| Mos tė keqpėrdoret aksioni i Pajtimit tė gjaqeve |
| Publikuar më 05 shkurt, 2010 nė orėn 00:15 ( ) |
Afrim Morina | Opinion | |
|
|
|
Ky ėshtė njė vit jubilar me pėrmasa kombėtare, sepse pėr herė tė tretė ndodhi nė histori, qė shqiptarėt tė shtrijnė dorėn e pajtimin pėr faljen e gjaqeve. Por e veēanta e saj ėshtė, sepse pėr herė tė parė ndodhi qė kjo tė bėhej nga shtresa e ndėrgjegjėsuar dhe jo nga udhėheqja e saj.
Veprimtarėt e pajtimit tė gjaqeve, kryesisht ish tė burgosurit politik, kishin nuhatur gjendjen politike dhe kėtė e bėnė nė emėr tė bashkimit tė shqiptarėve nė njė front tė pėrbashkėt, duke e ditur se liria nuk do tė vjen nė pjatė, por atė duhet fituar me ēdo kusht, pra edhe me gjak. Kėta arritėn ti nxjerrin nga katedrat shumė intelektual, qė pėr arsye tė ndryshme, ishin tė larguar nga masat e gjėra dhe bėnin punėn e tyre shkencore.
Keqpėrdorimi i aksionit tė Pajtimit tė gjaqeve
Ky aksion i Pajtimit tė gjaqeve, jo vetėn nė kohėn sa veprohej nė terren, por menjėherė pas pėrfundimit, qė unė e quaj si tė pėrfunduar nė fund tė vitit 1992, e gjerė sot ėshtė keqpėrdor e keqpėrdorėt nga pehlivanėt qė dinė tė jetojnė nė tė gjitha kohėt. Edhe nė kėtė njėzetė pėrvjetor tė Aksionit pėr pajtimin e gjaqeve dalin njerėz pėr tė dėshmuar kohėn e fillimit tė tij, siē ishte rasti me z. Mark Krasniqin, kur dihet se janė tė gjallė shumica e atyre qė u tubuan nė Lumėbardhė, tė vetmit qė kanė tė drejtė morale e kombėtare pėr tė dėshmuar pėr atė kohėn.
Jehona pėr pajtim gjaqesh nga Lumėbardhi
Jehona e Kėshillit nismėtar pėr pajtimin e gjaqeve nė Lumbardhė u pėrhap shumė shpejt dhe ne therandasit me njėherė, nė ditėt e para tė Shkurtit tė vitit 1990 krijuam njė Kėshillė nismėtar, ndėrsa me 22.02.1990 edhe bėmė pajtimin e parė.
Shtypin ditor e vėrshuan komente, reportazhe, artikuj, lajme e informata mbi kėtė Lėvizje, qė edhe pushteti okupator serb e pėrcillte me njė kujdes tė veēantė. Vepronin edhe subjekte politike, mirėpo pėr okupatorin kjo paraqiste rrezikun mė tė madh, sepse pėrmes kėsaj bėhej bashkimi i njė kombi pėr tė vepruar dhe nuk kishte mekanizėm pėr ta ndal, ngase kjo Lėvizje kishte karakter njerėzor (human), edhe pse u pėrpoq ta bėnte kėtė. Me 09.05.1990 e arreston Anton Ēettėn, Ramadan Shalėn dhe Afrim Morinėn nė Korishė tė Prizrenit, pėr shkak tė mobilizimit tė fshatit pėr faljen e gjaqeve dhe plagėve, me qėllim se do tė frikoheshin pajtimtarėt dhe aksioni tė mbetej i pa pėrfunduar.
Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė pėr tė trajtuar kohėn kur ndodhi kjo Lėvizje, por pėr autorėt tė cilėt mė vonė nxorėn edhe libra lidhur mė kėtė.
Pėr tė shkruar historinė nuk ėshtė vėshtirė, nėse me tė vėrtetė dėshiron tė jesh i sinqertė pėr tė qenė nė shėrbim tė kombit. Mirėpo, kur je edhe pjesėmarrės i ngjarjeve tė mėdha historike, atėherė duhet pasur kujdes pėr mbarėshtimin e materies, sepse dėshmitarėt janė tė gjallė dhe argumentet i rrėzojnė animet partiake, regjionale, apetitit pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes etj.
Dy autorė qė fshehin tė vėrtetėn
I pari qė u ngut pėr tė publikuar pajtimin e gjaqeve nė Kosovė ishte Behram Hoti. Atė kohė ushtroja detyrėn e Kryetarit tė Partisė sė Unitetit Kombėtar Shqiptar- UNIKOMB, nė mungesė tė Ukshin Hotiti dhe me te kisha krijuar shoqėri. Vjen Behrami dhe mė jep librin. E lexova dhe duke parė se nuk pėrkonin shėnimet e publikuara nga Ai me realitetin pėr (Suharekėn) Therandėn, Lypjanin dhe Shtimen, e ftova dhe kėrkova qė tė bėnte pėrmirėsime. Ai nguli kėmbė se shėnimet i kishte marrė nga veprimtarėt e drejtė pėr sė drejti nė kėto tri komuna. U mundova ta bindi se tė paktėn pėr (Suharekėn) Therandėn ka qenė dashtė tė pėrfshihet edhe emri im si pajtimtar edhe pse e kam udhėhequr aksionin. Bisedojė me njerėzit e apostrofuar nga Hoti pėr dhėnie shėnimesh dhe ata u pajtuan se i kishin dhėnė shėnime dhe ato qė i kishte publikuar Hoti qėndronin.
I dyti, Muhamet Piraku, filloi ta botojė si fejton nė tė pėrditshme Bujku librin e tij. Pasi njiheshim, njė ditė i them se atė qė e keni shkuar pėr (Suharekėn) Therandėn nuk pėrkon me realitetin dhe mundėsisht tė pėrmirėsoni gabimet kur ta botoni si libėr. Edhe ai kishte tė njėjtin mendim sikurse Hoti. Pata bėrė njė shkrim kundėrshtues pėr librin nė fjalė nė gazetėn Bujku, mirėpo Avni Sopahiu, tash ambasador nė SHBA, nuk e publikoi, sepse filozofia ime politike ishte nė kundėrshtim me tė tijėn. Piraku pasi e botoi si libėr ma dha njė ekzemplar, e morra, por i thash se do tė vijė koha kur do tė zhvleftėsohet.
Humbja e Librit tė pajtimit tė gjaqeve pėr Therandėn
Me 16 dhjetor tė vitit 1991 burgosem si pjesėtar i Frontit tė Rezistencės dhe Bashkimit Kombėtar, mirėpo Librin e pajtimit tė gjaqeve pėr Therandėn e kisha dorėzuar nė Institutin e Albanologjisė. Posa dola nga burgu, nė verėn e vitit 1994, mė ftuan nė Studenēan tė Therandės, se do tė bėhej promovimi i disa librave tė botuara nga Instituti, financimin e tė cilave e kishin bėrė therandasit. Pas promovimit mė drejtohet z. Emin Kabashi dhe z. Zymber Neziri dhe kėrkojnė tė dinė se kujt ia kisha dorėzuar Librin e pajtimit, sepse nuk ishte nė Institut dhe mu lutėn tė bėjė njė artikull qė do tė botohet nė Librin e Pajtimeve. Pas pak kohe e gjetėm librin, tė cilin e kishte marr z. Xhafer Kabashi nga Korisha e Prizrenit, pėr ta pėrdor pėr qėllime tė veta dhe nuk e kishte rikthyer aty ku duhej. Pasi e gjetėm librin, e rikthyem aty ku e kishte vendin, bėra edhe njė shkrim, i cili u botua nė librin e botuar nga Instituti Albanologjik.
Libri i pajtimit i botuar nga Instituti i Albanologjisė mohon dy librat e publikuara mė parė
Botimin e Librit tė pajtimit nga Instituti i Albanologjisė mohon dy librat e botuara mė herėt tė autorėve Hoti e Piraku. Mohimi ndodhi, sepse shėnimet ishin tė tubuar drejtpėrsėdrejti nga veprimtarėt, e ata duke e ditur misionin e shenjtė tė tyre nuk lejuan qė tė pėrvijohen pehlivanėt pėr tė dal tė parėt apo edhe tė futėn emra e fotografi tė njerėzve tė cilėt nuk kanė harxhuar as njė minutė kohė pėr pajtim tė gjaqeve.
Duhet pėrmirėsuar gabimet
Nė kėtė njėzetvjetor tė kėsaj Lėvizje tė madhe kombėtare, kėrkojė qė kėta dy autor ti pėrmirėsojnė gabimet e veta dhe tė kėrkojnė falje publike pėr shtrembėrimin fakteve qė i bėnė me apo pa qėllim, sepse nė fund tė fundit edhe janė mohuar shkrimet e tyre nėpėrmjet fakteve tė publikuara nė Librin e pajtimeve tė botuar nga I. A.
04.02.2010, Prishtinė
P.S. Kam udhėhequr Aksionin e Pajtimeve tė gjaqeve nė Therandė
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 32 vizitorë |
| Lexuar:
538 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| RECIPROCITETI I KONTESTUAR |
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29 Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė... |
| SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I... |
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10 Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve... |
| Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar |
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59 Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|