kishte mina, madje edhe Gjykata e Hagės nuk arriti tė vėrtetonte kush i vendosi minat, pavarėsisht aludimeve. Nė studimet tuaja dhe dokumentet qė keni gjetur, a e keni hasur kėtė ēėshtje?

Ka njė dokument nė arkivat britanike qė unė e kam midis shumė tė tjerave, ku qė nė qershor tė vitit 1946, pra gati njė muaj pasi ka ndodhur incidenti i parė, diskutohet nė "Forin Office" dhe nė Admiraliatin britanik nė lidhje me reagimin qė mund tė ketė qeveria shqiptare nė rastin e njė kalimi tė dytė tė anijeve britanike nga i njėjti vend. Aty supozohet se nė rast se qeveria shqiptare do tė urdhėronte bateritė e saj bregdetare qė tė qėllonin pėrsėri anijet britanike, atėherė anijet britanike do tė riktheheshin, por me forcė duke goditur kėto bateri bregdetare shqiptare dhe po nė kėto dokumente supozohet se, qeveria shqiptare nuk ka mjete mine dhe silura qė tė pengojė kalimin e anijeve ushtarake britanike. Megjithatė, njė nga diplomatėt qė merrej posaēėrisht me kėtė ēėshtje nė "Forin Office", Howard dyshon pėr kėtė gjė dhe kėtė dyshim e shpreh qartė, qė do tė thotė se ėshtė nė kundėrshtim me mendimin e Admiraliatit britanik, qė qeveria shqiptare mund tė mos kishte mina ose mjete tė tjera pėr tė penguar kalimin e anijeve britanike.

Po, nė fakt ku i gjeti Shqipėria minat?

Kjo ėshtė njė histori mė vete, tė cilėn unė e kam shpjeguar nė disa raste, mbėshtetur nė dokumentet qė unė gjeta nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Asutrisė, nė vitin 1994 dhe nė shqyrtimin e detajuar tė disa dokumenteve arkivore kėtu nė Shqipėri. Shqipėria, ėshtė e vėrtetė, qė nė atė kohė nuk kishte mina dhe anije minavėnėse apo edhe minaheqėse. Por, vendimi pėr tė mbrojtur vijėn bregdetare shqiptare nga provokacione tė ndryshme qė kryheshin nė atė kohė, qoftė nga pala greke, qoftė nga pala britanike, u mor nė verėn e vitit 1946, ose mė saktė, gjatė vizitės qė Enver Hoxha bėri nė Beograd nė muajin qershor, ku ai e diskutoi kėtė ēėshtje gjerėsisht me udhėheqėsin jugosllav tė asaj kohe, Josif Boris Tito. Shprehimisht, nė dokumentet qė kam gjetur pėr kėtė takim, Tito i sugjeron Enver Hoxhės qė, pėr tė mbrojtur kufirin bregdetar tė Shqipėrisė qė nga Durrėsi deri nė Sarandė, veēanėrisht nė rajonin e Sarandės dhe Kanalit tė Korfuzit, duhet tė merreshin masa tė rrepta. Pėr kėtė Tito i premton qė t'i dėrgojė sė shpejti nė Shqipėri njė ekip specialistėsh jugosllavė pėr ta shqyrtuar ēėshtjen sesi do tė mbrohej kufiri dhe me ēfarė mjetesh. Kėta specialistė kanė ardhur nė Shqipėri dhe nė shtator tė vitit 1946, sipas edhe dokumenteve arkivore, kanė bėrė njė marrėveshje midis qeverive shqiptare dhe asaj jugosllave, gjoja pėr lundrim midis Kotorrit dhe Sarandės, ku do tė vendoseshin anije turistike pėr tė kamufluar lėvizjen e anijeve ushtarake jugosllave qė do tė kryenin minimin e Kanalit tė Korfuzit.
Dokumentet qė unė kam gjetur mė vonė, pasi incidenti kishte ndodhur dhe qeveria shqiptare do tė pėrballej e vetme, qoftė nė marrėdhėniet me Britaninė, qoftė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, qoftė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės, dėshmojnė fare mirė qė minat ishin vendosura nga anijet ushtarake jugosllave, me dijeninė e plotė tė qeverisė shqiptare.

Jugosllavia u prek nė kėtė ēėshtje gjatė gjykimit nė Hagė?

Qeveria shqiptare u akuzua nė Gjykatė qė ose i ka vendosur vetė minat ose ka dijeni pėr vendosjen e tyre nga njė palė e tretė. Ky ishte edhe konkluzioni i Gjykatės, por pala e tretė nuk pėrmendej askund, por aludohej se ishte Jugosllavia. Kjo mbeti njė ēėshtje e paargumentuar, ndonėse dėshmitarė pati nė gjyq. Ishin dy jugosllavė, njė marins dhe njė oficer marine, qė nė atė kohė thanė qė ne kemi qenė dėshmitarė qė janė ngarkuar mina tė tipit gjerman tė cilat janė drejtuar pėr nė Shqipėri. Sidoqoftė, kjo nuk ishte njė dėshmi e mjaftueshme pėr ta thėnė dhe akuzuar drejtpėrsėdrejti Jugosllavinė, por gjithsesi konkluzioni zyrtar ishte ky: "Qeveria shqiptare, nė tė dyja variantet mbetet fajtore; ose i ka vėnė vetė, ose e di kush i ka vėnė minat nė territorin e saj ujor". Nuk duhet harruar qė nė Shqipėri, Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės nė atė kohė dėrgoi edhe njė ekip inspektorėsh qė inspektoi gjithė zonėn pėr 'Incidentin e Kanalit tė Korfuzit', pėr tė gjykuar nėse vendosja e minave nga njė anije natėn mund tė shihej nga pika tė ndryshme tė bregdetit shqiptar. Gjatė inspektimit ata vėrtetuan qė "Po", mund tė shihej nė qoftė se qeveria shqiptare nuk i kishte vėnė vetė minat.
Ndėrkaq, ka dokumente qė pohohet drejtpėrsėdrejti bashkėpunimi i qeverisė shqiptare me autoritetet jugosllave pėr vendosjen e minave. Ėshtė njė takim qė Enver Hoxha (gjatė vizitės sė tij nė Moskė nė vitin 1947), ka bėrė me zėvendėsin e Stalinit, Molotovin. Ky i fundit i ka tėrhequr vėmendjen udhėheqėsit shqiptar qė, "veprime tė tilla si ato qė ndodhėn, qė bėtė me jugosllavėt pėr minimin e Kanalit tė Korfuzit, nuk duhet tė bėni mė pa dijeninė tonė". Ka edhe njė dokument tjetėr qė i referohet njė bisede tė Hysni Kapos, nė atė kohė zėvendėsministėr i Punėve tė Jashtme me ambasadorin sovjetik nė Tiranė, ku i kėrkohet diplomatit sovjetik qė tė komunikojė nė mėnyrė urgjente me Moskėn, me qėllim qė ajo tė ndėrhynte nė Beograd qė tė hiqeshin minat e mbetura nė Kanalin e Korfuzit apo nė vende tė tjera ku ishte bėrė minimi i ujėrave territoriale para se tė vinin inspektorėt e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės. Dua tė nėnvizoj se, minat ishin vendosur jo vetėm nė Kanalin e Korfuzit, por edhe nė portin e Durrėsit e portin e Vlorės, sepse rreziku sipas autoriteteve shqiptare tė kohės, pėr ndėrhyrje nga ana e britanikėve apo edhe tė tė tjerėve nė atė kohė, ekzistonte jo vetėm nė Jug, por nė tė gjithė vijėn bregdetare shqiptare.

Zoti Milo, gjithė kėto dokumente dhe fakte qė keni mbledhur gati gjatė dy dekadave tė fundit lidhur me kėtė ēėshtje, a do tė shohin njė ditė dritėn e botimit nė njė libėr tė veēantė?

Unė kam kohė qė po merrem konkretisht, dhe sė shpejti do tė botoj njė libėr nė lidhje me 'Incidentin e Kanalit tė Korfuzit', duke u pėrqendruar mė tepėr nė vėshtrimin diplomatik tė ēėshtjes, dhe jo nė analizėn teknike tė problemit (pėr shkak se mendoj se nga pikėpamja teknike ėshtė diskutuar dhe shkruar mjaft). Ajo qė ėshtė e panjohur pėr opinionin e gjerė publik, ėshtė pikėrisht intriga diplomatike rreth incidentit dhe zbulimi i dokumenteve tė reja qė do ta bėnin tė mundur njė libėr tė tillė pėr kėtė ēėshtje mjaft interesante, jo vetėm pėr publikun shqiptar, por edhe pėr atė tė huaj. Aq mė tepėr qė ėshtė njė detyrė jo vetėm pėr mua, por edhe pėr studiues tė tjerė shqiptarė nė kėtė rast, qė nė dritėn e dokumenteve tė tjera tė zbulojmė pėrfundimisht tė vėrtetėn historike dhe pa dashur tė pėrmbysim njė interpretim tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, plotėsisht tė vėmė nė dukje domosdoshmėrinė e rishikimit tė kėtij vendimi, thjesht pėr shkak tė objektivitetit historik. Besoj se nė kėtė drejtim, tė gjithė ata qė janė marrė dhe po merren me historinė e 'Incidentit tė Kanalit tė Korfuzit' janė duke kontribuar nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, dhe ndėrmjet tyre unė do tė jap ndihmesėn time modeste.

Ilda Lumani

Gazeta Shqiptare

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 1,207 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
XHEMIL ZEQIRI - VEPRIMTAR I ĒĖSHTJES KOMBĖTA...
E enjtė, 22 korrik 2010 - 14:48
.
Na duhet njė “LONDRA 2”, pėr fatin e shqiptar...
E enjtė, 15 korrik 2010 - 14:23
Shqipėria e Bashkuar me siguri do t’i ndihmonte vetvetes mė sė shumti, por edhe BE-sė. Shumė Lėvizje dhe Parti dėshirojnė dhe punojnė nė drejtim tė Ribashk...
R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura!
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59
Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c...
Intervistė e imagjinuar me Vaso Pashė Shkodra...
E hėnė, 28 qershor 2010 - 01:37
Ku ėshtė Shqipėria sot?!
Ramadan PLLANA: DĖSHMI TĖ KOHĖS (IV)
E shtunė, 26 qershor 2010 - 00:06
KUJTIME NGA BURGU (PJESA E KATĖRT) “Veē njė qėllim i naltė t’ban me durue, E zemrėn ta forcon; Ndėr kundėrshtime s’vyen kurrė me u ligshtue, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi